Prakticitet dhe siguri. Veçoritë e sigurisë në automjetin tuaj Land Rover janë një ndërthurje e përsosur e teknologjisë në kabinë dhe aplikacionit tuaj Remote të lidhur.
Ju lutemi, mbani parasysh se këto shërbime kërkojnë një llogari InControl1 aktive dhe abonim për Remote2 .
1. Në rastin e një defekti ose aksidenti, shtypni një herë kapakun e butonit të vendosur në anën e majtë të konsolës së sipërme.
2. Shtypeni butonin për 2 sekonda për të kryer një thirrje drejt Land Rover Assistance (Asistenca nga Land Rover).3
3. Thirrja do të jetë lidhur kur të dëgjoni një anëtar të ekipit Land Rover Assistance. Vendndodhja e automjetit tuaj do t’i dërgohet automatikisht ekipit të Land Rover Assistance, që do t’ju dërgojnë asistencë rrugore ose do t’ju lidhin me Land Rover Accident Assistance (Asistenca nga Land Rover në rast aksidentesh), sipas nevojës.
4. Mbylleni kapakun e butonit pas përdorimit.
1. Në rastin e një emergjence, shtypni një herë kapakun e butonit të vendosur në anën e djathtë të konsolës së sipërme.
2. Shtypeni butonin për 2 sekonda për të kryer një thirrje emergjence.3
3. Thirrja do të jetë lidhur kur të dëgjoni një anëtar të ekipit të reagimit në rast emergjencash. Vendndodhja e automjetit tuaj do t’i dërgohet automatikisht ekipit të reagimit në rast emergjencash.
4. Mbylleni kapakun e butonit pas përdorimit.
Nëse për automjetin tuaj aktivizohet një njoftim automatik për vjedhje, ju do të merrni një Theft Alert (Njoftim për vjedhje) në aplikacionin Remote ose si mesazh në telefon. Për qëllime sigurie, të gjitha veçoritë në aplikacionin Remote do të çaktivizohen.
Secure Tracker Pro shkon më tej, duke integruar teknologji vërtetimi në çelës. Ju do të njoftoheni nëse automjeti ndizet në mënyra të tjera që nuk përfshijnë çelësin e autorizuar. Secure Tracker dhe Secure Tracker Pro janë të akredituar dhe certifikuar në tregje të caktuara. Kontaktoni Shitësin tuaj lokal të autorizuar për informacione të mëtejshme
Ju lutemi, mbani parasysh se këto shërbime kërkojnë një llogari InControl dhe abonim për Secure Tracker dhe Secure Tracker Pro.4
Rimorkojeni ose transportojeni automjetin tuaj pa aktivizuar njoftimet për vjedhje. Duke e aktivizuar nga aplikacioni Remote ose faqja e internetit My Land Rover InControl, Modaliteti Transport do t’i çaktivizojë njoftimet automatike për vjedhje për 10 orë gjatë qëndrimit fikur të motorit.
Modaliteti Transport mund të paracaktohet për një periudhë kohore deri në 72 orë maksimumi.
Modaliteti Service (Servis) duhet të aktivizohet përpara se automjeti juaj të shkojë në servis, në mënyrë që të mos aktivizohet njoftimi për vjedhje. Modaliteti Service (Servis) mund të aktivizohet nga aplikacioni telefonik Remote ose faqja e internetit My Land Rover InControl. Pas aktivizimit, automjeti nuk do të dërgojë njoftime automatike për vjedhje për 10 orë.
Modaliteti Service (Servis) mund të paracaktohet për një periudhë kohore deri në 72 orë maksimumi.
*Nëse automjeti juaj duhet të vendoset në Modalitetin Transport ose Modalitetin Service (Servis) për më shumë sesa 10 orë, ju lutemi të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve të Gjurmimit për të kërkuar ndihmë.
1Funksionet dhe opsionet e InControl-it dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti celular, që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Termat dhe kushtet e plota mund t’i gjeni këtu.
2Kërkohet llogari InControl. Për të vijuar me përdorimin e veçorive përkatëse pas periudhës së abonimit fillestar, do t’ju duhet ta rinovoni abonimin dhe të paguani tarifat e zbatueshme për rinovimin.
3Në varësi të lidhjes me rrjetin
4Kërkohet abonim për InControl Remote, Secure Tracker ose Secure Tracker Pro dhe llogari InControl. Shërbimet Secure Tracker dhe Secure Tracker Pro duhet të aktivizohen dhe automjeti duhet të jetë në zonë me mbulim rrjeti. Për të vijuar me përdorimin e veçorive përkatëse pas periudhës së abonimit fillestar, do t’ju duhet ta rinovoni abonimin dhe të paguani tarifat e zbatueshme për rinovimin.
Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë nga specifikimi i automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal të autorizuar për më shumë detaje ose konfiguroni automjetin tuaj në internet.
Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.
Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm.