Dramatik, tërheqës, i pakomprometuar. Çdo motor i Range Rover Sport ofron fuqi të lartë me performancë reaguese sportive.
Theo James shpalos karakterin dinamik të automjetit Range Rover Sport në videon tonë më të fundit.
Modeli i shfaqur në ngjyrë Velocity blu.
Detajet bëjnë diferencën. Çdo element është projektuar me kujdes për të ofruar reagim sa më të lartë në udhëtim, pa asnjë mundim. Janë pikërisht këto ndryshime të hollësishme në dizajn që do të bëjnë diferencën.
“I fuqishëm, dinamik, modern, i sofistikuar...dhe më shumë”
Kapaciteti sportiv, aftësia dinamike dhe pamja imponuese e Range Rover Sport tashmë në një nivel tjetër.
Frymëzuar nga trupat qiellorë dhe mitologjia, ky koleksion, i pari në llojin e vet, vjen me pesë modele ekskluzive të kuruara. Të gjitha të krijuara në mënyrë të kujdesshme, me ngjyra dhe lustra të posaçme, disqe 23 inç, frena prej qeramike karboni, kofano prej Fibre karboni dhe simbolizëm unik të ndërthurur ngado. Secili model është i disponueshëm në një nga dy konfigurimet e ngjyrave.
Me një rreze elektrike të certifikuar deri në 122 km†1 dhe karikim të shpejtë DC, hibridi elektrik plug-in me rreze të zgjeruar (PHEV) kombinon performancën dhe efikasitetin drithërues.
Të konfiguruara me mjeshtëri nga dizajnerët tanë, këto kurime shprehin ekuilibrin e përsosur të performancës sportive dhe përsosjes, gati që ju të zgjidhni dhe porosisni.
Zgjidhni nga gjashtë modele të dallueshme për të filluar udhëtimin tuaj.
*Deri në 800Nm forcë rrotulluese motori dhe 0- 60 në 3,6s kur përdoret motori i kombinuar me modalitetin MHEV, modalitetin e Nisjes dinamike, disqet e Karbonit dhe frenat Carbon Ceramic.
✝Shihni shifrat mbi WLTP-në.
Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së, të kryera me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO,2shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.
1Distanca e pritshme elektrike reale deri në 96km.
2Paketa Stealth vjen e disponueshme si veçori opsionale vetëm në modelet Dynamic SE.
Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë sipas specifikave të automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose të kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal për më shumë detaje ose konfigurojeni automjetin tuaj në internet.
Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.
Funksionet, opsionet e Pivi-t dhe InControl-it, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e tyre, mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të Land Rover për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, i cili do të duhet të rinovohet më tej pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.