Dizajni

    Shkathtësia

    Teknologjia

    • INOVACION
      INOVACION

      Ne po vazhdojmë të përmirësojmë teknologjitë tona të motorëve për të inkorporuar inovacione më të fundit të tilla si sistemi inteligjent Ndal/Ndiz, i cili përmirëson konsumin e karburantit nga 5% në 7% në krahasim me motorët e brezit të mëparshëm. Gjithashtu po përdoren opsione të transmisioneve më të lehta për të përmirësuar efikasitetin dhe emetimet më të ulëta të CO2 edhe më tej.

    • PERFORMANCA NË RRUGË
      PERFORMANCA NË RRUGË

      Kontrolli Përshtatës i Udhëtimit mban një shpejtësi të qëndrueshme në ato udhëtime më të gjata duke ruajtur një distancë të sigurt nga automjeti përpara. Dinamika Përshtatëse siguron balancën optimale midis udhëtimit dhe kontrollit ndërsa Vektorizimi i Momentit siguron marrjen e qetë dhe të kontrolluar të kthesave. Së bashku, ato mundësojnë një udhëtim të lidhur dhe të sigurt.

    • AFTËSI JASHTË RRUGËS SË SHTRUAR
      AFTËSI JASHTË RRUGËS SË SHTRUAR

      Aftësia është në ADN-në e çdo Land Rover duke ju mundësuar të përballoni terrenet dhe kushtet më të vështira me lehtësi më të madhe. Nga Reagimi i Terrenit në Kontrollin i Zbritjes Kodrinore, paketa jonë e teknologjive të patentuara siguron që ju të ndjeheni të sigurt gjatë ngarjes jashtë rrugës së shtruar, njësoj si në të.

    • ASISTENCA TË DREJTUESIT
      ASISTENCA TË DREJTUESIT

      Ndihmat tona të drejtuesit ju lejojnë të përqendroheni në rrugën përpara duke monitoruar dhe ju ndihmuar me situata të veçanta të lëvizjes. Për shembull, Monitorimi i Këndit të Vështirë ju paralajmëron për afrimin e automjeteve nga të dyja anët, Njohja e Shenjave të Trafikut ju mban plotësisht të informuar duke shfaqur shenja të trafikut në grupin e instrumenteve, e cila ju ndihmon të reagoni më shpejt ndaj çdo kufizimi dhe një sërë teknologjish parkimi heqin stresin e parkimit.

    • REHATIA DHE LEHTËSIA
      REHATIA DHE LEHTËSIA

      Automjetet tona paraqesin një sërë sistemesh të fundit të ngrohjes dhe ftohjes për t'ju mbajtur juve dhe pasagjerët në komoditet absolut. Pa marrë parasysh se çfarë moti hedh mbi ju, mund të mbërrini i relaksuar dhe i rifreskuar.

    • INFO-ZBAVITJE
      INFO-ZBAVITJE

      Telefoni inteligjent dhe automjeti juaj mund të ofrojnë një informacion të pasur dhe t’ju mbajnë të argëtuar. Sistemi i navigimit satelitor me prekje me ekranin 10” tregon rrugën përpara, ndërsa pasagjeri i ndenjëses para shikon një DVD ose televizor kur përzgjidhet funksioni Pamja e Dyfishtë. Aplikacionet e InControl në telefonin tuaj inteligjent nëpërmjet ekranit me prekje 10” ju lidhin me siguri me makinën tuaj. Ndërsa Sistemi Audio Meridian ™ mbush kabinën me muzikën tuaj.

    Rehatia dhe Lehtësia

    Aftësia

    Testuar në ekstrem

    • SUSPENSIONI
      SUSPENSIONI

      Do të jetë e vështirë të sforconi një Range Rover Evoque më shumë se ne. Për të garantuar një gjerësi të pakrahasueshme të aftësive dinamike, si brenda dhe jashtë rrugës së shtruar, Range Rover Evoque është ekspozuar ndaj dhjetë viteve sforcimi nga më ekstremet në një fraksion të kohës duke përdorur platformën tonë të testimit më të fundit.

    • SHPEJTËSIA E ERËS
      SHPEJTËSIA E ERËS

      Në dhomat tona të klimës mund të rikrijojmë disa prej kushteve më sfiduese të erës që Range Rover Evoque do të përballet. Jo vetëm stuhi acari me shpejtësi 240km/h, por edhe temperatura të larta të ambientit dhe situata të ndryshme në tunelin e ajrit. Vetëm duke i shtyrë të gjitha sistemet në kufijtë e tyre, ne zhvillojmë besueshmërinë e vërtetë.

    • KLIMA E NXEHTË DHE E FTOHTË
      KLIMA E NXEHTË DHE E FTOHTË

      Në ambientet e botës reale dhe dhomat tona klimatike i ngrijmë makinat në -40 ° C dhe i pjekim në 50 ° C. Funksionet kryesore dhe sistemet më pas shqyrtohen sipas standardeve tona saktësuese. Pra, edhe në malin ose shkretëtirën më të largët, rehatia dhe lidhja nuk janë kurrë larg.

    • JASHTË RRUGËS SË SHTRUAR
      JASHTË RRUGËS SË SHTRUAR

      Nga bazat e testimit të akullit në Arjeplog të Suedisë, në rërën e pafalshme të shkretëtirës të Dubait, sigurohemi që performanca jonë legjendare në të gjitha terrenet të jetë e natyrshme në çdo automjet. Prototipat janë zhvilluar përgjatë përafërsisht 8,500km të rrugëve me kushtet më të vështira.

    Performanca

    Qëndrueshmëria