NGASJE MBI AKULL

PËRJETONI EMOCIONIN GJALLËRUES TË NGASJES MBI AKULL NË KOMANDËN E TIMONIT TË AUTOMJETEVE MË TË FUNDIT JAGUAR DHE LAND ROVER.

REZERVONI TANI
SFIDA E NGASJES MBI AKULL PRET

E ndodhur mbi pista akulli të përgatitur posaçërisht, instruktorët tanë ekspertë i çojnë aftësitë tuaja të drejtimit në nivel krejtësisht të ri, duke ju mundësuar që të ndiqni ritmin e disa prej automjeteve më të afta në botë.

NA KONTAKTONI
NGASJE MBI AKULL / ITINERAR 3 DITOR
DITA 1
Mbërritja në Arvidsjaur, do të shoqëroheni në Hotel Silverhatten i cili ofron pamje mahnitëse të liqenit Hornavan dhe pishave përreth.Shijoni pije dhe darkë me vizitorët e tjerë.
DITA 2
Pas mëngjesit dhe udhëzimeve, do të shkoni në liqenin e ngrirë për seancën tuaj të parë. Këtu fillon argëtimi i vërtetë ndërsa ju mësoni se si të mbani një kënd të vazhdueshëm të rrëshqitjes.
DITA 3
Një udhëzim mëngjesor i shpejtë dhe ju ktheheni mbi akull për t'u përballur me disa nga pistat më të komplikuara. Kjo pasohet nga një vizitë në objektin e fshehtë të testimeve dimërore.
AKTIVITETE SHTESË
Nuk jeni gati për mbarimin e aventurës suaj skandinave? Pse të mos regjistroheni paraprakisht për aktivitete shtesë? Zgjidhni ndërmjet një Ngasjeje në Rrethin Arktik, një safari me motor bore ose një udhëtim me slitë qensh haski.
NGASJE MBI AKULL+ / ITINERAR 4 DITOR
DITA 1
Mbërritja në Arvidsjaur, do të shoqëroheni në Hotel Silverhatten i cili ofron pamje mahnitëse të liqenit Hornavan dhe pishave përreth.Shijoni pije dhe darkë me vizitorët e tjerë.
DITA 2
Pas mëngjesit dhe udhëzimeve, do të shkoni në liqenin e ngrirë për seancën tuaj të parë. Këtu fillon argëtimi i vërtetë ndërsa ju mësoni se si të mbani një kënd të vazhdueshëm të rrëshqitjes.
DITA 3
Një udhëzim mëngjesor i shpejtë dhe ju ktheheni mbi akull për t'u përballur me disa nga pistat më të komplikuara. Kjo pasohet nga një vizitë në objektin e fshehtë të testimeve dimërore.
DITA 4
Pas udhëzimeve mëngjesore tuaja, keni shansin e fundit për të parë se sa keni përparuar dhe sa keni mësuar, ndërsa rrëshqitni me fuqi nëpër pistat e ndryshme për një herë të fundit.
AKTIVITETE SHTESË
Nuk jeni gati për mbarimin e aventurës suaj skandinave? Pse të mos regjistroheni paraprakisht për aktivitete shtesë? Zgjidhni ndërmjet një Ngasjeje në Rrethin Arktik, një safari me motor bore ose një udhëtim me slitë qensh haski.
TAKONI SKUADRËN E EKSPERTËVE

Profesionalë, të përkushtuar dhe me shumë, shumë përvojë. Jo vetëm që instruktorët tanë ekspertë dinë të përfitojnë më shumë nga automjetet tona, ata gjithashtu dinë të kalojnë përfitimet e asaj njohuri në mënyrë të qartë dhe gjithëpërfshirëse që edhe ju të përfitoni sa më shumë.

NA KONTAKTONI

NGASJE MBI AKULL
Zyrat tona janë të hapura nga ora 9 e mëngjesit deri në 18 pasdite CET nga e hëna deri të premten.
(Mund të aplikohen tarifat e thirrjeve lokale)

Telefon +49 69 460 97 47 47
Email Na kontaktoni

PËRFITONI SA MË SHUMË NGA AVENTURA JUAJ
NGASJE NË RRETHIN ARKTIK
Përdorni aftësitë tuaja të reja të kontrollit të makinës ndërsa eksploroni peizazhin arktik me mbërthim të sigurt. Kujtimet e dritës, palëvizshmërisë dhe pamjeve do të mbeten përgjithmonë me ju.
SHËTITJE ME HASKI
Shkëmbeni fuqinë e kuajve me fuqinë e qenve haski dhe shijoni ndjenjën emocionuese të kontrollit të një ekipi qensh sajash të trajnuar mirë ndërsa garon përmes shkretëtirës me dëborë.
SAFARI NË BORË
Merrni kontrollet e një motori bore të fuqishëm për një udhëtim gjallërues të eksplorimit nëpër pyjet me pisha dhe pejsazhet e mbushura me borë të Arjeplogut.
REZERVONI EKSPERIENCËN TUAJ
MË MBAJ TË INFORMUAR

