SHKATHTËSIA

DISCOVERY SPORT I RI – PO AQ I GJITHANSHËM SA E KËRKON JETA JUAJ

TOP
HAPËSIRA E NGARKIMIT
#component-4
REHATIA DHE LEHTËSIA
#component-7
SIGURIA
#component-10
ASISTENCA STANDARDE TË DREJTUESIT
#component-13
OPSIONET E PAKETAVE
#component-15
ZGJIDHNI MODELIN TUAJ
#component-21
KRAHASONI AUTOMJETET TONA
Zgjidhni deri në tre automjete dhe krahasojini krah për krah
SHKARKO NJË BROSHURË
Shikoni dhe shkarkoni broshurat më të fundit Land Rover
REZERVO NJË PROVË DREJTIMI
Organizoni një provë drejtimi përmes shitësit të autorizuar më të afërt
GJEJ NJË SHITËS TË AUTORIZUAR
Gjej shitësin e autorizuar më të afërt të Land Rover
HAPËSIRA E NGARKIMIT

Discovery Sport siguron përdorimin optimal të hapësirës, me pasagjerë që gëzojnë nivelet më të larta të komoditetit dhe hapësirës ruajtëse.

5+2 NDENJËSE
5+2 NDENJËSE

157 litra



Me hapësirë të mjaftueshme për ju dhe gjashtë miq, vëllimi i lagur, standard i industrisë, mundëson deri në 157* litra. Kjo është e barabartë me kapacitetin e thatë prej 115* litrash, të matur përmes blloqeve të ngurta.


5 NDENJËSE
5 NDENJËSE

1179 litra



Paketoni të gjitha pajisjet shtesë që ju nevojiten. Konfigurimi standard i pesë ndenjëseve siguron vëllim të lagur 1179* litra, me kapacitet të përdorshëm të thatë 963* litra.

4 NDENJËSE
4 NDENJËSE

1302 litra



Palosni njërën nga ndenjëset e pasme dhe përfitoni nga vëllimi shtesë i lagur prej 1302 * litrash. Duke ju lejuar të paketoni edhe ato pak artikuj shtesë, kapaciteti i arritur i thatë bëhet 1085* litra.

3 NDENJËSE
3 NDENJËSE

1548 litra



Udhëtoni me dy miq pa kompromentuar gjërat e askujt, ky konfigurim i Discovery Sport ofron vëllim të lagur 1548** litra, me një kapacitet të përdorshëm të thatë 1330** litra.

2 NDENJËSE
2 NDENJËSE

1794 litra



Me rreshtin e dytë të palosur, ju lehtë mund të merrni sende më të mëdha me vete. Kapaciteti i hapësirës ruajtëse rritet në 1794* litra. Kapaciteti i thatë arrin 1574 * litra.

Vëllimi i lagur është standardi i industrisë, i cili matet duke mbushur hapësirën e ngarkesës me lëng. Vëllimi i thatë matet me blloqe të ngurta (200 x 50 x 100mm), duke treguar madhësinë e hapësirës praktike brenda automjetit.

REHATIA DHE LEHTËSIA
PASQYRË E PASME CLEARSIGHT
PASQYRË E PASME CLEARSIGHT

Hapësira e ngarkesës së bagazhit, kryesuese në klasën e vet, është ideale për gjërat bazike të familjes suaj, por si të shihni përtej pasagjerëve dhe të gjitha pajisjeve të tyre? Me pasqyrë të brendshme të pasme ClearSight, ju mund të shijoni pamje pa pengesa, pavarësisht se kush ose çfarë ndodhet prapa jush.

yt:ekTZu2pQNCc
KAPACITETI I SERBATORIT
KAPACITETI I SERBATORIT

Gjetja e vendeve të fshehta që kanë ruajtur tërheqjen natyrore është kënaqësi, por mund të jetë zhgënjyese kur duhet të furnizoheni me karburant disa herë gjatë rrugës. Shkoni më tej dhe eksploroni më shumë me rritjen e kapacitetit të serbatorit të benzinës prej 67 litra ose rritjen e kapacitet të serbatorit të naftës prej 65 litra të Discovery Sport.

