VIN juaj është Numri i Identifikimit të Automjetit dhe është unik për automjetin tuaj. VIN mund ta gjeni të stampuar mbi një pllakë të dukshme në anën e majtë të poshtme të xhamit të përparmë. Ju lutemi, referojuni aplikacionit iGuide për informacione të mëtejshme. Aplikacionin mund ta aksesoni këtu.
Për arsye sigurie, rekomandojmë që të kontaktoni Shitësin e autorizuar në lidhje me kërkesat për çelësin. Mund ta gjeni Shitësin e autorizuar më të afërt këtu.
Certifikatat e Përputhshmërisë mund të ofrohen vetëm për automjetet e blera në BE. Ju lutemi, vini re se ky proces mund të ketë kosto dhe tarifa do të varet nga tregu. Kontaktoni tregun lokal përkatës për të mësuar më shumë. Land Rover nuk ofron Certifikata Përputhshmërie për asnjë treg tjetër jashtë BE-së.
Specifikën e automjetit tuaj mund ta gjeni në faqen e Informacionit të pronarit, por aksesimi i informacionit përkatës mund të ketë kosto.
Për përditësimet e Navigacionit Satelitor vizitoni Shitësin tuaj të autorizuar, gjejini këtu, ose vizitoni faqen e internetit të tregut tuaj lokal.
Gama jonë e miratuar e gomave përfshin Gomat dimërore, Gomat për të gjitha stinët dhe Gomat për terren të pashtruar (të disponueshme vetëm për Defender), që mund t’i gjeni këtu.
Ju lutemi, dërgojini një e-mail ekipit tonë të Automjeteve klasike në adresën: sales@classic-jaguarlandrover.com. Ata do t’ju ndihmojnë. Gjithashtu, mund të vizitoni faqen e internetit për Automjetet klasike.
Për të gjithë informacionin rreth garancive, duke përfshirë edhe zgjatjen e garancisë suaj, vizitoni faqen për garancitë.
Automjeti juaj arrin të identifikojë në mënyrë inteligjente nevojën për servis, duke u bazuar te faktorë si stili i drejtimit dhe distanca e përshkuar. Në përgjithësi, kjo do të kryhet pas 24 muajve ose 21.000km, cilado të ndodhë më parë*. Automjeti juaj dhe aplikacioni InControl do t’ju njoftojnë kur të jetë momenti për rezervimin e shërbimit të servisit.
Përdorni identifikuesin e Shitësit të autorizuar për të gjetur Shitësin e autorizuar më pranë jush. Nëse nuk arrini të gjeni një Shitës të autorizuar, na kontaktoni nëpërmjet formularit të kontaktit.
Duhet të kontaktoni ofruesin tuaj të Asistencës rrugore. Numri i RSA-së mund të gjendet në aplikacionin InControl ose, nëse jeni brenda periudhës së garancisë, butoni për defektet në pjesën e sipërme të automjetit do të telefonojë RSA-në.
Për shkak të specifikave të ndryshme, kërkesave të servisit dhe garancisë, ne nuk mund të mbështesim drejtpërdrejt importin personal të automjeteve, të ofrojmë informacion të mëtejshëm për këtë proces apo të mundësojmë një certifikatë përputhshmërie, pasi automjeti do të duhet të testohet/inspektohet sipas tregut për të cilin synohet.
Ju lutemi, vini re se Land Rover i prodhon dhe dorëzon automjetet në tregje duke siguruar se specifikat e automjeteve përputhen me legjislacionin vendor të tregut dhe se janë të përshtatshme për mjedisin në të cilin do të përdoren. Kjo mbështetet nëpërmjet rrjetit të importuesve zyrtarë të Land Rover, si dhe Shitësve të autorizuar dhe riparuesve të autorizuar që janë trajnuar për të mbështetur proceset e Shitjes dhe Pas shitjes.
Prandaj, do t’ju rekomandonim që të kontaktonit Shitësin tuaj të autorizuar lokal dhe departamentin e transportit në tregun përkatës përpara importimit të një automjeti.
Për të gjitha kërkesat lidhur me blerjen e një automjeti Land Rover apo për detaje rreth përfitimeve të blerjes, kontaktoni Shitësin e autorizuarpërkatës.
Ju lutemi, adresojini pyetjet tuaja te svo@landrover.com ose armourd@jaguarlandrover.com. Mund të gjeni informacion të mëtejshëm për SVO në faqen këtu ose për TDMS ju lutemi të na kontaktoni.
Ju lutemi, dërgojini kërkesat tuaja për Shërbimin e klientit tek ekipi në tregun tuaj vendas dhe një nga përfaqësuesit e Land Rover do t’ju kontaktojë. Na gjeni në tregun tuaj këtu. Përndryshe, plotësoni formularin e kontaktit dhe zgjidhni Global Customer Enquiries (Kërkesat për Shërbimin global të klientit): përcaktoni Emrin tuaj të plotë, të dhënat e kontaktit, VIN, Vendin e banimit dhe emrin e Shitësit të autorizuar lokal.
Ju lutemi, vizitoni faqen e karrierës ose na kontaktoni nëpërmjet e-mail-it: INTLOPPS@jaguarlandrover.com.
Mund të informoheni për guidat në fabrikën tonë këtu.
Mund ta shkarkoni Broshurën elektronike këtu. Gjithashtu, mund të vizitoni edhe Shitësin e autorizuar lokal. Ju lutemi, vini re se Land Rover nuk mban automjete në gjendje në nivel qendror.
Mund të gjeni informacione të mëtejshme dhe Qendrën e përvojës përkatëse këtu.