Siguria e Land Rover-it tuaj
Për pesë vitet e para (ose 150,000 km, cilado qoftë e para)* pas blerjes së Land Rover, ju do të gëzoni të gjitha përfitimet e garancisë gjithëpërfshirëse të prodhuesit. Në rast se nevojitet ndërrimi apo riparimi i një pjesë për shkak të një defekti gjatë prodhimit, punimet e nevojshme do të kryehen pa pagesë duke përdorur Pjesë Origjinale Land Rover nga një Shitës i Autorizuar i Land Rover.Për më shumë informacion rreth garancisë, ju lutemi kontaktoni shitësin e autorizuar lokal.* Zbatohet për dorëzimin e automjetit ose regjistrimin e parë më 1 korrik 2023, cilido qoftë i pari.
Pjesët dhe aksesorët
Garanci Në rast se një pjesë duhet të riparohet apo zëvendësohet, të gjitha punimet e nevojshme do të kryen nga një Shitës i Autorizuar i Land Rover pa pagesë pas skadimit të kësaj garancie. Kjo garanci mbulon çdo pjesë apo aksesor origjinal të blerë nga një Shitës i Aurotizuar i Land Rover.
Aksesorët e përshtatur për një automjet të ri
Nëse automjeti juaj është përshtatur me Aksesorë Origjinalë nga një Shitës të Aurotizuar të Land Rover, ato pjesë do t'i nënshtrohen të njëjtave kushte dhe periudhë garancie si garancia e prodhuesit. Automjeti quhet "i ri" nëse ka kaluar më pak se një muaj nga data e blerjes ose ka udhëtuar më pak se njëqind milje, cilado të jetë e zbatueshme në atë moment.
Termat dhe Kushet
Të gjitha pjesët dhe aksesorët e automjeteve tona përmbushin standardet e larta që Land Rover ka caktuar për sa i përket sigurisë dhe besueshmërisë së çdo automjeti. Për këtë arsye, ne ju rekomandojnë që të përdorni në automjetin tuaj vetëm pjesë dhe aksesorë origjinalë Land Rover. Pjesët dhe aksesorët nga automjete të tjera nuk janë testuar apo miratuar nga Land Rover. Si rrjedhojë, ne nuk mund të vlerësojmë cilësinë e këtyre pjesëve. Garancia nuk mbulon dëmet e shkaktuara nga pjesë apo aksesorë që nuk janë pjesë origjinale të Land Rover.
Garancia e lyerjes
Në rast se nevojitet rregullimi i lyerjes, të gjitha punimet do të kryhen nga një Shitës i Aurotizuar i Land Rover pa pagesë pas skadimit të kësaj garancie. Kjo garanci zgjat për një periudhë tre vjeçare dhe është e vlefshme nga dita që ju është dorëzuar Land Rover-i juaj, pavarësisht kilometrazhit.
Garancia kundër korrozionit
Në rast se ndonjë pjesë e trupit të Land Rover-it tuaj është gërryer ose ndryshkur, pjesët e prekura do të riparohen dhe zëvendësohen pa pagesë nga një Shitës i Aurotizuar i Land Rover. Ky shërbim është i mbuluar për një periudhë gjashtë vjeçare nga dita që ju dorëzohet Land Rover-i juaj i ri, pavarësisht kilometrazhit apo rasteve të ndryshimit të pronësisë.
Asistenca në rrugë
Land Rover Assistance është një program gjithëpërfshirës për asistencën në rrugë për tre vitet e para nga regjistrimi i parë. Programi ju mundëson mbështetje gjatë emergjencave, si për shembull, defektet teknike, aksidentet apo probleme të vogla si shfryrja e gomave. Cilido qoftë problemi, mund të mbështeteni gjithmonë në asistencën tonë në rrugë. Në çdo situatë dhe në çdo vend. Teknikët e autorizuar të Land Rover zakonisht rregullojnë pjesën më të madhe të problemeve në vendndodhje. Nëse kjo nuk është e mundur, ne do ta dërgojmë automjetin tuaj në një Shitës të Aurotizuar të Land Rover dhe do të sigurojmë lëvizshmërinë tuaj. Nëse është e nevojshme, ne do të paguajmë edhe për akomodimin tuaj në hotel.* Për më shumë informacion referojuni Udhëzuesit të Shërbimeve të Garancisë ose kontaktoni një Shitës të Aurotizuar të Land Rover. *Zbatohen kushtet e Asistencës në Rrugë.