Nëpërmjet shërbimeve tona të reja të qiramarrjes dhe abonimit, si edhe ofertave tërheqëse për qiramarrjen afatgjatë, përdorimi i automjeteve tona nuk ka qenë asnjëherë më i lehtë. Çdo shërbim ofron përfitime të veçanta - zbuloni se cili prej tyre përshtatet më mirë me nevojat dhe stilin tuaj të jetesës.
DEKLARATË PËR INCIDENTIN KIBERNETIK
Po vijojmë të punojmë intensivisht për të rikthyer funksionimin e aplikacioneve tona globale në një mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt pas incidentit kibernetik të pësuar së fundmi. Jemi duke bashkëpunuar me palë të treta specialiste të sigurisë kibernetike, si edhe me organet ligjzbatuese.
Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë klientët, partnerët, furnizuesit dhe kolegët tanë për durimin dhe mbështetjen e tyre. Ju kërkojmë shumë ndjesë për pengesat e shkaktuara prej këtij incidenti. Partnerët tanë të shitjes janë aktivë dhe ne do t’ju mbajmë të përditësuar në vijim.