QËNDRUESHMËRIA E DREJTIMIT ME AUTOMJETET ELEKTRIKE

Pamje e pasme e automjetit Range Rover në terren të pashtruar

PRIORITIZIMI I MODELEVE ELEKTRIKE

Bota rreth nesh është duke evoluar, gjithashtu dhe Range Rover. Duke zgjedhur drejtimin elektrik, ju do të ndihmoni në reduktimin e emetimeve të karbonit si dhe të gjurmës suaj të karbonit. Në kuadër të përmbushjes së objektivave tanë, alternativat elektrike do të jenë në qendër të SUV-ve dhe planeve tona strategjike.


Por ambiciet tona nuk përfundojnë këtu. Njihuni me mënyrat se si po rikonceptojmë luksin e qëndrueshëm dhe se si ju mund të sillni ndryshim duke drejtuar një automjet elektrik.

BATERI TË NDËRTUARA PËR TË ZGJATUR

Jetëgjatësia si standard. Që ju të ndiheni të qetë, ne ju ofrojmë garanci për tetë vite ose 160.000km, cilado të ndodhë më parë, për baterinë në automjetin tuaj elektrik, dhe gjashtë vite ose 100.000km për automjetin tuaj hibrid elektrik.


Kur të vijë momenti që jetëgjatësia e baterisë t’i afrohet fundit, angazhimi ynë ndaj qëndrueshmërisë vijon nëpërmjet programeve tona gjithëpërfshirëse të riciklimit.

DREJTIMI NË MODALITETIN ELEKTRIK ÇDO DITË

Falë drejtimit të një automjeti elektrik ose hibrid elektrik, ju keni mundësinë që të reduktoni ndikimin e shkaktuar nga udhëtimet tuaja.

Ilustrim i një baterie Land Rover të karikuar plotësisht

MBAJTJA E BATERISË SUAJ TË KARIKUAR

Karikimi i plotë i baterisë gjatë natës do t’ju ndihmojë të maksimizoni distancën elektrike të përshkuar gjatë ditës. Mënyra më e lehtë dhe praktike e karikimit është duke përdorur karikuesin tuaj shtëpiak.
Ilustrim i prizave Land Rover

PËRDORIMI I ENERGJISË JASHTË ORARIT TË PIKUT DHE ENERGJISË SË RIPËRTËRITSHME

Mund ta reduktoni ndikimin e karikimit të automjetit tuaj Range Rover duke e karikuar atë gjatë natës, jashtë fashës orare të pikut. Ofruesi juaj mund t’ju ofrojë një tarifë karikimi elektrik shumë më të ulët, si dhe premtimin e përdorimit të energjisë së ripërtëritshme për të rritur sasinë e energjisë së ripërtëritshme të përdorur në rrjetin përkatës.
Ilustrim i baterive Land Rover

DREJTIMI NË MODALITETIN PLOTËSISHT ELEKTRIK

Me shtypjen e një butoni, hibridi juaj elektrik Range Rover mund të kalojë nga modaliteti me benzinë, tek ai elektrik. Drejtimi në modalitetin plotësisht elektrik (EV) është një mënyrë e lehtë për të shkuar nga pika A te pika B me zero emetime nga marmita në udhëtime më të shkurtra.

VAZHDONI TË EKSPLORONI

TEKNOLOGJIA E BATERIVE ELEKTRIKE DHE HIBRIDE ELEKTRIKE

TEKNOLOGJIA E BATERIVE ELEKTRIKE DHE HIBRIDE ELEKTRIKE

Njihuni me teknologjinë e qëndrueshme të automjeteve tona dhe mënyrën se si ajo po udhëheq strategjinë tonë të qëndrueshmërisë.
Pamje e pasme e Range Rover Sport të parkuar në rrugë

DISTANCA E AUTOMJETEVE ELEKTRIKE

Shihni se si mund ta maksimizoni distancën e përshkuar në çdo udhëtim.
Range Rover i ri i parkuar pranë Stacionit të karikimit në rrugë

KARIKIMI EV

Duke filluar nga koha e karikimit e deri te reduktimi i kostove, mësoni gjithçka ju nevojitet rreth karikimit të automjetit tuaj në shtëpi ose në destinacion.