KAPACITETI DHE AFTËSIA E RIMORKIMIT

KAPACITETI DHE AFTËSIA E RIMORKIMIT

RIMORKIONI ME SIGURI KUDO

Shijoni kapacitetet e rimorkimit, që ju ofrojnë siguri të plotë pavarësisht terrenit. Nga kontejnerët për kuajt e deri te trajlerat e barkave dhe rulotat familjare, udhëtimi në rrugë të pashkelura nuk ka qenë asnjëherë kaq i sigurt, i lehtë dhe argëtues.

RIMORKIONI ME SIGURI KUDO

ZGJEDHJA JUAJ E GANXHËS SË RIMORKIMIT*

GANXHË E LËVIZSHME NË FORMË ELEKTRONIKE

GANXHË E LËVIZSHME NË FORMË ELEKTRONIKE

- E vendosur në mënyrë të padukshme pas prapakolpit gjatë mospërdorimit 

- Hapet për 12 sekonda

- Operohet nëpërmjet hapësirës së pasme të bagazhit ose sistemit të informacionit dhe argëtimit

- Përfshin elemente elektrike rimorkimi me 13 spina

- Miratuar për deri në 3,500kg** kapaciteti maksimal i rimorkimit

- Deri në 200kg*** pesha e pikës së bashkimit

- Përfshin një instrument unik testimi me drita për trajlerat
GANXHË RIMORKIMI ME ÇMONTIM

GANXHË RIMORKIMI ME ÇMONTIM

- Praktike dhe e lehtë për t’u vendosur 

- kokë ganxhe 50mm

- Miratuar për deri në 3,500kg** kapaciteti maksimal i rimorkimit

- Deri në 195kg*** pesha e pikës së bashkimit

- Elementet elektrike të rimorkimit të përfshira
ÇENGEL RIMORKIMI ME LARTËSI TË NDRYSHME

ÇENGEL RIMORKIMI ME LARTËSI TË NDRYSHME

- Përmban armaturë rimorkimi dhe pllakë rrëshqitëse 

- kokë ganxhe 50mm

- Tri lartësi të ndryshme rimorkimi

- Miratuar për deri në 3,500kg** kapaciteti maksimal i rimorkimit

- Deri në 350kg*** pesha e pikës së bashkimit

- Elementet elektrike të rimorkimit të përfshira

SHPJEGIMI I TEKNOLOGJISË SË RIMORKIMIT

NDIHMA E RIMORKIMIT

Parashikon drejtimin e trajlerit gjatë lëvizjes prapa. Udhëzimet, që mund të përshtaten me gjerësinë e trajlerit, do t’ju shfaqen në ekranin e sistemit të informacionit dhe argëtimit.

NDIHMA E AVANCUAR E RIMORKIMIT

Nëpërmjet Terrain Response 2, Ndihma e avancuar e rimorkimit ju mundëson shfaqjen e trajektores aktuale dhe të dëshiruar për të kontrolluar në mënyrë precize drejtimin e trajlerit gjatë lëvizjes prapa.

Ndihma për montimin në ganxhë

Kjo veçori ju ndihmon ta montoni në mënyrë precize ganxhën e rimorkimit. Në ekran shfaqet një grafik me pikë me ngjyrë, që përfaqëson kokën e ganxhës, bashkë me udhëzimin për trajektoren e parashikuar të automjetit.

NDIHMA ME KAMERËN E VËZHGIMIT

Sistemi i kamerës së vëzhgimit shfaq një pamje thuajse 360 gradë të mjedisit të jashtëm në ekranin e sistemit të informacionit dhe argëtimit.

RANGE ROVER

Kapaciteti i rimorkimit: Deri në 3,500kg**  

Pesha maksimale në pikën e bashkimit (nyjën lidhëse): Deri në 150kg***

DEFENDER 130

Kapaciteti i rimorkimit: Deri në 3,000kg**  

Pesha maksimale në pikën e bashkimit (nyjën lidhëse): Deri në 120kg***

DISCOVERY

Kapaciteti i rimorkimit: Deri në 3,500kg**  

Pesha maksimale në pikën e bashkimit (nyjën lidhëse): Deri në 150kg***

*Ju lutemi, vini re se disa nga Sistemet e rimorkimit të Land Rover nuk janë të disponueshme me të gjitha automjetet Land Rover. Ju lutemi, flisni me Shitësin tuaj të autorizuar lokal lidhur me përshtatshmërinë e modeleve specifike.
**Kapaciteti i rimorkimit varet nga modeli dhe motori.
***Pesha e pikës së bashkimit të rimorkimit varet nga modeli, motori dhe disqet e vendosura.