
Rekomandimi ynë është që ta kryeni pjesën më të madhe të karikimeve nga rehatia e shtëpisë suaj, pasi zakonisht është mënyra më e lirë dhe praktike e karikimit, po aq e lehtë sa karikimi i telefonit tuaj. Mënyra më e shpejtë e karikimit në shtëpi është duke përdorur një karikues shtëpiak të instaluar në mënyrë profesionale.
Përpara blerjes së automjetit tuaj, ofruesit tanë të parapëlqyer të karikimit në shtëpi do t’ju ndihmojnë me kontrollin e përshtatshmërisë së pronës suaj. Instalimi mund të varet nga disa faktorë, si vjetërsia e pronës suaj, disponueshmëria e parkimit privat dhe një burim i përshtatshëm energjie elektrike.




Ofrues të ndryshëm ofrojnë alternativa kutizash në mur të lidhura dhe të palidhura.
Për lehtësi, kutizat e murit të lidhura vijnë me një kabllo të instaluar, që lidh njësinë me automjetin tuaj. Për fleksibilitet më të madh, kutizat e murit të palidhura përdorin kabllon e karikimit të mbajtur në automjetin tuaj.
Karikimi gjatë natës jo vetëm që thjeshton rutinën tuaj të karikimit, por ju bën të mundur edhe përfitimin nga tarifat më të ulëta elektrike dhe premtimi për përdorimin e energjisë së rinovueshme nga një sërë ofruesish.
Nëpërmjet aplikacionit telefonik Range Rover InControl, mund të caktoni orare të posaçme karikimi2.
Ndërsa infrastruktura e karikimit vijon të zgjerohet, tashmë vendet ku mund ta karikoni automjetin me lehtësi larg shtëpisë janë të shumta.
Gjeni, karikoni dhe paguani larg shtëpisë falë rrjetit të gjerë të stacioneve të karikimit, dhe aksesit në rrjetin Tesla Supercharger1.
Për t’u lidhur me pikën e karikimit, automjeti juaj përdor një Sistem Karikimi të Kombinuar (CCS). Kjo përputhet me shpejtësitë më të ngadalta të karikimit AC, dhe në modele të përzgjedhura, me shpejtësi karikimi DC më të shpejta. Disa prodhues të tjerë automjetesh përdorin sisteme të ndryshme karikimi, si CHAdeMO. Këto sisteme nuk janë të pajtueshme me automjetet elektrike Range Rover.
Në vende si qendrat tregtare, palestrat dhe parkingjet mund të gjenden pikat e karikimit të ngadaltë AC. Pikat e karikimit të shpejtë DC priren të gjenden në autostradë/ dhe ose në rrugë kryesore.


Megjithëse disa nga pikat e karikimit mund të përdoren falas, shumica prej tyre janë të aksesueshme nëpërmjet metodave praktike të pagesës, që përfshijnë aplikacionet telefonike, llogaritë e pajtimit ose kartat bankare pa kontakt. Zakonisht, kostoja e karikimit do të jetë një ndërthurje e tarifës së lidhjes, kohës së karikimit (kostoja për orë) dhe/ose sasisë së energjisë së përdorur (kostoja për kWh).
Pasi ta keni vendosur automjetin në karikim dhe të jeni larguar, aplikacioni InControl App nga Range Rover do ju1, 2 dërgojë informacion rreth statusit të karikimit në telefonin tuaj. Si rrjedhojë, pavarësisht vendndodhjes suaj, ju mund ta planifikoni kohën tuaj në mënyrë produktive dhe të jeni gati për t’u rikthyer në rrugë pa asnjë vonesë.
Në shtëpi, veçoria e karikimit të planifikuar në aplikacionin tuaj mund të përdoret edhe për të planifikuar karikimin gjatë hapësirës ditore të tarifave të elektricitetit jashtë orarit të pikut dhe me tarifa EV më të ulëta, që mundësohen nga një sërë ofruesish të energjisë në shtëpi.
Shifrat tona sa u përket pikave të karikimit të shpejtë DC, që zakonisht ndodhen në pikat e servisit në autostradë dhe rrugë kryesore, vlerësohen se arrijnë deri në 80 për qind. Arsyeja është se shpejtësia e karikimit ngadalësohet ndjeshëm mbi nivelin 80 për qind, për të mbrojtur baterinë dhe përmirësuar jetëgjatësinë e saj.
| Automjeti | Karikimi në shtëpi dhe në publik AC (7kW) 0 – 100% | Karikimi i shpejtë DC 0- 80% | Karikimi me DC (piku) |
| Hibridi elektrik Range Rover | Nga 5 orë4 | Më pak se 1 orë4 | 43kW |
| Hibridi elektrik Range Rover Sport | Nga 5 orë4 | Më pak se 1 orë4 | 43kW |
| Hibridi elektrik Range Rover Velar | Nga 2 orë e 30 minuta4 | Nga 30 minuta4 | 35kW |
| Hibridi elektrik Range Rover Evoque | Nga 2 orë e 12 minuta4 | Nga 30 minuta4 | 32kW |


1I disponueshëm vetëm në tregje të caktuara.
2Funksionet dhe opsionet e InControl-it dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.
3Kablloja për automjetin elektrik është e disponueshme vetëm në disa tregje të caktuara. Flisni me Shitësin tuaj të autorizuar
4Koha e karikimit do të varet nga disa faktorë, ku përfshihen, por pa u kufizuar, koha e përdorimit (mosha), gjendja, temperatura dhe karikimi ekzistues i baterisë; objekti i përdorur dhe kohëzgjatja e karikimit.