
Luks sportiv me pamje tërheqëse.


Gjithmonë aktiv. Gjithmonë i lidhur. Gjithmonë i përditësuar.
Performancë asertive në terren të shtruar. Aftësi mbresëlënëse në të gjitha terrenet.




Një simbol i trashëgimisë britanike. Një kremtim i performancës së Range Rover Sport dhe pamjes karakteristike të një prej zonave më ikonike të Londrës.


Përzgjidhni një nga modelet tona të veçanta dhe bëjeni tuajin.
Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO2, shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i disqeve, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.
††Koha e karikimit do të varet nga disa faktorë, ku përfshihen, por pa u kufizuar, koha e përdorimit (mosha), gjendja, temperatura dhe karikimi ekzistues i baterisë; objekti i përdorur dhe kohëzgjatja e karikimit.
*Shpejtësia maksimale 290km/orë në modelet SV Black dhe SV Carbon kur vendoset Kofano prej fibre karboni.
**Forcë rrotulluese deri në 800Nm nëpërmjet modalitetit të ndërthurur të motorit dhe MHEV dhe modalitetit të Nisjes dinamike. Shpejtësi 0-100km/orë në vetëm 3.8 sekonda kur vendosen disqet prej Fibre karboni me frena prej Qeramike karboni.
‡E disponueshme si veçori opsionale në varësi të modelit.
1Kur përdoret sipas udhëzimit. SARS-CoV-2 është emri i virusit që i përket familjes së viruseve Coronavirus. Covid-19 është emri i sëmundjes së shkaktuar nga virusi. Kërkimi Texcell, 2020, i kryer për Panasonic dhe rezultati i mundësuar nga Panasonic.
2Funksionet, opsionet e Pivi-t dhe InControl-it, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e tyre, mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të autorizuar të Land Rover për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.
3Veçoritë Amazon Alexa dhe Land Rover Remote disponohen vetëm në tregje të caktuara. Amazon, Alexa dhe të gjitha logot përkatëse janë marka tregtare të Amazon.com, Inc. ose të ndërlidhura me të. Disa funksione të sistemit Alexa varen nga teknologjia inteligjente e shtëpisë. Përdorimi i sistemit Amazon Alexa kërkon të keni një llogari në Amazon.
4Pamja tokësore ClearSight varet nga Kamera e vëzhgimit 360. Imazhi nuk është i drejtpërdrejtë. Kontrolloni mjedisin për siguri. Veçori opsionale.
5Në varësi të rregulloreve vendore. Nëse përdoruesit bifokalë ose varifokalë nuk mund ta rregullojnë lehtësisht fokusin në imazhin digjital të pasqyrës së brendshme ClearSight, ata në çdo kohë mund të kthehen në modalitetin e pasqyrës së zakonshme të brendshme.
6Kjo veçori kërkon abonim aktiv në aplikacionin Remote. Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm. Në varësi të disponueshmërisë së tregut të platformave nga ofrues palë e tretë dhe sinjalit të telefonit celular.
7I padisponueshëm për hibridin elektrik me karikim.
Veçoritë opsionale mund të vijnë me kosto shtesë dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojë nga specifikimi i automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë) ose të kërkojë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal të autorizuar për më shumë detaje ose konfiguroni automjetin tuaj në internet.
Kini parasysh se veçoritë standarde mund të zëvendësohen kur zgjidhni nivele alternative të pjesëve të brendshme. Veçoritë standarde mund të ndryshojnë edhe në varësi të modelit të motorit dhe transmisionit.
Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.
MeridianTM është një markë tregtare e regjistruar e Meridian Audio Ltd.