KUSHTET E PËRGJITHSHME TË REZERVIMIT TË AUTOMJETEVE (NJOFTIMET PARAKONTRAKTUALE)

Informacion rreth kompanisë së Marrësit të Rezervimit


Kompania: Mektrin Motors shpk

Emri i shkurtuar i kompanisë: Mektrin Motors shpk

Adresa e degës: Autostrada Durres-Tirane km.6

NIPT: K51408501P

Adresë e-mail: info@mektrin.al

Telefon: +355 69 7050800



DISPOZITA HYRËSE


Këto Kushte për rezervimin e një automjeti rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet marrësit të rezervimit dhe mbajtësit të rezervimit, në lidhje me rezervimin e automjetit të kryer nëpërmjet faqes së internetit të marrësit të rezervimit, si dhe të gjitha të drejtat dhe detyrimet përkatëse, që rrjedhin prej marrëveshjes së rezervimit në distancë (referuar në vijim si: “marrëveshja e rezervimit” ose “rezervimi”).


Dëshirojmë të theksojmë në veçanti se kjo Marrëveshje Rezervimi nuk përbën marrëveshje shitblerjeje në distancë për automjetin e rezervuar, dhe se rezervimi i automjetit nuk përbën detyrim për lidhjen e marrëveshjes së shitblerjes. Marrëveshja për Shitblerjen e Automjetit të Rezervuar, nëse palët bien dakord për përmbajtjen thelbësore të saj, nënshkruhet vetëm në ambientet e punës së shitësit të autorizuar, në prani të Blerësit (marrësi i rezervimit).


Informacioni i paraqitur në faqen e internetit, materialet e reklamimit, njoftimet e marketingut, ofertat joshtrënguese dhe publikimet e materialet e tjera shoqëruese janë të përafërta dhe mund të ndryshohen nga shitësi i autorizuar (marrësi i rezervimit). Këto ndryshime mund të lidhen konkretisht me përmasat dhe peshën e automjetit, konsumin e karburantit, shpejtësinë, etj. Mbajtësit e rezervimit do të njoftohen për ndryshimet në kohën e duhur.


Çmimet e automjeteve të paraqitura në faqen e internetit të marrësit të rezervimit shërbejnë për qëllime informimi, nuk parashikojnë Marrësin e Rezervimit si Shitës dhe mund të pësojnë ndryshime pas lidhjes së kësaj marrëveshjeje deri në momentin e lidhjes së marrëveshjes së shitblerjes së automjetit të rezervuar. Çmimi përfundimtar i blerjes i automjetit të rezervuar do të përcaktohet nga marrëveshja e shitblerjes së automjetit të rezervuar, e nënshkruar në ambientet e punës së shitësit (mbajtësi i rezervimit) dhe do të varet, ndër të tjera, nga norma doganore, TVSH-ja (tatimi mbi vlerën e shtuar), rritja e kostos së transportit të automjetit dhe dorëzimit të tij, rritja e çmimeve nga prodhuesi, taksat shtesë për automjetet, për të cilat mbajtësit e rezervimit si blerës do të bëhen me dije në kohën e duhur përpara lidhjes së marrëveshjes së shitblerjes.


LËNDA E MARRËVESHJES (KUSHTET E REZERVIMIT)

  1. Mbajtësi i rezervimit e kryen rezervimin e një automjeti duke përzgjedhur automjetin e dëshiruar në faqen e internetit të marrësit të rezervimit (https://albania.landrover.com//, https:// https://albania.jaguar.com/) referuar në vijim si: “faqja e internetit”) dhe duke verifikuar adresën e e-mail-it.

  2. Duke klikuar butonin “KONFIRMONI REZERVIMIN” dhe pas verifikimit të adresës së e-mail-it, marrëveshja ndërmjet marrësit dhe mbajtësit të rezervimit konsiderohet e lidhur dhe, njëkohësisht, pranohen edhe termat dhe kushtet e kësaj kontrate (referuar në vijim si: “dita e lidhjes së marrëveshjes” ose “ekzekutimi i rezervimit”).

  3. Kjo Marrëveshje ose rezervimi vlen për një periudhë fikse prej 1 (një) dite, duke filluar nga data e lidhjes së marrëveshjes (referuar në vijim si: “kohëzgjatja e rezervimit” ose “kohëzgjatja e marrëveshjes”) dhe përfundon në fund të ditës së katërt të rezervimit, sipas ligjit.

