Lexoni përgjigjet ndaj pyetjeve më të shpeshta rreth sistemit të informacionit dhe argëtimit dhe shërbimet e lidhura të Land Rover.
How do I configure/edit the customisable homescreen?
To add a shortcut/widget press and hold your finger down on an empty part of the homescreen. To move a shortcut/widget simply tap on the edit icon at the bottom of the Touchscreen. Tap on + to select the area you would like to place the new shortcut/widget.
To delete a shortcut/widget, drag it to the bottom of the Touchscreen where a large delete bar will appear.
To move a shortcut/widget between homescreens, drag it to the side of the screen – at this point the next/previous homescreen is shown. Release pressure on the shortcut/widget when in the desired position.
Scalable shortcuts/widgets can be resized by clicking on the resize icon shown in lower right corner of the shortcut/widget in edit mode.
Please note that you can only configure/edit the customisable homescreen(s) when your vehicle is stationary.
Përse ndonjëherë nuk mundem që ta ndryshoj madhësinë e shtesave/shkurtesave në ekranin kryesor të personalizuar?
Madhësia e disa shtesave/shkurtesave nuk mund të ndryshohet, ndërsa disa të tjera mund të kenë opsione të kufizuara për ndryshimin e madhësisë. Kjo shërben për të siguruar që funksioni i shkurtesave/shtesave nuk do të cenohet, për shembull, duke i bërë ato shumë të vogla.
Kam krijuar një faqe kryesore vetë, a mund ta caktoj si faqen kryesore standarde?
Po, ju mund t’i caktoni vetë faqet kryesore, në mënyrë që të ktheheni automatikisht tek ato kur të shtypni butonin home (faqja kryesore). Shkoni te Settings (Cilësimet) > Home settings (Cilësimet e faqes kryesore)
Nëse e shtypni butonin home një herë, do të ktheheni te faqja juaj kryesore standarde. Nëse e shtypni butonin home dy herë, do t’ju shfaqen të gjitha faqet bashkë me faqen e veçorive shtesë. Ky funksion përshpejton aksesimin e faqeve të caktuara pasi të keni shtuar disa faqe kryesore.
Sa faqe kryesore mundem të krijoj?
Ju mund të krijoni deri në 4 faqe kryesore të reja krahas faqes kryesore të krijuar nga fabrika.
A mund ta modifikoj faqen kryesore të krijuar nga fabrika?
Jo, kjo faqe nuk mund të modifikohet.
A mund ta zgjedh vetë sfondin?
Aktualisht, ju mund të zgjidhni vetëm njërën nga alternativat e sfondit që vijnë me automjetin.
What’s the function of the small square icons inside each quadrant on the homescreen?
The small square icon placed to the side of the main feature panels, provides a shortcut to a specific feature. For example, your voicemail, seat controls, set/cancel navigation guidance, play/pause etc., depending on the media source you’re using.
Cilat funksione mund të kontrollohen nëpërmjet butonave të timonit?
Në varësi të specifikave të automjetit tuaj, ju mund të kontrolloni veçoritë e mëposhtme të Touch Pro nëpërmjet timonit:
Përse nuk ekziston opsion për të ndryshuar orën?
Ora sinkronizohet automatikisht me satelitët GPS bazuar te pozicioni aktual i automjetit tuaj. Si rrjedhojë, sistemi do të përditësohet automatikisht gjatë udhëtimit ndërmjet zonave orare ose ndryshimit të orës. Kjo siguron funksionimin sa më të saktë të sistemit Real Time Traffic Information (Informacioni në kohë reale për trafikun), duke garantuar saktësinë e informacionit për udhëtimin tuaj.
Në varësi të veçorisë që jam duke përdorur, kur klikoj butonin Settings (Cilësimet) më shfaqen opsione të ndryshme, përse ndodh kjo?
Dëshironim t’ju mundësonim akses më të lehtë te cilësimet e përgjithshme, si dhe akses më të shpejtë te disa nga cilësimet e përdorura më shpesh, si ekrani dhe audio. Për këtë arsye, në pjesën e poshtme të Ekranit me prekje është vendosur një ikonë për cilësimet (dy ingranazhet) në çdo veçori kryesore. Shtypja e këtij butoni shfaq ekranin e cilësimeve për veçorinë përkatëse.
Në krye të ekranit, një buton i madh ndryshon në mënyrë dinamike në varësi të veçorisë që është duke u përdorur në atë moment. Për shembull, nëse jeni duke përdorur veçorinë Navigation (Navigacioni), do t’ju shfaqen Navigation settings (Cilësimet e navigacionit). Në pjesën e poshtme ndodhen kontrolle për të ndryshuar ndriçimin automatik të Ekranit me prekje ose për ta çaktivizuar plotësisht. Dy butonat e mëdhenj në seksionin e poshtëm ju mundësojnë akses te All settings (Të gjitha cilësimet) dhe Audio settings (Cilësimet e audios).
Butoni Back (Prapa) nuk më kthen gjithmonë te veçoria/ekrani që përdora për herë të fundit, përse ndodh kjo?
Për t’ju ndihmuar që të mos kryeni hapa të tepërt, Touch Pro përdor një logjikë hierarkike dhe jo historike për butonin Back (Prapa). Ky buton ju kthen pas te nivelet e sistemit dhe jo te veçoria që përdorët për herë të fundit.
Sa alternativa të parapëlqyera për TV/Radio mund të aksesoj drejtpërdrejt nga menuja e grupeve nëpërmjet kontrolleve në timon?
14 alternativat e para të parapëlqyera mund të zgjidhen nga ekrani i instrumenteve virtuale. Nëse alternativa juaj e preferuar nuk është e disponueshme, ju mund ta riorganizoni listën pasi automjeti të mos jetë më në lëvizje.
Si mund ta ndryshoj se cili informacion shfaqet në panelin e veprimeve të shumëfishta?
Lëvizini panelet lart ose poshtë për të zgjedhur:
Modaliteti i ndenjëseve me masazh aktivizohet automatikisht, si mund ta çaktivizoj?
Ju mund të keni zgjedhur gabimisht aktivizimin automatik të funksionit të masazhit. Shkoni te Settings (Cilësimet) > All settings (Të gjitha cilësimet) > Features (Veçoritë) > Seats (Ndenjëset) > Auto massage (Masazhi automatik)
Sa kohë zgjat programi i masazhit?
Një cikël i plotë masazhi zgjat për 10 minuta.
Which features can I control with the new Voice Recognition System?
Land Rover’s Voice Recognition System allows safer access to your media and phone systems. To activate voice recognition, press the voice control button on the steering wheel.
Përse disa stacione radioje nuk njihen nga Sistemi i Njohjes së zërit?
Kjo mund të ndodhë kur disa stacione radioje kanë emra të ngjashëm. Në këtë rast, sistemi do të shfaqë një listë të stacioneve të mundshme nga mund të zgjidhni. Mjafton të shtypni emrin e stacionit tuaj ose të lexoni me zë të lartë numrin rendor përkatës.
Ose mund të provoni të thoni me zë emrin e plotë të stacionit, p.sh. “Tune to BBC Radio 1” (“Kalo te BBC Radio 1”), në vend të “Tune to Radio 1” (“Kalo te Radio 1”). Gjithashtu, mund të krijoni emërtime zanore për të gjitha stacionet tuaja të preferuara.
Përse nuk mund ta përdor Sistemin e Njohjes së zërit për të kontrolluar klimën?
Sistemi i Land Rover për njohjen e zërit është projektuar për të shmangur detyrat që kërkojnë hapa të shumëfishtë. Në shumicën e rasteve, për kontrollin e klimës mjafton të shtypni një buton, sepse kontrolli nëpërmjet zërit e ndërlikon shumë këtë ndërveprim.
A mund ta ndryshoj gjuhën e Sistemit të Njohjes së zërit?
Gjuha e zërit është përcaktuar në varësi të gjuhës së sistemit. Për të zgjedhur një gjuhë tjetër për Sistemin e Njohjes së zërit, mjafton të zgjidhni një gjuhë të ndryshme për sistemin në menunë e cilësimeve të automjetit.
Cilësimet për njohjen e zërit shfaqin kontrolle për konfirmim dhe komente, për çfarë shërbejnë?
Nëse voice command confirmations (konfirmimet e komandave të zërit) janë aktive, Sistemi i Njohjes së zërit konfirmon kërkesën tuaj zanore duke përsëritur udhëzimin. Për shembull, pasi të thoni “Call home” (“Telefono numrin e shtëpisë”), sistemi thotë ‘Calling home’ (“Po telefonoj numrin e shtëpisë”). Çaktivizimi i këtij opsioni shkurton kohën e kryerjes së detyrës nga sistemi. Nëse voice feedback (komentet zanore) janë aktive, sistemi ju udhëzon se çfarë duhet të thoni më pas. Sërish, çaktivizimi i këtij funksioni pasi t’ia keni marrë dorën sistemit, do të shkurtojë kohën e ndërveprimit. Ju lutemi, vini re se edhe pasi të keni çaktivizuar voice feedback (komentet zanore), sistemit mund t’i nevojiten informacione të mëtejshme nga ju në situata të caktuara.
Can the web browser be used while the vehicle is in motion?
No. To reduce the possibility of driver distraction, the browser cannot be used whilst the vehicle is in motion. Video is also not supported in the browser.
Zmadhimi me gishta është i disponueshëm gjatë navigacionit, por nuk funksionon në shfletues?
Për të zmadhuar një faqe interneti, aksesoni kontrollet e zmadhimit nëpërmjet shiritit të kontrollit në shfletuesin e internetit.
Përse në disa raste e kam të vështirë të shtyp butonat në krye të një faqeje interneti?
Përpiquni ta zmadhoni pak faqen duke shtypur dy herë butonin ‘+’ në Ekranin me prekje.
Gjatë qëndrimit në anën e një rruge të ngarkuar, përse më vijnë ndonjëherë njoftime që automjeti është në lëvizje dhe më shkëputet aksesi te veçoritë?
Kjo ndodh për shkak të kombinimit të rregulloreve të sigurisë së automjetit dhe qarkullimit.
Një automjet me motorin ndezur, pavarësisht marshit të zgjedhur, mund të mos konsiderohet gjithnjë në qëndrim, ndaj sistemet tona të zbulimit të lëvizjes do të vijojnë ta monitorojnë automjetin.
Gjithashtu, ligjërisht, disa veçori duhet të ndërpresin funksionimin gjatë lëvizjes së gomave. Në disa raste, edhe lëvizja më e vogël mund ta shkaktojë këtë gjë. Në këtë situatë, duhet të aktivizoni frenën e dorës ose frenën e këmbës.
Pas lëvizjes së automjetit prapa dhe pastaj përpara, në Ekranin me prekje më shfaqet Park Distance Control (Kontrolli i distancës së parkimit), si mund ta heq?
Për ta zvogëluar përkohësisht dritaren, por duke ruajtur njoftimet zanore, shtypni kryqin në këndin e sipërm të dritares Park Distance Control (Kontrolli i distancës së parkimit).
Për ta çaktivizuar plotësisht Kontrollin e distancës së parkimit shtypni butonin Park Distance Control. Në varësi të automjetit tuaj, ky buton do të gjendet në pjesën e poshtme të Ekranit me prekje ose në konsolën e sipërme.
Pasi shpejtësia e automjetit tuaj të tejkalojë 11mph/ 16km/h, Park Distance Control (Kontrolli i distancës së parkimit) do të çaktivizohet automatikisht.
Përse kamera e pasme shfaqet sa herë zgjedh Reverse (lëvizja prapa), përse nuk shfaqet kamera 360 gradë përderisa atë përdora herën e fundit?
Kjo gjë ndodh për arsye sigurie. Këndi i shikimit i kamerës së pasme është më i gjerë gjatë funksionimit sesa një pamje e vetme kamere. Pamja nga kamera e pasme është gjithashtu më efektive sa i përket lajmërimit për automjetet që po ju afrohen përpara se t’i shihni ato.
Cili është rezultati i drejtimit tim?
Në disa raste, ju mund të keni një rezultat të lartë drejtimi, por një MPG / km/l të ulët (për shembull, gjatë drejtimit të automjetit në trafik të rënduar). Nëse rezultati i drejtimit tuaj ishte 100%, atëherë ju keni arritur ta përdorni karburantin në mënyrën më eficiente gjatë udhëtimit. Ndërsa rezultati i drejtimit 50% tregon se mund ta kishit shpenzuar karburantin në mënyrë më ekonomike nëse do të kishit ndjekur një stil tjetër drejtimi.
Përse kam një përqindje të lartë rezultati drejtimi, por konsumi i karburantit është i dobët?
Në disa raste, ju mund të keni një rezultat të lartë drejtimi, por një MPG / km/l të ulët (për shembull, gjatë drejtimit të automjetit në trafik të rënduar). Nëse rezultati i drejtimit tuaj ishte 100%, atëherë ju keni arritur ta përdorni karburantin në mënyrën më eficiente gjatë udhëtimit. Ndërsa rezultati i drejtimit 50% tregon se mund ta kishit shpenzuar karburantin në mënyrë më ekonomike nëse do të kishit ndjekur një stil tjetër drejtimi.
PPSH përfshijnë hollësi rreth mënyrës së përditësimit të kartës suaj SD. Nëse keni pyetje tjetër, ju lutemi të kontaktoni një shitës të autorizuar për t’ju ndihmuar me sistemet tona më të vjetra.
What is Map Updater?
The Map Updater is a software tool for PC and Mac. It is used for downloading new map data and related content for the Navigation system.
Ku ndodhet Karta SD?
Karta SD e Hartës duhet të ndodhet në hapësirën e Kartës SD të automjetit. Ju lutemi, lexoni doracakun e automjetit për vendndodhjen e saktë të hapësirës.
Përse Map Updater (Përditësuesi i hartës) nuk e njeh Kartën time SD?
Map Updater njeh vetëm një Kartë SD të projektuar për t’u përdorur me sistemin e Navigacionit. Kartat e tjera SD nuk do të njihen. Nëse Karta SD është e dëmtuar ose të dhënat janë ndryshuar në mënyra të tjera, jo duke përdorur Map Updater, edhe kjo mund të shkaktojë mosnjohjen e Kartës SD. Mund të kontrolloni nëse hapësira e Kartës SD në kompjuterin tuaj PC ose Mac funksionon siç duhet.
Si mund ta kontrolloj disponueshmërinë e Map Updates (Përditësimeve të hartës)?
Përdoreni Kartën SD të hartave me Map Updater për të parë nëse ka përditësime të disponueshme. Map Updater njeh automatikisht përditësimet e disponueshme për Kartën SD të njohur dhe i shfaq për t’i shkarkuar dhe instaluar.
A është i përditësuar Map Updater?
Map Updater kontrollon automatikisht për përditësime të aplikacionit çdo herë që hapet.
Përse shfaqet numri im VIN në Map Updater?
Numri juaj i Identifikimit të Automjetit (VIN) është një identifikues unik që i caktohet çdo automjeti të prodhuar. Numri juaj VIN mund të gjendet në një pllakëz, që mund të shihet përmes pjesës fundore të xhamit të përparmë, në anën e majtë të automjetit. Map Updater e përdor numrin tuaj VIN për të autorizuar një licensë të patransferueshme për përdorimin e hartave në automjetin tuaj gjatë procesit të aktivizimit.
Cilin sistem operativ pranon Map Updater?
Aktualisht, Map Updater pranon Microsoft Windows versionin 7, 8 dhe 10 dhe Mac OS X 10.8 e më tej.
A mund t’i ruaj të dhënat e mia personale në Kartën SD?
