Dizajni

Teknologjia

  • INFO-ZBAVITJE
    INFO-ZBAVITJE

    Sistemi i ri i info-zbavitjes InControl, Touch Pro Duo, duket dhe funksionon si asnjë tjetër. Duke ofruar një sërë informacionesh dhe argëtim të pasur, Touch Pro Duo përmban teknologjitë më intuitive dhe të avancuara të integruara për të siguruar që të mund të përfitoni sa më shumë nga udhëtimi tuaj.

  • INOVACION
    INOVACION

    Gama e motorëve të rafinuar dhe me efikasitet kursimi në karburant e Range Rover jep performancë të fortë. Zgjidhni nga përzgjedhja e motorëve të avancuar të benzinës dhe naftës ose Automjeti i Ri Elektrik Hibrid (PHEV) - tërheqja motorike më inovative që kemi.

  • PERFORMANCË E RAFINUAR
    PERFORMANCË E RAFINUAR

    Një paketë teknologjish të krijuara me kujdes, duke përfshirë sistemin Reagim Terreni 2 me një modalitet dinamik përbën një makinë të kompozuar, pavarësisht nga rruga dhe kushtet.

  • AFTËSI JASHTË RRUGËS SË SHTRUAR
    AFTËSI JASHTË RRUGËS SË SHTRUAR

    Automjeti i parë që kombinon luksin dhe përsosjen me aftësitë e mirënjohura botërisht në të gjitha terrenet, Range Rover vazhdon të jetë në pararojë. Aftësitë shembullore jashtë rrugës së shtruar të Range Rover rrjedhin nga kombinimi i të gjitha rrotave aktive (AWD) dhe teknologjive unike, inovative për të gjitha terrenet.

  • ASISTENCA TË DREJTUESIT
    ASISTENCA TË DREJTUESIT

    Nga përballja me trafikun e qytetit te siguria shtesë për ju dhe pasagjerët tuaj, ka një sërë teknologjish standarde dhe opsionale SUV në dispozicion në Range Rover. Çdo veçori e vetme është projektuar dhe punuar për të rritur kënaqësinë e automjetit tuaj.

  • REHATIA DHE LEHTËSIA
    REHATIA DHE LEHTËSIA

    Tapiceria e Range Rover vjen me ndenjëse të reja para dhe prapa, duke siguruar rehati për katër persona me zgjerim deri në pesë persona. Mirëqenia përmirësohet përmes funksionit opsional Kontroll i Klimës në Katër Zona dhe Jonizim i Ajrit të Kabinës. Sistemi Audio Meridian™ dhe Ndriçimi i Konfigurueshëm i Ambientit të Brendshëm i shtojnë ambientit të relaksuar.

Shkathtësia

Rehatia dhe Lehtësia

Aftësia

Performanca

QËNDRUESHMËRIA

  • SISTEMI INTELIGJENT NDAL/NDIZ
    SISTEMI INTELIGJENT NDAL/NDIZ

    Të gjitha tërheqjet motorike të Range Rover përfshijnë teknologji të emetimeve të ulëta të gazit CO₂. Sistemi i avancuar inteligjent Ndal/Ndiz përmirëson konsumin e karburantit dhe modaliteti ECO siguron që Range Rover të funksionojë më me efikasitet duke zbatuar automatikisht një sërë veprimesh që nga zbutja e pedalit të gazit dhe ndryshimet e marsheve deri te fikja e pasqyrave të dyerve me ngrohje.

  • STRUKTURË PREJ ALUMINI
    STRUKTURË PREJ ALUMINI

    Dizajni i Range Rover-it përfshin përqind materiale të ricikluara në qarkullim të mbyllur që nga procesi i prodhimit të fletëve trupore. Kjo rezulton në përfitime të rëndësishme të performancës dhe në emetime të ulëta të gazit CO2.

  • VLERËSIMI I CIKLIT TË JETËS
    VLERËSIMI I CIKLIT TË JETËS

    Jemi të angazhuar për prodhimin e automjeteve që përdorin materiale më të qëndrueshme, prodhojnë më pak mbeturina dhe përdorin më pak burime natyrore. Për këto arsye, Range Rover është projektuar të jetë 85 për qind e riciklueshme dhe 95 për qind e rikuperueshme.

Karakteristika të sigurisë

  • ISOFIX
    ISOFIX

    Pikat ISOFIX në ndenjëset e pasme e bëjnë të lehtë instalimin e ulëseve për fëmijë. Gjithashtu sigurojnë një lidhje të fortë midis ulëses për fëmijë dhe automjetit për siguri më të mirë.

  • JASTËKË AJRI
    JASTËKË AJRI

    Sistemi gjithëpërfshirës i Range Rover i jastëkëve të ajrit për drejtuesin dhe pasagjerët siguron mbrojtje të shkëlqyeshme për të gjithë brenda.

  • RRIPAT E SIGURISË
    RRIPAT E SIGURISË

    Mbrojtje shtesë ofrohet nga tendosësit e rripave të sigurisë të cilat, në rast përplasjeje ballore, zvogëlojnë zhvendosjen e trupit para.

  • FRENIMI AUTONOM
    FRENIMI AUTONOM

    Ndihmon në parandalimin e përplasjes me automjete të tjera ose kalimtarë duke aktivizuar frenimin për të ndihmuar në reduktimin e ashpërsisë së përplasjes së mundshme.

  • KONTROLLI ELEKTRONIK I TËRHEQJES
    KONTROLLI ELEKTRONIK I TËRHEQJES

    Ky sistem optimizon tërheqjen dhe qëndrueshmërinë duke kontrolluar rrotullimin e rrotave duke ulur momentin e rrotullimit të rrotës dhe duke aplikuar frenimin nëse kërkohet.

  • ASISTENCA E FRENIMIT NË RAST URGJENCE
    ASISTENCA E FRENIMIT NË RAST URGJENCE

    Asistenca e Frenimit në Rast Urgjence kupton kur aplikoni frenat shpejt, por pa forcën e nevojshme për të maksimizuar performancën e ndalimit. Për këtë arsye rrit presionin e frenimit përmes pompës ABS për të siguruar që të ndaloni në kohë.