DISCOVERY SPORT OPSIONET DHE AKSESORËT

Çdo pjesëtar i familjes mund të eksplorojë nëpërmjet gamës së aksesorëve tanë praktikë.

OPSIONET E PAKETAVE

Çdo familje është ndryshe. Përshtateni Discovery Sport me stilin tuaj të jetesës nëpërmjet gamës së opsioneve të paketave.

PAKETA THIRD ROW
PAKETA TECHNOLOGY
PAKETA COMFORT
PAKETA CONVENIENCE

Paketa DRIVER ASSIST

Drejtoni automjetin me vetëbesim dhe siguri:

— Asistencë për këndet e vdekura3
— Kontroll drejtimi i përshtatshëm
— Monitorues i pasmë për përplasjen
— Monitorues i pasmë për qarkullimin

PAKETA COLD CLIMATE

Optimizuar për të ftohtin:

— Xham i përparmë dhe timon me ngrohje
— Larës i fenerëve të përparmë
— Ndenjëse të përparme elektrike me ngrohje drejtuesi me 12 pozicione dhe pasagjeri me 10 pozicione
— Paketa Extreme Cold Climate mundëson paracaktimin e temperaturës së kabinës në distancë

PAKETA TOW

Eksploroni me lehtësi dhe siguri:

— Ndihmë e avancuar rimorkimi
— Ganxhë tërheqjeje me hapje elektrike
— Nivelim automatik i fenerëve të përparmë

PAKETA DYNAMIC HANDLING

Për drejtim të kënaqshëm dhe më të mirë:

— Configurable Dynamics
— Adaptive Dynamics
— Nivelim automatik i fenerëve të përparmë

OPSIONET E EKSTERIERIT

Me një gamë tërheqëse ngjyrash, disqesh dhe paketash aksesorësh, krijoni automjetin tuaj Discovery Sport të përsosur.

Fuji e bardhë

OPSIONET E NGJYRAVE

Veçohuni nga turma ose bëhuni një me natyrën falë ngjyrave tona të disponueshme.
OPSIONET E DISQEVE

OPSIONET E DISQEVE

Discovery Sport ofron një sërë disqesh të reja aliazhi, që përfshijnë një dizajn disqesh 21 inç me lustër të Zezë me shkëlqim, krahas disqeve të aliazhit 19 inç me lustër të Zezë me shkëlqim ose Diamond Turned.
OPSIONET E PJESËS SË SIPËRME TË KABINËS

OPSIONET E PJESËS SË SIPËRME TË KABINËS

Pjesa e sipërme panoramike opsionale e mbush Discovery Sport me dritë natyrale, duke ndriçuar kabinën, nxitur perceptimin e hapësirës dhe duke ofruar një fushëpamje më të mirë nga çdo ndenjëse.

AKSESORËT

Personalizojeni Discovery Sport tuaj për ta përshtatur me stilin tuaj të jetesës, me gamën e aksesorëve, që përfshijnë zgjidhje për ruajtjen dhe produkte miqësore me kafshët.

PËR NË RRUGË
PËR KAFSHËT E SHOQËRIMIT
PËR QETËSI MENDORE

VAZHDONI TË EKSPLORONI

MODELET DHE SPECIFIKACIONET

MODELET DHE SPECIFIKACIONET

Shikoni gamën e plotë të modeleve.
EKSPLORONI DISCOVERY SPORT

EKSPLORONI DISCOVERY SPORT

Projektuar për jetën familjare: ADN Discovery karakteristike

1Në varësi të rregulloreve vendore. Nëse përdoruesit bifokalë ose varifokalë nuk mund ta rregullojnë lehtësisht fokusin në imazhin digjital të pasqyrës së brendshme ClearSight, ata në çdo kohë mund të kthehen në modalitetin e pasqyrës së brendshme të zakonshme. Imazhi nuk është i drejtpërdrejtë. Kontrolloni mjedisin për siguri. Në varësi të rregulloreve vendore.

2Kërkon xham të zbutjes së dritës së diellit në disa tregje. Udhëzimet e navigimit në xhamin e përparmë shfaqen vetëm kur Pivi Pro është i vendosur në automjet.

3Asistenca për këndet e vdekura mund t’ju ndihmojë për parandalimin e përplasjeve. Nëse automjeti juaj zbulon një makinë tjetër në këndin e vdekur kur filloni të ndryshoni korsinë, atëherë timonit i aplikohet automatikisht forcë rrotulluese, çka tregon se duhet të rrotulloni timonin për të ndryshuar drejtim.