Karta SD e hartave ofrohet vetëm për përdorim me sistemin e Navigacionit. Kjo kartë nuk duhet të përdoret për ruajtjen e asnjë të dhëne tjetër. Të gjitha ndryshimet e përmbajtjes së Kartës SD duhet të kryhen vetëm nëpërmjet Map Updater. Ruajtja e të dhënave të tjera në Kartën SD ose kryerja e ndryshimeve të paautorizuara të të dhënave në Kartën SD mund të shkaktojë probleme me sistemin tuaj të Navigacionit dhe mund ta bëjë të pavlefshme garancinë e automjetit tuaj.
Përse automjeti im nuk po e njeh Kartën SD?
Nëse Karta juaj SD e hartave nuk po njihet, ju lutemi sigurohuni që Karta SD të jetë në gjendje të shkyçur (një çelës i vogël në faqen anësore të kartës SD) dhe të jetë vendosur në mënyrën e duhur në hapësirën e Kartës SD në automjet. Nëse karta është vendosur siç duhet, ju lutemi, fikeni motorinon, mbyllini të gjitha dyert e automjetit dhe kyçeni automjetin për 2 minuta përpara se ta ndizni sërish. Nëse Karta SD ende nuk njihet, ju lutemi, kontrolloni nëse janë shfaqur mesazhe gabimi nga automjeti, dhe kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar për ndihmë të mëtejshme.
Përse disa nga opsionet janë në ngjyrë gri?
Map Updater i njeh automatikisht përmbajtjet e Kartës SD të lidhur. Disponueshmëria e disa butonave dhe/ose veçorive të caktuara mund të jetë e lidhur me përmbajtjet e Kartës SD.
Përse nuk ka VIN të lidhur me Kartën SD?
Ky mesazh tregon se Map Updater nuk arriti të gjejë asnjë Numër identifikimi të automjetit (VIN) në kartë. Ju lutemi, kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar.
A fshihen hartat e vjetra gjatë instalimit të ri?
Po, hartat e reja i fshijnë dhe i zëvendësojnë versionet e vjetra të hartave.
A mund ta anuloj një shkarkim dhe instalim gjatë kohës që po kryhet?
Jo, procesi i Shkarkimit dhe Instalimit duhet të përfundojë për të siguruar qëndrueshmërinë dhe vlefshmërinë e përmbajtjeve të hartave në Kartën SD. Ju lutemi, mos e mbyllni Map Updater dhe mos e hiqni Kartën SD gjatë procesit të Shkarkimit dhe Instalimit.
Çfarë duhet të bëj nëse Karta ime SD ka humbur, është prishur ose dëmtuar?
Në këtë rast, ju duhet të porosisni një Kartë SD të re. Ju lutemi, kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar për ndihmë të mëtejshme.
A keni një qendër kontakti për mbështetje?
Ju lutemi, kontaktoni Shitësin tuaj lokal të autorizuar për ndihmë të mëtejshme
In the Radio feature, are ‘Favourites’ similar to pre-sets?
Yes, your radio’s ‘Favourites’ provide a single list of all your favourite radio stations regardless of band e.g. FM, AM DAB – making it easy to navigate to your favourite station. (Previous systems required you to switch radio bands before selecting the pre-set.)
You can also add your favourite radio stations as a shortcut on one of your customised homescreens.
Alternatively press the voice recognition button on the steering wheel and use a voice command to find the station.
Si të shtoj një stacion Radioje te lista e të preferuarave?
Nga ekrani Now playing (Duke u luajtur aktualisht), ose në Find list (Gjej listën) e stacioneve të radios, shtypni ikonën e yllit. Kur ylli të ngjyroset (pra të mos jetë thjesht vijëzim), atëherë stacioni është shtuar në listën e të preferuarave. Stacionet renditen sipas radhës që i keni shtuar.
A mund ta ndryshoj renditjen e listës sime të të Preferuarave?
Po. Shtypni ikonën e modifikimit në pjesën fundore të ekranit, dhe më pas mbajeni shtypur dhe tërhiqeni stacionin duke e vendosur në pozicionin e ri të listës. (Kjo mund të kryhet vetëm kur automjeti nuk është në lëvizje).
Si ta heq një stacion nga lista e të Preferuarave?
Shtypni ikonën e yllit dhe, pasi të jetë kthyer në vijëzim, atëherë stacioni nuk do të shfaqet më në listën e të Preferuarave.
Si të ndërroj stacionin e radios kur jam te Media?
Kur jeni te Media, mund të kaloni majtas/djathtas në qendrën e Ekranit me prekje për të ndërruar stacionet e radios, kanalet TV ose këngën që po luhet.
Si organizohen stacionet FM në listën e medias?
Kur zgjidhni opsionin Find (Gjej) nga ekrani i radios Now Playing (Duke u luajtur aktualisht), atëherë do të renditen të gjitha stacionet FM të disponueshme sipas frekuencës. Megjithatë, nëse dëshironi që stacionet të renditen sipas emrit, mund ta ndryshoni këtë te Radio Settings (Cilësimet e radios).
Sa alternativa të parapëlqyera për TV/Radio mund të aksesoj drejtpërdrejt nga menuja e grupeve nëpërmjet kontrolleve në timon?
14 alternativat e para të parapëlqyera mund të zgjidhen nga ekrani i instrumenteve virtuale. Nëse alternativa juaj e preferuar nuk është e disponueshme, ju mund ta riorganizoni listën pasi automjeti të mos jetë më në lëvizje.
What capacity USB sticks can be used?
Up to 128GB.
Please note that before any USB stick can be used you will need to reformat it as FAT32. Please make sure you save any data on the USB stick as reformatting will erase all data.
A mund të përdor pajisje portative për ruajtjen e medias?
Nuk do t’jua rekomandonim ta bënit këtë pasi konsumi i energjisë për këto lloj pajisjesh ndryshon ndjeshëm.
Cilat formate mediash pranohen për të luajtur muzikë dhe video?
Touch Pro pranon një gamë të gjerë formatesh audio dhe video, si:
Formatet audio: AAC, Dolby, DTS, FLAC, MPEG 1, 2, 3, WMA, PCM, WAV, Apple Lossless
Formatet video: AVI, DV, 1, 2, 4 duke përfshirë DivX, Xvid dhe QuickTime, H.263, H.264, WMV, MKV
A pranohet USB 3.0?
Po.
Can I view more than one TV channel in my vehicle?
Depending on your vehicle’s specification and the reception quality, it may be possible to view up to three channels simultaneously.
Multiple TV antennas located in the vehicle’s architecture make it possible to view one channel on the left rear screen, a second on the right rear screen, and a third on the front Touchscreen. However the front Touchscreen is only viewable if the vehicle is stationary – once the vehicle is moving only the audio will play.
When one TV channel is being viewed, the signal from multiple antennas combines to help provide a stronger signal and improve picture quality.
Kur vendos një DVD në hapësirën përkatëse, përse nuk luhet automatikisht?
Për të mos ndërprerë burimin e medias që është duke u luajtur aktualisht. Ky funksion është veçanërisht i dobishëm për pajisjet që kanë një Sistem argëtimi në ndenjëset e pasme. Në këtë rast, me qëllim që pasagjerët e tjerë të mos bezdisen, DVD-ja mund të shfaqet në ekranet e pasmë dhe audioja të luhet në kufjet pa tel.
Can I control and monitor content on the rear screens from the front of the vehicle?
Yes, select the media playing screen from the front Touchscreen and tap ‘rear media’. You can now see what each screen is currently playing.
From this screen, the front passenger can also change media sources and/or channels/stations/tracks, depending on the source in use.
The driver can also choose to listen to the same audio as the Rear Seat Entertainment over the cabin audio. At this point the rear passengers will have full control of the cabin audio volume.
Please note that only front or rear passengers can have access to the volume control at one time. It’s not possible for the volume to be adjusted from both the rear and front of the vehicle simultaneously.
Cilat veçori janë të disponueshme në Sistemin e ri të argëtimit në ndenjëset e pasme?
Veçoritë e Sistemit të argëtimit në ndenjëset e pasme përfshijnë sa më poshtë:
Në ekranin e pasmë ‘supervisor’ (‘mbikëqyrës’) të medias, çfarë funksioni ka butoni i kyçjes?
Ky buton kyç pultin e kontrollit dhe pengon përdoruesit në pjesën e pasme të automjetit që të ndryshojnë kanalin ose volumin. Ky funksion është veçanërisht i dobishëm nëse udhëtoni me fëmijë të vegjël.
A mund ta shuaj/përshtas volumin e audios në kabinë nga pjesa e pasme e automjetit?
Nëse në sistemin zanor të automjetit po luhet audio, pasagjerët e pasmë mund të kenë kontroll mbi audion në kabinë. Njësia e pultit të kontrollit mund të përdoret për të përshtatur ose shuar volumin, nëse nevojitet.
Nëse dëgjoni muzikë në pjesën e pasme duke përdorur kufje pa tel, kontrolli i volumit gjendet në pjesën anësore të kufjeve.
Will the app be automatically available?
Yes, Online Media will appear in the Source Selection list.
Cilat rajone njihen?
Online Media (Media online) është e disponueshme në SHBA, MB, Francë, Itali, Gjermani dhe Spanjë.
Kur do të bëhen të disponueshme shërbime të tjera për transmetim muzikor?
Ju do të njoftoheni për shërbime të tjera për transmetim muzikor sapo të jenë të disponueshme.
Përse nuk mund ta përdor Online Media në automjetin tim?
Online Media do të përfshihet në disa automjete Land Rover dhe Land Rover të krijuar që prej shatorit të 2017-s e më tej, prandaj, nëse automjeti juaj është më i vjetër, ju nuk do të mund ta përdorni këtë aplikacion.
Çfarë është Llogaria Live / InControl?
Kjo llogari mund të krijohet në Portalin InControl dhe ju do t’i përdorni këto të dhëna për të hyrë në Live të automjetit tuaj.
Cilat kontrolle të Land Rover Land Rover janë të disponueshme me Online Media Player (Aplikacioni për median online)?
Online Media Player do të jetë aplikacioni kryesor në ekranin e panelit. Klienti do të vijojë të ketë akses në informacionin e statusit nga JLR-ja në ekranin kryesor, në grupe dhe nëse përdor Velar, ekrani i poshtëm do të shfaqë edhe Online Media (Media online). Në ekran, dritarja kryesore përmban faqen për Online Media Player (Aplikacioni për median online). Dritarja dytësore, ose Side Panel (Paneli anësor), e lejon përdoruesin që të hapë aplikacionet e tjera të automjetit dhe të aksesojë komponentët e Online Media Player (Aplikacioni për median online), si listat e këngëve apo historikun.
A mund ta kontrolloj Online Media Player (Aplikacioni për median online) nëpërmjet zërit?
Klientët mund t’i aktivizojnë kontrollet zanore të Land Rover Land Rover nëpërmjet butonit Voice (Zëri) në timon për ta kontrolluar Online Media Player me anë të komandave si “Launch Online Media” (“Hap median online”) ose “Launch player” (“Hap aplikacionin e medias”). Megjithatë, Online Media Player funksionon vetëm nëpërmjet ekranit me prekje.
Në cilat gjuhë është e disponueshme Online Media (Media online)?
Online Media do të jetë e disponueshme në 31 gjuhë. Përmbajtja e ofruesve nuk do të përkthehet.
Përse përmbajtja ime nuk luhet gjithmonë?
Disponueshmëria e përmbajtjes varet nga fuqia e rrjetit, duke qenë se transmetohet në internet. Ju lutemi, sigurohuni që të keni një lidhje të mirë me rrjetin gjatë përdorimit të Online Media (Media online).
Përse rezultatet e kërkimit nga TuneIn janë të ndryshme kur kërkoj të njëjtën gjë dy herë?
Rezultatet e kërkimit nga TuneIn do të variojnë pasi ato bazohen te stacione radioje që transmetohen në kohë reale nga mbarë bota.
Si t’i përsëris të gjitha këngët/një album?
Kjo gjë do të kryhet automatikisht. Funksioni i përsëritjes është gjithmonë aktiv, prandaj Repeat the Current Song (Përsërit këngën aktuale) është opsioni i vetëm i disponueshëm.
A mund të kaloj CD në bibliotekën e medias së Touch Pro?
Po, baza e të dhënave Gracenote e integruar kryen përputhjen e informacionit të këngës si dhe albumin dhe imazhin e artistit. Pasi të keni vendosur CD-në, do të shfaqet një ikonë pranë kontrolleve të këngëve, që ju lejon kalimin e CD-së në sistem.
A mund të përditësohet baza e të dhënave Gracenote për të përfshirë albumet e reja?
Ju lutemi, kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar për përditësimet më të reja të softuerit.
Kur jam në ekranin e transmetimit të medias dhe shtyp butonin e ndezjes/fikjes, ekrani nuk fiket, por shfaqet faqja kryesore. Përse ndodh kjo?
Për lehtësinë tuaj, faqja kryesore shfaqet automatikisht për t’ju ndihmuar që të aksesoni një veçori tjetër.
Kam përzgjedhur shfaqjen karusel, po përse këngët shfaqen si listë?
Shfaqja karusel funksionon vetëm për Radion satelitore Sirius XM (vetëm në SHBA dhe Kanada), librarinë e medias dhe USB-të.
Burimet në aplikacionin e medias shfaqen ndonjëherë në pozicione të ndryshme, përse ndodh kjo?
Burimet e shfaqura në aplikacionin e medias bazohen te burimet e disponueshme në momentin përkatës, qoftë fizikisht ose pa tel. Duke qenë se ato ndryshojnë ndërmjet udhëtimeve, burimet renditen në mënyrë dinamike sipas përdorimit. Radioja ndodhet gjithmonë në këndin e sipërm. Në krah të Radios, shfaqet gjithmonë burimi i përdorur për herë të fundit, e kështu me radhë. Nëse një burim nuk është i disponueshëm, atëherë nuk shfaqet. Për shembull, nëse USB-ja nuk është vendosur, ajo nuk do të shfaqet në listën e burimeve të medias.
Can I buy InControl Apps for my current vehicle?
Currently it is only possible to have InControl Apps on a new vehicle. InControl Apps is selected when the vehicle is ordered, as the hardware is fitted at the factory. Future options are being explored.
Kam blerë një automjet Land Rover të përdorur që e ka të instaluar InControl Apps. A mund ta lidh telefonin tim inteligjent me të?
Po. Mjafton ta instaloni InControl Apps në telefonin tuaj inteligjent dhe mund ta përdorni pa problem InControl Apps.
A mund të shkarkoj aplikacione të disponueshme për rajone të tjera?
Duke ndryshuar rajonin tuaj në dritaren Options (Opsionet) të aplikacionit telefonik, ju do të mund të shihni aplikacionet e disponueshme për përdoruesit në rajone të tjera. Ju do të mund t’i shkarkoni këto aplikacione vetëm nëse janë të disponueshme edhe në rajonin tuaj. Shënim: disponueshmëria e aplikacioneve nuk garanton disponueshmërinë e preferencave tuaja gjuhësore.
Sa kushton InControl Apps?
Sistemi InControl Apps kërkon një pagesë të vetme pasi pajisja harduerike duhet të vendoset në fabrikë. Kontaktoni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar për koston e tij. InControl Apps është i disponueshëm pa pagesë në Google Play dhe në Apple App Store. Disa aplikacione të palëve të treta mund të kërkojnë blerje ose abonim.
Përse në InControl Apps nuk janë të gjitha aplikacionet e mia të disponueshme?
Vetëm aplikacionet që kanë kaluar procesin e miratimit nga Land Rover mund të përdoren me InControl Apps.
Përditësova telefonin tim dhe InControl Apps nuk po funksionon.
Ne bëjmë të gjitha përpjekjet për të siguruar përputhshmërinë e InControl Apps me sistemet operative më të reja. Provoni ta instaloni sërish aplikacionin telefonik në pajisjen tuaj.