Regjistrohuni për përditësime rreth datave të ardhshme dhe vendeve të lira

MË MBAJ TË INFORMUAR
PYETJE TË SHPESHTA
NË PËRGJITHËSI

Kush merr pjesë në Akademinë e Akullit të Jaguar Land Rover?

Akademia e Akullit të Jaguar Land Rover drejtohet nga Zum goldenen Hirschen X zerotwonine GmbH në bashkëpunim me Jaguar Land Rover, të cilët ofrojnë automjetet dhe instruktorët e kualifikuar të Eksperiencës Jaguar Land Rover. Programi i ngasjes dhe pistat e akullit janë projektuar nga Jaguar Land Rover madje ka edhe një menaxher që mbikëqyr të gjitha aspektet e eksperiencës suaj të ngasjes për të siguruar që të funksionojë normalisht.


Kush e drejton makinën?

Vetë ju! Ka një ekip instruktorësh nga Eksperienca Jaguar Land Rover për të dhënë udhëzime dhe mësim ekspert, por jeni ju vetë në drejtim të timonit.



Në cilën gjuhë jepet Akademia e Akullit Jaguar Land Rover?

Programi jepet në anglisht.



A mund të marr pjesë në Akademinë e Akullit jo si shofer?

Programet tona janë përshtatur për të ofruar përvojë unike të ngasjes së makinës. Ne nuk jemi në gjendje t’u japim jo-shoferëve një program alternativ zbavitës për shkak të kuadrit dhe vendndodhjes së eksperiencës. Asgjë nuk mund të krahasohet me ngasjen mbi akull, prandaj ne rekomandojmë regjistrimin si drejtues.



A ka aktivitete të tjera?

Ka udhëtime opsionale me slita qensh, motorë bore dhe Ngasje në Rrethin Arktik (me një pagesë shtesë), të cilat mund të rezervohen paraprakisht kur rezervoni vendin tuaj në Akademinë e Akullit të Jaguar Land Rover. Për më shumë informacion rreth këtyre dhe aktiviteteve të tjera që ofrohen, ju lutemi pyesni ekipin të jeni atje, ose nëpërmjet emailit në: jlriceacademy@zerotwonine.com

ÇMIMI

Kur mbyllen rezervimet?

Rezervimet mbyllen 4 javë para datës së fillimit të rotacionit.



A kam nevojë të blej sigurim shtesë për të ngarë makinën?

Sigurimi shtesë i automjeteve nuk është i domosdoshëm, por është i detyrueshëm për klientët që blejnë një politikë gjithëpërfshirëse të sigurimit të udhëtimit. Sigurimi i udhëtimit mund të blihet nëpërmjet agjencisë sonë operative, Zum goldenen Hirschen X zerotwonine GmbH.


E-mail: jlriceacademy@zerotwonine.com ose nëpërmjet telefonit: +49 69 460 97 47 47 (09h00 – 18h00 (CET), nga e hëna deri të premten, duke përjashtuar festat zyrtare. Mund të aplikohen tarifat e operatorit vendor).



Çfarë përfshihet në çmimin Akademisë së Akullit të Jaguar Land Rover?

Përfshirjet e përgjithshme janë si më poshtë: të gjitha aktivitetet e ngasjes, akomodimi në hotel (me krevat dopio), mëngjes, drekë dhe darkë, pije me vakte dhe transfertë nga aeroporti Arvidsjaur në ardhje/ikje. Ju lutemi referojuni itinerarit tuaj individual për të dhënat e sakta. Ju lutemi të vini re se për shkak të nivelit të ngasjes së përfshirë, alkooli përfshihet vetëm në darkën tuaj dhe është i kufizuar. Pije të gazuara, çaj dhe kafe përfshihen me të gjitha ushqimet.



Çfarë përfshihet në çmimin e eksperiencës së ngasjes?

Fluturimet, ushqimet dhe pijet që nuk specifikohen në program, aktivitetet opsionale (për shembull udhëtimi me slitë qensh dhe motor bore) tarifat e vizës (nëse zbatohet), sigurimet e udhëtimit dhe çdo marrëveshje para ose pas udhëtimit që devijojnë nga itinerari.

