Info-Zbavitje

    • SISTEM DIXHITAL AUDIO RRETHUES MERIDIANTM
      SISTEM DIXHITAL AUDIO RRETHUES MERIDIANTM

      Land Rover ka partneritet me Meridian, një lider botëror në teknologjitë audio dhe përpunimin dixhital të tingullit me performancë të lartë për të zhvilluar sisteme të avancuara të akustikës për Discovery Sport. Sistemi opsional i audios dixhitale rrethuese nga Meridian prej 825W përfshin 16 altoparlantë dhe një bas me dy kanale, duke dhënë nota të larta të pastra kristal dhe bas të plotë e të thellë në të gjithë kabinën. Ju e dëgjoni muzikën tuaj si të doni.

    • INCONTROL TOUCH DHE TOUCH PRO
      INCONTROL TOUCH DHE TOUCH PRO

      InControl Touch Pro është paketa e teknologjive të avancuara që mban lidhjet tuaja dixhitale dhe ju lidh në mënyrë të përsosur dhe të sigurt me makinën tuaj kur jeni diku tjetër. Këto sisteme mund të përmirësohen nga paketat e tyre përkatëse të lidhjes: InControl Connect dhe Connect Pro.

    • INCONTROL CONNECT DHE CONNECT PRO
      INCONTROL CONNECT DHE CONNECT PRO

      Këto paketa shtesë të teknologjisë e çojnë lidhjen dhe komoditetin e automjetit tuaj edhe më tej. Aplikacionet e InControl ju mundësojnë të përmirësoni aspektet e përvojës suaj në makinë përmes aplikacioneve të pajtueshme të telefonit inteligjent dhe ekranit me prekje 10”. Shtuar në të, Remote Premium ju lejon të monitoroni dhe bashkëveproni me automjetin tuaj. Me rrjetin me valë Wi-Fi dhe funksionet e shërbimeve InControl Pro ju mbajnë të lidhura me botën e jashtme, qoftë nëse është për biznes apo kënaqësi, jeta juaj bëhet më e lehtë.

    • INCONTROL PROTECT
      INCONTROL PROTECT

      Telefoni juaj inteligjent vepron si portal për t’ju lidhur me Land Rover-in tuaj duke përdorur InControl Protect. Mund të kontrolloni nivelet e karburantit nga distanca, gjeni automjetin në një parkim me shumë makina, shënoni udhëtimet tuaja dhe madje të kontrolloni nuk keni lënë ndonjë dritare të hapur. Asistenca e Optimizuar e Land Rover është gjithashtu e përfshirë, e cila, në rast të një avarie të mundshme, mund të transmetojë informacion diagnostikues dhe të vendndodhjes te kompania juaj. Në raste të rënda, Thirrje SOS në Rast Urgjence njofton shërbimet e urgjencës për vendndodhjen tuaj.

    • INCONTROL SECURE
      INCONTROL SECURE

      Nëse dikush futet në makinën tuaj ose përpiqet ta lëvizë në mënyrë të paligjshme, InControl Secure aktivizohet kur aktivizohet InControl Protect. Ju lajmëroheni dhe automjeti gjurmohet derisa vendndodhja të identifikohet për gjetje nga autoritetet përkatëse. Edhe nëse vidhet bashkë me çelësat, mund të lajmëroni qendrën e gjurmimit duke përdorur aplikacionin InControl Remote.

    • ZBAVITJA NË NDENJËSET E PASME
      ZBAVITJA NË NDENJËSET E PASME

      Pasagjerët në pjesën e prapme të automjetit mund të gëzojnë zbavitje individuale me dy ekrane 8” të vendosur në pjesën e pasme të mbështetëseve të kokës. Me një palë kufje dixhitale WhiteFire® secila, një portë USB në rreshtin e dytë dhe një telekomandë të dedikuar, mund të zgjedhin film, muzikë, lojëra apo edhe televizion.

    Inovacion

    • MOTORI INGENIUM
      MOTORI INGENIUM

      Motori ynë i ri është projektuar dhe krijuar për të ofruar performancë pa mundim, efikasitet më të madh dhe përsosje të pashembullt. Zakonisht 20kg më të lehtë se motorët e mëparshëm, është i disponueshëm në 150PS dhe 180PS, 2 ose 4 rrota aktive dhe një zgjedhje ndërmjet transmisioneve manuale me 6 shpejtësi ose automatike me 9 shpejtësi. Fërkimi i brendshëm është 17% më i ulët se motorët e mëparshëm me naftë dhe intervalet e shërbimit janë zgjatur nga 16,000 në 21,000 milje në modelet me katër rrota aktive 4WD.