  4. Me lidhjen e marrëveshjes ose kryerjen e rezervimit, marrësi i rezervimit merr përsipër të sigurojë se automjeti i rezervuar nuk do t’i shitet një pale të tretë (subjekt ligjor ose person fizik) për kohëzgjatjen e rezervimit (katër ditë). Rezervimi hyn në fuqi pas ekzekutimit të autorizimit paraprak dhe “KONFIRMIMIT TË REZERVIMIT”, që përmbush marrëveshjen në tërësi.

  5. Rezervimi është rreptësisht personal dhe i patransferueshëm (nuk mund t’i transferohet një pale të tretë) dhe kufizohet në mënyrë të tillë që një mbajtës rezervimi individual (konsumator ose subjekt ligjor) mund të rezervojë maksimumi 1 (një) automjet gjatë një periudhe prej 3 (tre) muajsh.

  6. Pas lidhjes së marrëveshjes së rezervimit (ose ekzekutimit të rezervimit), marrësi i rezervimit do t’i dërgojë mbajtësit të rezervimit një e-mail në adresën e përcaktuar nga mbajtësi i rezervimit gjatë vendosjes së të dhënave personale në procesin e lidhjes së marrëveshjes së rezervimit, nëpërmjet të cilit i konfirmon mbajtësit të rezervimit se rezervimi i automjetit të dëshiruar është ekzekutuar.

  7. Për qëllimin e lidhjes së një marrëveshjeje për shitblerjen e automjetit, këshilluesi i shitjeve i marrësit të rezervimit do të kontaktojë me mbajtësin e rezervimit nëpërmjet një kanali komunikimi (telefon ose e-mail) të përcaktuar gjatë procesit të porositjes, brenda 1 (një) dite pune nga dita e ekzekutimit të rezervimit, me qëllim njoftimin e mbajtësit të rezervimit për hapat e mëtejshëm në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshjeje të mundshme për shitblerjen e automjetit të rezervuar (marrëveshje për datën e takimit me marrësin e rezervimit ose shitësin e autorizuar për të paraqitur ofertën për automjetin e rezervuar ose finalizimin e marrëveshjes së shitblerjes së automjetit të rezervuar) (referuar në vijim si: “njoftimi”).

  8. Gjatë afatit të rezervimit ose pas përfundimit të kontratës, nëse shitblerja e automjetit të rezervuar ndërmjet marrësit dhe mbajtësit të rezervimit nuk është kryer, automjeti i rezervuar mund t’i shitet një personi tjetër, që nuk është mbajtësi i rezervimit.

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

  1. Mbajtësit e rezervimit udhëzohen të kontrollojnë termat dhe kushtet e zbatueshme të kësaj kontrate, të disponueshme dhe të publikuara në faqen e internetit, çdo herë që aksesojnë dhe përdorin faqen e internetit, me qëllim që të njihen me të gjitha të drejtat dhe detyrimet përkatëse dhe, në rast paqartësish, mund të kontaktojnë marrësin e rezervimit nëpërmjet e-mail-it, që do t’u përgjigjet pyetjeve sa më parë të jetë e mundur.

  2. Përpara ekzekutimit të rezervimit, mbajtësi i rezervimit do të ketë mundësi të konfirmojë në mënyrën e duhur se ka lexuar termat dhe kushtet e marrëveshjes dhe se bie dakord me to. Gjithashtu, mbajtësi i rezervimit do të ketë në dispozicion kushtet e rezervimit në format PDF.

  3. Duke marrë parasysh kohëzgjatjen e kësaj marrëveshjeje për rezervimin dhe se efektet e parashikuara të zgjidhjes së marrëveshjes (rezervimit) zbatohen plotësisht me përfundimin e saj, si dhe faktin se “KONFIRMIMI I REZERVIMIT” ushtron plotësisht marrëveshjen për rezervimin e automjetit, e drejta e mbajtësit të rezervimit për zgjidhje dhe e drejta e konsumatorit për zgjidhje të njëanshme të kësaj marrëveshjeje përjashtohen.

  4. Palët bien dakord se do të përpiqen t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e mundshme në mënyrë paqësore, dhe në rastin e mosmarrëveshjeve të mëtejshme do të ndjekin procedurat dhe hallkat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

  5. Konsiderohet se, me aksesimin e faqes së internetit dhe përdorimin e saj për rezervimin e automjeteve (si dhe nëpërmjet mënyrave të tjera të komunikimit në distancë), mbajtësi i rezervimit konfirmon se është në dijeni të termave dhe kushteve të kësaj marrëveshjeje dhe bie dakord me to, si dhe me Politikën e Privatësisë të marrësit të rezervimit, që janë në fuqi në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së rezervimit.