A përdor internet celular InControl Apps?
Po. Rekomandohet që të gjithë telefonat inteligjentë që përdorin InControl Apps të kenë një paketë interneti celular të përshtatshme.
Kur përdor kontrollet zanore, përse më shfaqet se po kryhet një telefonatë?
Kur filloni një sesion zanor, telefoni juaj do të simulojë një telefonatë virtuale (pa tarifim) për të aksesuar mikrofonat e automjetit.
A mund ta instaloj InControl Apps në më shumë sesa një telefon inteligjent?
Po. Të gjithë telefonat inteligjentë të përputhshëm me InControl Apps të instaluar do të mund të lidhen me Ekranin me prekje. Megjithatë, nuk mund të lidhen njëkohësisht më shumë sesa një pajisje.
Çfarë ndodh nëse nuk ka lidhje me internetin?
Gjatë përdorimit të shërbimeve të InControl në një zonë me mbulim rrjeti të dobët (p.sh., në zona të thella ose rurale), aplikacionet do të shfaqin një mesazh kur të mos ketë lidhje të disponueshme me internetin për një funksion të kërkuar.
A mund ta përdor InControl Apps në çdo automjet Land Rover?
InControl Apps duhet të zgjidhet gjatë porositjes së automjetit tuaj, pasi pajisja harduerike duhet të vendoset në fabrikë. Kontaktoni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar për disponueshmërinë e automjeteve.
Should I download InControl Apps and any updates via Wi-Fi?
InControl Apps and any updates can be downloaded over a 3G connection. Downloading over Wi-Fi is recommended to reduce data costs and ensure a good connection.
Si ta instaloj një aplikacion të përputhshëm?
Hapni InControl Apps në telefonin tuaj inteligjent dhe shihni listën Not installed apps (Aplikacionet e painstaluara) deri sa të gjeni aplikacionin që dëshironi të instaloni. Në varësi të pajisjes suaj, zgjedhja e aplikacionit do t’ju drejtojë te Google Play ose Apple App Store. Shkarkojeni dhe instalojeni si zakonisht. Ikona e aplikacionit të ri do të shfaqet në seksionin Installed (Të instaluara) kur të lidhni telefonin tuaj inteligjent me automjetin tuaj më pas.
A duhet të krijoj një llogari për të përdorur disa nga aplikacionet?
Do t’ju rekomandonim që, pasi të shkarkoni aplikacione të palëve të treta nga Google Play ose Apple App Store, ta hapni fillimisht aplikacionin në telefon përpara se ta lidhni atë me automjetin. Aplikacioni mund të ketë leje që duhet të miratohen ose mund të nevojitet krijimi i një llogarie përpara përdorimit të tij në automjet.
Gjatë përdorimit të InControl Apps, përse audioja luhet nëpërmjet boksit të telefonit tim Android dhe jo nëpërmjet sistemit zanor të automjetit?
Telefonat Android duhet të lidhen me Touch Pro nëpërmjet Bluetooth-it dhe USB-së.
InControl Apps është instaluar në pajisjen time, por nuk po lidhet me automjetin
Gjatë lidhjes së telefonit tuaj me automjetin, sigurohuni që pajisja juaj të jetë e shkyçur, kasa ose mbrojtëset e ekranit të mos jenë të mbyllura (disa mund ta kyçin automatikisht telefonin kur mbyllen), që të gjitha aplikacionet e hapura të jenë mbyllur dhe që telefoni të jetë lidhur me portën USB të posaçme për InControl Apps (është emërtuar). Nëse nuk arrini ta zgjidhni problemin në këtë mënyrë, kontrolloni nëse pajisja juaj është e përputhshme duke vizituar faqen e internetit të përputhshmërisë në adresën www.landrover.com.
A duhet ta hap aplikacionin përpara lidhjes me automjetin?
Jo, në telefonat iPhone, nëse aplikacioni nuk është hapur, do t’ju shfaqet një njoftim në telefon për të lejuar hapjen e aplikacionit. Nëse përdorni një telefon Android, ju mund të zgjidhni Always Allow (Lejo gjithmonë) kur t’ju kërkohet, në mënyrë që të mos ju shfaqen më njoftime për hapjen. Mos harroni se telefoni juaj duhet të jetë i shkyçur gjatë lidhjes. Pasi pajisja juaj të jetë lidhur, nuk do të nevojitet ndërveprim i mëtejshëm me telefonin.
Telefoni im është lidhur dhe mund t’i shoh aplikacionet, por bokset në kabinë nuk nxjerrin tingull. Si të lidhem me Bluetooth-in?
Kur të lidhni telefonin, në Ekranin me prekje do t’ju shfaqet një mesazh për View (Shihni) dhe Bluetooth Settings (Cilësimet e Bluetooth). Për të aksesuar audion nëpërmjet InControl Apps, pajisja juaj duhet të jetë e lidhur me automjetin nëpërmjet Bluetooth-it. Duke zgjedhur Bluetooth Settings (Cilësimet e Bluetooth), ju do të mund të ndiqni hapat për lidhjen e telefonit tuaj. Në lidhjen pasardhëse, mesazhi për Bluetooth Settings (Cilësimet e Bluetooth) do të zëvendësohet nga View and Listen (Shih dhe dëgjo) kur telefoni juaj është lidhur me Bluetooth-in, por nuk është burimi aktiv i audios. Nëse ende nuk arrini të dëgjoni tingull, sigurohuni që telefoni juaj inteligjent të jetë i lidhur me automjetin duke ndjekur hapat e renditur në seksionin e pronarëve. Gjithashtu, sigurohuni që volumi i audios në telefon dhe në automjet të jetë i lartë.
A do të funksionojë InControl Apps kur automjeti është në lëvizje?
Për arsye sigurie, disa aspekte të InControl Apps reduktohen ose çaktivizohen kur automjeti është në lëvizje.
Bëra një telefonatë dhe m’u desh ta shkyçja iPhone tim përpara se ta përdorja InControl Apps sërish. Përse?
Kjo është një veçori sigurie nga Apple. Kur bëni një thirrje telefonike më të gjatë sesa opsioni Auto-Lock (Kyçja automatike), telefoni do të kyçet pavarësisht lidhjes me InControl Apps. Ju mund ta caktoni Auto-Lock (Kyçja automatike) në iPhone që të mos aktivizohet asnjëherë, si më poshtë: Settings (Cilësimet)> General (Të përgjithshme) > Auto-Lock (Kyçja automatike) dhe zgjidhni Never (Asnjëherë). Shënim: Cilësimi Never (Asnjëherë) për Auto-Lock (Kyçja automatike) mund të mos jetë i disponueshëm në disa rrethana, si në rastin kur iPhone juaj ka cilësime administratori korporate, që kërkojnë një kod pin për t’u aksesuar.
Kur e lidh telefonin tim me automjetin, më shfaqet gjithnjë një mesazh në pajisje për të lejuar lidhjen. Si ta ndaloj shfaqjen e këtij mesazhi?
Në iPhone, mund ta shmangni mesazhin duke shtypur butonin home (faqja kryesore) përpara lidhjes me InControl Apps. Në pajisjet Android, mesazhi përfshin një kutizë konfirmimi për të shmangur mesazhet e ardhshme për lidhjet me automjetin.
Ku duhet ta mbaj pajisjen time gjatë kohës së lidhjes me InControl Apps?
Ju duhet ta mbani pajisjen pranë portës USB të posaçme për InControl Apps.
I have updated to iOS 9, why do I now have to go through an approval process before I can use a new app in the vehicle?
This is a new security feature introduced by Apple for the iOS 9 update. All third party apps, except the three virtual apps - Calendar, Music and Contacts, will now require approval. The process is described in detail here.
Çfarë ndodh nëse nuk e përditësoj pajisjen në iOS 9?
Ky proces miratimi është për të gjithë telefonat iPhone që përdorin iOS 9. Nëse nuk e keni përditësuar telefonin në iOS 9, nuk do t’ju duhet të miratoni çdo aplikacion përpara përdorimit. Gjithsesi, ne ju rekomandojmë që ta vendosni aplikacionin në punë përpara se të lidheni me automjetin.
Ju lutemi, vini re se pasi të keni kryer përditësimin, telefoni nuk mund të rikthehet te një version iOS i mëparshëm.
A pranohen pajisjet tabletë?
Aktualisht jo.
A duhet ta përditësoj softuerin e iPhone tim?
InControl Apps funksionon më mirë me softuerin operativ më të fundit (Apple iOS 8+).
Why can’t I switch the map view to north-up?
Based on user research, we designed Touch Pro’s navigation system around direction-up view. The vast majority of users prefer this view, because it provides an easier at-a-glance interpretation of the road as it unfolds ahead. We felt that aligning other map views to direction-up eliminated any potential confusion.
Direction-up view can be combined with north-up to display your current position and destination in context of the remaining route or complete route. Additionally, searches are always shown in north-up view to provide the context of your current location to the destination. A temporary north-up option is also available when browsing the map.
Si ta zgjedh 3D Map View (Pamja e Hartës 3D) në ekranin e instrumenteve virtuale?
Shtypni butonin Menu në timon për të hapur menunë Settings (Cilësimet). Më pas, zgjidhni menunë Display Settings (Cilësimet e ekranit) dhe shtypni maps (hartat). Nëse menuja Display Settings (Cilësimet e ekranit) nuk shfaqet, kaloni nëpër disa nga nënmenutë deri sa të shihni opsionin maps (hartat), që duhet të jetë theksuar. Klikoni OK për ta zgjedhur. Pasi harta të shfaqet në ekranin e instrumenteve virtuale, mbylleni menunë duke mbajtur të shtypur butonin e majtë të zgjedhjes.
Përse ekrani i instrumenteve virtuale kthehet pas te pamja e grupit të instrumenteve ndërmjet rrugëtimeve?
Me qëllim që të shihni në kohë reale statusin e automjetit tuaj lidhur me karburantin, nivelet e vajit dhe njoftimet e tjera me rëndësi.
Përse harta e navigacionit ndalon së lëvizuri kur përdor gjestin e zmadhimit me gishta?
Sapo të ndërveproni me hartën, ajo kalon në modalitetin Explore (Eksploro), që ju lejon të gjeni vendet dhe të kontrolloni rrugën ose trafikun në zonën përreth, etj. Modaliteti Explore (Eksploro) përfshin edhe një opsion për ta parë hartën në modalitetin north-up (veriu lart).
Harta do të rikthehet automatikisht në modalitetin guidance (udhëzues) pas 60 sekondash ose kur të shtypni butonin e kthimit pas ose të shtypni shigjetën e navigacionit. Pamja e Hartës bazohet tek opsioni i fundit i përdorur i hartës 2D, 3D ose satelitore.
Ndonjëherë, informacioni i limitit të shpejtësisë, që shfaqet në sistemin e Navigacionit, nuk përkon me atë të shfaqur në sinjalistikën rrugore, përse ndodh kjo?
Nëse automjeti juaj vjen me Traffic Sign Recognition (Dallimi i shenjave të qarkullimit) të përfshirë, do të shfaqet një ndërthurje informacioni të përmbajtur në bazën e integruar të të dhënave të hartave dhe në sinjalistikën e dukshme rrugore. Megjithatë, në situata të caktuara, një tabelë rrugore mund të mos jetë e dukshme për kamerat e automjetit tuaj (për shembull, nëse tabela rrugore ndodhet pranë një kryqëzimi në një rrugë dytësore).
Nëse automjeti juaj nuk vjen me Dallimin e shenjave të qarkullimit, atëherë limitet e shpejtësisë që shfaqen bazohen tek informacioni i disponueshëm në momentin e përpilimit të bazës së integruar të të dhënave të hartave.
Megjithëse ne bëjmë përpjekjet maksimale për të mundësuar informacione të sakta, përgjegjësia për zbatimin e rregulloreve të qarkullimit i përket tërësisht drejtuesit.
What’s the difference between the various route options displayed?
The first route is always the quickest based on Real Time Traffic Information. If traffic conditions change during your journey, the system will automatically re-route you. If you select the second or third option (assuming additional route options were available) and traffic conditions worsen, the system will alert you to a faster alternative – press "OK" to update the current route. There’s usually no difference in journey time between the second and third route option.
Sa pika kalimi mund të krijoj brenda një itinerari?
Ju mund të krijoni deri në 10 pika kalimi brenda një itinerari, duke përfshirë destinacionin tuaj. Ato renditen sipas radhës që i keni shtuar. Për t’i riorganizuar pikat tuaja të kalimit, mjafton të shtypni ikonën e menusë në këndin e poshtëm të hartës dhe të zgjidhni Edit (Modifiko).
Përse faqja kryesore shfaq një kohë të parashikuar mbërritjeje (ETA) për një destinacion që nuk e kam zgjedhur?
Nëse keni aktivizuar Commutes (Itineraret e zakonshme) në menunë Navigation Settings (Cilësimet e navigacionit), destinacioni do të jetë një ‘itinerar i zakonshëm’ i mësuar nga vendndodhja juaj aktuale dhe orari. Sistemi i Navigacionit parashikon se ky mund të jetë destinacioni juaj i mundshëm dhe ETA përkon me të. Nëse itineraret e zakonshme janë aktivizuar, sistemi mund t’ju shfaqë ETA-n përkatëse edhe nëse nuk keni përcaktuar destinacion, me qëllim që t’ju mbajë të informuar për problematika të mundshme gjatë itinerarit tuaj të preferuar. Nëse, ndonjëherë, udhëtoni nëpër një rrugë tjetër drejt të njëjtit destinacion, sistemi do ta mësojë edhe këtë itinerar. Kur për të njëjtin destinacion janë mësuar disa itinerare, sistemi shfaq itinerarin më të shpejtë dhe ETA bazuar te kushtet aktuale. Kur të nisni udhëtimin tuaj, ai do të shfaqet si vijë në hartë, por nuk do t’ju lexojë me zë udhëzimet e njëpasnjëshme, sepse supozon që ju e dini rrugën. Megjithatë, nëse kushtet e qarkullimit përkeqësohen, dhe ju kaloni nëpër rrugë të ndryshme nga ato të mëparshmet drejt destinacionit, sistemi do t’ju pyesë nëse dëshironi të aktivizoni udhëzimin e njëpasnjëshëm. Ky udhëzim mund të jetë veçanërisht i dobishëm nëse ndodheni në një vendndodhje të panjohur për ju.
Sa udhëtime duhet të kryej drejt të njëjtit destinacion përpara se veçoria Commute (Itineraret e zakonshme) të mësojë itinerarin?
Zakonisht nevojiten dy udhëtime drejt të njëjtit destinacion nga e njëjta pikënisje, që një ‘itinerar i zakonshëm’ të mësohet. Gjithashtu, ora aktuale duhet të jetë +/- 1 orë nga ora e mësuar e nisjes.
Si ta përcaktoj destinacionin?
Ju mund ta përcaktoni destinacionin me Touch Pro në një sërë mënyrash.
1. Për të aksesuar ekranin e opsionit Set Destination (Cakto destinacionin) nga faqja kryesore, shtypni ikonën Set Destination (Cakto destinacionin) në kutizën e navigacionit. Ju do të shkoni direkt tek ekrani i kërkimit ku mund të vendosni një kod postar, adresën ose emrin e vendit në një rresht të vetëm.
2. Shtypni dy herë ikonën e Navigacionit në fundin e Ekranit me prekje. Kjo ikonë ju kalon direkt tek ekrani Destination settings (Cilësimet e destinacionit). Këtu, mund të zgjidhni njërën nga tri opsionet, Address entry (Vendosja e adresës) (duke përfshirë kodin postar), Search (Kërko) ose Destinations (Destinacionet). Destinations (Destinacionet) mund të jenë Home (Shtëpia), Recent destinations (Destinacionet e fundit), Favourite destinations (Destinacionet e preferuara), Shared destinations (Destinacionet e ndara) ose Commutes (Itineraret e zakonshme).
