RANGE ROVER EVOQUE OPSIONET E PAKETAVE

Personalizojeni automjetin tuaj Range Rover Evoque me një gamë të gjerë opsionesh dhe aksesorësh që përmirësojnë jetën tuaj çdo ditë.

OPSIONET E PAKETAVE

Me një gamë alternativash që plotësojnë njëra-tjetrën, paketat tona mund të përmirësojnë dhe personalizojnë dizajnin dhe drejtimin e Range Rover Evoque tuaj.

PAKETA BLACK
PAKETA TECHNOLOGY
PAKETA DYNAMIC HANDLING
PAKETA DRIVER ASSISTANCE

PAKETA CONVENIENCE

Drejtimi i Range Rover Evoque gjatë natës lehtësohet nga Asistenca automatike e dritave të gjata. Dera elektrike e bagazhit ju mundëson akses të lehtë në hapësirën e ngarkesës dhe Hyrja pa çelës ju ofron më shumë prakticitet.

PAKETA COLD CLIMATE

Mund të udhëtoni në rehati pavarësisht të ftohtit, falë ngrohjes së mundësuar për xhamin e përparme, ndenjëset e përparme dhe të pasme dhe timonin.

PAKETA COMFORT

Bëjeni kabinën më të rehatshme. Cabin Air Purification Plus, Ndriçimi i konfigurueshëm i kabinës dhe Kontrolli i klimës me dy zona përmirësojnë rehatinë tuaj gjatë udhëtimit.

PAKETA TOWING

Udhëtimet bëhen më të lehta, pavarësisht terrenit ose ngarkesës, falë Paketës Towing3, që përfshin Ndihmën e avancuar të rimorkimit dhe Ganxhën e tërheqjes me hapje elektrike.

OPSIONET E EKSTERIERIT

Gama e alternativave tërheqëse të ngjyrave, disqeve dhe pjesës së sipërme të kabinës ju ndihmojnë ta përshtatni Range Rover Evoque tuaj.

Tribeca blu

OPSIONET E NGJYRAVE

Shpalosni personalitetin tuaj me paletën tonë të zgjeruar të ngjyrave, që përfshin Arroios gri, Tribeca blu dhe Corinthian bronz. ​
OPSIONET E PJESËS SË SIPËRME TË KABINËS

OPSIONET E PJESËS SË SIPËRME TË KABINËS

Personalizojeni më tej Range Rover Evoque tuaj ose përfitoni nga drita natyrale falë alternativave të lëvizshme dhe të palëvizshme4 të pjesës së sipërme panoramike dhe pjesës së sipërme me kontrast në ngjyrë Corinthian bronz ose Narvik e zezë.
OPSIONET E DISQEVE

OPSIONET E DISQEVE

Përmirësoni më tej pamjen e automjetit tuaj me disqet e aliazhit deri në 21 inç, të disponueshme në ngjyrë Argjend, Gri e errët saten, e Zezë me shkëlqim dhe Gri e errët me shkëlqim me kontrast Diamond Turned.

AKSESORËT

Personalizoni Range Rover Evoque tuaj më tej me gamën e aksesorëve të eksterierit dhe interierit, projektuar për t’iu përshtatur stilit tuaj të jetesës.

PËR PRAKTIKALITET
PËR KAFSHËT E SHOQËRIMIT
PËR MBROJTJE TË PËRSOSUR

VAZHDONI TË EKSPLORONI

EKSPLORONI RANGE ROVER EVOQUE

EKSPLORONI RANGE ROVER EVOQUE

I veçantë dhe i sigurt në çdo aspekt.
MODELET DHE SPECIFIKACIONET

MODELET DHE SPECIFIKACIONET

Shikoni gamën e plotë të modeleve.

1Pamja tokësore ClearSight varet nga Kamera e vëzhgimit 360. Imazhi nuk është i drejtpërdrejtë. Kontrolloni mjedisin për siguri. Veçori opsionale.

2Asistenca për këndet e vdekura mund t’ju ndihmojë për parandalimin e përplasjeve. Nëse automjeti juaj zbulon një makinë tjetër në këndin e vdekur kur filloni të ndryshoni korsinë, atëherë timonit i aplikohet automatikisht forcë rrotulluese, çka tregon se duhet të rrotulloni timonin për të ndryshuar drejtim.

3Përdorimi i rimorkimit dhe shpejtësisë së ulët do të ndikojë ndjeshëm te distanca e përshkuar në modalitetin elektrik.

4Përzgjedhja e alternativës së pjesës së sipërme panoramike të lëvizshme do të reduktojë hapësirën për kokën në pjesën e përparme dhe të pasme.

Kini parasysh se veçoritë standarde mund të zëvendësohen kur zgjidhni nivele alternative të pjesëve të brendshme. Veçoritë standarde mund të ndryshojnë edhe në varësi të modelit të motorit dhe transmisionit.

Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë sipas specifikave të automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose të kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal për më shumë detaje ose konfigurojeni automjetin tuaj në internet.