Aftësia

Hap të gjitha
Mbyll të gjitha
  • ASISTENCA E NISJES NË TERREN KODRINOR
    Për të ndihmuar drejtuesin kur lëviz nëpër kodra, Asistenca e Nisjes në Terren Kodrinor ruan forcën e frenimit për një kohë të gjatë që këmbët e drejtuesve të kalojnë nga pedali i frenave tek i gazit. Kjo parandalon lëvizjen e automjetit dhe zvogëlon ngarkesën e punës së shoferit. Asistenca e Nisjes në Terren Kodrinor është gjithnjë funksionale, nuk ka nevojë të zgjidhet.
  • KONTROLLI I LËVIZJES NË TË GJITHA TERRENET (ATPC)

    Duke funksionuar me shpejtësi shumë të ulëta, mes 1.8kph dhe 30kph, Kontrolli i Lëvizjes në të Gjitha Terrenet (ATPC) ndihmon drejtuesin të ruajë shpejtësi të qëndrueshme në kushte sfiduese, që të përqendroheni te drejtimi dhe gjetja e rrugës tuaj përmes pengesave. Gjithashtu ju lejon që automjeti të lëvizë butësisht edhe në sipërfaqe të vështira me fërkim të ulët, si në akull, dëborë ose bar të lagësht.

  • KONTROLLI I ZBRITJES KODRINORE (HDC)

    Sistemi Land Rover i patentuar Kontrolli i Zbritjes Kodrinore (HDC) është një tipar standard në të gjitha automjetet Land Rover me 4WD. Ky ndihmon drejtuesin me zbritje të kontrolluar të shpateve të vështira duke mbajtur një shpejtësi konstante dhe duke aplikuar frenim veçmas për çdo rrotë. Sistemi punon automatikisht për të ngadalësuar mjetin dhe për të ruajtur shpejtësinë relative sipas diapazonit të marshit të zgjedhur dhe pozicionit të pedalit të shpejtësisë.

  • ASISTENCA E STABILITETIT TË RIMORKIOS (TSA)

    Asistenca e Stabilitetit të Rimorkios (TSA) monitoron sensorët e stabilitetit të automjeteve për trazirat e shkaktuara nga një rimorkio e pabalancuar. Ky sistemi i automjetit mundëson kontroll individual të frenave për të korrigjuar situata potencialisht të rrezikshme.

  • KONTROLLI NË GRADIENT PJERRËSIE (GRC)

    Kontrolli në Gradient Pjerrësie® (GRC) lëshon në mënyrë progresive frenat kur largoheni nga pjerrësia për kontroll maksimal. Ky sistem funksionon në të dyja drejtimet, si në lëvizje para edhe prapa.

  • KONTROLL PËRSHPEJTIMI GRADIENT (GAC)

    Kontrolli i Përshpejtimit të Gradientit (GAC) është zhvilluar për të zvogëluar ndjenjën e përshpejtimit të papritur ndërsa automjeti hyn në gradient pjerrësie, duke përdorur sistemin e frenimit, Kontrolli i Përshpejtimit të Gradientit ngadalëson automjetin në shpejtësi të kontrolluar kur automjeti zbret pjerrësinë në drejtimin e synuar të lëvizjes. Ky funksion ndihmon në zvogëlimin e ndjenjës së shpejtësisë së rritur për të bërë që ndjesia e zbritjes të jetë më e sigurt.

  • REAGIM TERRENI

    Reagim Terreni është një sistem i zhvilluar për Land Rover që përshtat automjetin në vendosjen e cilësimeve optimale për çdo kusht të caktuar të drejtimit, në bazë të informacioneve të dhëna nga drejtuesi. Optimizon motorin e automjetit, sistemet e transmisionit, diferencialeve dhe të shasisë për të maksimizuar drejtueshmërinë, rehatinë dhe tërheqjen pa marrë parasysh terrenin apo kushtet. Vetëm zgjidhni modalitetin që i përshtatet kushteve: Drejtim i zakonshëm, Bar, Zhavorr, Borë, Baltë dhe Tragë dhe Rërë. Mjeti gjithmonë mundëson një drejtueshmëri të bindur dhe të sigurt.

