TEKNOLOGJIA E BATERIVE ELEKTRIKE DHE HIBRIDE

TEKNOLOGJIA E BATERIVE ELEKTRIKE DHE HIBRIDE

PROJEKTUAR PËR TË ZGJATUR

Sikurse pjesa tjetër e automjetit tuaj Land Rover, bateria e fuqishme Litium-jonike në automjetin tuaj është projektuar për t’ju garantuar siguri të plotë gjatë drejtimit, vit pas viti dhe në të gjitha kushtet.

SI FUNKSIONON NJË BATERI ELEKTRIKE HIBRIDE?

SI FUNKSIONON NJË BATERI ELEKTRIKE HIBRIDE?

Bateria në automjetin tuaj hibrid elektrik nga Land Rover përbëhet nga disa module Litium-jonike individuale, që punojnë së bashku brenda një njësie të vetme të rikarikueshme.

Shkelja e akseleratorit të automjetit tuaj Land Rover mundëson kalimin e energjisë nga bateria te motori elektrik që rrotullon rrotat. Gradualisht, ky proces konsumon sasinë e elektricitetit të ruajtur, deri sa të vijë koha për ta vendosur sërish automjetin në karikim.
PËR SA KOHË ZGJAT NJË BATERI ELEKTRIKE HIBRIDE?

PËR SA KOHË ZGJAT NJË BATERI ELEKTRIKE HIBRIDE?

Bateritë hibride elektrike janë projektuar për një jetëgjatësi edhe më të madhe sesa automjeti juaj Land Rover. Ndryshe nga versioni shumë më i vogël i një baterie Litium-jonike të vendosur në laptopin apo telefonin tuaj, bateria e automjetit hibrid elektrik Land Rover përdor teknologji dhe teknika të posaçme për të përmirësuar performancën për shumë vite dhe mijëra kilometra.

Këtu përfshihen sistemet e sofistikuara të ftohjes së lëngjeve dhe një bufer inteligjent që ndihmon për të mbrojtur baterinë nga konsumimi gjatë karikimit të vazhdueshëm.

GARANCIA PËR BATERITË TONA

Që ju të ndiheni të qetë, ne ju ofrojmë garanci për gjashtë vite ose 100.000km, cilado të ndodhë më parë, për baterinë në automjetin tuaj hibrid elektrik. Gjatë kohës së garancisë, ekspertët tanë të automjeteve elektrike do të rregullojnë pa pagesë të gjitha defektet e prodhimit.

Në fakt, rasti i rrallë i shfaqjes së një problematike me baterinë, përgjithësisht shkaktohet nga një qelizë baterie e vetme. Moduli ku është vendosur qeliza mund të zëvendësohet lehtë, duke e rikthyer njësinë në performancën e saj maksimale.
GARANCIA PËR BATERITË TONA

KUR VJEN KOHA, NE RIPËRDORIM DHE
RICIKLOJMË

Ekonomia qarkulluese e rritjes së jetëgjatësisë së baterive tona qëndron në themelin e strategjisë sonë të qëndrueshmërisë.

JETA E PARË BRENDA NJË AUTOMJETI LAND ROVER
NJË JETË E DYTË SI GRUMBULLUES ENERGJIE
RICIKLIMI DHE RINDËRTIMI

VAZHDONI TË EKSPLORONI AUTOMJETET ELEKTRIKE DHE HIBRIDE ELEKTRIKE

GAMA E AUTOMJETEVE ELEKTRIKE

GAMA E AUTOMJETEVE ELEKTRIKE

Asnjë distancë nuk është e pamundur. Shihni se si mund ta maksimizoni distancën e përshkuar në çdo udhëtim.
KARIKIMI

KARIKIMI

Duke filluar nga koha e karikimit e deri te reduktimi i kostove, mësoni gjithçka ju nevojitet rreth karikimit të automjetit tuaj në shtëpi ose në destinacion.
QËNDRUESHMËRIA E DREJTIMIT

QËNDRUESHMËRIA E DREJTIMIT

Eksploroni mënyrat në të cilat jemi duke rikonceptuar luksin e qëndrueshëm nëpërmjet drejtimit plotësisht elektrik.