3. Kur një itinerar i zakonshëm është i disponueshëm, ai do të shfaqet në kutizën e navigacionit në faqen kryesore. Nëse, bazuar te vendndodhja juaj aktuale dhe ora, shfaqet më shumë sesa një itinerar i zakonshëm, atëherë do të renditen commutes available (itineraret e zakonshme të disponueshme). Shtypja e kutizës së navigacionit do t’ju kalojë direkt te lista e itinerareve të zakonshme të disponueshme.
4. Përndryshe, zgjidhni një destinacion nga ekrani i hartës, dhe shtypni butonin e menusë në këndin fundor të hartës. Sërish, do të shfaqen tri opsionet e destinacionit, Address (Adresa), Search (Kërko) dhe Destinations (Destinacionet).
5. Ju mundeni edhe t’i dërgoni automjetit tuaj vende ose destinacione nëpërmjet aplikacionit telefonik ose faqes së internetit Route Planner. Një vend ‘saved’ (i ruajtur) në Route Planner do të shfaqet te destinacionet tuaja të preferuara pasi automjeti juaj të jetë lidhur me internetin dhe të ketë sinkronizuar destinacionet. Nëse Navigacioni është i hapur në ekran kur merret një destinacion i ri prej Route Planner, destinacioni do të shfaqet si një panel i veçantë. Nëse shtypni use now (përdor tani), destinacioni do të konfirmohet në sistemin e navigacionit të automjetit. Vendet e përcaktuara si destinacion nëpërmjet Route Planner shfaqen te destinacionet e fundit.
Përse destinacioni që i dërgova automjetit tim nuk është shfaqur në sistemin e Navigacionit të automjetit?
Destinacionet mund të merren vetëm kur automjeti të ketë lidhje të përshtatshme me internetin. Në disa raste, megjithëse sistemi mund të shfaqet si i lidhur, rrjeti celular mund të jetë i ngarkuar, çka e pengon sistemin që të marrë destinacionin. Destinacionet e marra nga automjeti do të shfaqen vetëm kur të jeni duke eksploruar funksionin Navigation (Navigacioni) të sistemit. Më pas, destinacioni do të shfaqet si itinerar në anë të Ekranit me prekje ose si një mesazh për konfirmim. Nëse destinacioni është marrë nga automjeti gjatë kohës që po përdornit një veçori tjetër veç Navigation (Navigacionit), atëherë destinacioni mund të gjendet te recent destinations (destinacionet e fundit).
Si mund t’i shoh itineraret alternative?
Pasi të keni përzgjedhur një destinacion, shtypni Route options (Opsionet e itinerarit) për të parë itinerarin standard (në krye të listës) dhe deri në dy itinerare alternative. Zgjidhni itinerarin tuaj të parapëlqyer dhe shtypni start (fillo) për të nisur udhëzimin.
Si mund ta përdor funksionin e kërkimit të destinacionit?
Mjafton të vendosni një vend, kod postar ose adresë në fushën e kërkimit. Edhe nëse nuk e shkruani saktë emrin/adresën, zakonisht funksioni i kërkimit do ta njohë vendndodhjen.
Nëse automjeti juaj ka lidhje me internetin, kërkimi do të aksesojë informacionin më të fundit në cloud, si dhe në bazën e integruar të të dhënave të automjetit tuaj.
Cila është mënyra më efikase për të kërkuar një destinacion?
Për të kursyer kohë, shtypni ikonën e fshehjes së tastierës pasi të keni shtypur 3-4 shkronjat e para. Kështu, do t’ju shfaqet një listë me vendndodhjet e mundshme. Ndërsa kaloni përgjatë listës, pamja e hartës do të përditësohet automatikisht, në mënyrë që ju të mund ta shihni me lehtësi vendndodhjen në kontekstin e rrugës, destinacionit ose pozicionit tuaj aktual.
Klikoni te destinacioni i dëshiruar për të parë një pamje paraprake të itinerarit në hartë. Nëse automjeti juaj ka lidhje me internetin, do të shfaqen edhe pamjet në nivel rruge për vendndodhjen nëse është e mundur.
Nëse shtypni ikonën e pamjes së plotë në cepin e figurës, do të zmadhohet pamja në nivel rruge. Lëvizja nëpër imazh ju mundëson që ta rrotulloni atë 360 gradë. Shtypja e ‘...’ shfaq informacione të mëtejshme, si të dhënat e adresës, dhe vlerësimet e postuara së fundmi, nëse ka. Në varësi të destinacionit tuaj, mund të shfaqet një vlerësim me yje bazuar te vlerësimet nga faqet si TripAdvisor.
Nëse destinacioni është një parking automjetesh, dhe parkingu i automjeteve e mbështet këtë informacion, do të shfaqet një ekran tjetër informues për çmimin dhe disponueshmërinë e hapësirave.
Kur Udhëzuesi i navigacionit është aktiv, nëse klikoni në anë të kutizës së kërkimit, do të mund të kërkoni për një vendndodhje tjetër pranë destinacionit tuaj, për shembull, një restorant për të drekuar.
Kur vendos një kod postar duke përdorur metodën e vendosjes së adresës, përse nuk mundem të vendos edhe numrin e banesës?
Opsioni i vendosjes së kodit postar e nis kërkimin nga një pikë qendrore brenda kodit postar përkatës. Megjithatë, mund të kërkoni edhe duke përdorur një emër rruge dhe numër banese.
Përse kur caktoj një destinacion shfaqet ikona e paralajmërimit për karburantin?
Për t’ju njoftuar se nuk keni mjaftueshëm karburant për të kryer udhëtimin tuaj pa ndaluar për të rimbushur serbatorin.
Për të shtuar një ndalesë karburanti në itinerarin tuaj, klikoni mbi ikonën e paralajmërimit për karburantin. Ky buton do t’ju shfaqë pikat rimbushëse gjatë rrugës suaj për të kryer rimbushjen me karburant. Gjithashtu, ai do të mundësojë edhe një kohë të parashikuar mbërritjeje (ETA) më të saktë.
Pasi e kam parkuar automjetin, si mund ta vijoj rrugëtimin nga telefoni im inteligjent?
Hapni Route Planner në telefonin tuaj inteligjent Apple ose Android. Për sa kohë që ndodheni mbi 30 metra larg destinacionit që përcaktuat fillimisht (dhe nëse nuk e anuluat udhëzuesin përpara zbritjes nga automjeti juaj) destinacioni do të sinkronizohet në telefonin tuaj inteligjent përmes cloud. Në varësi të cilësimeve tuaja për itinerarin, aplikacioni do t’ju udhëzojë deri në destinacionin tuaj në këmbë ose me transport publik.
Në disa raste, aplikacioni shoqërues mund të kërkojë deri në 30 sekonda për të rifreskuar dhe sinkronizuar destinacionet dhe pozicionin e automjetit tuaj nga cloud. Ju lutemi, mos e mbyllni dhe rihapni aplikacionin gjatë kësaj kohe, pasi kjo mund të shkaktojë risinkronizimin e destinacionit tuaj dhe pozicionit të automjetit tuaj.
Ju lutemi, mbani parasysh se, nëse ndodheni në një vendndodhje me mbulim rrjeti të dobët, destinacioni juaj mund të mos sinkronizohet me aplikacionin Route Planner.
Nëse jam duke përdorur sistemin e Navigacionit në modalitetin udhëzues dhe kërkoj për një destinacion të ri, përse sistemi nuk më lejon që ta zëvendësoj destinacionin aktual me atë që sapo kërkova?
Ne dolëm në përfundimin se shtimi i opsionit për ‘zëvendësimin e destinacionit aktual’, duke marrë parasysh shpeshtësinë e këtij skenari, thjesht sa do ta ndërlikonte në mënyrë të panevojshme përdorimin. Mënyra më e drejtpërdrejtë për të vendosur një destinacion të ri është të anuloni udhëzuesin nga menuja e Navigacionit dhe të caktoni një destinacion të ri.
Kur vendos një adresë, përse duhet që gjithmonë të shkruaj qytetin pastaj rrugën?
Në mënyrë që ta gjeni më shpejt rrugën që po kërkoni. Disa qytete kanë emra të njëjtë rrugësh, ndaj, duke shkruar qytetin të parin, lista e rrugëve të mundshme reduktohet.
Megjithatë, ju mund të shkruani emrat e vendeve ose adresat në një rresht të vetëm duke përdorur opsionin Search (Kërko).
Si ta shpërndaj kohën e parashikuar të mbërritjes (ETA)?
Pasi automjeti juaj të jetë lidhur me internetin dhe të keni hyrë në Llogarinë Navigation, shtypni kutizën në fund të Ekranit me prekje ku shfaqet informacioni për ETA-n. Zgjidhni se cilëve dëshironi t’ua shpërndani ETA-n tuaj me SMS (në varësi të disponueshmërisë së tregut), tekst ose email, dhe zgjidhni nëse dëshironi që t’u dërgoni përditësime çdo 5, 10 ose 20 minuta.
Kontaktet tuaja mund të ruhen nëpërmjet navigation settings (cilësimet e navigacionit) ose nëpërmjet këtij ekrani. Sistemi do t’i ruajë automatikisht kontaktet e reja, duke e lehtësuar më tej shpërndarjen e ETA-s suaj kur të hyni sërish.
A mund ta përdor listën e kontakteve nga telefoni im inteligjent i lidhur për të shpërndarë kohën time të parashikuar të mbërritjes (ETA)?
Objektivi ynë është që t’jua lehtësojmë sa më shumë shpërndarjen e ETA-s suaj, ndaj menduam se ndërlidhja me kontaktet e telefonit tuaj krijonte hapa dhe kritere kërkimi të tepërta. Duke qenë se kjo veçori do të përdoret përgjithësisht me një grup të vogël personash rregullisht, ne dolëm në përfundimin se programimi paraprak i një grupi të kufizuar email-esh dhe/ose numrash telefoni do ta bënte këtë funksion më të lehtë në përdorim.
A duhet ta shkruaj numrin tim të telefonit apo adresën time të email-it për të dërguar njoftime për ETA/vendin/vendndodhjen?
Jo, mjafton që të keni hyrë në Llogarinë Navigation dhe të keni lidhje aktive me internetin. Mesazhi do të jetë nga Land Rover, por do të përfshijë emrin e përdoruesit të llogarisë suaj si dërgues të informacionit, bashkërisht me të dhënat e destinacionit dhe ETA/vendit/vendndodhjes suaj.
A duhet ta shkruaj numrin tim të telefonit apo adresën time të email-it për të dërguar njoftime për ETA/vendin/vendndodhjen?
Jo, mjafton që të keni hyrë në Llogarinë Navigation dhe të keni lidhje aktive me internetin. Mesazhi do të jetë nga Land Rover, por do të përfshijë emrin e përdoruesit të llogarisë suaj si dërgues të informacionit, bashkërisht me të dhënat e destinacionit dhe ETA/vendit/vendndodhjes suaj.
Çfarë është Arrival Mode (Modaliteti i mbërritjes)?
Kur të ndodheni 300m larg nga destinacioni juaj, do t’ju shfaqet një njoftim i madh i Arrival Mode (Modaliteti i mbërritjes) për t’ju rikujtuar adresën. Gjithashtu, do t’ju shfaqë edhe një pamje në nivel rruge, sipas disponueshmërisë.
Nëse e kaloni destinacionin tuaj me mbi 600m, udhëzimet e itinerarit do t’ju ndihmojnë të ktheheni pas. Ky funksion jua bën më të lehtë gjetjen e një hapësire parkimi aty pranë, pa humbur kontekstin e destinacionit tuaj. Gjithashtu, do të shfaqet edhe një buton i madh Parking (Parkimi) nëse pranë jush ndodhen hapësira parkimi. Shtypni njërin nga parkingjet për ta shtuar si pikë kalimi në itinerarin tuaj. Automjetet e lidhura mund të shfaqin edhe një status të parkingut (sipas disponueshmërisë), ku tregohet nëse parkingu është plot, thuajse plot, etj.
Edhe kur itinerari përditësohet me parkingun, destinacioni juaj fillestar i përcillet aplikacionit telefonik Route Planner, duke ju bërë të mundur udhëzimet nëse do të lëvizni në këmbë ose me transport publik (nëse realizohet) drejt destinacionit tuaj përfundimtar.
What’s the difference between a navigation profile and a Navigation Account?
A navigation profile allows different drivers to store their own personal navigation settings and destinations. When you select your profile the navigation system will instantly switch to your settings and destinations. A Navigation Account allows you to further extend the connected capabilities of the navigation system by enabling:
1. Synchronisation of places/destinations between the in-vehicle navigation system, the smartphone Route Planner App and the Route Planner website.
2. Door-to-door navigation using the Route Planner smartphone app to search for a place of interest and then set it as a destination.
3. Sharing of estimated time of arrival (ETA) via SMS or email.
4. Sharing of places and your current location with friends.
Si përditësohet baza e të dhënave e kamerës së sigurisë?
Baza e të dhënave e kamerës së sigurisë përditësohet kur përditësohet baza e të dhënave e hartave.
Ne përfshijmë vendndodhje të kamerës së sigurisë për të theksuar pikat e njohura të aksidenteve. Synimi ynë është që t’i ndihmojmë klientët tanë, pasagjerët e tyre dhe udhëtarët e tjerë në rrugë që të qëndrojnë të sigurt.
Megjithëse ne bëjmë përpjekjet maksimale për të mundësuar informacione të sakta, përgjegjësia për zbatimin e rregulloreve të qarkullimit i përket tërësisht drejtuesit.
Përse më kërkohet data e lindjes gjatë procesit të regjistrimit të Llogarisë Navigation?
Ju duhet të jeni mbi moshën 16 vjeç për të dhënë miratimin tuaj ligjor të vlefshëm për kushtet e ndryshme që lidhen me regjistrimin e një Llogarie Navigation.
Si ta përditësoj hartën time?
Procesi për përditësimin e hartës suaj do të varet nga sistemi i navigacionit i automjetit tuaj. Sistemi i navigacionit i automjetit tuaj varet nga modeli i automjetit tuaj dhe data përkatëse e prodhimit, e njohur ndryshe si “viti i modelit”. Viti i modelit i automjetit tuaj mund të gjendet në dokumentet e automjetit. Për të gjetur se cilin sistem navigacioni keni dhe se si ta përditësoni atë, ju lutemi të vizitoni faqen Map Updates.
Si ta transferoj hartën time të shkarkuar nga një pajisje USB tek automjeti im?
Hapi 1.
Ndizeni motorin e automjetit tuaj dhe sigurohuni që sistemi i navigacionit të jetë aktivizuar. Shënim: Motori duhet të jetë i ndezur gjatë të gjithë procesit të përditësimit të hartës për të siguruar mosndërprerjen e përditësimit për shkak të masave të kursimit të energjisë në automjet. Mos e lëvizni automjetin. Shënim: Ju mund ta drejtoni automjetin pasi procesi i përditësimit të ketë filluar, por sistemi i navigacionit nuk mund të përdoret për itinerare deri kur procesi i përditësimit të hartës të ketë përfunduar.
Hapi 2.
Gjeni portën e USB-së në automjet, që zakonisht gjendet në hapësirën qendrore ndërmjet ndenjëseve të përparme. Vendosni pajisjen USB, që përmban të dhënat e hartës së shkarkuar, në portën përkatëse. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran për të kryer instalimin e hartës.
Hapi 3.
Pasi përditësimi të jetë kryer, hiqeni pajisjen USB dhe klikoni Continue (Vazhdo). Sistemi i navigacionit do të fiket dhe rindizet automatikisht. Klikoni Continue (Vazhdo) për t’u kthyer në faqen kryesore. Tani mund ta përdorni hartën tuaj të re.
