Pesë modele ekskluzive të frymëzuara nga trupat dhe mitologjia qiellore. Koleksioni i parë në llojin e tij.
Secili model është krijuar në mënyrë të kujdesshme, me ngjyra dhe lustra të posaçme, disqe 23 inç, frena prej qeramike karboni, kofano prej Fibre karboni dhe simbolizëm unik të ndërthurur ngado. Secili model është i disponueshëm në një nga dy konfigurimet e ngjyrave të interierit.
Gaea përfaqëson Tokën. Kjo simbolizohet me një simbol të pjerrët, që mund të interpretohet si një valë ose si mal, të vendosur në të gjithë automjetin.
Frymëzuar nga toka dhe deti, Gaea vjen me një eksterier në ngjyrë TerreMatte të gjelbër, marmitë prej Fibre karboni të farkëtuar në ngjyrë Satin dhe nofulla frenash qeramike karboni në ngjyrë të Bronztë.
Frymëzuar nga hëna, eksterieri i modelit Theia është në ngjyrë me tonalitet të ngrohtë Ilmenite Gri satin me detaje grimcash metalike.
Në pjesën e brendshme, një simbol i gdhendur me finesë në lustrën prej druri, përfaqëson dritën të interpretuar në mënyra të ndryshme, duke përfshirë një hënë ose një yll. Finitura prej fibre karboni të farkëtuar në ngjyrë Satin në konsolën qendrore shkëlqen me elegancë në prani të dritës.
Hëna e pestë e Jupiterit, trupi më aktiv vullkanikisht në Sistemin Diellor, i jep këtij modeli emrin e tij dhe ka qenë frymëzim për eksterierin në ngjyrë të posaçme portokalli me shkëlqim. I disponueshëm për t’u porositur duke filluar nga muaji janar 2025.
Alternativat tërheqëse të ngjyrave plotësohen më tej nga marmita dhe disqet prej Fibre karboni në ngjyrë Twill me shkëlqim, nofullat e frenave prej qeramike karboni në ngjyrë Argjendi karakteristike dhe mbishkrimi i gdhendur prej karboni.
Një yll tejet i shndritshëm në yjësinë Lyra i jep emrin dhe ngjyrën brilante Verrier blu modelit Vega. Emri i tij, që vjen nga një fjalë arabike me kuptimin “i rënë”, karakterizohet nga simboli me drejtim për poshtë nëpër të gjithë automjetin.
Eksterieri i modelit Vega vjen me një kofano në ngjyrë kontrasti Twill me shkëlqim prej Fibre karboni, me të njëjtën lustër edhe në mbishkrimin e gdhendur, marmitë dhe disqe, si dhe me nofulla frenash prej qeramike karboni në ngjyrë Nano të verdhë.
Frymëzuar nga Perënditë romake dhe nordike të diellit, Sol shpalos fuqinë e diellit me një eksterier karakteristik në ngjyrë Aurora të verdhë me shkëlqim.
Ky model tërheqës vjen me pjesë të sipërme dhe pasqyra në kontrast Narvik të zi me shkëlqim, me lustër eksterieri dhe marmitë prej Karboni të farkëtuar në ngjyrë Satin, disqe të farkëtuara të Zeza dhe nofulla frenash prej qeramike karboni në ngjyrë Blue Nebula.