MUNDËSUAR NGA QËLLIMI

Përshkoni 100.000 km udhëtim të pakrahasueshëm, të barasvlershëm me 5 vite udhëtim elektrik të zakonshëm, ku luksi dhe qëllimi ndërthuren së bashku. Si pjesë e premtimit tonë, zgjedhja e automjetit tuaj Range Rover plotësisht elektrik mbështetet nga burime të ripërtëritshme të certifikuara. Megjithëse kjo nismë nuk furnizon drejtpërdrejt automjetin tuaj me energji elektrike, ajo siguron gjenerimin e një sasie të barasvlershme energjie të ripërtëritshme dhe përfshirjen e kësaj energjie në rrjet. Udhëtoni të sigurt falë një automjeti të mirëkonceptuar.

ESENCA E LUKSIT TË PËRGJEGJSHËM

Projektuar për të pasqyruar qetësinë e pakrahasueshme të udhëtimit tuaj, angazhimi ynë është një mishërim konkret i luksit të përgjegjshëm, që ju mundëson të udhëtoni të sigurt, duke ditur se, në emrin tuaj, po gjenerohet energji nga burime të ripërtëritshme në nivel evropian.

REHATI QË NË KILOMETRIN E PARË

Për të siguruar se kalimi juaj drejt modalitetit elektrik do të jetë po aq i rehatshëm sa edhe vetë udhëtimi me mjetet tona, ne sigurojmë Garanci Evropiane të Origjinës për çdo model Range Rover Electric të shitur, e barasvlershme me 100.000 km udhëtim gjatë pesë viteve të para të pronësisë. Kjo siguri është integruar në pronësinë tuaj që prej kilometrit të parë, duke garantuar se udhëtimi juaj do të fillojë me qetësi dhe rafinim të plotë.

PERFORMANCË QËLLIMPLOTË

Nëpërmjet shtimit të një vëllimi të barasvlershëm energjie të ripërtëritshme në rrjet, ne mbështesim në mënyrë aktive zgjerimin e infrastrukturës evropiane të energjisë së ripërtëritshme. Ky është një kontribut domethënës, që përkon me elegancën e udhëtimit tuaj.

SAKTËSI PA KOMPROMIS

Duke përdorur të dhënat mesatare evropiane të konsumit për automjetet tona elektrike, kjo nismë është llogaritur me kujdes për të vlerësuar gjurmën tuaj gjatë drejtimit. Ajo siguron transparencë në çdo kilometër, të matur me përpikërinë që prisni prej projektimit nga Range Rover.

VËRTETËSI E PASHOQE

Verifikuar nga organet kombëtare të autorizuara dhe auditorët e pavarur në përputhje me Sistemin Evropian të Certifikimit Energjetik, angazhimi ynë mbetet tërësisht transparent. Mbikëqyrja rigoroze ofron një nivel vërtetësie të certifikuar, që siguron se energjia elektrike e ripërtëritshme e gjeneruar për rrjetin është plotësisht e verifikuar dhe pa kompromis.

RAFINIM. I SOFISTIKUAR.

Energjia elektrike e ripërtëritshme sigurohet nga burime të certifikuara, duke përfshirë energjinë diellore, të erës, hidroenergjinë dhe objekte të tjera të miratuara evropiane. Kjo garanton që përdorimi i automjetit tuaj elektrik do të kontribuojë në një përzierje më të pastër rajonale të burimeve të energjisë, duke përfaqësuar një hap konkret që e ngre çdo udhëtim në nivele të reja inovacioni dhe përgjegjësie mjedisore.