In ‘guidance’ mode, can I customise which alerts appear on the side of the map?
Yes, you can customise which alerts are shown by going to Settings > Navigation settings > Alerts. You can also tap on any alert to dismiss it.
Përse kutizat anësore në ekranin kryesor të Navigacionit zhduken kur automjeti fillon të lëvizë?
Kutizat anësore në ekranin kryesor të Navigacionit janë projektuar për t’ju ndihmuar që të planifikoni udhëtimin tuaj përpara nisjes.
A mund t’i ndryshoj udhëzimet zanore të Navigacionit nga zë mashkullor në femëror dhe anasjellas?
Për shumicën e gjuhëve po, mjafton të shkoni te Settings (Cilësimet) > All settings (Të gjitha cilësimet) > Language and keyboards (Gjuha dhe tastierat).
A mund ta rregulloj volumin e udhëzuesit të Navigacionit dhe njoftimeve të Park Distance Control (Kontrolli i distancës së parkimit)?
Po, të gjitha burimet zanore nga Touch Pro mund të përshtaten në nivelin e dëshiruar të volumit. Gjatë kohës që burimi zanor është aktiv, mjafton të përdorni kontrollin kryesor të volumit deri sa të arrini nivelin e dëshiruar.
Shënim: Disa burime kanë një nivel minimal volumi për të siguruar që të gjitha veçoritë e rëndësishme të sigurisë të sistemit do të mund të dëgjohen në çdo kohë.
A mund t’i aktivizoj njoftimet zanore të trafikut të transmetuara nga stacionet lokale të radios?
Po, shkoni te Settings (Cilësimet) > All settings (Të gjitha cilësimet) > Features (Veçoritë) > Media Settings (Cilësimet e medias) > AM FM Radio
Will Secure Tracker help to reduce my insurance premium?
Secure Tracker is Thatcham Category 6 Compliant. By having Secure Tracker activated you may qualify for a discount on your insurance premium.
Çfarë ndodh nëse kam Secure Tracker dhe më vjedhin automjetin?
Në rast se automjeti juaj lëvizet në mënyrë të jashtëligjshme, Land Rover Tracking Centre (Qendra e Gjurmimit e Land Rover) do t’ju njoftojë menjëherë dhe do të kontaktojë policinë për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të automjetit tuaj. Nëse besoni se automjeti juaj është vjedhur, telefononi drejtpërdrejt Land Rover Tracking Centre (Qendra e Gjurmimit e Land Rover) nga aplikacioni juaj telefonik Remote ose në numrin e telefonit që mund ta gjeni në seksionin e pronarit të InControl-it në faqen www.landrover.co.uk.
Nëse kam Secure Tracker, çfarë ndodh nëse automjeti im zhvendoset me rimorkio?
Nëse jeni në dijeni se automjeti juaj do të transportohet (p.sh., me rimorkio ose me tren apo traget) dhe nëse keni një abonim aktiv për Secure Tracker, sigurohuni që të aktivizoni veçorinë e Modalitetit Transport. Pasi ta keni aktivizuar, ky modalitet do të jetë aktiv vetëm për 10 orë dhe do të çaktivizohet automatikisht pas kësaj kohe. Nëse automjeti juaj do të transportohet për më shumë sesa 10 orë, sigurohuni që të riaktivizoni Modalitetin e Transportit. Nëse nuk e aktivizoni Modalitetin e Transportit dhe automjeti juaj është duke u transportuar, ju do të njoftoheni për vjedhje nga Land Rover Tracking Centre (Qendra e Gjurmimit e Land Rover).
A mund ta raportoj automjetin tim si të vjedhur nëse ndodhem jashtë vendit në Evropë?
Nëse automjeti juaj vidhet gjatë kohës që jeni duke udhëtuar në një nga vendet e renditura më poshtë, duhet të kontaktoni Land Rover Tracking Centre (Qendra e Gjurmimit e Land Rover). Procesi që ndiqet është i njëjtë me atë të ndjekur nëse do të ishit në vendin tuaj. Secure Tracker është i disponueshëm në vendin ku kryet abonimin për shërbimet InControl si dhe në vendet e mëposhtme: Andorra, Austri, Belgjikë, Bosnjë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Monako, Vendet e Ulëta, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, San Marino, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Lihtenshtajn, Turqi, Mbretëri e Bashkuar dhe Vatikan.
What is the difference between a manual and an automatic SOS Emergency Call?
An automatic SOS Emergency Call is triggered if the airbags deploy or if a crash is detected. If these incidents occur, a call will be made automatically from the vehicle and the GPS location of your vehicle will be sent to the emergency services. A manual SOS Emergency Call is initiated when an occupant presses the SOS Emergency Call button within the overhead console.
A përdor Thirrja SOS e emergjencës telefonin e drejtuesit për t’u lidhur?
Jo. Thirrja SOS e emergjencës përdor një sistem të veçantë me një kartë SIM të posaçme, të vendosur në automjet.
Ku mund ta përdor Thirrjen SOS të emergjencës?
Shërbimi i Thirrjes SOS të emergjencës do të jetë i disponueshëm në vendin ku kryet abonimin për shërbimet InControl, si dhe në vendet ku përdoret numri telefonik i emergjencës 112. SHËNIM: në vendet ku përdoret numri telefonik 112, lejohen vetëm thirrje zanore, ndërsa informacioni i vendndodhjes nuk do t’u dërgohet shërbimeve të emergjencës.
Çfarë ndodh nëse automjeti përfshihet në një aksident dhe nuk ka sinjal telefonik?
Automjeti do të bëjë disa përpjekje për të kryer një thirrje telefonike, nëse nuk ka sinjal telefonik, thirrja nuk mund të kryhet dhe butoni do të shfaqë ngjyrë të kuqe në vend të asaj portokalli.
Çfarë ndodh nëse e shtyp pa dashje butonin SOS Emergency Call (Thirrja SOS e emergjencës)?
Nëse e shtypni pa dashje butonin SOS Emergency Call (Thirrja SOS e emergjencës), do të kryhet një thirrje. Pasi thirrja të jetë lidhur me ekipin e reagimit ndaj emergjencave, ju duhet ta bëni me dije agjentin se thirrja e emergjencës u shtyp pa dashje, në të kundërt mund t’ju ngarkohen detyrime financiare të panevojshme.
Does the Optimised Land Rover Assistance Call use the driver's phone to connect?
No. The Optimised Land Rover Assistance Call uses a separate system with a dedicated SIM card embedded within the vehicle.
Ku mund ta përdor Optimised Land Rover Assistance Call (Thirrja e Asistencës së Optimizuar nga Land Rover)?
Ju mund ta përdorni shërbimin për Thirrjen e Asistencës së Optimizuar nga Land Rover në të gjitha vendet që mbulohen nga politika e Asistencës nga Land Rover. Nëse e përdorni Asistencën tuaj nga Land Rover gjatë udhëtimit në një vend tjetër të mbuluar nga politika juaj, ju do të lidheni me shërbimet e asistencës rrugore në vendin tuaj të origjinës, ku më pas do t’ju mundësohet asistencë rrugore në vendndodhjen tuaj ekzakte.
Çfarë ndodh nëse e shtyp butonin Optimised Land Rover Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover) pa dashje?
Nëse e shtypni pa dashje butonin Optimised Land Rover Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover), do të kryhet një thirrje. Pasi thirrja të jetë lidhur, ju duhet ta bëni me dije agjentin se butoni Optimised Land Rover Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover) u shtyp pa dashje, në të kundërt mund t’ju ngarkohen detyrime financiare të panevojshme.
Nëse abonimi im për Land Rover Assistance (Asistenca nga Land Rover) përfundon përpara shërbimeve Protect (Mbrojtja), a do të jem në gjendje të kryej një thirrje për Asistencë të Optimizuar nga Land Rover?
Veçoria Optimised Land Rover Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover) në shërbimet tuaja Protect nuk ju ofron mbulim në rast defekti në vetvete, por përmirëson shërbimin e ofruar nga abonimi juaj për Optimised Land Rover Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover). Kur abonimi juaj për Optimised Land Rover Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover) të ketë përfunduar, butoni Optimised Land Rover Assistance Call (Thirrja për Asistencë të Optimizuar nga Land Rover) në automjetin tuaj do t’ju lidhë me qendrën e thirrjeve Optimised Land Rover Assistance, por ju mund të tarifoheni për asistencën e ofruar.
What is Journeys?
Journeys enables you to record, save and export journey information. A journey is logged after the vehicle has travelled over 0.6 miles (1km) and the engine is then switched off. The route can be viewed on a map and the distance, efficiency, time taken and average speed can all be retrieved. Journey information can be viewed, deleted or exported into a Excel spreadsheet for expenses purposes. The Journeys functionality is available in the Remote smartphone app and through the My Land Rover InControl website. When you create your InControl account, you will be asked to select your journey preferences. You can switch off Journeys completely. NOTE: If you decide to enable Journeys you will be able to delete some or all journeys through the Remote smartphone app or the My Land Rover InControl website.
Si t’i aktivizoj ose çaktivizoj Journeys (Rrugëtimet)?
Funksionaliteti Journeys mund të aktivizohet ose çaktivizohet në aplikacionin telefonik Remote dhe në faqen e internetit My Land Rover InControl. Për të parë ose ndryshuar statusin e funksionalitetit, shkoni te Vehicle settings (Cilësimet e automjetit) në aplikacionin telefonik Remote ose në faqen e internetit My Land Rover InControl. Zgjidhni on (aktiv) nëse dëshironi të aktivizoni Itineraret ose off (jo aktiv) nëse dëshironi ta çaktivizoni. Më pas, do t’ju kërkohet të vendosni kodin PIN dhe të ruani ndryshimin.
A mund të gjurmohet vendndodhja ime në kohë reale?
Automjetet nuk mund të gjurmohen aktivisht për sa kohë nuk është kryer apo aktivizuar SOS Emergency Call (Thirrja SOS e emergjencës) ose Optimised Land Rover Assistance Call (Thirrja për Asistencë të Optimizuar nga Land Rover), ku vendndodhja e automjetit do t’u dërgohet automatikisht shërbimeve të emergjencës dhe atyre të defektit. Krahas kësaj, nëse keni Secure Tracker dhe keni konfirmuar vjedhjen e automjetit tuaj, atëherë vendndodhja e automjetit tuaj do të gjurmohet në mënyrë aktive.
A mund të kem vetëm një llogari dhe ta shkarkoj aplikacionin Remote në dy telefona?
Po. Ju mund ta shkarkoni aplikacionin në më shumë sesa një telefon inteligjent. Megjithatë, emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi i llogarisë për InControl Remote do të jenë të njëjtë për të dyja pajisjet.
Si mund ta përdor aplikacionin në orën time Apple Watch?
Pasi ta keni shkarkuar Land Rover InControl Remote në iPhone tuaj, ndiqni udhëzimet nga Apple për shkarkimin e aplikacioneve në orën Apple Watch në https://support.apple.com/HT204784
Përse nuk mund ta gjej funksionin Journeys (Rrugëtimet) në aplikacionin Land Rover InControl Remote në orën time Apple Watch?
Funksioni Journeys (Rrugëtimet) është i disponueshëm vetëm në aplikacionin Remote në iPhone tuaj, ose nëpërmjet portalit në internet My Land Rover InControl.
Përse nuk mundem ta kyç ose shkyç automjetin tim/të përdor sinjalin dhe pulsimin/të përdor Remote Climate Control (Kontrolli klimatik në distancë) nga aplikacioni?
Vetëm automjetet e pajisura me veçorinë Remote Premium e ofrojnë këtë funksionalitet.
On models with an electric sunroof will the Remote Lock feature close the sunroof?
No, the Remote Lock feature will not close the sunroof.
Si funksionon veçoria Remote Climate (Klima në distancë)?
Në varësi të specifikave të automjetit tuaj dhe tregjeve, aplikacioni telefonik Remote Premium do t’ju bëjë të mundur paracaktimin e temperaturës në automjetin tuaj, qoftë nëpërmjet funksionit Engine Start (Ndezja e motorit) ose funksionit Fuel Fired Heater (Ngrohësi me karburant). Nëse keni një automjet me transmision automatik, motori do të përdoret për të paracaktuar temperaturën në automjet. Ju mund të zgjidhni një temperaturë të caktuar dhe më pas do të mund ta ndizni motorin nga distanca duke shtypur butonin Engine Start (Ndezja e motorit) dhe duke vendosur PIN-in tuaj të InControl në ekranin Remote Climate (Klima në distancë) të aplikacionit telefonik Remote Premium. Ju lutemi, vini re se disa vende mund ta ndalojnë ose kufizojnë përdorimin e funksionit të ndezjes së motorit në distancë. Ju duhet të njihni dhe të respektoni të gjitha ligjet vendore në secilin vend që synoni ta përdorni apo jeni duke e përdorur funksionin e Ndezjes së motorit në distancë. Ju mund t’i aksesoni TK-të dhe&politikën tonë të privatësisë për InControl-in në vijim të PPSH-ve për Connect. Nëse keni një automjet me transmision manual, dhe automjeti vjen me opsionin Park Heat (Ngrohje gjatë parkimit), atëherë paracaktimi i temperaturës do të mundësohet nëpërmjet ngrohëses me karburant. Ju mund ta paracaktoni temperaturën në kabinë duke shtypur butonin Start (Fillo) dhe duke vendosur PIN-in tuaj të InControl-it në ekranin Remote Climate (Klima në distancë) të aplikacionit telefonik Remote Premium. Më pas, automjeti do të vendosë automatikisht nëse duhet të kryejë ngrohje apo ajrosje në varësi të temperaturës aktuale. Remote Climate (Klima në distancë) do të funksionojë vetëm duke përdorur Fuel Fired Heater (Ngrohësja me karburant) nëse automjeti është i pajisur me opsionin Park Heat (Ngrohje gjatë parkimit), të cilin duhet ta blini veçmas. Për të ruajtur energjinë e baterisë, disa veçori jo të domosdoshme të Remote Premium do të çaktivizohen nëse automjeti nuk ndizet për 4 ditë (p.sh., nëse shkoni me pushime). Veçoritë e aplikacionit telefonik Remote Premium do të riaktivizohen automatikisht në momentin që do të përdorni sërish automjetin tuaj. Veçoria Wake Up (Aktivizimi) ju mundëson që të programoni një aktivizim të këtyre veçorive në automjetin tuaj. Remote Premium mund të programohet për t’u aktivizuar në një datë të caktuar nga ju nëpërmjet ekranit Vehicle Wake Up (Aktivizimi i automjetit) të aplikacionit telefonik Remote Premium. Të gjitha veçoritë e Remote Premium do të jenë funksionale që prej kësaj date specifike.
Përse disa/të gjithë butonat e veçorive të Remote Premium janë të padisponueshëm në versionin tim të aplikacionit telefonik Remote Premium?
Disa veçori të caktuara të Remote Premium mund të jenë të çaktivizuara në aplikacionin telefonik Remote kur zbulohen faktorë që ndalojnë përdorimin e tyre. Nëse përpiqeni të përdorni një veçori të çaktivizuar të Remote Premium, do t’ju shfaqet një mesazh gabimi ku ju shpjegohet se përse butoni është i çaktivizuar, si për shembull:
Përse më shfaqet mesazh gabimi kur kërkoj një funksion të Remote Climate (Klima në distancë)?
Për të ekzekutuar një funksion të Remote Climate (Klima në distancë), duhet të përmbushen kushtet vijuese, në të kundërt do t’ju shfaqet një mesazh gabimi:
Përse më shfaqet mesazh gabimi kur kërkoj një funksion të aplikacionit telefonik Remote?
