APLIKACIONI REMOTE

APLIKACIONI REMOTE

Aplikacioni Remote1, 2 ju mundëson akses dhe kontroll mbi statusin, sigurinë dhe gjendjen e automjetit tuaj Land Rover drejtpërdrejt nga telefoni juaj inteligjent. 


I aksesueshëm nëpërmjet paketës së abonimit për Remote.

KONTROLLOJENI AUTOMJETIN KUDO QË NDODHENI

KONTROLLI KLIMATIK NË DISTANCË

Përgatisni Land Rover tuaj paraprakisht duke caktuar temperaturat, në mënyrë që ju dhe të gjithë pasagjerët të ndiheni rehat sapo të hyni në makinë.

INFORMACIONI MBI STATUSIN E AUTOMJETIT

Kontrolloni nivelin aktual të karburantit ose distancën për karikim të automjetit elektrik, pozicionin e dyerve dhe dritareve, si dhe bllokuesit e dyerve. Shihni vendndodhjen e fundit të parkimit të Jaguarit tuaj dhe gjeni ku ndodhet përmes udhëzimeve në këmbë.

NJOFTIME PËR MIRËMBAJTJEN E AUTOMJETIT

Shihni problematikat e mirëmbajtjes, si nivelet e ulëta të karburantit, dhe merrni këshilla për mënyrën e zgjidhjes sa më të shpejtë dhe eficiente të tyre.

HISTORIKU I UDHËTIMIT

Regjistroni automatikisht historikun tuaj të udhëtimit, duke përfshirë statistikat për itinerarin tuaj dhe kilometrazhin. Ky informacion mund të eksportohet përmes email-it në format Excel për raportimin e shpenzimeve.

MODALITETI GUARDIAN (MBROJTËS)

Duke ju njoftuar për çdo ndërveprim të paautorizuar me automjetin tuaj,  Modaliteti Guardian (Mbrojtës)3, 4 ju ofron qetësi mendore 24/7.

NJOFTIMET PËR VJEDHJE

Nëse për automjetin tuaj aktivizohet4 një njoftim automatik për vjedhje, ju do të njoftoheni në aplikacionin tuaj.

KUJTESA PËR KYÇJEN E AUTOMJETIT

Nëse automjeti juaj Land Rover është lënë shkyçur për 15 minuta, ne do t’ju njoftojmë në telefonin tuaj dhe do t’ju shfaqet opsioni për kyçjen në distancë të dyerve nga vendndodhja juaj aktuale.

SINJALI DHE PULSIMI NË DISTANCË

Gjejeni automjetin tuaj Land Rover ndërmjet automjeteve të tjera duke ndezur dritat e rrezikut, fenerët e përparmë dhe njoftimin zanor.

KYÇJA DHE SHKYÇJA NË DISTANCË

Kyçni ose shkyçni dyert tuaja, aktivizoni alarmin, mbyllni pasqyrat anësore, mbyllni dritaret dhe ndizni dritat e paralajmërimit të rrezikut vetëm me klikimin e një butoni.

RIVENDOSJA E ALARMIT NË DISTANCË

Nëse alarmi juaj aktivizohet, ju mund ta fikni atë në çast nëpërmjet njoftimit të mbërritur në telefonin tuaj.

FUNKSIONI WAKE-UP (AKTIVIZIMI)

Me qëllim kursimin e baterisë, disa nga veçoritë Remote jo të domosdoshme do të fiken nëse ju nuk e përdorni Land Rover tuaj për 4 ditë. Planifikimi i Wake-Up (Aktivizimi) do t’i riaktivizojë këto veçori në momentin e zgjedhur nga ju.

VEÇORI SIGURIE INTUITIVE

Nëse dikush e lëviz automjetin tuaj Land Rover në mënyrë të paligjshme, Secure Tracker dhe Secure Tracker Pro ju mundësojnë gjurmimin e tij të shpejtë.
VEÇORI SIGURIE INTUITIVE

1I disponueshëm për t’u shkarkuar nga Apple App Store dhe Google Play për shumicën e telefonave inteligjentë AndroidTM dhe AppleTM iOS. Aplikacioni Land Rover Remote kërkon lidhje me internetin, një telefon inteligjent të përputhshëm, llogari InControl dhe abonim për Remote. Për të vijuar me përdorimin e veçorive përkatëse pas periudhës së abonimit fillestar, do t’ju duhet ta rinovoni abonimin dhe të paguani tarifat e zbatueshme për rinovimin.  


2Funksionet dhe opsionet e InControl-it dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti celular, që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Termat dhe kushtet e plota mund t’i gjeni këtu.  


3I disponueshëm vetëm në tregje të caktuara.  


4Kërkohet abonim për InControl Remote, Secure Tracker ose Secure Tracker Pro dhe llogari InControl. Shërbimet Secure Tracker dhe Secure Tracker Pro duhet të aktivizohen dhe automjeti duhet të jetë në zonë me mbulim rrjeti. Për të vijuar me përdorimin e veçorive përkatëse pas periudhës së abonimit fillestar, do t’ju duhet ta rinovoni abonimin dhe të paguani tarifat e zbatueshme për rinovimin.