AMAZON ALEXA

E shpejtë, e thjeshtë, intuitive.


*Disponueshmëria e Amazon Alexa varet nga tregu. Ju lutemi, flisni me Shitësin tuaj të autorizuar

Sistemi i informacionit dhe argëtimit i Range Rover Evoque

THJESHTIM I JETËS SUAJ

Amazon Alexa1 ju lidh edhe më pranë me botën tuaj, ndërkohë që ju qëndroni me duart në timon dhe me sytë nga rruga. Kontrolloni navigacionin dhe muzikën tuaj, duke përfshirë Spotify2, në mënyrë natyrale dhe intuitive me zërin tuaj. Gjithashtu, ju mund të kryeni telefonata, të dëgjoni libra audio, të dëgjoni lajme, të kontrolloni motin dhe të kontrolloni veçoritë e përputhshme të smart home3 nga Land Rover juaj.

DO T’JU NEVOJITET

Për ta instaluar këtë veçori pa pagesë dhe për të përfituar nga Alexa, do t’ju nevojitet:

Kroskoti i interierit të Range Rover Sport dhe sistemi i informacionit dhe argëtimit

PIVI PRO

Automjeti juaj do duhet të ketë sistemin Pivi Pro4 të informacionit dhe argëtimit për të përdorur Amazon Alexa.
Sistemi i radios

ABONIMI PËR PAKETËN ONLINE

Alexa kërkon lidhje interneti. Abonimi për Paketën Online5 ju siguron lidhjen.
Burrë duke punuar në MacBook

LLOGARIA INCONTROL

Për të lidhur llogarinë tuaj Amazon me automjetin tuaj, do t’ju nevojitet së pari një llogari InControl .
LLOGARIA AMAZON

LLOGARIA AMAZON

Hyni në llogarinë tuaj Amazon për të shfrytëzuar përfitimet e përdorimit të Alexa-s në automjetin tuaj.

UDHËZUESI I INSTALIMIT TË AMAZON ALEXA

Shkarkoni udhëzuesin e përdoruesit në PDF nëse dëshironi që ta kryeni instalimin duke përdorur udhëzimet me shkrim.

KONTROLLONI AUTOMJETIN PËR INSTALIMIN

Automjeti juaj mund të jetë gati për të aktivizuar Alexa-n. Përdorni listën e kontrollit për t’u siguruar se keni gjithçka të nevojshme për të filluar procesin.

AKTIVIZONI DHE LIDHNI ALEXA-N

Pasi ta keni përfunduar aktivizimin, ikona Tap to Talk (Shtyp për të folur) e Alexa-s do të shfaqet në panelin anësor. Alexa është gati për t’u përdorur.

PËRFITONI MAKSIMALISHT NGA ALEXA

Tërësia e komandave zanore jua bën jetën më të lehtë dhe argëtuese. Njihuni me të gjitha mënyrat se si mund ta përdorni Alexa-n.

PPSH

HAPINI TË GJITHA
Si të veproj nëse më duhet t’ia huazoj automjetin tim dikujt tjetër?
Jam i/e shqetësuar për privatësinë time, a mund ta çaktivizoj Alexa-n për pak kohë?
A duhet të kem një llogari Amazon Prime? Çfarë mund të bëj me një llogari Amazon Prime?
A mund ta përdor Alexa-n në një gjuhë tjetër?
A mund ta ndryshoj fjalën aktivizuese?
A duhet t’i jap Alexa-s akses në vendndodhjen time?
Çfarë domethënieje ka shiriti i kuq horizontal Alexa chrome në krye të ekranit në Pivi Pro?
A mund të kuptojë dy gjuhë Alexa?
Përse shiriti horizontal blu Alexa chrome shfaqet për 1-2 sekonda dhe më pas zhduket pavarësisht se nuk e kam thënë fjalën aktivizuese?
A i dërgohen Amazon-it bisedat?
A është Amazon Music i disponueshëm pa pagesë?

1Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës. Amazon Alexa është e disponueshme vetëm në tregje të caktuara. Amazon, Alexa, Amazon Music, Audible dhe të gjitha logot përkatëse janë marka tregtare të Amazon.com, Inc. ose të ndërlidhura me të. Disa funksione të sistemit Alexa varen nga teknologjia inteligjente e shtëpisë.  


2Amazon i përditëson vazhdimisht ofruesit e njohur të transmetimit të medias. Ofruesit e mëposhtëm janë certifikuar për përdorim: Spotify, TuneIn, Amazon Music, Audible, Kindle, iHeartRadio dhe Pandora.  


3Për funksionalitetin smart home (shtëpia inteligjente) kërkohen produkte dhe instalime të mëtejshme.  


4Veçoritë, opsionet, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e Pivi, Pivi Pro dhe InControl mbeten në varësi të tregut - kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar të Land Rover për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti celular, që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.  


5Abonim 12-mujor për Paketën Online. I disponueshëm vetëm në tregjet e lidhura. Për të vijuar me përdorimin e Veçorisë përkatëse pas periudhës së abonimit fillestar, do t’ju duhet ta rinovoni abonimin dhe të paguani tarifat e zbatueshme për rinovimin.  


Për të vijuar me përdorimin e veçorive përkatëse pas periudhës së abonimit fillestar, do t’ju duhet ta rinovoni abonimin dhe të paguani tarifat e zbatueshme për rinovimin.