    • SUSPENSION I LEHTË
      SUSPENSION I LEHTË

      Ndërtuar prej alumini dhe çeliku me peshë të lehtë, suspensioni karakterizohet nga teknologjia e avancuar e tërheqjes hidraulike që zvogëlon zhurmat që hyjnë në kabinë pas goditjes. Sistemi gjithashtu siguron që sipërfaqet valëzuese të zbuten pothuajse plotësisht dhe të mos ketë zbythje në krahët tuaj ose në shasinë e automjetit.

    Performanca

    • DINAMIKA PËRSHTATËSE
      DINAMIKA PËRSHTATËSE

      Dinamika Përshtatëse siguron balancën optimale të së udhëtimit dhe kontrollit. Këtë e bën të mundur duke monitoruar lëvizjet e automjetit të paktën 1000 herë në sekondë dhe duke rregulluar cilësimet e amortizatorit ndërmjet të butë dhe të fortë, ashtu siç diktojnë komandat tuaja ose karakteristikat rrugore. Kjo ndodh praktikisht në mënyrë të menjëhershme për të minimizuar vërtitjen e trupit, për të dhënë kontroll më të madh dhe për të siguruar një udhëtim të përbërë dhe të sheshtë Ajo madje ndjen kushtet jashtë rrugës së shtruar dhe optimizon amortizimin në përputhje me rrethanat.

    • VEKTORIZIMI I TËRHEQJES NGA FRENIMI
      VEKTORIZIMI I TËRHEQJES NGA FRENIMI

      Ky sistem rrit manovrimin dhe stabilitetin e automjetit gjatë marrjes së kthesave. Ai vazhdimisht monitoron dhe balancon shpërndarjen e momentit tek të gjitha rrotat për të përmirësuar mbërthimin dhe drejtimin nëse jenë mbi rrugë të shtruar ose jashtë saj. Sistemi gjithashtu mund të rrisë shkallën e marrjes së kthesës dhe të zvogëlojë marrjen e kthesave gjerë duke aplikuar frenim te rrota e pasme e brendshme, duke transmetuar më shumë moment tek rrota e jashtme, duke ndihmuar stabilitetin.

    • MODALITETI EKOLOGJIK
      MODALITETI EKOLOGJIK

      Ky tipar standard, kur aktivizohet, vendos përparësi të parametrave më efikase të automjeteve, duke përfshirë transmisionin automatik, Kollodokun Aktiv dhe Ajri i Kondicionuar për të minimizuar konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2. Të dhënat e ECO i japin drejtuesit informacionin përkatës nëpërmjet ekranit me prekje, kështu që mund të përshtaten zakone më ekonomike të drejtimit.

    • TRANSMISIONI AUTOMATIK ME 9 SHPEJTËSI
      TRANSMISIONI AUTOMATIK ME 9 SHPEJTËSI

      Transmisioni automatik kompakt e i lehtë me 9 shpejtësi siguron optimizim të karburantit dhe emetime të gazit CO2, si dhe kontroll më të madh në kushtet me mbërthim të ulët. Ose gjatë rimorkimit nëpërmjet një marshi të parë të projektuar posaçërisht për shpejtësi tepër të ulët. Transmisioni është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe plotëson në mënyrë të përkryer aftësitë e lëvizjes në të gjithë terreneve të automjetit duke ofruar nivele shembullore të përsosjes dhe efikasitetit.

    Aftësia

    • REAGIM TERRENI
      REAGIM TERRENI

      Reagim Terreni i çon aftësitë në lartësi të reja. Optimizon motorin e automjetit, sistemet e transmisionit, diferencialeve dhe të shasisë për të maksimizuar drejtueshmërinë, rehatinë dhe tërheqjen pa marrë parasysh terrenin apo kushtet. Vetëm zgjidhni modalitetin që i përshtatet kushteve: Drejtim i zakonshëm, Bar, Zhavorr, Borë, Baltë dhe Tragë dhe Rërë. Mjeti gjithmonë mundëson një drejtueshmëri të bindur dhe të sigurt.