POWERED TAILGATE
Me hapje të fuqizuar të derës së bagazhit mund ta hapni ose mbyllni lehtë derën e bagazhit me pult, butonin e brendshëm ose duke përdorur butonat e fshehtë mbi derë.
CABIN AIR IONISATION
Duke rritur mirëqenien e shoferit dhe pasagjerëve, Jonizimi i Ajrit të Kabinës me teknologjinë Nanoe™ përmirëson cilësinë e ajrit brenda kabinës së automjetit duke hequr alergenet, viruset, bakteret ajrore dhe aromat që i shoqërojnë.
HAPËSIRA RUAJTËSE
Tapiceria e hapur dhe e ndritshme e Discovery Sport siguron një ndjenjë hapësire - diçka që pa dyshim do të doni të ruani edhe me një automjet të plotë. Zgjidhjet e hapësirave ruajtëse inteligjente ju lejojnë të shmangni rrëmujën duke marrë gjithçka që ju nevojitet.
STIL JETESE AKTIVE
Shijoni aktivitetet tuaja të preferuara në natyrë pa pasur nevojë të merrni çelësat. Aksesori opsional Çelësi i Aktivitetit është një rrip dore i fortë dhe plotësisht i papërshkueshëm nga uji. Thjesht lini çelësat të sigurta brenda automjetit të kyçur dhe përdorni Çelësin e Aktivitetit për të kyçur dhe zhbllokuar Discovery Sport.
SIGURIA

Projektuar për siguri optimale, Discovery Sport përfshin një mori karakteristikash për t’ju mbrojtur juve dhe pasagjerët tuaj.

NDËRTO VETË
ISOFIX
Duke mundësuar lidhje të fortë ndërmjet ndenjëses së fëmijëve dhe automjetit, pikat ISOFIX ofrojnë siguri të përmirësuar në të gjithë kabinën.
JASTËKË AJRI
Sistemi gjithëpërfshirës i Discovery Sport me tetë jastëkë ajri për drejtuesin dhe pasagjerët siguron mbrojtje të shkëlqyeshme për të gjithë brenda.
SISTEMI I DREJTIMIT
Discovery Sport përdor teknologjitë më të fundit të sigurisë, duke përfshirë Shpërndarjen Elektronike e Frenimit me Forcë, e cila automatikisht ndryshon forcën e frenimit në secilin bosht me qëllim minimizimin e distancës së ndalimit, duke ruajtur qëndrueshmërinë dhe aftësinë e drejtimit të automjetit.
FENERË MATRICË LED

Pjesë e gamës së teknologjive tona, fenerët matricë LED ofrojnë rreze përshtatëse që zbehet dhe përshtatet për të mundësuar shikueshmëri maksimale pa verbuar automjetet që vijnë përballë.

yt:OdjfEiDzOkk
ASISTENCA STANDARDE TË DREJTUESIT
FRENIMI NË RAST URGJENCE
Nëse pritet një përplasje dhe, pas paralajmërimit vizual, nuk ndërmerret asnjë veprim, frenat kapen automatikisht. Vepron me automjete midis 5 dhe 80km/h dhe këmbësorëve ose çiklistëve ndërmjet 5 dhe 60km/h.
ASISTENCA E RUAJTJES SË KORSISË
Ideale, për kushtet e rrugës së rrëshqitshme, Asistenca e Ruajtjes së Korsisë zbulon kur makina del pa qëllim nga korsia dhe zbaton një moment rrotullues korrigjues në timon, duke ju inkurajuar ta drejtoni automjetin tuaj brenda korsisë.
NDIHMA E PARKIMIT PARA DHE MBRAPSHT
Bën manovrimin më të lehtë. Zgjidhni marshin mbrapsht ose aktivizojeni nëpërmjet ekranit me prekje për grafika në ekran e reagimet akustike do të tregojnë afërsinë me pengesa në afërsi.
KAMERA E PASME
Siguron dukshmëri të përmirësuar kur lëvizni mbrapsht. Discovery Sport dhe rruga e projektuar përfaqësohen në ekranin me prekje për të ndihmuar me parkim.
OPSIONET E PAKETAVE

Zgjidhni nga një sërë paketash për të përmirësuar përvojën tuaj në drejtimin e makinës