  • REAGIM TERRENI 2

    Duke monitoruar shumë sensorë të automjetit, funksioni Reagimi Terreni 2 automatikisht përshtat parametra të ndryshëm të automjetit në përputhje me kushtet mbizotëruese për të arritur më të mirën e mundshme nga suspensioni, fuqia dhe kontrolli i rrëshqitjes në përputhje me kushtet. Funksioni Reagim Terreni 2 ndërtohet mbi sistemin origjinal të Reagim Terreni duke reduktuar ngarkesën e drejtuesit dhe duke siguruar që automjeti gjithmonë të ketë konfigurimin më të mirë të mundshëm sipas kushteve të terrenit. Është gjithashtu e mundur që shoferi të zgjedhë një konfigurim tjetër të automjetit nëse dëshiron.

  • 4 Rrota Aktive (4WD)

    Land Rover përdor sisteme 4x4 me kohë të plotë të cilat transmetojnë momentin më të madh në dispozicion te rrotat me më shumë mbërthim. Sistemet Land Rover 4x4 sigurojnë performancë optimale, si në rrugë të shtruar ashtu edhe jashtë saj, pavarësisht sipërfaqes apo kushteve.

  • KUTI MARSHI ME DY SHPEJTËSI TË ULËTA ME DIFERENCIAL ELEKTRONIK

    Një kuti transmisioni me dy shpejtësi me katër rrota aktive të përhershme dhe një ndarje momenti 50.50. Një freksion me shumë pllakëza i kontrolluar elektronikisht në diferencialin qendror shpërndan momentin ndërmjet boshteve të përparme dhe të pasme; deri në 100 për qind mund të kanalizohet te secili bosht në kushte ekstreme, sistemi elektronik i kontrollit të tërheqjes kontribuon më tej tek aftësitë. Kutia e transmisionit ofron zgjedhje të shpejtësive së ulëta dhe të larta, me ndryshim në aftësinë e lëvizjes deri në 37 mph. Raporti në shpejtësi të ulët është 2.93: 1, duke siguruar një shpejtësi zvarritëse jashtëzakonisht të ulët për terren jashtë rrugës të shtruar ose për tërheqjen e rimorkiove të rënda.

  • KUTI MARSHI ME NJË SHPEJTËSI ME DIFERENCIAL QENDROR TORSEN

    Kuti transmisioni me një shpejtësi të kontrolluar mekanikisht me diferencial qendror Torsen. 18kg më e lehtë se kutia e transmisionit me dy shpejtësi, kutia e transmisionit me një shpejtësi ofron performancë dinamike me një ndarje të momentit para-mbrapa prej 42/58 për qind, e cila mund të shkojë deri në ndarje të momentit prej 78/22 për qind kur mundësohet nga kushtet.

  • NDJESIMI I TERRENIT ZHYTËS

    Duke transmetuar informacion nga sensorët nën pasqyrat e dyerve, Wade Sensing™ informon shoferin për thellësinë e ujit me një ekran vizual mbi ekranin me prekje të automjetit dhe një tingull që rritet me rritjen e thellësisë. Drejtuesi mund të shohë thellësinë aktuale të ujit si dhe thellësinë e mëtejshme të lejuar në mënyrë të sigurt; kjo është veçanërisht e vlefshme në kushte me dukshmëri të të dobët ose gjatë natës.

  • NISJA NË TËRHEQJE TË ULËT

    Nisja në Tërheqje të Ulët automatikisht e optimizon automjetin për nisje të butë në sipërfaqe me tërheqje të ulët, siç është bari i lagësht, akulli ose dëbora. Me aktivizim nga ekrani me prekje, Nisja në Tërheqje të Ulët ndryshon mapimin e përshpejtimit duke mundësuar reagim shumë progresiv motorik të momentit, e cila i lejon drejtuesit të maksimizojë mbërthimin e disponueshëm dhe minimizon dëmtimin e sipërfaqes përmes aplikimit të saktë të momentit te rrotat.