    • KONTROLLI NË GRADIENT PJERRËSIE
      KONTROLLI NË GRADIENT PJERRËSIE

      E ngjashme me Asistencën në Terren Kodrinor, ky sistem parandalon që automjeti të përshpejtojë shumë shpejt. Nëse makina ndalon dhe ndizet në të përpjetë, sistemi mban frenën para se ta lëshojë ndërsa lëvizni.

    • KONTROLLI I LËVIZJES NË TË GJITHA TERRENET
      KONTROLLI I LËVIZJES NË TË GJITHA TERRENET

      Duke funksionuar me shpejtësi shumë të ulëta, mes 1.8kph dhe 30kph, Kontrolli i Lëvizjes në të Gjitha Terrenet (ATPC) ndihmon drejtuesin të ruajë shpejtësi të qëndrueshme në kushte sfiduese, që të përqendroheni te drejtimi dhe gjetja e rrugës tuaj përmes pengesave. Gjithashtu ju lejon që automjeti të lëvizë butësisht dhe lehtësisht edhe në sipërfaqe të vështira me fërkim të ulët, si në akull, dëborë ose bar të lagësht.

    • KOLLODOKU AKTIV
      KOLLODOKU AKTIV

      Opsional në motorët TD4 180PS dhe Si4, ky sistem mund të jetë i vlefshëm si në rrugë ashtu edhe jashtë saj. Në shumë situata në rrugë të shtruar, mund të shkëputë përdorimin e rrotave të pasme, duke përmirësuar ekonominë e karburantit. Nëse sipërfaqja ndryshon ose ju përshpejtoni fort, në mënyrë të pakuptueshme dhe menjëherë lidhet brenda 300 milisekondave. Një ekran me prekje i dedikuar siguron që gjithmonë të ndiheni në kontroll.

    • KONTROLLI I ZBRITJES KODRINORE
      KONTROLLI I ZBRITJES KODRINORE

      Sistemi Land Rover i patentuar Kontrolli i Zbritjes Kodrinore (HDC) është një tipar standard në të gjitha automjetet 4WD. Ky ndihmon drejtuesin me zbritje të kontrolluar të shpateve të vështira duke mbajtur një shpejtësi konstante dhe duke aplikuar frenim veçmas për çdo rrotë. Sistemi punon automatikisht për të ngadalësuar mjetin dhe për të ruajtur shpejtësinë relative sipas diapazonit të marshit të zgjedhur dhe pozicionit të pedalit të shpejtësisë.

    • NDJESIMI I TERRENIT ZHYTËS
      NDJESIMI I TERRENIT ZHYTËS

      Ndihuni më i sigurt kur kaloni një lumë, një va ose ujëra të përmbytjeve. Ndjesimi i Terrenit Zhytës mat thellësinë e ujit duke përdorur sensorë në pjesën e poshtme të pasqyrave të pasme dhe paraqet informacion në kohë reale në lidhje me automjetin. Këto të dhëna dhe aftësia maksimale e zhytjes transmetohen përmes ekranit me prekje, duke ju paraqitur njohuritë e duhura që të merrni vendimet e përshtatshme.

    Asistenca të Drejtuesit

    • ASISTENCA E RUAJTJES SË KORSISË DHE MONITORIMI I GJENDJES SË DREJTUESIT
      ASISTENCA E RUAJTJES SË KORSISË DHE MONITORIMI I GJENDJES SË DREJTUESIT

      Kjo teknologji ndjen kur automjeti po del joqëllimisht nga korsia dhe butësisht ju rikthen brenda saj. Monitorimi i Gjendjes së Drejtuesit zbulon nëse po filloni të ndiheni të përgjumur dhe ju jep një paralajmërim të mjaftueshëm për të marrë një pushim.

    • KONTROLLI PËRSHTATËS I UDHËTIMIT DHE ASISTENCA NË RADHË
      KONTROLLI PËRSHTATËS I UDHËTIMIT DHE ASISTENCA NË RADHË

      Kur jeni duke udhëtuar në autostradë ose në trafik të ngadaltë, ky sistem do ta mbajë automjetin tuaj një distancë të sigurt nga automjeti përpara nëse ai ngadalëson ose ndalet. Kur automjeti përshpejton përsëri, ashtu bën edhe Discovery Sport.

