INCONTROL APPS

INCONTROL APPS

InControl Apps përfshin një grup aplikacionesh interaktive që bëjnë të mundur transmetimin e medias, shërbimet e bazuara në cloud dhe vendndodhje, etj., nëpërmjet një porte USB.

- Gjeni këngët tuaja të vjetra të preferuara dhe zbuloni këngë të reja nga 30 milionë këngët e gjendura në Spotify

- Kontrolloni vendndodhjen e çelësave, kuletës dhe sendeve tuaja të tjera në telefonin tuaj inteligjent përpara nisjes nëpërmjet Tile

- Argëtohuni duke zgjedhur nga mbi 45,000 libra zanorë falas

ARGËTIMI NGA INCONTROL APPS JUAJ

SPOTIFY

SPOTIFY

Dëgjoni bibliotekën e Spotify-t me mbi 30 milionë këngë nëpërmjet këtij aplikacioni të integruar në mënyrë fine, përvoja e parë e vërtetë e Spotify në automjet. I pajisur me të njëjtin funksionalitet intuitiv sikurse aplikacioni telefonik Spotify, ju mund të kërkoni këngë, stacione radioje dhe rekomandime, si dhe të aksesoni muzikën tuaj në Modalitetin Offline.
CHOOSIC

CHOOSIC

Gjeni shpejt këngët që ju pëlqejnë dhe shmangni ato që nuk ju pëlqejnë. Me kalimin e kohës, ne do të mësojmë preferencat tuaja për t’ju ofruar përmbajtje të ngjashme me ato që ju pëlqejnë.
MYTUNER PRO

MYTUNER PRO

Mbi 30,000 stacione radioje dhe 1 milion podcast-e nga 120 vende vetëm një prekje larg, nga sportet te lajmet, muzika e shumë të tjera. Kërkoni stacionet dhe podcast-et sipas vendit/qytetit dhe zhanrit, krijoni listën tuaj të të preferuarave dhe dëgjojeni në vendin tuaj ose jashtë, në automjetin tuaj, në telefonin tuaj inteligjent, në tabletë ose në Apple TV/pajisjet e tjera portative.
STITCHER

STITCHER

Stitcher ju mundëson të dëgjoni lajmet tuaja të preferuara, komeditë, sportet dhe programet e radios sipas dëshirës. Zbuloni më të mirat nga NPR, CNN, Fox, BBC, WSJ, Adam Carolla, Joe Rogan, Rachel Maddow, Rush Limbaugh, Fresh Air, Freakonomics, Radiolab dhe mbi 20,000 programe, podcast-e dhe stacione live.
LIBRAT ZANORË (AUDIOBOOKS)

LIBRAT ZANORË (AUDIOBOOKS)

Shkarkoni ose dëgjoni online një libër zanor nga biblioteka jonë me mbi 45,000 libra zanorë pa pagesë, që përfshijnë librat më të shitur, libra të rinj dhe klasikët e çdo zhanri.

UDHËTIMI DHE PRAKTICITETI

SALATUK

SALATUK

Aplikacioni Salatuk ju tregon orarin e Faljes (Prayer), Xhamitë (Mosques) pranë jush dhe drejtimin e Kiblas kudo që ndodheni! Algoritmi i Salatuk përdor një sërë metodash për llogaritjen e Faljes, që përdoren nga vende të ndryshme myslimane. Në varësi të vendndodhjes suaj, aplikacioni zgjedh metodën e përshtatshme të llogaritjes, shkollën Fiqhi dhe Adhan-in.
SHELL

SHELL

Aplikacioni Shell Motorist ju mundëson një mënyrë më të shpejtë dhe të lehtë për të paguar duke përdorur shërbimin e pagesës celulare Fill Up & Go. Veçoria e gjetjes së pikës rimbushëse do t’ju orientojë deri te pika më e afërt dhe do t’ju bëjë të mundur pagesën e karburantit shpejt, pa qenë e nevojshme të qëndroni në radhën e dyqanit, duke përdorur Apple Pay ose PayPal. Mjafton të zgjidhni se sa doni të shpenzoni dhe të konfirmoni numrin e njësisë mbushëse. Më pas, mbusheni automjetin me karburant dhe vazhdoni udhëtimin.
TILE

