Dizajni

Teknologjia

Performanca

  • INFO-ZBAVITJE
    INFO-ZBAVITJE

    Unike për Land Rover, sistemi i ri i info-zbavitjes InControl, Touch Pro Duo, duket dhe funksionon si asnjë tjetër. Duke ofruar një sërë informacionesh dhe argëtim të pasur, përmban teknologjitë më intuitive dhe të avancuara të integruara për të siguruar që të mund të përfitoni sa më shumë nga udhëtimi tuaj.

  • INOVACION
    INOVACION

    Range Rover Velar ofron ngarje të efektshme, të rafinuar dhe reaguese nga linja e përparuar e motorëve Ingenium V6 me 4 cilindra. Me strukturë alumini me peshë të lehtë, është ndërtuar për të arritur jetëgjatësi përdorimi më të madhe; duke përdorur më shumë materiale të ricikluara, duke prodhuar më pak emetime dhe konsum më të ulët të karburantit.

  • PERFORMANCA NË RRUGË
    PERFORMANCA NË RRUGË

    Një udhëtim i sigurt, i rehatshme dhe vërtet i kënaqshëm. Inovacionet, të tilla si sistemet Dinamika Përshtatëse dhe Suspensioni Elektronik me Ajër, zbusin gungat për të siguruar përmirësimin e aftësive në rrugë dhe cilësinë e udhëtimit. Manovrimi i Range Rover Velar është i shkathët, reagues dhe i prerë, duke siguruar që kthesat të merren me mbërthim të sigurt në rrugë.

  • AFTËSI JASHTË RRUGËS SË SHTRUAR
    AFTËSI JASHTË RRUGËS SË SHTRUAR

    Për ngarje të sigurt jashtë rrugës së shtruar në një shumëllojshmëri terrenesh, Range Rover Velar përmban Kontrollin e Zbritjes Kodrinore (HDC) si standard bashkë me Reagim Terreni 2 si opsional. Ndërsa zgjedhja e sistemeve inteligjente dhe të përhershme të Land Rover si Katër Rrota Aktive (4WD) sigurojnë aftësi të pakrahasueshme, në të gjitha llojet e motit dhe terreneve.

  • ASISTENCA TË DREJTUESIT
    ASISTENCA TË DREJTUESIT

    Range Rover Velar ka një sërë asistencash opsionale dhe standarde për të përmirësuar përvojën e ngarjes. Duke paraqitur mendimin, inxhinierinë dhe teknologjinë më inovative, këto funksione ju ndihmojnë të manovroni me lehtësi në trafik, autostradë, rrugë e madje edhe gjatë natës.

  • REHATIA DHE LEHTËSIA
    REHATIA DHE LEHTËSIA

    Opsionet e punuara në mënyrë të mrekullueshme përfshijnë Luxtec dhe kamosh, lëkurë Windsor me vrima ose tekstil cilësor dhe kamosh. Gjithashtu disponohen ndenjëse të parme me funksion kujtese me klimatizim dhe ndenjëse të pasme me ngrohje dhe pjerrësim të komanduar.

Rehatia dhe Lehtësia

Aftësia

Testuar në ekstrem

  • Dhomë semi-anekoike
    Dhomë semi-anekoike

    Në dhomat gjysmë-anekoike e ekspozojmë kabinën ndaj një sërë frekuencash dhe dridhjesh duke siguruar që Range Rover Velar i ri gjithmonë të dëgjohet i përsosur.

  • Shpejtësia e erës
    Shpejtësia e erës

    Vetëm duke i shtyrë të gjitha sistemet në kufijtë e tyre, zhvillojmë besueshmëri të vërtetë. Në dhomat klimatike, mund të krijojmë disa nga kushtet më të vështira të erës që mund të hasni.

  • Temperatura ekstreme
    Temperatura ekstreme

    Në mjediset e botës reale dhe dhomat tona klimatike, i ngrijmë automjetet në -40°C dhe i pjekim në 50°C. Pra, edhe në vendet më të largëta, rehatia dhe qetësia shpirtërore nuk është kurrë larg.

  • Jashtë rrugës së shtruar
    Jashtë rrugës së shtruar

    Nga bazat e testimit të akullit në Arjeplog të Suedisë, në rërën e pafalshme të shkretëtirës të Dubait, sigurohemi që performanca jonë legjendare në të gjitha terrenet të jetë e natyrshme në çdo automjet.

Shkathtësia

Siguria

  • ISOFIX
    ISOFIX

    Pikat ISOFIX në ndenjëset e pasme të Range Rover Velar e bëjnë të lehtë instalimin e ulëseve për fëmijë. Gjithashtu sigurojnë një lidhje të fortë midis ulëses për fëmijë dhe automjetit për siguri më të mirë.

  • JASTËKË AJRI
    JASTËKË AJRI

    Sistemi gjithëpërfshirës i Range Rover Velar prej gjashtë jastëkësh ajri për drejtuesin dhe pasagjerët siguron mbrojtje të shkëlqyeshme për të gjithë brenda.

  • RRIPAT E SIGURISË
    RRIPAT E SIGURISË

    Tendosësit e pajisur te rripat e sigurimit aktivizohen kur zbulohet një ngadalësim i papritur. Duke e mbajtur të mbërthyer fort personin me ndenjësen, ato ju mbrojnë dhe sigurojnë juve dhe pasagjerëve në rast të një përplasjeje.

  • POZICIONI SPORTIV I KOMANDËS SË DREJTIMIT
    POZICIONI SPORTIV I KOMANDËS SË DREJTIMIT

    Pozicioni Sportiv i Komandës së Drejtimit së Range Rover Velar ndihmon për t’ju ofruar një makinë më të sigurt dhe të angazhuar. Pozicioni i ngritur mundëson shikueshmëri të përmirësuar që kontribuon në siguri më të mirë.

  • SISTEMET E DREJTIMIT
    SISTEMET E DREJTIMIT

    Range Rover Velar përdor teknologjitë më të fundit të sigurisë duke përfshirë Kontroll Elektronik i Tërheqjes (ETC) që optimizon tërheqjen dhe Shpërndarja Elektronike e Frenimit me Forcë që automatikisht ndryshon forcën e frenimit në çdo bosht me qëllim që të minimizohet distanca e ndalimit.

  • ASISTENCA E FRENIMIT NË RAST URGJENCE
    ASISTENCA E FRENIMIT NË RAST URGJENCE

    Asistenca e Frenimit në Rast Urgjence kupton kur aplikoni frenat shpejt, por pa forcën e nevojshme për të maksimizuar performancën e ndalimit. Prandaj rrit presionin e frenimit përmes pompës ABS për të siguruar që të ndaloni në kohë.