PARK PACK
DRIVE PACK
DRIVER ASSIST PACK
NDËRTO VETË
ASISTENCA E PARKIMIT
Kur aktivizohet, Discovery Sport kërkon një hapësirë parkimi të përshtatshme. Automjeti ju drejton brenda dhe jashtë hapësirës.
NDIHMA E PARKIMIT 360º
Siguron besim të plotë kur manovrohet në hapësira të ngushta. Sensorët në pjesën e pasme, të parme dhe anësore japin reagime akustike dhe vizuale në kohë reale për të treguar se sa afër jeni nga pengesat.
MONITORUESI I TRAFIKUT PRAPA
Ju paralajmëron për automjete, këmbësorë ose rreziqe të tjera që afrohen nga të dyja anët e automjetit. Veçanërisht e dobishme kur lëvizni mbrapsht nga një gji parkimi edhe nëse pamja e pasme është e penguar.
MONITORIMI I DALJES SË HAPUR
Ndihmon udhëtarët të qëndrojnë të sigurt kur dalin nga Discovery Sport duke paralajmëruar mbi rreziqet që afrohen, siç janë automjetet dhe çiklistët që kalojnë.
NDËRTO VETË
KONTROLLI PËRSHTATËS I UDHËTIMIT
Paketa e Drejtimit përbëhet nga tre karakteristika. Kontrolli Përshtatës i Udhëtimit e mban automjetin në distancë të sigurt nga automjeti përpara nëse ngadalëson ose ndalet kur lëvizni ose udhëtoni në trafik të ngadaltë. Nëse automjeti përpara ndalet plotësisht edhe automjeti juaj ndalet.
ASISTENCA E KËNDIT TË VËSHTIRË
Nëse Discovery Sport zbulon një makinë tjetër në këndin tuaj të vështirë kur filloni të ndryshoni korsi, një dritë paralajmëruese ndriçon në pasqyrën e krahut përkatës dhe një moment drejtimi ju nxit të largoni automjetin nga përplasja e mundshme.
FRENIMI ME SHPEJTËSI TË LARTË NË RAST URGJENCE
Kjo karakteristikë opsionale zbulon kur mund të ndodhë goditje ballore e mundshme dhe shfaq alarm duke paralajmëruar drejtuesin të frenojë. Nëse drejtuesi nuk reagon, Discovery Sport frenon për të reduktuar ashpërsinë e përplasjes së mundshme. Frenimi në Rast Urgjence është montuar si standard.
NDËRTO VETË
KONTROLLI PËRSHTATËS I UDHËTIMIT ME ASISTENCËN E DREJTIMIT
Paketa e Asistencës së Drejtuesit gjithashtu përfshin tiparet e gjetura si në Paktën e Parkimit edhe në Paketën e Drejtimit. Kontrolli Përshtatës i Udhëtimit me Asistencën e Drejtimit ju mbështet gjatë drejtimit, duke ju ndihmuar të qëndroni brenda korsisë dhe ju mban në distancë të sigurt nga automjeti përpara. Motori, frenat dhe timoni përgjigjen automatikisht.
NDJESIMI I TERRENIT ZHYTËS KARTA E PËRMBAJTJES
Heq stresin e tejkalimit të terreneve ujore. Ndjesimi i Terrenit Zhytës ju jep një afishim në kohë reale të nivelit të ujit rreth automjetit dhe ju paralajmëron nëse uji po afrohet me thellësinë maksimale të Discovery Sport.
KAMERA RRETHUESE 360°
Duke përdorur katër kamerave dixhitale, të vendosura në mënyrë diskrete përqark Discovery Sport, juve ju ofrohet pamje e sipërme 360​​° në ekranin me prekje me shumë kënde pamore në të njëjtën kohë.
ZGJIDHNI DISCOVERY SPORT TUAJ

Zgjidhni nga katër modele dhe dy stile trupi të ndryshme, ku secila ofron personalitet unik dhe veçori shtesë.

ZGJIDHNI MODELIN TUAJ
KRAHASONI AUTOMJETET TONA
Zgjidhni deri në tre automjete dhe krahasojini krah për krah
SHKARKO NJË BROSHURË
Shikoni dhe shkarkoni broshurat më të fundit Land Rover
REZERVO NJË PROVË DREJTIMI
Organizoni një provë drejtimi përmes shitësit të autorizuar më të afërt
GJEJ NJË SHITËS TË AUTORIZUAR
Gjej shitësin e autorizuar më të afërt të Land Rover

*Shifra është përfaqësuese e ndenjëseve të shtytura plotësisht përpara dhe jo të palosura.
Të gjitha karakteristikat brenda automjetit duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur janë të sigurt për ta.
Drejtuesit duhet të sigurohen se janë në kontroll të plotë të automjetit në çdo kohë.
Nanoe™ është markë tregtare e e Panasonic Corporation.
Karakteristikat opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë sipas specifikimit të automjetit (modeli dhe fuqia) ose kërkojnë instalimin e karakteristikave të tjera për t'u pajisur. Ju lutemi të kontaktoni shitësin tuaj lokal për më shumë detaje ose konfigurojeni automjetin tuaj në linjë.