    • FRENIMI AUTONOM NË RAST URGJENCE
      FRENIMI AUTONOM NË RAST URGJENCE

      Nëse zbulohet një përplasje e mundshme, ky sistem shfaq një paralajmërim përpara përplasjes, duke ju dhënë kohë të ndërmerrni veprime. Nëse nuk reagoni, sistemi aktivizon frenimin për të ndihmuar në reduktimin e ashpërsisë së përplasjes së mundshme.

    • MONITORIMI I KËNDEVE TË VËSHTIRA ME ZBULIMIN E MJETEVE GJATË ECJES MBRAPSHT
      MONITORIMI I KËNDEVE TË VËSHTIRA ME ZBULIMIN E MJETEVE GJATË ECJES MBRAPSHT

      Kjo teknologji ju paralajmëron për automjetet që ndodhen ose po i afrohen këndit tuaj të vështirë për të parë. Këtë e bën përmes një drite paralajmëruese të vogël në pasqyrën e dyerve përkatëse. Zbulimin e Mjeteve gjatë ecjes Mbrapsht paralajmëron për rreziqet që afrohen nga të dy anët e automjetit tuaj nëpërmjet paralajmërimeve audiovizuale. Kështu që ju e dini se çfarë ndodhet prapa jush edhe kur pamja është penguar.

    • ASISTENCA INTELIGJENTE E PARKIMIT
      ASISTENCA INTELIGJENTE E PARKIMIT

      Sistemi ynë i Asistencës Inteligjente të Parkimit e bën parkimin në paralel dhe në pingul të thjeshtë duke e drejtuar automjetin tuaj në një hapësirë ​​të përshtatshme. Thjesht zgjidhni marshin e përshtatshëm dhe kontrolloni shpejtësinë me pedalet e frenimit dhe përshpejtimit. Ky sistem gjithashtu do t'ju udhëheqë të dilni nga një hapësirë, duke i bërë manovrimet më të lehta. Grafika dhe njoftimet ndihmojnë në përparimin tuaj.

    • SISTEMI I KAMERËS RRETHUESE
      SISTEMI I KAMERËS RRETHUESE

      Duke ofruar një pamje të prej 360° rreth automjetit kamera e automjetit ndihmojnë në manovra të ndryshme, nga parkimi buzë trotuarit, në hyrjen e daljen nga hapësirat e ngushta dhe kryqëzimet, te rimorkimet. Gjithashtu mund të zmadhoni dhe zgjeroni për të parë objekte që mund të jenë nën vijën tuaj të shikimit në mënyrë që të mund të lëvizni në përputhje me rrethanat; informacioni përkatës shfaqet në ekranin me prekje.

    Rehatia dhe Lehtësia

    • NDENJËSE TË PARME ME NGROHJE DHE FTOHJE
      NDENJËSE TË PARME ME NGROHJE DHE FTOHJE

      Qoftë verë apo dimër, ndenjëset e parme me ngrohje dhe ftohje sigurojnë që të gjithë të gëzojnë temperaturën e zgjedhur prej tyre. Ajri i kondicionuar qarkullon nëpërmjet një tubacioni në jastëkun e ndenjëses, duke ngrohur ose ftohur sipërfaqen. Çdo ndenjëse mund të përshtatet individualisht.

    • AFISHIMI BALLOR
      AFISHIMI BALLOR

      Ky opsion paraqet të dhënat kryesore të automjetit, siç janë shpejtësia në rrugë, pozicioni i marshit dhe udhëzimet e navigimit në xhamin e përparmë, pa pasur nevojë që shoferi të heqë sytë nga rruga. I pari në botë ky sistem përmban teknika holografike që rezultojnë në grafika me ngjyra, shkëlqim dhe kontrast të lartë. Drejtuesi mund të aktivizojë dhe çaktivizojë funksionin sipas nevojës.

    • KONTROLLI I KLIMËS
      KONTROLLI I KLIMËS

      Ky sistem përmban një sensor ajri që monitoron lagështinë, nivelet e smogut dhe ekstremet e motit; grykat e pozicionuara në të gjithë automjetin ju mundësojnë të përshtatni temperaturën e brendshme në përputhje me rrethanat. Kudo që ulen pasagjerët, gjithmonë mund të ndihen rehat.

    • HOMELINK®
      HOMELINK®

      Lehtësoni jetën tuaj me sistemin HomeLink®. Ky transmetues universal mund të programohet për të operuar tre sisteme kontrolli me valë në shtëpi ose në zyrë të tilla si dyer garazhi, porta ose ndriçim. Telekomandat e humbura nuk janë më problem.