Performanca

Hap të gjitha
Mbyll të gjitha
  • KONTROLLI DINAMIK I STABILITETIT (DSC)
    Kontrolli Dinamik i Stabilitetit (DSC) monitoron në çdo kohë sensorët e rrotave të automjeteve dhe ndihmon drejtuesin të rifitojë qëndrueshmërinë e automjetit nëse zbulohet mungesë mbërthimi ose stabiliteti. Kontrolli Dinamik i Stabilitetit zbaton forcën e frenimit në secilën ose cilado rrotë dhe do të modulojë rendimentin e motorit për të maksimizuar sigurinë dhe ruajtjen e kontrollit.
  • REAGIMI DINAMIK

    Reagimi Dinamik monitoron vërtitjen e trupit të prodhuar gjatë lëvizjes në rrugë të paniveluara. Ky tipar është i projektuar që të zvogëlojë së tepërmi animin e trupit edhe gjatë marrjes së kthesave. Reagimi Dinamik transformon manovrimin e automjetit dhe rehatinë e personave brenda tij. Nëse sistemi zbulon kushte jashtë rrugës së shtruar, moduli i kontrollit përshtat efektin e shufrave kundër vërtitjes që mundëson artikulim më të madh të rrotës duke rritur sipërfaqen e kontaktit midis Gomave dhe Terrenit, duke maksimizuar aftësinë në rrugë të pashtruar dhe tërheqjen.

  • DINAMIKA PËRSHTATËSE

    Sistemi Dinamika Përshtatëse monitoron lëvizjet e automjetit 500 herë në sekondë, duke reaguar praktikisht në çast për të dhënë kontroll më të madh dhe për të minimizuar rrotullimin e trupit, duke siguruar një udhëtim të përbërë dhe të sheshtë. Dinamika Përshtatëse është një kombinim i sensorëve inteligjentë me amortizatorët vazhdimisht variabël të suspensionit. Karakteristika siguron balancën optimale të rehatisë së udhëtimit dhe kontrollit të stabilitetit. Sistemi gjithashtu ndien kushtet jashtë rrugës së shtruar dhe optimizon amortizimin në përputhje me rrethanat për përvojë të rafinuar të lëvizjes.

  • MAGNERIDE

    Sistemi Magneride™ monitoron lëvizjet e automjetit 500 herë në sekondë, duke reaguar praktikisht në çast për të dhënë kontroll më të madh dhe për të minimizuar vërtitjen e trupit, duke mundësuar udhëtim të përbërë dhe të sheshtë. MagneRide™ është një kombinim i sensorëve inteligjentë me amortizatorë suspensioni vazhdimisht variabël që përmbajnë grimca magnetike. Karakteristika siguron balancën optimale të rehatisë së udhëtimit dhe kontrollit të stabilitetit. Sistemi gjithashtu ndien kushtet jashtë rrugës së shtruar dhe optimizon amortizimin në përputhje me rrethanat për përvojë të rafinuar të lëvizjes.

  • KOLLODOK EFIKAS

    Një sistem inteligjent me katër rrota aktive në kohë të plotë siguron performancë dhe tërheqje të jashtëzakonshme në të gjitha sipërfaqet dhe ndryshon vazhdimisht ndarjen e momentit para-prapa. Sistemi kontrollohet në mënyrë elektronike, duke lejuar reagim ndaj rrëshqitjes së rrotave dhe komandave të drejtuesit më shpejt se xhuntot mekanike. Kjo siguron aftësi të shkëlqyera jashtë rrugës së shtruar bashkë me gatishmëri të shtuar në rrugë.