TILE

Tile është një gjurmues Bluetooth i vogël dhe aplikacion i lehtë në përdorim, që ju ndihmon të gjeni sendet e humbura ose të ngatërruara në pak sekonda. Vendoseni Tile te çelësat, kuleta, çanta ose çdo send tjetër i nevojshëm për udhëtimin tuaj. Aplikacioni në Ekranin tuaj me prekje do të sigurojë që të keni gjithçka me vete përpara nisjes.
ACCUWEATHER

ACCUWEATHER

Weather for Life ju mundëson informacionin më të saktë të motit falë Superior Accuracy™ (saktësi sipërore), për çdo vendndodhje, duke jua shfaqur kushtet aktuale të motit pa qenë e nevojshme të kryeni veprime, si dhe të shihni parashikimet orare, të merrni njoftime për mot të ashpër, dhe një përmbledhje MinuteCast®, ndërsa e drejtoni automjetin në mënyrë të sigurt dhe pa u shpërqendruar.
VOICE MEMO

VOICE MEMO

Memo është aplikacioni i parë për regjistrimin e zërit, i projektuar posaçërisht për të gjitha herët që ndodheni në automjet dhe ju duhet të regjistroni diçka. Aplikacioni mundëson sinkronizimin e regjistrimeve me Dropbox ose Google Drive™ dhe përdorimin e etiketave për filtrimin e shpejtë të regjistrimeve.*
FAMILONET

FAMILONET

Familonet i përgjigjet pyetjes “ku ndodheni tani?” në çast. Ai është një aplikacioni mesazhesh pa pagesë i vendndodhjes për familjarët, miqtë dhe grupet e tjera të vogla, që ju bën të mundur të qëndroni në kontakt lehtësisht me të dashurit tuaj.
GENIUS MAPS

GENIUS MAPS

Genius Maps është një zgjidhje premium për navigacionin me GPS për telefonat iPhone dhe Android. Të gjitha hartat ruhen në pajisjen tuaj, ndaj nuk do t’ju ngarkohen kosto për roaming-un dhe bateria do t’ju zgjasë më gjatë. Grupi i veçorive të shumta të Genius Maps-it është i ngjashëm me, e madje dhe tejkalon, veçoritë e sistemeve profesionale të navigacionit.
SYGIC

SYGIC

Sygic është një sistem navigacioni me GPS offline, që ndihmon 33 milionë persona të udhëtojnë çdo ditë me siguri dhe besim në 115 vende.
CITYSEEKER

CITYSEEKER

CitySeeker vepron si asistenti juaj personal me informacione mbi udhëtimin dhe udhëzues qytetesh gjatë udhëtimeve. Eksploroni mbi 500 qytete në mbarë botën, duke përfshirë hotele, restorante, atraksione turistike dhe qendra kulturore.
EVENTSEEKER

EVENTSEEKER

EventSeeker është shërbimi juaj i personalizuar për aktivitetet në automjet. Ai redukton kërkimin dhe maksimizon zbulimin, në mënyrë që të mos humbisni asnjë aktivitet të dëshiruar. Pavarësisht nëse ndodheni në një qytet të ri apo të njohur, aplikacioni përdor pëlqimet tuaja sociale dhe bibliotekat muzikore për t’ju rekomanduar aktivitete në çdo qytet nëpër të cilin udhëtoni.
HOTELSEEKER

HOTELSEEKER

HotelSeeker gjen dhe rezervon akomodimin tuaj në mbarë botën. Falë përzgjedhjes gjithëpërfshirëse, ju do të gjeni vendin e përsosur për të kaluar natën. HotelSeeker garanton listime të plota, që përmbushin preferencat tuaja sa i përket markës, vlerësimit dhe kostos.
PARKOPEDIA

