RANGE ROVER MË I FUNDIT
Për ndjesi dramatike dhe moderne, Range Rover përmban ndriçim LED të jashtëzakonshëm rreth e rrotull, si standard.
E fundit në luks, ndenjëset e pasme të klasit ekzekutiv ofrojnë nivele shembullore të rehatisë me shilte më të gjera e më të thella. Paneli qendror me hapje të komanduar integrohet në mënyrë të përsosur me ndenjëset e jashtme të pasagjerëve për të krijuar ambient luksoz me katër vende.
Ndriçimi i Konfigurueshëm i Ambientit të Brendshëm dhe Ndriçuesi Funksional i Përforcuar plotësojnë ambientin e brendshëm dhe rrisin hapësirën. Me një zgjedhje prej 10 ngjyrash, ndriçimi është projektuar për të nxjerrë në pah veçoritë e dizajnit dhe për të krijuar një mjedis të vërtetë unik e të relaksuar.
Pajisur me Ndriçim të Konfigurueshëm dhe Sistemi Audio Meridian Surround, Range Rover Westminster ka tapiceri të bukur, të mirë-pajisur. Përmirësoni pamjen dinamike të automjetit me ngjyrën e zezë Westminster, që përfshin thekset e zezë Narvik dhe rrota të zeza me shkëlqim.
Operacionet e Veçanta të Automjeteve krijojnë Range Rover-ët më unikë, të tillë si SVAutobiography Dynamic Stealth, i cili përmban finiturë të zezë Grand dhe rrota 22” stili 5087, me 5 këmbë me finiturë të zezë me shkëlqim, duke i dhënë SVAutobiography Dynamic një prani të fuqishme.
Fenerët piksel-lazer LED me Drita Ditore simbol ofrojnë opsionin më të fundit të dritës, me teknologji lazer që rrezaton pesë herë më shumë se fenerët standard me ndriçim LED. Sistemi prodhon pamje të qartë për më shumë se gjysmë kilometri.
Heavy traffic and motorway driving has never been more comfortable. Adaptive Cruise Control with Steering Assist1 provides moderate intervention - gently assisting with steering, acceleration and braking to centre the vehicle in lane, while maintaining a set distance from vehicles ahead.
Afishimi Ballor2 paraqet të dhënat kryesore të automjetit duke përfshirë shpejtësinë, pozicionin e marshit dhe drejtimet e navigimit mbi xhamin e përparmë. Përmban grafikë me ngjyra të plota, me rezolucion të lartë, duke ju mundësuar ta shihni me lehtësi informacionin e duhur.
Shijoni aktivitetet e preferuara në natyrë dhe mbajeni çelësin e makinës tuaj të sigurt në automjet. Funksioni opsional i aktivitetit Land Rover përmban një rrip dore plotësisht të papërshkueshëm nga uji, duke ju lejuar të merrni pjesë në një sërë aktivitetesh ku mbajtja e një çelësi makine nuk është i volitshëm.
Hipni dhe zbrisni nga makina me lehtësi dhe elegancë më të madhe. Kur aktivizohet, Lartësia Automatike Hyrje-Daljes, me aktivizim përmes suspensioni elektronik me ajër, e ul automjetin me 50 mm për lehtësi shtesë.
Duke ruajtur kabinë të rregullt dhe duke mundësuar akses të lehtë tek sendet personale, Range Rover përmban hapësira të përshtatshme ruajtëse - nga hapësira ruajtëse në panelin qendror deri në luksin e pijeve freskuese të frigoriferit opsional.
Një sërë opsionesh për t’u ulur janë në dispozicion nga ndenjëset e parme me ngrohje 16 pozicione dhe stoli i pasmë me raport 60:40 deri te ndenjëset me masazh dhe ngrohje e ftohje në 24 pozicione, të plotësuar me ndenjëse të klasit ekzekutiv.Secili prej tyre përfshin kujtesën e drejtuesit dhe pasagjerit.