  • KOLLODOKU AKTIV

    Një teknologji revolucionare e kollodokut sipas kërkesës, Kollodoku Aktiv mund të kalojë në mënyrë inteligjente midis dy dhe katër rrotave aktive, sipas nevojës nga kushtet, duke kombinuar si përfitimin e kursimit të karburantit nga dy rrotat aktive me aftësinë e lëvizjes në të gjitha terrenet të katër rrotave aktive. Katër rrotat aktive angazhohet vazhdimisht për të siguruar tërheqje të madhe gjatë nisjes, por freksioni stakon plotësisht sistemin e katër rrotave aktive kur nuk ka kërkesë për tërheqje. Nëse sistemi zbulon rrëshqitje të rrotave ose një stil lëvizjeje më dinamik, lëvizja me katër rrota aktive ri-angazhohet në 350 milisekonda. Dy freksione të kontrolluara elektronikisht, të vendosura në të dyja anët e diferencialit të pasmë, shpërndajnë moment te rrota me më shumë mbërthim. Kjo përmirëson shkathtësinë në rrugë ndërsa boshti i pasmë mund të “bllokohet” plotësisht për tërheqje maksimale në kushte shumë të rrëshqitshme. Kalimi i Kollodokut Aktiv nga dy në katër rrota aktive bëhet pa ndërprerje, por drejtuesit mund të monitorojnë funksionimin e tyre nëpërmjet një ekrani të përkushtuar 4x4i në ekranin me prekje.

  • DIFERENCIALI AKTIV BLLOKUES I PASMË

    Duke monitoruar karakteristikat e automjetit dhe terrenit, Diferenciali Aktiv bllokues i Pasmë mund të përshtatet vazhdimisht nëpërmjet një aktuatori të kontrolluar nga kompjuteri të montuar në diferencial, duke siguruar që fuqia të transmetohet te rrota me më shumë mbërthim. Kjo siguron stabilitet të përmirësuar në rrugë dhe tërheqje të rafinuar, me rrëshqitje rrotash të kufizuar, jashtë rrugës së shtruar.

  • VEKTORIZIMI I MOMENTIT (DIFF)

    Sistemi Vektorizimi i Momentit kur kombinohet me Diferencialin Aktiv Bllokues të Pasmë siguron marrjen e kthesave në mënyrë të përgjegjshme, të kontrolluar, madje edhe në kthesat më të forta. Sistemi i diferencialit elektronik dhe frenimit të automjetit vazhdimisht balancon shpërndarjen e momentit të motorit ndërmjet katër rrotave gjatë marrjes së kthesave. Sistemi është gjithashtu aktiv në kushte jashtë rrugës së shtruar duke përdorur parametrat përkatës të Reagimit të Terrenit. Mund të jetë shumë efektiv në kushte të tilla si lëvizja mbi rërë, ku e ndihmon automjetin të kthehet dhe të shmangë xhirimin e tepruar.

  • VEKTORIZIMI I TËRHEQJES NGA FRENIMI

    Ky sistem rrit manovrimin dhe stabilitetin e automjetit gjatë marrjes së kthesave. Ai vazhdimisht monitoron dhe balancon shpërndarjen e momentit tek të gjitha rrotat për të përmirësuar mbërthimin dhe drejtimin nëse jenë mbi rrugë të shtruar ose jashtë saj. Sistemi gjithashtu mund të rrisë shkallën e marrjes së kthesës dhe të zvogëlojë marrjen e kthesave gjerë duke aplikuar frenim te rrota e pasme e brendshme, duke transmetuar më shumë moment tek rrota e jashtme, duke ndihmuar stabilitetin.

  • LËNGU I SHKARKIMIT TË NAFTËS (DEF)

    DEF, i njohur gjithashtu si AdBlue®, AUS 32 dhe ARLA 32, është një lëng jo-toksik, i pangjyrë, pa erë dhe jo-ndezës. I ruajtur në një rezervuar të dedikuar në makinën tuaj, DEF injektohet në sistemin e shkarkimit për të pastruar gazrat e shkarkimit. Zbulo më shumë rreth Adblue®

  • DREJTIMI ELEKTRONIK I ASISTUAR ME FUQI (EPAS)

    Drejtimi Elektrik i Asistuar me Fuqi (EPAS) ofron reagim, kontroll dhe ndihmë të menjëhershme të fuqisë. Dhe bëhet aktiv vetëm sipas kërkesës - duke kursyer energji kur keni vërtet nevojë për të, si dhe duke kursyer karburant. Duke lejuar menaxhimin kompjuterik të sofistikuar për të përshtatur nivelet e mbështetjes së drejtimit, EPAS ju jep kontroll të shkëlqyeshëm me shpejtësi dhe ndihmë të gjithanshme gjatë manovrimit të ngadaltë.

