“Duke u bazuar në çmimin e Velar-it si Modeli Botëror i Makinës së vitit 2018, motori V8 5,0 litërsh i SVAutobiography Dynamic e ngre përsosjen dhe performancën në nivele të reja.”

Michael Van Der Sande,
Drejtor i Menaxhimit të Operacioneve të Veçanta të Automjeteve

DIZAJNI

Tipare firmë

  • RROTAT
    RROTAT

    Modeli i rrotave standarde 21” prej aliazhi të farkëtuar ndihmon në përmirësimin e gatishmërisë dhe manovrimit të saktë të automjetit. Rrota opsionale 22” mund të specifikohen gjithashtu në dy zgjedhje.

  • NDENJËSE LUKSOZE
    NDENJËSE LUKSOZE

    Për më shumë luks, ndenjëse unike të përparme prej lëkure Windsor me vrima e tegela diamanti kanë lëvizje në 20 pozicione me ngrohje, ftohje, funksion kujtese dhe masazhi si standard. Ndenjëse të pasme me ngrohje dhe pjerrësim garantojnë rehati maksimale.

  • AMBIENT MODERN
    AMBIENT MODERN

    Nga levat e marshit prej alumini deri te shtresa e ashpëruar e selektorit rrotullues dhe butonat e kontrollit, çdo detaj i automjetit është përpunuar për nivele shembullore të luksit dhe finesës.

  • AFTËSIA
    AFTËSIA

    Land Rover ka qenë gjithmonë sinonim i aftësive. Range Rover Velar SVAutobiography Dynamic nuk përbën përjashtim. Modeli i tij i teknologjive të saktësisë garantojnë që mund të përballoni gjithçka, që nga rrugët me bar, zhavorr dhe borë, deri te balta, tragët dhe rëra me besim maksimal.

  • SISTEM AKTIV SHKARKIMI TË NDRYSHUESHËM
    SISTEM AKTIV SHKARKIMI TË NDRYSHUESHËM

    Range Rover Velar SVAutobiography Dynamic përfshin një Sistem Shkarkimi me Valvula të Ndryshueshme. Duke përdorur softuerin e përparuar “Fluid Dynamic”, sistemi me peshë të lehtë siguron performancë gjallëruese dhe mundëson tingull dallues të motorrit të automjetit.

  • DINAMIKA E DREJTIMIT
    DINAMIKA E DREJTIMIT

    Duke mundësuar kulmin absolut të performancës dinamike, ky automjet ofron aftësi të jashtëzakonshme si në rrugë të shtruar po ashtu edhe jashtë saj. Të Gjitha Rrotat Aktive dhe Dinamika Inteligjente e Kollodokut punojnë së bashku për të optimizuar tërheqjen dhe ekonominë e karburantit.

PERFORMANCA

FINESË

Motorët në një vështrim

Motori Përshpejtimi 0-100km/h
në sekonda
Shpejtësia maksimale km/h Momenti Nm
Të dhënat e motorit V8 5,0 LITËRSH ME SUPERKOMPRIMUES bazohen në një automjet koncepti të synuar për prodhim prandaj mund të ndryshojnë 4,5 274 680