NGASJA

Unë kurrë nuk kam ngarë një automjet mbi akull më parë, a mund të marr pjesë në Akademinë e Akullit Jaguar Land Rover?

Absolutisht po - aktivitetet e ngasjes janë krijuar për drejtuesit e të gjitha aftësive. Ju merrni informacione të hollësishme për drejtuesin dhe ekipi ynë i ekspertëve të Jaguar Land Rover Experience është gati të ofrojë udhëzime dhe mësime ekspertësh mbi akull nëpërmjet radiomarrëseve të pajisura në çdo automjet. Për programet e avancuara këshillohet fuqimisht eksperiencë e mëparshme e ngasjes mbi akull.



Çfarë makine do të ngas?

Ngasje mbi akull:
F‑TYPE V6, F‑PACE, Range Rover Sport, Range Rover Velar
Ngasje mbi akull+:
F‑TYPE V6, F‑TYPE V8, F‑PACE, Range Rover Sport, Range Rover Velar
Ngasje mbi akull e avancuar:
F-TYPE V6, F-TYPE V8, F-PACE, I-PACE, Range Rover Sport, Range Rover Velar
Ngasje mbi akull e avancuar +:
F-TYPE V6, F-TYPE V8, F-TYPE V8 SVR, F-PACE, I-PACE, Range Rover Sport, Range Rover Velar



Herë pas kohe ne mund të ndryshojmë ose t'i zëvendësojmë automjetet e specifikuara, për shkak të rrethanave jashtë kontrollit tonë dhe ne rezervojmë të drejtën për ta bërë këtë.



Janë makinat me marsh manual apo automatik?

Të gjitha makinat në këtë program janë me marsh automatik.



A janë makinat me timon majtas apo djathtas?

Automjetet janë disa me timon majtas dhe disa me timon djathtas. Klientët të cilët nuk janë të kënaqur me timonin në anë specifike të automjetit janë të mirëpritur të informojnë ekipet e instruktorëve të cilët do të bëjnë çmos për t'iu përshtatur kërkesave tuaja.



Cila është mosha minimale për pjesëmarrje?

Mosha minimale e pjesëmarrjes është 21 me 3 vite leje drejtimi ose 23 me 1 vit leje drejtimi.



Çfarë lloji leje drejtimi do të më duhet?

Të gjithë drejtuesit duhet të kenë një leje drejtimi të plotë dhe të vlefshme. Nëse keni patentë të Mbretërisë së Bashkuar ju do të dërgoni një lidhje në një formular në internet, të cilën duhet ta plotësoni paraprakisht në mënyrë që të verifikoni statusin e licencës tuaj. Nëse patenta juaj është lëshuar jashtë Mbretërisë së Bashkuar, atëherë do t'ju kërkohet të plotësoni një formular të deklaratës së patentës gjatë udhëzimeve tuaja të mirëseardhjes. Patenta juaj duhet të jetë e vlefshme e aktuale dhe duhet të sillet dhe të paraqitet në ditën e eksperiencës.



Të gjithë drejtuesit duhet të kenë së paku tre (3) vite eksperiencë të pandërprerë të ngasjes me një patentë të plotë pa aksident të rëndë ose dënim gjatë dy (2) viteve të fundit. Ose të paktën një (1) vit përvoje të pandërprerë të ngasjes me një licencë të plotë pa aksident të rëndë ose dënim në atë kohë, nëse drejtuesi është 23 vjeç ose më i madh. Të gjithë drejtuesit duhet të kenë jo më shumë se 6 pikë dënimi aktuale në patentën e tyre (ku zbatohet) për t'u mundësuar atyre të marrin pjesë në çdo kërkesë rrugore të kursit. Ju duhet të na njoftoni nëse keni më shumë se 6 pikë dënimi në patentën tuaj.



A duhet të kem një nivel të caktuar të përshtatshmërisë fizike për të marrë pjesë?

Për të marrë pjesë në eksperiencën e ngasjes ju duhet të siguroheni që nuk dini nëse ka ndonjë rrethanë që do t'ju skualifikonte nga kjo eksperiencë të tilla si probleme kronike të shtyllës kurrizore (ose kushte të ngjashme), kushte mendore të cilat mund të pengojnë aftësinë tuaj për të ngarë, shikim i dobët i cili nuk plotëson standardet për ngarje, shtatzëni ose probleme me zemrën.



Sa njerëz do të jenë në çdo automjet?

Do të jenë dy klientë që ndajnë një makinë. Në programet e avancuara raporti i udhëzimit do të jetë 1:1.

