
Mbështetur tek ADN e Defender, ngjyrat Atlas janë frymëzuar nga vendet më tërheqëse në botë dhe pasqyrojnë çastet sublime që mund të përjetohen vetëm në aventura. Tonalitete të reja të marra prej peizazheve që duhen përshkuar me patjetër. Tonalitete trashëgimie, tashmë të ripunuara për një brez të ri.
Punuar për ata që kërkojnë cilësi të pakomprometuar dhe ekskluzivitet, secili variant është më shumë sesa thjesht ngjyrë—është një pasqyrim i aventurës së pakufizuar.

Dy ngjyra të fuqishme, që kanë formësuar të shkuarën tonë, tashmë të ripunuara për të ardhmen tuaj.
Jo thjesht përsëritje, por rikonceptim. E njëjta frymë. Një karakter tërësisht i ri.
Dy tonalitete të papara në Defender deri më sot. Një pamje e re për një epokë të re.
Ngjisni majat më sfiduese dhe përshkoni terrene të formësuara nga rrjedhat ujore. Pasqyroni qëndrueshmërinë e heshtur të elementeve në shpirtin tuaj të aventurës.
Një lustër e gjelbër metalike me tonalitet toke dhe nëntone të përhirta, e krijuar për guximtarët.
Shkoni drejt thellësive të fshehta të së panjohurës. Përjetoni gjatë emocionin e një përvoje të jashtëzakonshme, edhe pasi të jeni rikthyer në sipërfaqe.
Një lustër në ngjyrë të artë neutrale metalike me tonalitet të ngrohtë, e synuar për ata që kërkojnë të jashtëzakonshmen.
Bëhuni një me Atlas tuaj.