PARKOPEDIA

Parkopedia është ofruesi më i madh në botë i informacioneve rreth parkimit, që përdoret nga miliona drejtues çdo muaj në internet dhe nëpërmjet aplikacionit telefonik përkatës. Parkopedia ofron informacione të hollësishme mbi 28 milionë vende parkimi në më shumë sesa 90,000 parkingje në 6,000 qytete në 40 vende.
MILEAGE TRACKER PRO

MILEAGE TRACKER PRO

Gjurmoni itineraret tuaja me Mileage Tracker Pro, që ju ndihmon të menaxhoni shpenzimet e punës. Falë këtij aplikacioni praktik, ju mund të shihni të gjitha statistikat për të gjitha udhëtimet tuaja më të shpeshta, si kohëzgjatja, numri i kilometrave dhe sasia e shpenzuar e karburantit.
GLYMPSE

GLYMPSE

Glympse është një mënyrë e shpejtë, falas dhe e thjeshtë për të ndarë vendndodhjen tuaj duke përdorur gjurmimin GPS në kohë reale me miqtë dhe familjen.

LAJMET

NEWSBEAT

NEWSBEAT

Dëgjoni një listë me lajme 1-minutshe të përmbledhura si një përvojë radiofonike transmetimi e ngjashme me NPR-në. Dëgjoni vetëm të rejat që dëshironi dhe shmangni të tjerat. Personalizojeni listën me temat dhe burimet e lajmeve që preferoni. Mësoni lajmet më të fundit gjatë udhëtimit.
RIVET RADIO

RIVET RADIO

Rivet Radio është shoqëruesi i përsosur për itinerarin tuaj të përditshëm, gjatë kohës që jeni në palestër apo në lëvizje. Qëndroni të informuar mbi çdo gjë që ndodh në botë falë lajmeve vendore, kombëtare dhe botërore të transmetuara drejtpërdrejt te ju.
SI TA PËRDORNI INCONTROL APPS

SI TA PËRDORNI INCONTROL APPS

Pas lidhjes me telefonin tuaj inteligjent, InControl Apps mund të kontrollohet nëpërmjet Ekranit me prekje të automjetit tuaj. Për të mësuar se si ta instaloni InControl Apps dhe të kërkoni për aplikacione të përputhshme, ju lutemi të flisni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar ose të vizitoni faqen e internetit të Land Rover për vendin tuaj. Pasi aplikacionet e përzgjedhura të jenë shkarkuar, lidheni telefonin tuaj inteligjent nëpërmjet portës USB në automjet për t’i përdorur nga Ekrani me prekje i automjetit.
PAJISJET E PËRPUTHSHME

PAJISJET E PËRPUTHSHME

InControl Apps është i disponueshëm në shumicën e telefonave inteligjentë Android dhe Apple iOS. InControl Apps punon lehtësisht me Ekranin me prekje të automjetit tuaj. Planifikoni, zbuloni dhe qëndroni lidhur me aplikacionet e optimizuara për automjetin tuaj.

*Ju lutemi, vini re se ne nuk kemi partneritet konkret me Dropbox-in apo Google Drive-n, jemi thjesht duke përdorur API-në e hapur (zgjidhjen e hapur) të ofruar prej tyre. Na duhet të ndjekim udhëzimet e tyre sa i përket Logos dhe markës, ndaj kemi lirinë t’i përmendim shërbimet e tyre në përshkrimin e aplikacioneve tona. Për informacione të mëtejshme, vizitoni: https://developers.google.com/drive/v3/web/branding and https://www.dropbox.com/branding

Me lançimin e InControl, disa nga veçoritë e përshkruara mund të jenë fakultative dhe të varen nga tregu ose nga grupi i fuqisë së mjetit. Ju lutemi konsultohuni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover lidhur me disponueshmërinë dhe kushtet e plota në vendin tuaj. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data), që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.

Ju mund t’i aksesoni TK-të dhepolitikën e privatësisë së InControl këtu.