Funksionet e aplikacionit telefonik Remote do të jenë në gjendje të kryhen vetëm nëse plotësohen disa parakushte në automjet. Automjeti do t’i kontrollojë parakushtet përpara përpjekjes për të përpunuar funksionet e kërkuara në distancë. Nëse një nga parakushtet nuk përmbushet, në aplikacionin telefonik Remote do t’ju shfaqet një mesazh gabimi që ju informon për arsyen e gabimit specifik.
Përse funksioni i klimës shfaq një temperaturë të ndryshme nga ajo që caktova duke përdorur aplikacionin telefonik Remote?
Pasi ta keni ndezur automjetin duke përdorur funksionin Remote Climate (Klima në distancë) nga aplikacioni telefonik Remote, cilësimet e klimës do të rikthehen te temperatura e përcaktuar gjatë ciklit të fundit të makinës, ndaj temperatura në ekranin e automjetit nuk do të sinkronizohet me vlerën e aplikacionit.
What activities can Guardian Mode detect?
The following activities will be detected by Guardian Mode and will trigger an alert:
A do të aktivizohet Alarmi Guardian (Mbrojtës) me një çelës origjinal?
Po. Modaliteti Guardian (Mbrojtës) synon maksimizimin e nivelit të sigurisë për rastet kur klientët largohen nga automjetet për pak kohë dhe ndihen të pasigurt. Duhet ta çaktivizoni Modalitetin Guardian (Mbrojtës) nëse jeni duke u kthyer tek automjeti juaj.
A mund t’i përdor funksionet e tjera në aplikacionin Remote kur Modaliteti Guardian (Mbrojtës) është aktiv?
Jo. Ju lutemi, çaktivizojeni Modalitetin Guardian (Mbrojtës) nëse dëshironi të përdorni veçoritë e tjera të aplikacionit InControl Remote.
A mund të përdoret Modaliteti Guardian (Mbrojtës) në automjetin tim?
Për sa kohë që jeni abonuar në Secure Tracker ose Secure Tracker Pro dhe keni aplikacionin më të fundit InControl Remote, ju mund ta përdorni Modalitetin Guardian (Mbrojtës).
Si ta aktivizoj Modalitetin Guardian (Mbrojtës)?
Shkarkoni aplikacionin më të fundit InControl Remote nga App Store ose Google Playstore. Në faqen kryesore, zgjidhni butonin Security (Siguria) për të shkuar në ekranin SECURITY (SIGURIA) dhe aty do të mund të zgjidhni Modalitetin Guardian (Mbrojtës). Më pas, mund të zgjidhni një periudhë kohore për aktivizimin e modalitetit Guardian (Mbrojtës) në orarin e dëshiruar. Nëse gjatë kësaj periudhe aktivizohen alarme, ju do të njoftoheni në pajisjen tuaj telefonike nëpërmjet njoftimeve të aplikacionit.
Will Wi-Fi Hotspot provide a continuous Wi-Fi connection whilst on the move?
Wi-Fi Hotspot operates through a mobile phone network. It will deliver a better data connection than a smartphone in the vehicle, but will not operate in areas where no mobile phone network exists.
A mund ta porosis Wi-Fi Hotspot vetëm apo është i lidhur me opsione të tjera?
Aktualisht, Wi-Fi Hotspot është veçori e lidhur me Connect/Connect Pro. Wi-Fi Hotspot mund të përdoret vetëm në automjetet e pajisura me Connect/Connect Pro.
Në cilat rrjete funksionon Wi-Fi Hotspot?
Wi-Fi Hotspot funksionon në rrjetet 3G/LTE.
Cili është ndryshimi ndërmjet Hotspot dhe Wi-Fi në menunë Connectivity settings (Cilësimet e lidhjes)?
Hotspot ju lejon të lidhni deri në 8 pajisje, duke përfshirë telefonat inteligjentë dhe tabletët, me lidhjen e internetit të automjetit tuaj.
Wi-Fi ju lejon të lidheni me një rrjet Wi-Fi, për shembull me rrjetin e shtëpisë suaj. Gjithashtu, ju lejon të lidheni me një pajisje tjetër, si telefoni inteligjent, dhe të përdorni lidhjen e internetit celular të pajisjes.
Cilat janë përparësitë e lidhjes së internetit në automjetin tuaj krahasuar me lidhjen e internetit në telefonin tim inteligjent?
Forca e sinjalit të telefonit tuaj celular dhe lidhja e internetit mund të reduktohen ndjeshëm nga struktura e automjetit, duke qenë se metali redukton transmetimin e valëve radio.
Pasi karta SIM vendoset në panelin e ndërfaqes së automjetit tuaj, ajo lidhet me rrjetin celular nëpërmjet një antene shumë më të madhe dhe të posaçme, të vendosur në pjesën e jashtme të automjetit. Në këtë mënyrë sigurohet një lidhje interneti celular më e fuqishme me rrjetin.
Përse ka një periudhë vonese ndërmjet momentit të ndezjes së motorit dhe lidhjes së sistemit me internetin?
Kur ju shkyçni automjetin, Touch Pro fillon procesin e lidhjes me rrjetin celular. Ky proces mund të zgjasë deri në 2 minuta, në mënyrë të ngjashme me telefonin tuaj celular kur ndizet dhe lidhet me rrjetin përkatës. Pas lidhjes, në këndin e sipërm të Ekranit me prekje do të shfaqet një ikonë 3G. Më pas, Touch Pro do të shkarkojë informacionin e trafikut (nëse është aktivizuar) dhe do të sinkronizojë vendet dhe destinacionet që mund të keni ruajtur duke përdorur aplikacionin Route Planner ose portalin në internet. Të gjitha veçoritë e lidhura tani janë të disponueshme.
Cilat veçori kërkojnë lidhje me internetin?
Veçoritë e mëposhtme kërkojnë lidhje aktive me internetin:
Ikona 3G është shfaqur në këndin e sipërm të Ekranit me prekje, po përse disa nga veçoritë e lidhura janë të padisponueshme?
Në disa raste, rrjetet mund të jenë të mbingarkuara, ose forca e sinjalit mund të jetë shumë e dobët për të siguruar lidhje me cilësi të mjaftueshme. Si rrjedhojë, mund të ndodhë shkëputje e përkohshme e internetit celular.
Do I need a SIM card to connect my vehicle to the Internet?
Yes, a Micro SIM card with mobile data enabled is required to power the Connect Pro package. Insert your SIM card into the interface panel in the centre console storage compartment, dhe make sure you’ve enabled Mobile Data in the connectivity settings menu.
Go to the settings icon in any screen > All settings (Të gjitha cilësimet) > Features (Veçoritë) > Connectivity (Lidhja) > Mobile data on
You can also share your smartphone’s data connection by enabling the phone’s Internet Sharing, Personal Hotspot or Tethering feature. Please check with your mobile network provider to verify this feature is supported by your current phone tariff.
Cilin lloj karte SIM duhet të përdor?
Ju duhet të përdorni një “kartë SIM vetëm me internet”. Ndonjëherë, këto karta njihen edhe me emrin “SIM me internet celular”. Kjo kartë SIM ndryshon nga ajo që përdorni në telefonin tuaj celular. Për Touch 17MY, karta SIM e kërkuar është një kartë SIM standarde 2FF, ndërsa për Touch Pro dhe Touch 18MY nevojitet një kartë SIM mikro 3FF.
A duhet të përmbajë paketë interneti karta ime SIM?
Po, karta juaj SIM duhet të përmbajë paketë interneti në mënyrë që Wi-Fi Hotspot të funksionojë. Kartat SIM vetëm për thirrje (të përdorura në disa telefona celularë) nuk mund të ofrojnë internet.
A ka Land Rover një ofrues kartash SIM të parapëlqyer?
Aktualisht, Land Rover nuk ka një ofrues pakete interneti celular të parapëlqyer. Ju mund ta merrni “Kartën SIM vetëm me internet” nga burime të ndryshme. Kartat SIM dhe paketat e internetit ofrohen nga të gjithë ofruesit kryesorë të shërbimeve celulare.
A mund të përdor internetin nga paketa celulare që kam?
Kjo varet nga ofruesi i shërbimit celular dhe lloji i paketës suaj. Disa ofrues mundësojnë "paketa të kombinuara” ku ju mund të merrni një kartë SIM shtesë për Wi-Fi Hotspot tuaj dhe ta lidhni me paketën tuaj të kombinuar. Kjo do të thotë se Wi-Fi Hotspot dhe telefoni juaj celular do të konsumojnë internetin nga njësitë e kombinuara dhe ju do të keni vetëm 1 faturë.
Për shembull, EE ofron një paketë interneti të kombinuar si më poshtë:
EE: http://shop.ee.co.uk/sharer-details/samsung_galaxy_ace_3_black_and_sim
Për sa njësi interneti mund të tarifohem çdo muaj?
Kjo do të varet ndjeshëm nga veçoritë që përdorni, shpeshtësia e përdorimit dhe kohëzgjatja e udhëtimeve tuaja. Përafërsisht, përdorimi i zakonshëm konsumon rreth 100-500 MB internet në muaj.
Këto veçori përdorin sasinë më të madhe të internetit celular, si më poshtë:
1. Wi-Fi Hotspot
2. Imazhet satelitore
3. Imazhet në nivel rruge*
4. Real Time Traffic Information (Informacioni për trafikun në kohë reale)
5. Aplikacionet Live*
Të gjitha veçoritë e tjera konsumojnë shumë herë më pak internet, në një sasi të përafërt njësish. Në vijim paraqiten disa shembuj të tjerë:
KONSUMI I INTERNETIT CELULAR NGA VEÇORITË
Për minutë ose Për orë për aktivitet
Transmetimi muzikor 500KB/minutë 30MB/orë
1 postim në media sociale me foto 500KB
Transmetimi i videove (me rezolucion standard) 4MB/minutë 240MB
Transmetimi i videove (me rezolucion HD) 15MB/minutë 900MB
1 Email (pa bashkëlidhje) 35KB
1 Email me bashkëlidhje 300KB
1 orë lundrim në internet 15MB
MB= Mega bajt
KB= Kilo bajt
*ku funksionon
A mund ta monitoroj ose kufizoj përdorimin e njësive të internetit?
Po, ju mund ta kufizoni përdorimin e njësive të internetit në një vlerë të caktuar mega bajtësh në muaj, të monitoroni sasinë e njësive të internetit të konsumuara dhe të çaktivizoni roaming-un. Shkoni te Settings (Cilësimet) > All settings (Të gjitha cilësimet) > Features (Veçoritë) > Connectivity (Lidhja) > Mobile settings (Cilësimet celulare)
A ekzistojnë cilësime që mund të më ndihmojnë të menaxhoj roaming-un me internet celular gjatë udhëtimeve jashtë vendit tim?
Po, shkoni te Settings (Cilësimet) > All settings (Të gjitha cilësimet) > Features (Veçoritë) > Connectivity (Lidhja) > Mobile settings (Cilësimet celulare)
Gjithashtu, ju mund të aktivizoni veçori navigacioni të caktuara me roaming në menunë Navigation Settings (Cilësimet e navigacionit).
Si të instaloni një kartë SIM jo Ubigi në automjetin tuaj?
1. Vendosni kartën SIM - Në varësi të sistemit tuaj, vendoseni kartën SIM në hapësirën e emërtuar ‘SIM’ ose ‘MICRO SIM’ në konsolën qendrore. Sigurohuni që karta SIM të jetë puthitur plotësisht dhe konektorët metalikë të jenë lart.
2. Aktivizoni internetin celular - Pasi të jetë instaluar, shkoni tek ikona e cilësimeve në cilëndo faqe > All settings > Features > Connectivity > Mobile Data ON (Interneti celular AKTIV).
3. Lidhuni - Ekrani juaj me prekje do të shfaqë një ikonë 4G ose Wi-Fi. Ju lutemi, vini re se mund të nevojiten deri në dy minuta që ekrani juaj të shfaqë Reading SIM (Duke lexuar kartën SIM) në Mobile Data (Interneti celular).
Why doesn’t the vehicle remember my Bluetooth phone and pair with it automatically?
This is most likely due to the auto connect function for that device being disabled in your Bluetooth settings.
Sa pajisje Bluetooth mund të lidhen ose njihen?
Mund të njihen deri në 10 pajisje Bluetooth. Njëkohësisht mund të lidhet një telefon dhe një pajisje për transmetim muzikor/video. Megjithatë, nëse telefoni juaj është i lidhur si telefon dhe si pajisje për transmetim muzikor/video, atëherë nuk mund të përdorni njëkohësisht edhe një pajisje të dytë. Pajisja e parë e njohur nga Touch Pro do të caktohet si pajisja juaj parësore, për sa kohë që nuk ndryshoni cilësimet. Shkoni te Settings (Cilësimet) > All settings (Të gjitha cilësimet) > Features (Veçoritë) > Bluetooth > Paired devices (Pajisjet e njohura) > dhe klikoni mbi pajisjen që dëshironi të ndryshoni.
Can my downloaded contacts or photos be viewed by anyone with access to the vehicle?
No, your synced contacts will only be visible when your phone is connected to the vehicle.
Si t’i kërkoj kontaktet nga lista e kontakteve të telefonit tim?
Në faqen kryesore të telefonit zgjidhni Contacts (Kontaktet). Shtypni kutizën e kërkimit në krye të faqes së kontakteve për të shfaqur tastierën dhe për të kërkuar kontaktin e dëshiruar. Gjatë kohës që shkruani, lista e rezultateve përditësohet automatikisht. Klikoni kutizën x matches (x rezultate) për të parë opsionet. Për të shfaqur numrin më të madh të kontakteve njëherësh, kutiza e kërkimit lëviz nëpër listë duke shfaqur 5 dhe jo 4 kontakte njëkohësisht.
Ju mund të shtypni edhe butonin voice recognition (njohja e zërit) në timon dhe të përdorni një komandë zanore për të telefonuar një numër. Për shembull:
“Call David Smith” (“Telefono David Smith")
“Call David Smith Mobile” (“Telefono David Smith në celular”)
“Dial 01234987654” (“Telefono 01234987654”)
Përse ikona e telefonit qëndron në ekran edhe kur jam në faqen e telefonit?
Nëse Touch Pro ka njohur më shumë sesa një telefon, shtypja e kësaj ikone ju mundëson të ndryshoni pajisjen për kryerjen/marrjen e thirrjeve.
Will I be able to renew my subscription?
Yes, please go to our subscription page for more information or contact your Retailer.
Për sa kohë mund të rinovohen abonimet për InControl?
Abonimet për InControl mund të rinovohen vetëm për një periudhë 12-mujore. Nëse e rinovoni abonimin pas përfundimit të atij aktual, periudha e abonimit të ri do të fillojë në datën e rinovimit. Nëse e rinovoni përpara përfundimit të abonimit tuaj aktual, abonimi i ri do të fillojë pas përfundimit të abonimit aktual, pa ndërprerje shërbimi.
Si mund ta shoh se sa kohë më ka mbetur në abonimin tim aktual?
Shkoni te Settings (Cilësimet) > All settings (Të gjitha cilësimet) > Navigation settings (Cilësimet e navigacionit) > Connected services licence (Licensa e shërbimeve të lidhura). Këtu shfaqet data e përfundimit dhe të gjitha veçoritë e disponueshme. Ato mund të ndryshojnë në varësi të vendit të blerjes së automjetit tuaj.
Cilat veçori kërkojnë një abonim të vlefshëm?
A duhet të kryej veprime të tjera përveç rinovimit të abonimit në internet për të pasur akses te shërbimet në vijimësi?
