WI-FI HOTSPOT

WI-FI HOTSPOT

Wi-Fi Hotspot mundëson një Wi-Fi Hotspot 3G në automjetin tuaj, duke i lejuar pasagjerët të lidhin deri në 8 pajisje me internetin.

Wi-Fi Hotspot fokusohet vetëm te sigurimi i lidhjes suaj. Ai ju mundëson juve dhe pasagjerëve tuaj që të lidheni me internetin nëpërmjet një hotspoti të fuqishëm 3G në automjet. Pra, mund të lidhen deri në tetë pajisje për të qëndruar në kontakt me punën, jetën dhe argëtimin gjatë udhëtimit.

Qëndrueshmëria e lidhjes së internetit përmirësohet nëpërmjet lidhjes me rrjetin 3G lokal përmes antenës së jashtme të fuqishme të automjetit, në krahasim me lidhjen vetëm nëpërmjet një telefoni inteligjent.

Ju duhet ta vendosni kartën SIM vetëm me paketë interneti në lexuesin e kartës në automjetin tuaj Land Rover dhe duhet të aktivizoni Wi-Fi Hotspot nëpërmjet Ekranit me prekje. Më pas, rrjeti celular 3G lokal siguron sinjalin e internetit nëpërmjet një antene të vendosur në pjesën e sipërme të kabinës. Në këtë mënyrë sigurohet një lidhje interneti më e fuqishme, duke qenë se efekti pengues nga struktura metalike e automjetit reduktohet.

Pasi hotspoti 3G të jetë aktiv, mund të lidhni telefonin tuaj inteligjent ose tabletën duke përdorur funksionet e lidhjes së pajisjes.

Për të marrë ndihmë me aktivizimin e Wi-Fi Hotspot, ju lutemi të flisni me shitësin tuaj të autorizuar.

Në varësi të ofruesit të shërbimit celular dhe llojit të paketës që keni, mund të përdorni internetin nga paketa celulare që keni aktualisht. Disa ofrues mundësojnë paketa të kombinuara, ku ju mund të merrni një kartë SIM shtesë për Wi-Fi Hotspot tuaj dhe ta lidhni me paketën tuaj të kombinuar. Kjo do të thotë se Wi-Fi Hotspot dhe telefoni juaj celular do të konsumojnë internetin nga njësitë e kombinuara dhe ju do të keni vetëm një faturë.

Wi-Fi Hotspot mund të përdoret vetëm në automjetet e pajisura me Connect.

Ekzistojnë dy përmasa kartash SIM, në varësi të sistemit të informacionit dhe argëtimit InControl të zgjedhura.

- Për sistemin Touch, ju nevojitet një kartë SIM 2FF (mini SIM)
- Për sistemin Touch Pro, ju nevojitet një kartë SIM 3FF (mikro SIM)


Me lançimin e InControl, disa nga veçoritë e përshkruara mund të jenë fakultative dhe të varen nga tregu ose nga grupi i fuqisë së mjetit. Ju lutemi konsultohuni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover lidhur me disponueshmërinë dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data), që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.