  • KONTROLLI I MOMENTIT/TËRHEQJES (EDC)

    EDC lehtëson mundësinë e bllokimit të rrotave që shkaktohen nga frenimi i fuqishëm i motorit në kushte të rrëshqitshme. Vepron duke shtuar shkurtimisht momentin te rrotat sipas nevojës.

  • MODALITETI EKOLOGJIK

    Ky tipar standard, kur aktivizohet, vendos përparësi të parametrave më efikase të automjeteve, duke përfshirë transmisionin automatik, Kollodokun Aktiv dhe Ajri i Kondicionuar për të minimizuar konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2. Të dhënat e ECO i japin drejtuesit informacionin përkatës nëpërmjet ekranit me prekje, kështu që mund të përshtaten zakone më ekonomike të drejtimit.

  • MOTORËT INGENIUM

    Motori Ingenium më i fundit me katër cilindra i Land Rover-it jep performancë dhe përsosje mbresëlënëse. Motori me peshë të lehtë prej alumini prej 2,0 litërsh ka një kokë cilindrike DOHC me 16 valvula, me kohëzgjatje të ndryshueshme të boshteve ekscentrike në lidhje me shkarkimin dhe boshte balancues të dyfishtë për rafinim të përmirësuar.

REHATIA DHE VOLIA

Hap të gjitha
Mbyll të gjitha
  • SUSPENSIONI ELEKTRONIK ME AJËR (EAS)
    Suspensioni me ajër në të katër këndet optimizon amortizimin dhe lartësinë e udhëtimit të automjetit i cili optimizon rehatinë, qetësinë dhe aftësinë. Kur automjeti qëndron suspensioni me ajër maksimizon fleksibilitetin duke ngritur ose ulur lartësinë e automjetit për të lehtësuar hyrje/daljen e klientit. Kjo gjithashtu është e dobishme për lehtësimin e ngarkimit të valixheve ose sendeve të ngjashme në automjet.
  • MODALITETI I ZGJERUAR

    Nëse automjeti zbulon se nuk po lëviz, suspensionit me ajër i shtohet një lartësi e përkohshme. Modaliteti i zgjeruar aktivizohet automatikisht për të rritur suspensionin me ajër dhe për të siguruar lartësi më të madhe nga toka. Modaliteti i Zgjeruar është gjithnjë funksional, nuk ka nevojë të zgjidhet. E disponueshme vetëm me Suspensionin Elektronik me Ajër (EAS)

  • HAPJE BAGAZHI ME GJEST

    Hapja e bagazhit me gjest* i mundëson drejtuesit të operojë hapjen e bagazhit nga pjesa anësore, pa pasur nevojë të prekë fizikisht automjetin ose pultin. Sapo të zbulohet çelësi inteligjent, funksioni mund të operohet me një gjest shkelmues poshtë sensorëve të ndodhur nën secilën anë të pasme të automjetit.

  • AFISHIMI BALLOR

    Ky opsion paraqet të dhënat kryesore të automjetit, siç janë shpejtësia në rrugë, pozicioni i marshit dhe udhëzimet e navigimit në xhamin e përparmë, pa pasur nevojë që shoferi të heqë sytë nga rruga. I pari në botë ky sistem përmban teknika holografike që rezultojnë në grafika me ngjyra, shkëlqim dhe kontrast të lartë. Drejtuesi mund të aktivizojë dhe çaktivizojë funksionin sipas nevojës.