Nëse abonimi juaj është ende aktiv, atëherë nuk duhet të kryeni veprime të tjera. Nëse abonimi juaj ka përfunduar, atëherë duhet të siguroheni që automjeti juaj të qëndrojë në një zonë me mbulim sinjali celular të mirë gjatë rinovimit, në mënyrë që të mund të kontaktohet për përditësimet e shërbimeve. Përditësimet e shërbimeve mund të kërkojnë kohë për t’u përpunuar, në varësi të nivelit të mbulimit të sinjalit celular. Ju do të merrni një email për konfirmimin e aktivizimit të plotë të shërbimeve tuaja.
A është e mundur ta rinovoj abonimin tim nëpërmjet telefonit?
Jo, rinovimi duhet të kryhet nëpërmjet lidhjes personale të dërguar në email.
A mund ta ndërroj shërbimin ekzistues me një produkt tjetër?
Fatkeqësisht, për momentin, të gjitha zgjedhjet e produkteve janë përfundimtare dhe abonimet aktive në një automjet nuk mund të ndryshohen.
Po planifikoj të ndryshoj automjetin tim, a do të mund ta transferoj abonimin tek automjeti i ri?
Abonimet për InControl janë të lidhura me automjetin përkatës të abonuar dhe do të vijojnë të jenë të lidhura me atë automjet pavarësisht llogarisë shoqëruese të klientit.
Çfarë ndodh nëse e shes automjetin tim të pajisur me InControl?
Nëse e shisni, këmbeni apo transferoni pronësinë e automjetit tuaj privatisht, ju duhet ta hiqni automjetin nga llogaria juaj InControl. Për ta bërë këtë, hyni në faqen e internetit My Land Rover InControl dhe zgjidhni Vehicle Settings (Cilësimet e automjetit) në faqen e panelit të automjeteve dhe zgjidhni Remove Vehicle (Hiqni automjetin) sipas Termave dhe Kushteve të InControl.
Shërbimet InControl do t’i transferohen pronarit të ri të automjetit tuaj për pjesën e mbetur të periudhës së abonimit, në varësi të zbatimit të hapave për krijimin e llogarisë InControl nga ana e pronarit të ri.
Sapo e kam shitur automjetin tim. A mund të më kthehen paratë për abonimin që kam paguar?
Jo, abonimi për InControl i përket automjetit. Periudha e kthimit të parave për abonimet është 14 ditë pas blerjes.
Çfarë ndodh nëse nuk e rinovoj abonimin?
Nëse nuk rinovoni një ose më shumë abonime InControl, atëherë shërbimet përkatëse të lidhura me to do të çaktivizohen në automjetin tuaj në datën e përfundimit. Ju do të mund të vijoni t’i përdorni këto shërbime deri në datën e përfundimit të abonimit tuaj.
Jam shpërngulur në një vend tjetër pas kryerjes së abonimit aktual, a mundem ta rinovoj?
Ju mund ta rinovoni abonimin tuaj në internet nëse jeni shpërngulur në një nga pesë vendet ku mund të kryhet procesi i rinovimit në internet (Mbretëri e Bashkuar, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë). Nëse jeni shpërngulur në një vend tjetër, që nuk përfshihet në këtë listë, ju lutemi të kontaktoni me Qendrën e Marrëdhënies me Klientin.
Për sa kohë është i vlefshëm abonimi im?
Abonimi fillestar zakonisht përkon me periudhën e garancisë së automjetit, por kjo mund të varet nga tregu. Ju lutemi, kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar për hollësi të mëtejshme.
A mund të lidh më shumë sesa një automjet me llogarinë time InControl?
Po, ju mund të lidhni më shumë sesa një automjet në llogarinë tuaj InControl. Për të shtuar një automjet tjetër në llogarinë tuaj shkoni te https://incontrol.landrover.com/jlr-portal-owner-web/select-locale, klikoni tek Add Vehicle (Shtoni automjet) në krye të faqes së panelit të automjeteve dhe ndiqni hapat për shtimin e automjetit tuaj të ri në llogarinë tuaj ekzistuese InControl.
Çfarë ndodh nëse telefoni im humbet ose vidhet?
Land Rover i këshillon klientët t’i sigurojnë në mënyrën e duhur pajisjet e tyre. Nëse telefoni juaj humbet ose vidhet, ju mund të hyni në Llogarinë tuaj InControl nëpërmjet faqes së internetit My Land Rover InControl dhe të ndryshoni fjalëkalimin dhe kodin tuaj PIN.
Cilat versione të shfletuesve të internetit dhe & sistemeve operative mund të përdoren me aplikacionet dhe faqet e internetit të disponueshme?
Aplikacioni telefonik InControl Apps: Android 4.2 ose më i ri Apple iPhone 5 ose më i ri. Aplikacioni Route Planner: Android 4.3 ose më i ri Apple iPhone 4s ose më i ri, që punon me iOS 8.0 ose më të ri. Faqja e internetit Route Planner: Internet Explorer 9, 10, 11, Firefox 36, 37, Chrome 37, 38, Safari 7.1, 8. Sistemet operative të pranuara për faqen e internetit Route Planner: Windows 7, 8, 10 Mac OSX Mavericks ose më i ri.
A më tarifohen kosto shtesë nëse përdor Shërbimet InControl?
Pasi të jeni abonuar, ju do të tarifoheni vetëm për përdorimin e njësive të internetit dhe thirrjet e kryera nga aplikacioni telefonik InControl Remote në përputhje me kontratën tuaj të shërbimit celular.
Përse duhet të hyj në llogarinë time InControl për rinovimin e abonimit?
Ne kërkojmë që të hyni në llogarinë tuaj InControl për të verifikuar të dhënat tuaja dhe informacionin e automjetit tuaj. Land Rover nuk do t’ju kërkojë asnjëherë që të paguani për shërbimet InControl pa vërtetuar llogarinë tuaj InControl.
Ku mund t’i gjej të dhënat e hyrjes në llogari?
Të dhënat tuaja për të hyrë në llogari janë email-i dhe fjalëkalimi që përdorni për faqen e internetit My Land Rover InControl dhe aplikacionin telefonik InControl Remote. Nëse nuk i mbani mend, mund të përdorni lidhjen për harrimin e fjalëkalimit në faqen e hyrjes, që do t’ju drejtojë te faqja e internetit My Land Rover InControl për të rivendosur fjalëkalimin. Më pas, do të mund të hyni në llogari për të vijuar me rinovimin e abonimit tuaj. Për të aksesuar aplikacionin telefonik InControl Remote dhe Portalin My Land Rover InControl pas rivendosjes së fjalëkalimit tuaj, ju duhet të hyni sërish në llogari me të dhënat e reja.
Nuk më kujtohet fjalëkalimi im, si të vendos një të ri?
Të dhënat e hyrjes janë të njëjta me të dhënat tuaja My Land Rover InControl My Jaguar InControl. Për t’i gjetur sërish, ju lutemi të vizitoni faqen e internetit My Land Rover InControl dhe të rivendosni fjalëkalimin tuaj. Më pas, do të mund të hyni në llogari për të vijuar me rinovimin e abonimit tuaj. Për të aksesuar aplikacionin telefonik InControl Remote dhe faqen e internetit My Land Rover InControl pas rivendosjes së fjalëkalimit tuaj, ju duhet të hyni sërish në llogari me të dhënat e reja.
How do I know if I have InControl Remote on my used vehicle?
You can learn more about what InControl services are available on your vehicle by visiting the InControl Website.
Çfarë është InControl Remote/Protect?
Land Rover InControl Remote dhe Protect përfshijnë akses tek aplikacioni telefonik InControl Remote, që ju mundëson lidhjen në distancë me automjetin tuaj kudo ku ndodheni.
Cilat janë përfitimet e InControl Remote/Protect?
Thirrja SOS e emergjencës: Në një aksident ku hapen airbagët, Thirrja SOS e emergjencës do t’u dërgojë automatikisht informacionin kryesor shërbimeve të emergjencës, si dhe do të kryejë një thirrje ndërmjet jush dhe operatorit të emergjencës, duke reduktuar vonesën për garantimin e sigurisë suaj. Më pas, operatori do t’i dërgojë shërbimit përkatës të emergjencës vendndodhjen tuaj të saktë. Gjithashtu, ju mund ta aktivizoni thirrjen duke shtypur butonin SOS Emergency Call (Thirrja SOS e emergjencës) në konsolën e sipërme. Aplikacioni Remote: Ju mund të qëndroni në kontakt me Land Rover tuaj falë aplikacionit telefonik InControl Remote. Gjejeni automjetin tuaj në një parking të ngarkuar duke përdorur hartën dhe shkarkoni itineraret për shpenzimet e punës. Gjithashtu, mund të kontrolloni edhe nivelin e karburantit përpara udhëtimeve dhe të shkarkoni itineraret tuaja për t’ju lehtësuar kompensimin e shpenzimeve të kilometrazhit të përshkuar për arsye pune.
Çfarë ndodh nëse nuk e rinovoj abonimin e InControl Remote/Protect?
Nëse nuk e rinovoni abonimin e InControl Remote ose InControl Protect, atëherë shërbimet shoqëruese do të çaktivizohen në automjetin tuaj pas përfundimit të abonimit.
A do të qëndrojë aktive veçoria e Thirrjes SOS të emergjencës?
Nëse nuk e rinovoni shërbimin e Thirrjes SOS të emergjencës si pjesë të abonimit tuaj të InControl Protect ose Remote, atëherë shërbimi i Thirrjes së Emergjencës do të jetë aktiv, por i kufizuar [për 10 vjet nga data e fillimit të periudhës së garancisë]. Megjithatë, ofruesit e shërbimit të emergjencës për Land Rover dhe/ose Land Rover mund të mos kenë më akses te të dhënat tuaja personale të kontaktit (emri, adresa, numri i telefonit), ndaj do të jenë në gjendje që t’ju kontaktojnë ose lokalizojnë vetëm nëpërmjet automjetit tuaj, në pikën e Thirrjes së Emergjencës. Ky informacion do të vijojë të jetë i disponueshëm për ofruesit e shërbimit të emergjencës, për sa kohë që automjeti juaj të jetë i lidhur me llogarinë tuaj InControl.
Nëse dëshironi që informacioni juaj të mos përdoret për këtë qëllim, ju lutemi të vizitoni faqen e internetit My Land Rover InControl për ta hequr automjetin përkatës nga llogaria juaj InControl.
1. Hyni në llogarinë tuaj InControl duke përdorur kredencialet e llogarisë
2. Zgjidhni lidhjen Vehicle Settings (Cilësimet e automjetit) në faqen kryesore
3. Zgjidhni opsionin Remove Vehicle (Hiqni automjetin)
4. Vendosni numrin PIN pasi t’ju kërkohet
5. Ju do të merrni një email ku konfirmohet se automjeti është hequr nga llogaria juaj InControl.
Çfarë është InControl Secure?
Në rast se automjeti juaj vidhet, Qendra e Monitorimit të Automjeteve të Vjedhura do t’ju njoftojë menjëherë dhe do të kontaktojë policinë për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të automjetit tuaj. Kjo mund të kryhet automatikisht ose duke kontaktuar direkt Qendrën e Monitorimit të Automjeteve të Vjedhura. Integrimi i një sistemi Stolen Vehicle Tracking (Gjurmimi i automjeteve të vjedhura) ofron përfitime lidhur me disa polica për sigurimin e automjetit. Ju lutemi, flisni me agjentin e sigurimit për informacion të mëtejshëm.
Cilat janë përfitimet e InControl Secure?
Në rast se automjeti juaj vidhet, Qendra e Monitorimit të Automjeteve të Vjedhura do t’ju njoftojë menjëherë dhe do të kontaktojë policinë për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të automjetit tuaj. Kjo mund të kryhet automatikisht ose duke kontaktuar direkt Qendrën e Monitorimit të Automjeteve të Vjedhura.
Integrimi i një sistemi Stolen Vehicle Tracking (Gjurmimi i automjeteve të vjedhura) ofron përfitime lidhur me disa polica për sigurimin e automjetit. Ju lutemi, flisni me agjentin e sigurimit për informacion të mëtejshëm.
Çfarë ndodh nëse nuk e rinovoj abonimin e InControl Secure?
Nëse nuk e rinovoni abonimin e InControl Secure, ju nuk do të jeni në gjendje ta përdorni veçorinë Stolen Vehicle Tracking (Gjurmimi i automjeteve të vjedhura). Në disa raste, kjo gjë mund të cenojë primin e sigurimit dhe mundësinë e sigurimit të automjetit tuaj. Ju lutemi, kontaktoni ofruesin e sigurimit tuaj për informacione të mëtejshme lidhur me ndikimin e mospasjes së Stolen Vehicle Tracking (Gjurmimi i automjeteve të vjedhura) në automjetin tuaj.
A mund të përdoret InControl Remote dhe Secure në automjetin tim?
Aktualisht, ne i ofrojmë rinovimet vetëm për automjetet e pajisura me InControl Remote dhe Secure në pikën e shitjes. Nëse automjeti juaj nuk është i pajisur me veçorinë InControl Remote ose InControl Secure, atëherë ato nuk mund të vendosen.
Përse kam InControl Remote dhe Secure?
InControl Remote dhe InControl Secure ishin veçori të ofruara në pikën e shitjes së automjetit tuaj. Automjetet u pajisën fillimisht me abonime për kohëzgjatjen e Periudhës së Garancisë (zakonisht 3 vjet).
Kompania ime e sigurimit ka kërkuar një certifikatë gjurmimi, si mund ta marr atë?
Hyni në llogarinë tuaj InControl nëpërmjet një laptopi ose kompjuteri desktop, klikoni te vehicle settings (cilësimet e automjetit) dhe më pas te view certificate (shihni certifikatën).
What are Pro Services and do I need them?
InControl Pro Services adds a suite of connectivity features to your infotainment system including Connected Navigation services, Live and an in-car Wi-Fi hotspot. Connectivity for these is provided by a SIM card which is inserted in the SIM card slot in your vehicle. Please see your vehicle handbook for more information.
Sa do të kushtojë rinovimi i Pro Services (licensa e hartëzimit)?
Kostoja për rinovimin e licensës suaj të hartëzimit për 1 vit është £89 dhe për 3 vite është £129.
Si mund t’i përditësoj Pro Services (licensa e hartëzimit)?
Duhet të vizitoni https://www.landrover.here.com/ dhe të hyni duke përdorur të dhënat e llogarisë suaj Navigation (Navigacioni) dhe zgjidhni shtesën që dëshironi. Ju lutemi, vini re se këtë mund ta kryeni vetëm kur licensa e hartëzimit të ketë përfunduar.
How do I create an InControl account and activate the InControl Services?
If your retailer has not already done so, go to https://incontrol.landrover.com/jlr-portal-owner-web/select-locale and follow the steps to create your InControl account and activate the InControl Services.
Si ta blej InControl?
Produktet InControl zgjidhen gjatë porositjes së automjetit tuaj, pasi pajisjet harduerike mund të vendosen vetëm në fabrikë.
Kam blerë një automjet të përdorur, si mund ta krijoj llogarinë time në InControl dhe të aktivizoj Shërbimet InControl?
Fillimisht verifikoni nëse automjeti juaj është i pajisur për përdorimin e Shërbimeve InControl. Konsola e sipërme e automjetit tuaj duhet të ketë dy kapakë, që mund të shtypen për t’u hapur, duke zbuluar butonin SOS Emergency Call (Thirrja SOS e emergjencës) (ikona SOS) dhe butonin Optimised Land Rover Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover) (ikona e çelësit mekanik). Nëse butoni SOS emergency call (Thirrja SOS e emergjencës) është i ndezur dhe butoni Optimised Land Rover Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover) është i fikur, atëherë vizitoni https://incontrol.landrover.com/jlr-portal-owner-web/select-locale dhe ndiqni hapat për krijimin e llogarisë suaj InControl dhe aktivizimin e shërbimeve InControl. Nëse e keni blerë automjetin tuaj nga një shitës i autorizuar, ky i fundit do t’ju ndihmojë me këtë proces. Nëse shihni se butoni Optimised Land Rover Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover) është i ndezur, ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj të autorizuar për ndihmë, pasi nuk do të mund ta lidhni vetë automjetin me llogarinë tuaj InControl.
