KUSHTE DHE AFATE

Land Rover ka bërë çdo përpjekje për të siguruar saktësinë e informacionit që përmban kjo faqe.

Land Rover vazhdimisht kërkon mënyra për të përmirësuar specifikimin, projektimin dhe prodhimin e automjeteve të tij dhe vazhdimisht ndodhin ndryshime. Ndërsa bëhet çdo përpjekje për të prodhuar produkte dhe specifikime të përditësuara, kjo faqe nuk duhet të konsiderohet si një udhëzues i pagabueshëm për produktet dhe shërbimet e Land Rover, as nuk përbën një ofertë për shitjen e ndonjë automjeti të veçantë. Distributorët dhe Shitësit nuk janë agjentë të Land Rover dhe nuk kanë absolutisht asnjë autorizim për të detyruar Land Rover-in me ndonjë sipërmarrje ose përfaqësim të shprehur ose të nënkuptuar. Çdo referencë në këtë faqe në lidhje me shpejtësinë ose performancën nuk duhet të merret si një inkurajim për ngarë makinën në mënyrë të rrezikshme ose me shpejtësi që tejkalojnë kufizimet kombëtare.

Të gjitha të dhënat e Ekonomisë së Karburantit janë matur në përputhje me legjislacionin evropian aktual. Në përdorim normal, konsumi i karburantit i një automjeti mund të ndryshojë nga ai i arritur nëpërmjet procedurës së testimit, në varësi të teknikës së drejtimit, kushteve të rrugëve dhe trafikut, faktorët mjedisorë dhe gjendja e automjetit. Nëse keni ndonjë dyshim, konsultohuni me shitësin tuaj; informacioni i dhënë është i saktë në kohën e publikimit.

Çmimet e gatishmërisë për të dalë në rrugë përbëhet nga çmimi i rekomanduar i shitjes me pakicë të automjetit, dorëzimi te shitësi, TVSH-ja, taksa vjetore e shtetit, tarifa e regjistrimit të automjetit për herë të parë dhe kostoja e përllogaritur e targave.

Çmimet e opsionit supozojnë furnizimin me një automjet të ri. Politika e Land Rover është në zhvillim të vazhdueshme të produktit. Rezervojmë të drejtën për të ndryshuar në çdo kohë specifikimet, ngjyrat e çmimet e modeleve dhe artikujve të ilustruar e të përshkruar në këtë faqe.

Është bërë çdo përpjekje për të siguruar që informacioni, detajet dhe përshkrimet e vendosura të ishin të sakta në kohën e përditësimit të fundit. Ju këshillojmë që gjithmonë të kontrolloni specifikimin e automjetit me shitësin e LAnd Rover-it para se të porositni për të shmangur ndonjë keqkuptim.

Faqja e internetit landrover.com përmban disa versione në treg. Faqet e tregut mund të jenë të arritshme nëpërmjet faqes së përzgjedhjes së gjuhës në faqen kryesore landrover.com. Informacioni në çdo faqe interneti lidhet me specifikimin e tregut të çdo automjeti dhe shërbimet pas shitjes. Informacioni i automjeteve mund të jetë i ndryshëm në nivel tregu. Asgjë në këtë faqe nuk përbën një ofertë nga Jaguar Land Rover ose shitësit e autorizuar të Land Rover për të shitur ndonjë automjet të veçantë.

Mostrat e ngjyrave të paraqitura janë vetëm një udhëzues i përgjithshëm për nuancat në dispozicion. Për fat të keq, nuk mund të riprodhojmë këtu sipërfaqen e bojës me cilësi të lartë të makinave tona.

Ne përpiqemi të sigurojmë që informacioni në faqen tonë të jetë i saktë, i plotë dhe i përditësuar. Sidoqoftë, gjatë përdorimit të kësaj faqe, pranoni të jeni të detyruar nga Kushtet dhe Afatet të cilat hyjnë në fuqi në datën kur e përdorni faqen për herë të parë.

Pa cenuar të drejtat tuaja statutore, faqja dhe të gjitha informatat, tekstet, emrat, imazhet, fotografitë, logot, lidhjet, ikonat dhe materialet e tjera (pa kufizim) ofrohen “SIÇ JANË” dhe paraqiten “SIÇ DISPONOHEN” pa garanci përfaqësimi ose miratimi, të shprehur ose nënkuptuar. Informacioni, specifikimet dhe ngjyrat në këtë faqe mund të ndryshojnë nga tregu në treg dhe mund të ndryshojnë pa paralajmërim. Disa automjete shfaqen me pajisje opsionale. Ju lutemi të konsultoheni me shitësin LAnd Rover për disponueshmërinë. Në veçanti, ne nuk garantojmë ose përfaqësojmë saktësinë apo plotësinë e informacionit të dhënë në këtë faqe dhe as nuk garantojmë që përdorimi i kësaj faqeje do të jetë i pandërprerë ose pa gabime ose që faqja dhe serverët e tij janë të pastër nga viruset apo gabimet kompjuterike .

