GAMA E AUTOMJETEVE ELEKTRIKE

GAMA E AUTOMJETEVE ELEKTRIKE

SIGURIA PËR TË UDHËTUAR KUDO

Pavarësisht aventurës suaj të radhës, udhëtimi me fuqi elektrike ofron mundësi të panumërta.

MODALITETI ELEKTRIK ËSHTË I PËRSOSUR PËR PËRDORIM NË QYTET

Me një distancë për karikim elektrik deri në 68 km (42 milje)†, hibridi elektrik Range Rover Evoque, për shembull, mund të mbulojë shumicën e udhëtimeve tuaja ditore të shkurtra vetëm me një karikim dhe me zero emetime nga marmita. Duke qenë se elektriciteti priret të jetë më i lirë për kilometër, kështu mund edhe të kurseni para.
MODALITETI ELEKTRIK ËSHTË I PËRSOSUR PËR PËRDORIM NË QYTET

ÇFARË DISTANCE MUND TË PËRSHKOJ DUKE PËRDORUR MODALITETIN ELEKTRIK?

Eksploroni distancën për karikim elektrik të gamës së modeleve më të reja hibride elektrike nga Land Rover.

RANGE ROVER I RI Hibrid elektrik

RANGE ROVER I RI Hibrid elektrik

Range Rover më i avancuar. Distancë për karikim elektrik deri në 113km (70 milje)‡ ††.
RANGE ROVER SPORT I RI Hibrid elektrik

RANGE ROVER SPORT I RI Hibrid elektrik

Instiktiv, dramatik, i pakomprometuar. Distancë për karikim elektrik deri në 115km (71 milje)‡††.
RANGE ROVER VELAR Hibrid elektrik

RANGE ROVER VELAR Hibrid elektrik

Range Rover dramatik dhe i gjithanshëm. Distancë për karikim elektrik deri në 61km (38 milje)‡ †.
RANGE ROVER EVOQUE Hibrid elektrik

RANGE ROVER EVOQUE Hibrid elektrik

Automjeti Range Rover kompakt urban. Distancë për karikim elektrik deri në 62km (39 milje)‡ †
DISCOVERY SPORT Hibrid elektrik

DISCOVERY SPORT Hibrid elektrik

SUV kompakte e gjithanshme. Distancë për karikim elektrik deri në 60km (37 milje)‡ ††
DEFENDER Hibrid elektrik

DEFENDER Hibrid elektrik

Automjeti Land Rover më i përparuar.
Distancë për karikim elektrik deri në 51km (32 milje)‡ ††.

PËRSE DISTANCA REALE PËR KARIKIM ELEKTRIK PRIRET TË JETË MË E SHKURTËR SESA DEKLAROHET?

Shifrat e deklaruara u mundësojnë drejtuesve të krahasojnë automjete të ndryshme në të njëjtat kushte. Për këtë, të gjithë prodhuesit testojnë sipas së njëjtës procedurë WLTP (Procedura Globale e Testimit të Harmonizuar të Automjeteve të Lehta) dhe citojnë shifrat përkatëse.

Krahasuar me kushtet dhe temperaturat e kontrolluara të WLTP-së, në kushte reale, distanca për karikim do të varet nga faktorë të ndryshëm, si shpejtësia, temperaturat e mjedisit dhe pesha që po transportohet.
PËRSE DISTANCA REALE PËR KARIKIM ELEKTRIK PRIRET TË JETË MË E SHKURTËR SESA DEKLAROHET?

SI MUND TA MAKSIMIZOJ DISTANCËN PËR KARIKIM ELEKTRIK?

Distanca për karikim elektrik ndikohet zakonisht nga kushtet reale të drejtimit të automjetit. Duke pasur akses te karikimi në shtëpi, distanca për karikim nuk duhet të përbëjë problem për udhëtimet e shkurtra, por ka disa hapa të thjeshtë, të cilët mund t’ju ndihmojnë të maksimizoni distancën për karikim elektrik të automjetit tuaj në përditshmëri.

PARAKUSHTËZIMI

PARAKUSHTËZIMI

Paracaktimi i kushteve ju mundëson ta ngrohni ose ftohni kabinën dhe baterinë tuaj gjatë kohës që automjeti Land Rover është në karikim. Kështu, energjia e përdorur vjen nga pika e karikimit, duke kursyer energjinë e baterisë, për të maksimizuar distancën e përshkuar për karikim.
SHPEJTËSIA E DREJTIMIT

SHPEJTËSIA E DREJTIMIT

Udhëtimi me shpejtësi të qëndrueshme, në vend të akselerimit të shpeshtë dhe të theksuar dhe frenimit të menjëhershëm, do t’ju ndihmojë të ruani distancën për karikim elektrik.
MODALITETI ECO

MODALITETI ECO

Modaliteti Eco është një mënyrë e lehtë për të përmirësuar distancën e përshkuar gjatë udhëtimit tuaj. Ky modalitet përshtat disa nga cilësimet, si temperatura e kabinës dhe riqarkullimi i ajrit për të kursyer energji dhe maksimizuar distancën për karikim.
RIGJENERIMI I FRENIMIT

RIGJENERIMI I FRENIMIT

Sapo të hiqni këmbën nga akseleratori në automjetin tuaj, sistemi inteligjent i frenimit rigjenerues ngadalëson butësisht automjetin, ndërsa konverton energjinë e gjeneruar për të optimizuar distancën për karikim të baterisë. Frenimi rrit sasinë e energjisë së gjeneruar.

VAZHDONI TË EKSPLORONI AUTOMJETET ELEKTRIKE DHE HIBRIDE ELEKTRIKE

AUTOMJETET ELEKTRIKE DHE HIBRIDE ELEKTRIKE

AUTOMJETET ELEKTRIKE DHE HIBRIDE ELEKTRIKE

Eksploroni gamën e automjeteve tona elektrike dhe hibride elektrike, që paraqesin vizionin tonë të kapacitetit dhe luksit modern të Land Rover.
TEKNOLOGJIA E BATERIVE ELEKTRIKE DHE HIBRIDE

TEKNOLOGJIA E BATERIVE ELEKTRIKE DHE HIBRIDE

Njihuni me teknologjinë e qëndrueshme të automjeteve tona dhe mënyrën se si ajo po udhëheq strategjinë tonë të qëndrueshmërisë.
KARIKIMI

KARIKIMI

Duke filluar nga koha e karikimit e deri te reduktimi i kostove, mësoni gjithçka ju nevojitet rreth karikimit të automjetit tuaj në shtëpi ose në destinacion.

Shifrat e distancës për karikim (EV) bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar. Distanca e përshkuar do të varet nga gjendja e automjetit dhe baterisë, itinerari konkret, mjedisi dhe stili i drejtimit.

Shifrat e dhëna janë përllogaritur sipas NEDC2 nga testet zyrtare WLTP të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së, të kryera me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO,2shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, vendosja e rrotave dhe aksesorët e vendosur. NEDC2 janë shifra të llogaritura duke përdorur një formulë qeveritare nga shifrat WLTP ekuivalente me ato të testit të vjetër NEDC. Më pas mund të zbatohet trajtimi i duhur tatimor.

††Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO,2shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.