Si ta kuptoj nëse Shërbimet e mia InControl janë aktivizuar?
Pasi ta keni kryer me sukses procesin e aktivizimit të InControl, Shërbimet tuaja InControl do të jenë aktive dhe ju do të njoftoheni nëpërmjet email-it në adresën e shënuar gjatë procesit të aktivizimit. Në ndezjen e radhës së motorit tuaj, dritat e butonave SOS Emergency Call (Thirrja SOS e emergjencës) dhe Optimised Land Rover Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover), të vendosur në konsolën e sipërme të automjetit tuaj, duhet të jenë të ndezura.
A mund ta përmirësoj paketën time InControl ose ta blej InControl për automjetin tim aktual?
Aktualisht, ju mund ta përdorni InControl në automjetin tuaj vetëm nëse e keni zgjedhur si veçori gjatë porositjes. Duke qenë se pajisja harduerike vendoset në fabrikë, ajo nuk mund të montohet pasi automjeti të jetë ndërtuar. Jemi duke shqyrtuar opsione për të ardhmen.
Po nëse automjeti im është ndërtuar fillimisht për një treg ndryshe nga adresa ime e faturimit?
Nëse automjeti juaj është ndërtuar për një treg që nuk përputhet me adresën tuaj të faturimit, shërbimet e disponueshme për automjetin tuaj mund të funksionojnë ndryshe nga sa është përshkruar në Termat dhe Kushtet e Paketës InControl, & ose mund të mos jenë të disponueshme. Praktikat e trajtimit të të dhënave mund të ndryshojnë nga ato të parashikuara në Termat dhe Kushtet e Paketës InControl & dhe në Politikën e Privatësisë. Ju lutemi, kontaktoni me Qendrën e Marrëdhënies me Klientin nëse keni pyetje.
Kur do të fillojë abonimi im?
Abonimi juaj i përditësuar do të fillojë që prej datës së përfundimit të abonimit tuaj aktual. Shërbimi juaj nuk do të ndërpritet. Nëse e rinovoni abonimin pas përfundimit të atij aktual, abonimi i ri do të fillojë në datën e blerjes. Në këtë rast, këshillohet që të siguroheni që automjeti juaj do të jetë në një zonë me mbulim rrjeti celular të mirë për të kryer përditësimin në distancë të shërbimeve.
Kur do të merret pagesa?
Pagesa do të merret menjëherë pas konfirmimit të blerjes.
Cilat alternativa pagese pranoni?
Ne pranojmë alternativat e mëposhtme të pagesës:
- Kartë krediti/debiti
- Paypal
A ofroni kthim parash?
Ju mund të kërkoni kthimin e parave brenda 14 ditëve nga data e konfirmimit të abonimit tuaj nga ne. Ju lutemi, kontaktoni Qendrën tonë të Marrëdhënies me Klientin jagcrc@jaguarlandrover.com. Nëse kërkesa juaj miratohet, atëherë ne do ta përpunojmë kthimin e parave në metodën origjinale të kryerjes së pagesës dhe do t’ju njoftojmë me email pas përpunimit. Ju lutemi të prisni 5-10 ditë pune për konfirmimin e kthimit të parave në llogarinë tuaj bankare.
Deklaratë për Çaktivizimin e shërbimit - Nëse nuk rinovoni një ose më shumë abonime InControl, atëherë shërbimet përkatëse të lidhura me to do të çaktivizohen në automjetin tuaj në datën e përfundimit. Ju do të mund të vijoni t’i përdorni këto shërbime deri në datën e përfundimit të abonimit tuaj.
Kam paguar dy herë gabimisht për abonimin tim, a mund të m’i ktheni paratë?
Duhet të kontaktoni Shërbimin e Klientit të Land Rover dhe të përcaktoni numrat e porosive për pagesat e kryera.
Po përpiqem të rinovoj abonimin tim pas email-it që më keni dërguar, por kam harruar fjalëkalimin, kam klikuar te forgotten password (keni harruar fjalëkalimin), por më shfaqet Token Expired (Sesioni skadoi). Si duhet të veproj tani?
Duhet të vizitoni incontrol.landrover.com dhe të klikoni te forgotten password (keni harruar fjalëkalimin) dhe të gjeneroni një email të ri për fjalëkalimin e harruar. Më pas, do të mund të krijoni një fjalëkalim të ri.
Jam përpjekur të rinovoj abonimin tim InControl Remote/Protect, por më shfaqet mesazh gabimi, si duhet të veproj?
Ju lutemi, kontaktoni Shërbimin e Klientit të Land Rover në adresën jagcrc@jaguarlandrover.com dhe paraqisni fotografi të gabimeve të shfaqura, në mënyrë që çështja të shqyrtohet.
How can I terminate my InControl Services?
To terminate your InControl services please go to My Land Rover InControl website, click on “Vehicle Settings” on the vehicle dashboard page and on “Remove Vehicle”.
Please note that your account will remain active even if no vehicle is connected to it. You can also delete your account, if you have no other vehicle linked to it and/or no longer wish to keep it. To do so click on “My Account” tab, select the “Remove Account” section and click on the “Remove Account” button.
Nëse vendos ta shes automjetin tim, si mund t’i fshij të dhënat e mia personale?
Fillimisht, dilni nga çdo llogari e lidhur me automjetin tuaj. Më pas, fshini të gjitha profilet dhe pastroni historikun e kërkimit. Opsionet për këta hapa ndodhen në Navigation settings (Cilësimet e navigacionit) dhe Live settings (Cilësimet e Live).
Çfarë ndodh nëse e shes automjetin tim të pajisur me InControl?
Nëse e shisni, këmbeni apo transferoni pronësinë e automjetit tuaj privatisht, ju duhet ta hiqni automjetin nga llogaria juaj InControl. Për ta bërë këtë, hyni në faqen e internetit My Land Rover InControl dhe zgjidhni Vehicle Settings (Cilësimet e automjetit) në faqen e panelit të automjeteve dhe zgjidhni Remove Vehicle (Hiqni automjetin) sipas Termave dhe Kushteve të InControl.
Shërbimet InControl do t’i transferohen pronarit të ri të automjetit tuaj për pjesën e mbetur të periudhës së abonimit, në varësi të zbatimit të hapave për krijimin e llogarisë InControl nga ana e pronarit të ri.
How do I update my email address, contact details and preferences?
To update your details go to www.landroverincontrol.com/owner and log in to your account then select "My Account", or go to Settings/ My Account in the InControl Remote Smartphone App where you can update your contact details, change your password or reset your PIN.
Çfarë u ndodh të dhënave të mia, kush ka akses tek ato dhe a kam unë akses tek ato?
Të gjitha të dhënat ruhen në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e të dhënave të vendit ku është kryer blerja e automjetit. Për informacion të mëtejshëm, referojuni politikës së privatësisë për Land Rover InControl.
Çfarë ndodh nëse harroj fjalëkalimin tim për aplikacionin telefonik InControl Remote?
Zgjidhni opsionin Forgot your password (Keni harruar fjalëkalimin) në faqen e hyrjes së aplikacionit telefonik InControl Remote ose në faqen e internetit My Land Rover InControl dhe ndiqni hapat përkatës.
What software can be updated in my vehicle?
Both your car’s InControl Touch Pro and the vehicle connectivity systems can receive software updates. In our electric cars, software updates are also available for the battery energy control system.
Sa shpesh do të kryhen Përditësimet e softuerit?
Përditësimet e softuerit do t’u dërgohen periodikisht automjeteve Land Rover, qoftë kur të jetë e nevojshme ose kur të identifikohen probleme në softuerët ekzistues të automjetit.
A duhet të kem një llogari InControl për përditësimin e softuerit?
Jo, nuk nevojitet të keni një llogari InControl për përditësimin e softuerit.
A mund të përditësohet softueri i sistemit të informacionit dhe argëtimit të automjetit tim?
Për të marrë përditësime softueri pa tel në InControl Touch Pro, softueri juaj aktual duhet të jetë 18B ose më lart. Ju mund ta kontrolloni versionin e softuerit të sistemit tuaj InControl Touch Pro nëpërmjet Ekranit me prekje duke shkuar te Settings (Cilësimet) > All Settings (Të gjitha cilësimet) > Software update (Përditësimi i softuerit). Versioni i InControl Touch Pro do të shfaqet si një seri e gjatë karakteresh: p.sh., ‘S18B_18.25.3-174880’.
How do I connect my vehicle to receive Infotainment updates?
The InControl Touch Pro system can be connected either through a Wi-Fi connection or through the SIM card inserted into your vehicle. You can also use a hotspot connection through your mobile device but this may result in additional data charges.
Si ta lidh automjetin tim për të marrë përditësime të Telematikës/Baterisë?
Kur aktivizoni përditësimet e softuerit në menunë e cilësimeve, sistemi i kontrollit të energjisë së lidhjes/baterisë së automjetit do të lidhet automatikisht. Përditësimet e sistemit të lidhjes së automjetit janë të disponueshme vetëm në vendet ku Telematika është e aktivizuar.
A ka kosto interneti kryerja e Përditësimit të softuerit?
Ju mund të tarifoheni për internetin nëse lidheni nëpërmjet një karte SIM të vendosur në automjetin tuaj. Në disa vende, ju do të jeni pajisur me një kartë SIM në momentin e blerjes së automjetit tuaj. Nëse e përdorni, ju nuk do të tarifoheni për internetin e përdorur gjatë përditësimeve të softuerit.
How do I know if an update is available?
When an update is available, you will receive a pop-up notification on your Touchscreen. You can also manually check for available updates by going to ‘Settings’ > All Settings (Të gjitha cilësimet) > Software update (Përditësimi i softuerit) > ‘Check for update’.
Çfarë duhet të bëj përpara instalimit të një përditësimi?
Për të kryer një përditësim, ju duhet të:
Si mund ta kryej përditësimin e Sistemit të informacionit dhe argëtimit?
Ju do të njoftoheni në Ekranin me prekje për disponueshmërinë e një përditësimi që duhet ta shkarkoni/instaloni. Pasi të keni pranuar, procesi i shkarkimit dhe instalimit do të fillojë. Përditësimi nuk do ta pengojë drejtimin e automjetit, ndaj mund të vijoni me përdorimin e tij si zakonisht. Pas përfundimit, ju do të njoftoheni për instalimin e suksesshëm në Ekranin tuaj me prekje.
Si ta përditësoj modulin e kontrollit të energjisë së baterisë ose telematikës?
Ju do të njoftoheni në Ekranin me prekje për disponueshmërinë e një përditësimi që duhet ta shkarkoni dhe, pas shkarkimit, do të shfaqet një njoftim tjetër për instalimin e përditësimit. Pasi ta keni filluar instalimin, procesi nuk mund të ndërpritet. Instalimi mund të zgjasë deri në 30 minuta. Gjatë kësaj kohe, ju mund ta aksesoni automjetin, por nuk mund ta lëvizni atë pa përfunduar përditësimi.
E kam pranuar shkarkimin, a mund ta përdor automjetin tim?
Po, gjatë kohës që sistemi është duke shkarkuar përditësimin, ju mund ta përdorni automjetin tuaj si zakonisht.
Sa kohë zgjat instalimi i Përditësimit të softuerit?
Instalimi mund të zgjasë deri në 30 minuta. Ju nuk do të mund ta përdorni automjetin tuaj gjatë instalimit të përditësimeve të Sistemit të kontrollit të energjisë së baterisë dhe lidhjes së automjetit. Ju mund ta përdorni automjetin tuaj gjatë instalimit të një përditësimi të InControl Touch Pro.
Si ta kuptoj që Përditësimi i softuerit ka përfunduar?
Ju do të njoftoheni në Ekranin tuaj me prekje pasi softueri të jetë instaluar me sukses.
A duhet të kem sinjal për kryerjen e instalimit?
Po, ju duhet të keni lidhje celulare ose me Wi-Fi për shkarkimin dhe kryerjen e instalimit.
A mund ta ndërpres instalimin pasi të ketë filluar?
Jo, instalimi nuk mund të ndërpritet pasi të ketë filluar.
The download has failed, what do I do?
You can use your vehicle as normal. A failed download will not affect your vehicle’s functionality in any way. Please contact the Land Rover Customer Relationship Centre or your local Land Rover Retailer and they will investigate further.
Instalimi dështoi, si duhet të veproj?
Nëse automjeti juaj po shfaq probleme me rindezjen pas një përditësimi, ju lutemi të kontaktoni me qendrën e asistencës rrugore ose me Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover dhe ata do ta shqyrtojnë çështjen më tej.
Nuk e kreva përditësimin më herët, por tani dua ta instaloj. Si duhet të veproj?
Ju mund ta aksesoni përditësimin nëpërmjet Ekranit me prekje të automjetit tuaj, duke shkuar te Settings (Cilësimet); All Settings (Të gjitha cilësimet); Software update (Përditësimi i softuerit); Check for update (Kontrollo për përditësim). Nëse ka përditësim të disponueshëm, do të shfaqet një mesazh ku mund të zgjidhni ta shkarkoni/instaloni përditësimin. Nëse dëshironi, mund të vizitoni Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover, që do t’ju ndihmojë me përditësimin.
A mund ta përditësoj softuerin nëse ndodhem jashtë vendit?
Po. Megjithatë, mund t’ju ngarkohen tarifa roaming-u në varësi të paketës së internetit të automjetit tuaj.
A mund t’i pengoj të tjerët që të përditësojnë softuerin tim?
Po, ju mund t’i vendosni automjetit tuaj një kod PIN për të mos lejuar aksesimin e cilësimeve të përditësimit të softuerit. Për ta bërë këtë, shkoni te Settings (Cilësimet); All Settings (Të gjitha cilësimet); Software update (Përditësimi i softuerit) dhe zgjidhni ikonën e drynit.
Çfarë ndodh nëse shkëputet lidhja gjatë shkarkimit?
Nëse lidhja shkëputet gjatë shkarkimit, atëherë shkarkimi do të ndalojë deri sa të kryhet rilidhja me internetin.
Përse nuk jam njoftuar për përditësimin e Sistemit të informacionit dhe argëtimit?
Përditësimet e InControl Touch Pro kërkojnë lidhje me Wi-Fi ose vendosjen e një karte SIM në automjetin tuaj. Sigurohuni që karta juaj SIM personale të jetë vendosur dhe të funksionojë siç duhet. Përndryshe, vizitoni Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover, që do t’ju ndihmojë me përditësimin.
Ekspertët tanë të informacionit dhe argëtimit janë të gatshëm t’ju ndihmojnë.
Telefon: 0370 5000500
Email: lradvice@jaguarlandrover.com
*Nevojitet lidhje me telefon inteligjent të përputhshëm dhe me rrjetin
Apple CarPlayTM është një markë tregtare e Apple Inc. Mund të zbatohen kushtet e Apple Inc për përdoruesin fundor.
Makina juaj është përgatitur për Apple CarPlay. Shërbimet e ofruara nga Apple CarPlay varen nga disponueshmëria e veçorive në vendin tuaj, ju lutemi shikoni https://www.apple.com/uk/ios/feature-availability/#apple-carplay për më shumë informacion.
Android AutoTM është një markë tregtare e Google LLC.
Makina juaj është përgatitur për Android Auto. Shërbimet e ofruara nga Android Auto varen nga disponueshmëria e veçorive në vendin tuaj, ju lutemi shikoni https://www.android.com/auto/ për më shumë informacion.