Për të parandaluar mbinxehjen e kabinës dhe për të minimizuar kërkesat për ajër të kondicionuar, tenda automatike mbyllet automatikisht kur pasagjerët të kenë zbritur dhe dyert të jenë mbyllur.
Shijoni masazhin e fundit me gurë të nxehtë ndërsa jeni në rehatinë e ndenjëses tuaj. Përmban 25 programe masazhi relaksuese duke përfshirë modalitetet e rrotullimit dhe pulsimit.
Duke aktivizuar butonin PURIFY në automjet, Jonizimi i Ajrit të Kabinës me filtrin PM2.5 do të tërheqë dhe grumbullojë grimca të imëta si PM2.5 dhe alergjenet e ajrit si pluhuri dhe poleni nga ajri i jashtëm, duke zvogëluar ekspozimin e personave brenda automjetit ndaj ndotësve atmosferikë.
Plotësoni kërkesat e terrenit. Reagim Terreni 2 përshtat reagimet e sistemeve të motorit, kutisë së marsheve, diferencialeve dhe shasisë me kushtet e terrenit. Zgjidhni nga shtatë modalitete: Dinamik, Ekologjik, Rehati, Bar/Zhavorr/Borë, Baltë dhe Tragë, Rërë dhe Zvarritje mbi Shkëmbinj.
Suspensioni elektronik me ajër ndryshon shpejt lartësinë e automjetit tuaj, duke i mbajtur të katërta rrotat në tokë në sipërfaqe të paniveluara për udhëtim të mbërthyer në rrugë. Gjithashtu mund ta përdorni këtë funksion për të ndryshuar lartësinë e automjetit për të lehtësuar ngarkimin dhe shkarkimin e objekteve të rënda.
Kontrolli i Lëvizjes në të Gjitha Terrenet (ATPC) ju mundëson të caktoni dhe të mbajnë shpejtësi të qëndrueshme në kushte sfiduese, si në terren me baltë, bar të lagur, akull, borë dhe terren. Funksionon midis 1.8km/h dhe 30km/h, duke ju mundësuar të ruani përqendrim të plotë te manovrimi dhe të gjeni rrugën përmes terreneve të vështira.
Dinamika Përshtatëse e bën përshkimin e kilometrave pothuajse pa u vënë re. Sistemi monitoron lëvizjet e automjetit 500 herë në sekondë, duke reaguar praktikisht në çast ndaj komandave të drejtuesit për të dhënë kontroll më të madh dhe për të minimizuar rrotullimin e trupit, duke siguruar një udhëtim të përbërë dhe të sheshtë.
Reagimi Dinamik3përmirëson manovrimin e automjetit nëpërmjet kontrollit të rrotullimit hidraulik, duke optimizuar performancën në rrugë dhe rehatinë e pasagjerëve, duke pakësuar animin e trupit gjatë marrjes së kthesave. Duke kontrolluar boshtet e përparme dhe të pasme në mënyrë të pavarur mund të ofrojë gatishmëri në shpejtësi të ulët, së bashku me stabilitetin të shtuar për shpejtësi të lartë dhe saktësinë më të madhe drejtuese.
Diferenciali Aktiv Bllokues i Pasmë siguron stabilitet të përmirësuar në rrugë dhe tërheqje të rafinuar, me rrëshqitje rrotash të kufizuar, jashtë rrugës së shtruar. Siguron që fuqia të transmetohet te rrotat me mbërthimin më të madh në dispozicion.
1Pjesë e Paketës së Asistencës së Drejtuesit.
2Kërkon xhamin reflektues me infra të kuqe në disa tregje.
3Disponohet vetëm në motorët V8.
Ndenjëset aktuale kanë jastëkë dhe shtresa të reja lëkure më të butë për të optimizuar këto karakteristika. Ju lutemi t’i referoheni shitësit të Land Rover për më shumë informacion