DISCOVERY SPORT

DISCOVERY SPORT

Mos reshtni asnjëherë së zbuluari me SUV-në më të gjithanshme në botë.
DISTINCTIVE DISCOVERY DNA
I gjithanshëm falë dizajnit dhe gati për aventura familjare.
DISTINCTIVE DISCOVERY DNA

RISI PIONIERE

Ekrani me prekje Pivi Pro1 11,4 inç, prej xhami të harkuar dhe të ngritur, vjen me një gamë të gjerë veçorish informacioni dhe argëtimi. Discovery Sport është gati për të gjitha aventurat tuaja.

PIONEERING INNOVATION

EFICIENCË ELEKTRIKE

Kryeni mbi 90 për qind të udhëtimeve ditore normale vetëm në modalitetin elektrik9. Hibridi elektrik me karikim (PHEV) mundëson drejtim plotësisht elektrik me zero emetime nga marmita, me deri në 61km †† distancë për karikim të certifikuar.

ELECTRIFIED EFFICIENCY

FRYMËZIMI

Konfiguruar në mënyrë eksperte nga projektuesit tanë, këto punime shprehin balancën e përsosur të gjithanshmërisë dhe kapacitetit, gati për t’u përzgjedhur dhe porositur nga ju.

INSPIRATION

ALTERNATIVAT E MODELEVE

Zgjidhni nga tri modelet e besueshme për aventurën tuaj familjare të radhës.

DISCOVERY SPORT DYNAMIC HSE

DISCOVERY SPORT DYNAMIC HSE

Ajka e hapësirës, rehatisë dhe sigurisë.
KRIJONI AUTOMJETIN TUAJ

EKSPLORONI DISCOVERY SPORT

FLEKSIBËL DHE I LIDHUR
HAPËSIRË PËR AVENTURË
PAMJE TË PAPENGUARA
AJËR I PASTËR

**Shihni shifrat mbi WLTP-në
Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së, të kryera me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO,2shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.

Koha e karikimit do të varet nga disa faktorë, ku përfshihen, por pa u kufizuar, koha e përdorimit (mosha), gjendja, temperatura dhe karikimi ekzistues i baterisë; objekti i përdorur dhe kohëzgjatja e karikimit.

1Për sistemin Connected Navigation, do të nevojitet abonim i mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i Land Rover.[
2Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm. Në varësi të tregut, rrjetit dhe sinjalit telefonik dhe llogarisë së përdoruesit. Kërkon internet në telefon ose lidhje Wi-Fi. Përditësimi i programeve nëpërmjet internetit (SOTA) varet nga miratimi i drejtuesit dhe lidhja me rrjetin dhe disponueshmëria e tregut.

Meridian është një markë tregtare e regjistruar e Meridian Audio Ltd. Trifield dhe pajisja three fields/tri fushat është një markë tregtare e Trifield Productions Ltd.

Kini parasysh se veçoritë standarde mund të zëvendësohen kur zgjidhni nivele alternative të pjesëve të brendshme. Veçoritë standarde mund të ndryshojnë edhe në varësi të modelit të motorit dhe transmisionit.

Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë sipas specifikave të automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose të kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal për më shumë detaje ose konfigurojeni automjetin tuaj në internet.

Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.

Funksionet, opsionet e Pivi-t dhe InControl-it, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e tyre, mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të Land Rover për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, i cili do të duhet të rinovohet më tej pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.