Asistenca të Drejtuesit

Hap të gjitha
Mbyll të gjitha
  • NJOHJA E SHENJAVE TË TRAFIKUT
    Njohja e Shenjave të Trafikut ju mban plotësisht të informuar duke shfaqur shenja të veçanta të trafikut në grupin e instrumenteve ku mund të shihen lehtësisht, dhe si pjesë e Afishimit Ballor kur është i pajisur. Sistemi zbulon shenja të kufizimit të shpejtësisë (duke përfshirë tabelat e shpejtësisë së ndryshueshme) dhe shenjat e trafikut me informacion shtesë, siç janë shpejtësitë e reduktuara për rrugë të lagura.
  • KONTROLLI PËRSHTATËS I UDHËTIMIT ME ASISTENCËN NË RADHË

    Kontrolli Përshtatës i Udhëtimit përdor teknologjinë e radarit për të përshtatur automatikisht shpejtësinë tuaj për të ruajtur një distancë të sigurt nga makina përpara. Nëse ai mjet ngadalësohet, Land Rover-i juaj zvogëlon shpejtësinë për të mbajtur distancën e sigurt. Automjeti juaj rifillon shpejtësinë e paracaktuar sapo rruga përpara të hapet. Nëse makina në pjesën e përparme ndalet plotësisht, Funksioni i Asistencës në Radhë bën që automjeti juaj ndalojë qetësisht. Pasi trafiku fillon të lëvizë, thjesht prekni pedalin e gazit dhe automjeti juaj do të ndjekë përsëri makinën përpara.

  • KUFIZUESI INTELIGJENT I SHPEJTËSISË

    Kur aktivizohet, Kufizuesi Inteligjent i Shpejtësisë përdor informacionin për Njohjen e Shenjave të Trafikut për ta përshtatur shpejtësinë e makinës tuaj në përputhje me rrethanat.

  • NDIHMA E PARKIMIT MBRAPSHT

    Ndihma e Parkimit Mbrapsht e bën kthimin mbrapsht në hapësirat e ngushta më të lehtë dhe më të sigurtë. Kur zgjidhni Mbrapsht, sensorët e vendosur në prapakolp aktivizohen automatikisht. Ndërsa parkoni, ekrani me prekje dhe reagimet audio tregojnë se sa afër jeni nga pengesat.

  • NDIHMA E PARKIMIT PARA DHE MBRAPSHT

    Ndihma e Parkimit Para dhe Mbrapsht ndihmon në manovrimin më të lehtë dhe më të sigurt. Kur zgjidhni Mbrapsht ose aktivizoni sistemin manualisht, aktivizohen sensorët e vendosur në parakolpë dhe prapakolpë. Ndërsa parkoni, ekrani me prekje dhe reagimet audio tregojnë se sa afër jeni nga pengesat.

  • NDIHMA E PARKIMIT 360°

    Ndihma jonë parkimi 360° ju jep siguri të plotë kur manovroni në hapësira të ngushta. Sensorët e vendosur rreth makinës aktivizohen automatikisht kur është përzgjidhet Mbrapsht ose mund të aktivizohet manualisht, me një grafik që shfaqet mbi ekranin me prekje që tregon një pamje të sipërme të veturës. Ndërsa parkoni, ekrani me prekje dhe reagimet audio tregojnë se sa afër jeni nga pengesat.

  • ASISTENCA E PARKIMIT (NË PARALEL DHE NË DALJE)

    Sistemi ynë Asistenca e Parkimit bën parkimin në paralel në një vend të ngushtë më të lehtë se kurrë duke e drejtuar makinën tuaj në një hapësirë ​​të përshtatshme. Ju vetëm duhet të zgjidhni marshin e duhur dhe të kontrolloni shpejtësinë e makinës. Asistenca e Parkimit do t'ju drejtojë gjithashtu të dilni nga një hapësirë, duke hequr të gjithë stresin e parkimit. Grafikët dhe njoftimet ju drejtojnë gjatë manovrimeve.

