DEFENDER TROPHY

Aventurë epike me një qëllim më të rëndësishëm.

Për dekada me radhë, Defender ka qenë automjeti i zgjedhur i personave aventurierë dhe pionierë. Defender Trophy është në kërkim të një brezi të ri aventurierësh, të cilët janë të gatshëm të përqafojnë të pamundurën e tyre. Bëhuni pjesë e një konkursi botëror në mbështetje të një kauze të rëndësishme.

AVENTURË QËLLIMPLOTË

Defender Trophy ka në qendër të tij frymëzimin e ndryshimeve të vërteta në nivel botëror për kauzat e konservimit, duke u fokusuar te ndikimi pozitiv kudo ku gjendet.

SFIDONI VETEN

Defender Trophy do të vendosë përballë sfidave personat e përzgjedhur për të eksploruar kufijtë e tyre fizikë, emocionalë dhe mendorë. Në mjedise të ashpra, ekipet duhet të tejkalojnë një sërë sfidash drejtimi, inxhinierie, navigimi dhe fizike.

ZHVILLIMI I MËTEJSHËM I TRASHËGIMISË

Për 70 vjet, Defender ka eksploruar ekstremet e Tokës. Tashmë, trashëgimia jonë ka frymëzuar një brez të ri aventure epike, që ndërthur emocionin e së panjohurës me frymën e bashkimit.

MISHËRIMI I THELBIT TË DEFENDER TROPHY

Njihuni me Mark Collins, një aventurier i sfidave të mëparshme në terrene të pashtruara. Mark u njoh me bashkëshorten e tij, Belen, gjatë një konkursi në Amerikën e Jugut në vitin 1998. Pasioni i tyre i përbashkët për konservimin dhe eksplorimin i është trashëguar edhe vajzës së tyre, Carla. Kështu, fillon një epokë e re aventurash qëllimplota.

RRUGËTIMI

Konkursi fillon me një proces aplikimesh lokale dhe përzgjedhjeje, duke vijuar më pas me aktivitete kualifikimi intensive, që përmbyllen me Finalen Botërore në tetor të vitit 2026. Vendndodhja për finalen do të zbulohet në gusht të vitit 2026.

GARAT KUALIFIKUESE KOMBËTARE

GARAT KUALIFIKUESE KOMBËTARE

Një ndërthurje emocionuese sfidash fizike, drejtimi dhe kognitive për të zbuluar kampionët kombëtarë, që do të përfaqësojnë vendin e tyre në Finalen Botërore të Defender Trophy.
TRI FAZA EPIKE

TRI FAZA EPIKE

Tejkalimi i sfidave të ndryshme të drejtimit, inxhinierisë, navigimit dhe fizikut në disa prej terreneve më sfiduese të botës.
MUNDËSIA PËR TË SJELLË VËRTET NDRYSHIM

MUNDËSIA PËR TË SJELLË VËRTET NDRYSHIM

Në Finalen Botërore, konkurrentët do të punojnë me TUSK, për të shpalosur aftësitë e tyre në kuadër të përpjekjeve të dobishme të konservimit.

REGJISTROHUNI SOT. PËRQAFONI TË PAMUNDURËN TUAJ.

BËNI TUAJËN NJË PJESË TË DEFENDER TROPHY

DEFENDER TROPHY EDITION

Kremtoni trashëgiminë e Defender Trophy. I disponueshëm në ngjyrat Sandglow e verdhë dhe Keswick e gjelbër klasike, me detaje unike nëpër të gjithë automjetin.
EKSPLORONI

PARTNERITETET E DEFENDER

TUSK

Një forcë shtytëse ndaj përpjekjeve për konservim, duke punuar së bashku për të mbrojtur biodiversitetin dhe botën e egër në Afrikë.

KRYQI I KUQ

Punojmë së bashku prej 70 vjetësh, duke u ardhur në ndihmë personave në krizë kudo ku ata ndodhen.

NDIQNI AVENTURËN

Sekuencat në terren të pashtruar janë kryer nga një drejtues mjeti profesionist në tokë private me leje të plotë.