Në asnjë rast Land Rover nuk do të jetë përgjegjës për asnjë person për ndonjë dëm apo humbje që mund të lindë nga përdorimi i çdo informacioni që gjendet në faqen tonë ose produktet e shfaqura në faqen tonë, duke përfshirë, pa kufizim, dëmtimet indirekte ose pasuese, nga përdorimi ose humbja e përdorimit, të dhënave ose fitimeve, qoftë në funksion të kontratës, neglizhencës ose veprim tjetër të gabuar, që rrjedhin nga ose kanë lidhje me përdorimin e faqes. Pavarësisht nga çdo gjë tjetër në këto Kushte dhe Afate, ne nuk do të jemi përgjegjës për kërkesat që kanë të bëjnë me funksionalitetin ose disponueshmërinë e kësaj faqeje.

Të gjitha emrat, imazhet, logot që identifikojnë Land Rover janë shenja pronësie të Land Rover. Të gjitha markat e palëve të treta, emrat e produktit, shërbimit dhe emrat e kompanive të përfshira në këtë faqe janë marka tregtare, markat e shërbimit dhe emrat tregtar të zotëruesve përkatës të tyre. Land Rover nuk jep leje për përdorimin e tyre nga ndonjë person tjetër përveç zotëruesve. Çdo përdorim i tillë mund të përbëjë shkelje të të drejtave të zotëruesve.

- iPod®, iPhone™ dhe iPod touch® janë marka tregtare të Apple Computer, Inc. të regjistruara në SHBA dhe vende të tjera.
- Dolby® është një markë e regjistruar e Dolby Laboratories dhe çdo përdorim i markave të tilla nga Jaguar Land Rover Limited bëhet me licensë.
- DTS™ është markë tregtare e regjistruar e DTS Inc. dhe çdo përdorim i markave të tilla nga Jaguar Land Rover Limited bëhet me licensë.
- Markat dhe logot Bluetooth® janë në pronësi të Bluetooth SIG. Inc dhe çdo përdorim i markave të tilla nga Jaguar Land Rover Limited bëhet me licensë.
- Blackberry® është markë tregtare e Research In Motion Limited dhe është regjistruar në SHBA dhe mund të jetë në pritje ose regjistruar në vende të tjera.
- Audyssey MultEQ® është një markë e regjistruar e Audyssey Laboratories, Inc dhe çdo përdorim i markave të tilla nga Jaguar Land Rover Limited bëhet me licensë.
- Bi-Xenon™ është markë e regjistruar e Hella KgaA Hueck & Co.
- WhiteFire® është një markë e regjistruar e Unwired Technology LLC dhe çdo përdorim i markave të tilla nga Jaguar Land Rover Limited bëhet me licensë.

Land Rover nuk përfaqëson, garanton, pranon ose mban përgjegjësi për ndonjë faqe të jashtme që mund të lidhet me dhe nga kjo faqe. Çdo faqe e jashtme që vizitoni duke klikuar përmes një lidhjeje në këtë faqe është jashtë kontrollit të Land Rover dhe ju vizitoni tërësisht në rrezikun tuaj.

Shkarkimet e softuerëve nga kjo faqe janë skanuar dhe testuar tërësisht në të gjitha fazat e prodhimit, por - si me të gjithë softuerët e rinj - ne ju rekomandojmë që të kryeni një kontroll për viruse para përdorimit. Gjithashtu, ju rekomandojmë që të bëni një kopje rezervë të përditësuar të njësisë së diskut tuaj para se të përdorni softuerin. Land Rover nuk mund të pranojë përgjegjësi për ndonjë ndërprerje, dëmtim dhe/ose humbje të të dhënave tek të dhënat ose në sistemin kompjuterik tuaj që mund të ndodhë gjatë përdorimit të softuerit. Konsultohuni me administratorin e rrjetit tuaj përpara se të instaloni ndonjë softuer në një kompjuter në rrjet.

Këto Kushte dhe Afate do të drejtohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Anglisë dhe Uellsit. Mosmarrëveshjet që lindin këtu do të jenë ekskluzivisht nën juridiksionin e gjykatave të Anglisë dhe Uellsit. Nëse ndonjë prej këtyre Kushteve duhet të përcaktohet të jetë i paligjshëm, i pavlefshëm ose ndryshe i pazbatueshëm për shkak të ligjeve të çdo shteti ose vendi në të cilin këto Terma kanë për qëllim të jenë efektive, do të ndërpriten dhe fshihen nga kjo klauzolë. Të gjitha Kushtet e Përdorimit të tjera dhe Kushtet e Afatet të tjera do të mbeten në fuqi të plotë dhe vazhdojnë të jenë të detyrueshme dhe të zbatueshme. Land Rover rezervon të drejtën për të ndryshuar secilën nga Kushtet dhe Afatet e saj në çdo kohë duke i postuar ndryshimet në internet.
Nëse nuk i pranoni plotësisht këto Kushte, duhet të ndaloni menjëherë përdorimin e kësaj faqeje interneti.

E drejta e autorit © 2014 Jaguar Land Rover Limited