  • ASISTENCA E PARKIMIT (NË PARALEL, NË PINGUL DHE NË DALJE)

    Sistemi ynë i Asistencës së Parkimit bën parkimin në paralel dhe në pingul më të lehtë se kurrë duke e drejtuar makinën tuaj në një hapësirë ​​të përshtatshme. Ju vetëm duhet të zgjidhni marshin e duhur dhe të kontrolloni shpejtësinë e makinës. Asistenca e Parkimit do t'ju drejtojë gjithashtu të dilni nga një hapësirë, duke hequr të gjithë stresin e parkimit. Grafikët dhe njoftimet ju drejtojnë përmes manovrave.

  • ZBULIMI I MJETEVE GJATË ECJES MBRAPSHT

    Veçanërisht e dobishme kur lëvizni mbrapsht nga një gji parkimi - Zbulimi ynë i trafikut të kundërt ju paralajmëron për automjete, këmbësorë ose për rreziqe të tjera, duke u afruar nga secili kah i makinës tuaj. Sistemi do t'ju lajmërojë me paralajmërime audio e vizuale që të jeni në dijeni çfarë keni prapa edhe kur pamja është e penguar.

  • ASISTENCA E RUAJTJES SË KORSISË

    Asistenca e Ruajtjes së Korsisë mund të ndihmojë që udhëtimet e gjata të jenë shumë më të sigurta. Ajo ndjen kur makina po del joqëllimisht nga korsia dhe butësisht ju rikthen brenda saj.

  • MONITORIMI I GJENDJES SË DREJTUESIT

    Monitorimi i Gjendjes së Drejtuesit njeh nëse po filloni të ndiheni i përgjumur ose i lodhur dhe ju jep një paralajmërim të hershëm kur keni nevojë për të marrë një pushim.

  • MONITORIMI I KËNDIT TË VËSHTIRË

    Monitorimi i Këndeve të Vështira ju paralajmëron për automjetet që ndodhen ose po i afrohen këndit tuaj të vështirë për të parë. Kur zbulohet një automjet, një dritë e vogël paralajmëruese ndriçohet në pasqyrën përkatëse të krahut. Nëse tregoni në drejtim të pengesës, drita paralajmëruese do të ndizet për të nxjerrë në pah rrezikun e mundshëm.

  • ASISTENCA E KËNDIT TË VËSHTIRË

    Duke punuar bashkë me Monitorimin e Këndit të Vështirë, Asistenca e Këndit të Vështirë mund të ndihmojë në parandalimin e përplasjeve. Nëse makina juaj zbulon një makinë tjetër në vendin e vështirë për të parë kur filloni të ndryshoni korsi, Asistenca e Këndit të Vështirë siguron moment drejtimi saktësisht të llogaritur - duke e udhëhequr makinën tuaj në mënyrë të sigurtë larg nga automjeti që po afrohet.

  • PARALAJMËRIMI I DALJES NGA KORSIA

    Paralajmërimi i Daljes nga Korsia mund të ndihmojë që udhëtimet e gjata të jenë shumë më të sigurta. Ndjen kur makina juaj po del pa dashje nga korsia dhe ju njofton me një alarm vizual dhe një dridhje të butë të timonit.

  • FRENIMI AUTONOM NË RAST URGJENCE

    Në një situatë frenimi në rast urgjence, makina është gjithmonë gati. Nëse zbulohet një përplasje e mundshme, makina do t'ju japë një paralajmërim përpara përplasjes, duke ju dhënë kohë të ndërmerrni veprime. Nëse përsëri parashikohet përplasje dhe drejtuesi nuk ndërmerr asnjë veprim, sistemi Frenimi Autonom në Rast Urgjence aktivizon frenimin për të ndihmuar në reduktimin e ashpërsisë së përplasjes së mundshme.

  • Asistenca e Rrezes së Fortë Automatike

    Ky sistem ndërron automatikisht midis dritave të shkurtra dhe të gjata kur është e nevojshme, duke përdorur një sensor të montuar në pjesën e përparme të pasqyrës që shikon pas.

  • ASISTENCA E FRENIMIT NË RAST URGJENCE

    Nëse frenat kapen me shpejtësi, ky sistem rrit fuqinë e frenimit në maksimum për distancë ndalimi më të shkurtër. Gjithashtu mund të ndihmojë në ruajtjen e kontrollit drejtues më të madh në situata të papritura.

