DEKLARATË PËR INCIDENTIN KIBERNETIK

Jaguar Land Rover Limited (JLR) është duke ndërmarrë hapa të mëtejshëm për rikuperimin dhe rifillimin e prodhimit të automjeteve të klasit botëror, ndërsa rinisja e kontrolluar dhe e kujdesshme e operacioneve të biznesit vijon.


Aktualisht, JLR ka bërë me dije kolegët, shitësit e autorizuar dhe furnizuesit se disa nga seksionet e operacioneve të prodhimit do të rifillojnë punën gjatë ditëve në vijim.


Që prej momentit të diktimit të incidentit kibernetik, JLR ka nisur punën intensive bashkërisht me palë të treta specialiste të sigurisë kibernetike për të rikthyer funksionimin e aplikacioneve tona globale në një mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.


JLR dëshiron t’i falënderojë të gjithë për durimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe do të vijojë të ndajë përditësime. Partnerët e autorizuar të shitjes vijojnë të jenë aktivë dhe puna themelore e rikuperimit po vijon në mënyrë rigoroze.


Përditësimi: 29 shtator 2025