OPSIONET E PAKETAVE

    OPSIONE TË KARROCERISË

    TAVAN PANORAMIK


    Duke sjellë dritë natyrore në brendësinë e Range Rover Evoque, tavani panoramik ofron ndjenjë më të ndritshme, më të gjerë brenda SUV. Zgjidhni tavan panoramik fiks ose me rrëshqitje1 dhe çati me ngjyrë trupi ose me kontrast argjendi e të zezë.

    NDËRTO VETË

    OPSIONE TË TAPICERISË

    • SHTRESAT
      SHTRESAT

      Thekson sipërfaqet e Range Rover Evoque me shtresa alumini linear të graduar në ngjyrë të shndritshme ose të errët apo rimeso qymyrdruri natyral në gri ose kafe të kuqërremtë.

    • NDENJËSET
      NDENJËSET

      Ndenjëset janë të disponueshme nga ato me 8 pozicione manuale në 10, 14 dhe 16 pozicione. Funksionalitetet përfshijnë kujtesën, masazhin, ngrohjen dhe ftohjen.

    • NGJYRAT E TAPICERISË
      NGJYRAT E TAPICERISË

      Zgjedhja e ngjyrave të ndenjëseve përfshin Ebony, Cloud, Eclipse dhe Deep Garnet. Tavani disponohet Light Oyster ose Ebony.

    • PAKETA FUNKSIONALITET KLIMA E FTOHTË
      PAKETA FUNKSIONALITET KLIMA E FTOHTË

      Ofron një mënyrë të shpejtë për të shkrirë xhamin e përparmë. Përfshin xhami të përparmë me ngrohje, larje fenerësh dhe timon.

    LAND ROVER GEAR - AKSESORË

    • AKSESORËT E JASHTËM
      AKSESORËT E JASHTËM

      Personalizoni Range Rover Evoque më tej me një gamë të aksesorëve të karrocerisë që ofrojnë përmirësim të frymëzuar nga performanca duke përfshirë kupa pasqyrash me fibra karboni dhe ajërmbledhëse anësore, nën-mbrojtëse çeliku të pandryshkshëm para e mbrapa dhe parafango para e mbrapa.

    • AKSESORËT E BRENDSHËM
      AKSESORËT E BRENDSHËM

      Nga funksionaliteti shtesë i ofruar nga gama Click and Go deri në shkathtësinë dhe praktikën e ofruar nga ndarësit e bagazheve dhe shtresa e ndriçuar e hapësirës së ngarkesës, zgjidhni pajisjet ideale për të përputhur në mënyrë të përsosur stilin e jetës me qëllimet e preferuara.

    • TRANSPORTIMI DHE RIMORKIMI
      TRANSPORTIMI DHE RIMORKIMI

      Projektuar në mënyrë elegante për të plotësuar Range Rover Evoque, përzgjedhja e aksesorëve sportive, transportues dhe rimorkues, të dizajnuar për të rritur fleksibilitetin e ngarkimit në hapësirat e ngarkesës përfshijnë mbajtëse biçikletash dhe të sporteve ujore, binarët e çatisë, bazë shinash, kuti çatie dhe çengel rimorkimi.

    • FUNKSIONI DHE TEKNOLOGJIA
      FUNKSIONI DHE TEKNOLOGJIA

      IPhone® Connect dhe Charge Dock3 lejojnë shikueshmëri të telefonit inteligjent gjatë karikimit, duke shfrytëzuar hapësirën e mbajtëses së gotave në panelin qendrore. Kontrolloni lehtësisht listat tuaja, podkastet dhe mediat e tjera nëpërmjet sistemit të info-zbavitjes së Range Rover Evoque.