INFO-ZBAVITJE

Hap të gjitha
Mbyll të gjitha
  • INCONTROL
    InControl është një paketë shërbimesh dhe aplikacionesh që ju lidh juve me automjetin tuaj dhe ju lidh në mënyrë të pandërprerë e të sigurtë me botën e jashtme. Edhe kur jeni larg nga makina, InControl qëndron me ju, duke ju siguruar që përvoja Land Rover është më e këndshme se kurrë.
  • APLIKACIONET INCONTROL

    Teknologjia e Land Rover InControl Apps lejon që aplikacionet e optimizuara për automjete në telefonin inteligjent tuaj të kontrollohen përmes ekranit me prekje të automjetit, duke përfshirë Kontaktet, Kalendari dhe Muzika. Gjithashtu mund të shkarkoni aplikacionet e palëve të treta që ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh. Aplikacionet e InControl lidhen me telefonin inteligjent nëpërmjet një kablloje USB në folenë USB.

  • INCONTROL PROTECT

    Telefoni juaj inteligjent vepron si portal për t’ju lidhur me Land Rover-in tuaj duke përdorur InControl Protect. Mund të kontrolloni nivelet e karburantit nga distanca, gjeni automjetin në një parkim me shumë makina, shënoni udhëtimet tuaja dhe madje të kontrolloni nuk keni lënë ndonjë dritare të hapur. Asistenca e Optimizuar e Land Rover është gjithashtu e përfshirë, e cila, në rast të një avarie të mundshme, mund të transmetojë informacion diagnostikues dhe të vendndodhjes te kompania juaj. Në raste të rënda, Thirrje SOS në Rast Urgjence njofton shërbimet e urgjencës për vendndodhjen tuaj.

  • INCONTROL SECURE

    InControl Secure përdor teknologjinë e gjurmimit për t'ju njoftuar për një vjedhje në tentativë dhe sinjalizon vendndodhjen e automjetit tuaj tek autoritetet përkatëse për ta gjetur në kohë.

  • INCONTROL TOUCH

    InControl Touch është sistemi i ri multimedial i cili përmban një ekran me prekje prej 8 inç me prekje intuitive dhe kontrolle me rrëshqitje. Përfshin një sistem navigimi të avancuar me harta 2D ose 3D dhe udhëzime zanore. Ekziston lidhshmëria pa ndërprerje e telefonit, si dhe klima, zbavitje dhe kontrolle të automjetit që i përshtaten humorit tuaj. InControl Touch është qendër për shumë funksione aktive të sigurisë dhe shtesë opsionale.

  • INCONTROL TOUCH PRO

    InControl Touch Pro është sistemi më i përparuar multimedial që Land Rover ka ofruar ndonjëherë. Ekran reagues me prekje të shumëfishtë reagon ndaj gjesteve e pickimeve dhe ofron argëtimin audio-vizual më të pasur ndonjëherë. Për të pasuruar më tej përvojën, ekziston edhe një ekran kryesor plotësisht i personalizueshëm, si dhe komanda kontrolli zanore të natyrshme, të tilla si “më shumë si kjo” për përzgjedhjen e këngëve. 10GB hapësirë me njësi disku SSD është e dedikuar për ruajtjen e medias, si dhe mundëson shfaqjen e simbolit të albumeve Gracenote.

  • SISTEM DIXHITAL AUDIO RRETHUES MERIDIAN

    Land Rover ka partneritet me Meridian, një lider botëror në teknologjitë audio dhe përpunimin dixhital të tingullit me performancë të lartë për të zhvilluar sisteme të avancuara të akustikës për Discovery Sport. Sistemi opsional i audios dixhitale rrethuese nga Meridian prej 825W përfshin 16 altoparlantë dhe një bas me dy kanale, duke dhënë nota të larta të pastra kristal dhe bas të plotë e të thellë në të gjithë kabinën. Ju e dëgjoni muzikën tuaj si të doni.