Ekspertët e të gjitha terreneve nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) e testuan modelin Defender që përpara se të bëhej i disponueshëm.
Ata synonin të verifikonin nëse ky model legjendar ishte i përshtatshëm për të mbështetur punën humanitare në disa nga komunitetet më të thella në botë. Specialistët e flotës së IFRC-së e morën përgjigjen për këtë në Dubai.
Përgjatë dunave të shkretëtirës dhe rrugëve gjarpërushe, ata provuan manovrueshmërinë dhe rehatinë e garantuar të këtij modeli 4x4 teksa ngjisnin malin më të lartë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Automjeti Defender kaloi çdo test, çka e kënaqi Z. Ilir Caushaj nga IFRC-ja. Ai u shpreh: “Kryqi i Kuq mbështet miliona persona në krizë çdo vit, duke punuar në thuajse të gjitha vendet e botës. Ne e ushtrojmë veprimtarinë tonë në disa nga zonat më të thella të globit, shpeshherë duke punuar në terrene shumë sfiduese, ndaj ekipet tona duhet të jenë në gjendje të përballen me gjithçka”.
Ekspertët e flotës së IFRC-së e testuan automjetin Defender në rërën e shkrifët të dunave të shkretëtirës, ku modeli prototip i ngjiti me lehtësinë më të madhe pjerrësitë, shpatet anësore sfiduese dhe kodrat me vizibilitet të kufizuar, që janë karakteristike të udhëtimit në rrugët e pashtruara të rajonit.
Destinacioni i radhës ishin rrugët gjarpërushe të autostradës së Jebel Jais, në temperatura mbi 40 gradë Celsius. Defender shpërfaqi rehatinë e tij gjatë udhëtimit dhe manovrueshmërinë praktike, duke u ngjitur në thuajse 2,000 metra lartësi.
Dubai ishte destinacioni i duhur për vijimin e partneritetit të automjetit Defender me Kryqin e Kuq. Kjo marrëdhënie daton që prej vitit 1954, kur një Seri e përshtatur posaçërisht nga Land Rover u vendos në shërbim në rajon si një dispanseri e lëvizshme.