UDHËTIMI

Nëse unë udhëtoj vetë do të kem automjetin tim?

Si një udhëtar i vetëm, do të bashkoheni në automjetin tuaj me një klient tjetër. Megjithatë, ju do të keni dhomën tuaj individuale në hotel.



A lejohen fëmijët në Akademinë e Akullit Jaguar Land Rover?

Akademia e Akullit Jaguar Land Rover nuk është e përshtatshme për fëmijë për shkak të arsyeve të sigurisë dhe kushteve ekstreme të klimës në destinacion.



Cili është numri maksimal i pjesëmarrësve në grup për çdo eksperiencë të ngasjes?

Për të siguruar eksperiencë më ekskluzive dhe më të përkushtuar, numri maksimale i pjesëmarrësve në grupin e Akademisë së Akullit Jaguar Land Rover është 30 (dy për automjet) dhe 20 vizitorë për Ngasje mbi akull e avancuar dhe E avancuar +.



Cilët lloje të shtretërve disponohen?

Ne ofrojmë shtretër dysh në të gjitha dhomat. Shtretër tek ose dy shtretër nuk disponohen.



A më duhet vizë?

Shumicës së vendeve jashtë BE-së u nevojitet vizë për udhëtime drejt Suedisë dhe BE-së. Kontaktoni konsullatën tuaj lokale për të kontrolluar kërkesat specifike. Nëse keni nevojë për ftesë për të marrë vizën tuaj, ju lutemi të informoni Zum goldenen Hirschen X zerotwonine GmbH dhe kjo do t’ju ofrohet.



Cila monedhë përdoret në Suedi?

Monedha vendase është korona suedeze (SEK).



Me kë mund të kontaktoj nëse kërkoj ndihmë me rezervime biletash avioni ose sigurim udhëtimi?

Zum goldenen Hirschen X zerotwonine GmbH, partneri ynë operativ, me kënaqësi do t'ju ndihmojë të rezervoni biletat tuaja të avionit dhe sigurimin e udhëtimit. Ata mund të kontaktohen si më poshtë: E-mail: jlriceacademy@zerotwonine.com Telefon: +49 69 460 97 47 47 (09:00 – 18:00 (CET), nga e hëna deri të premten. Mund të aplikohen tarifat e operatorit vendor).



A më duhen rroba speciale?

Temperaturat në vendin e ngasjes mund të bien deri në -30°C ose më poshtë dhe prandaj ju kërkojmë që të sillni veshje dhe këpucë të përshtatshme të ngrohta, rezistente ndaj motit. Veshjet nuk ofrohen dhe për këtë arsye ne rekomandojmë që të gjithë pjesëmarrësit të sjellin artikujt në vijim:

• Kapele e ngrohtë
• Doreza të ngrohta
• Shall leshi
• Shtresë me bazë termike (me mëngë të gjata / këmbë të gjata)
• Xhaketë me izolim të mirë
• Bluzë leshi ose xhaketë gëzofi
• Disa bluza shtesë me peshë të lehtë sipas nevojës
• Këpucë të forta dhe të rehatshme (të përshtatshme për ngarje)



Cili është kodi i veshjes për mbrëmjet?

Kodi i veshjes së mbrëmjes është i rastësishëm.



Çfarë ndodh nëse moti nuk është ideal për ngasje në akull?

Nëse fusha e akullit mbyllet për arsye sigurie nga moti i keq, do të ofrohet një program alternativ.



A më lejohet të sjell një aparat që regjistron video?

Po sigurisht, por ju lutemi vini re se në Akademia e Akullit Jaguar Land Rover ndodhet në objektin e fshehtë të testimit klimaterik të Jaguar Land Rover, kështu që zbatohen disa kufizime të fotografive. Dronët nuk lejohen.

NGASJE MBI AKULL E AVANCUAR

PROJEKTUAR POSAÇËRISHT PËR VIZITORËT QË KTHEHEN OSE ATA ME EKSPERIENCË TË MËPARSHME NË NGASJEN MBI AKULL.

ZBULO MË SHUMË
MË MBAJ TË INFORMUAR
Qëndroni të përditësuar me lajmet dhe ofertat më të fundit nga udhëtimi i aventurës
Url
SHKARKO NJË BROSHURË
Shikoni dhe shkarkoni broshurat më të fundit Land Rover
Url
REZERVO NJË PROVË DREJTIMI
Organizoni një provë drejtimi përmes shitësit të autorizuar më të afërt
Url
NDËRTO VETË
Përdorni konfiguruesin për të krijuar automjetin tuaj të përsosur
Url