EKSPLORONI

RANGE ROVER SPORT I RI

<h3><b>EKSPLORONI</h3></b>
<h1>RANGE ROVER SPORT I RI</h1>
Range Rover Sport L461 22MY
KLIKONI PËR TË BASHKËVEPRUAR
Range Rover Sport side view.

DIZAJN MINIMALIST

Sipërfaqet elegante të trupit përcjellin fuqi dhe performancë, ndërsa fenerët, grila dhe parakolpi i poshtëm me formë të përshtatur pasqyrojnë sigurinë dhe qëndrimin e automjetit. Grafika e pandërprerë e fenerëve të pasmë e bën pjesën e prapakolpit të bjerë në sy.

PAMJE E THEKSUAR

Pamja mbresëlënëse në rrugë e Range Rover Sport vjen nga paraqitja e tij e fuqishme, përmasat dramatike dhe pjesët e dala të shkurtra. Disqet 23 inç janë të disponueshme në një sërë lustrash. Profili i automjetit është i pangatërrueshëm.

DETAJE EKSKLUZIVE

Range Rover Sport Dynamic vjen me detaje të veçanta dizajni. Me detaje në ngjyrë Satin Burnished Copper, parakolp dhe prapakolp unik dhe shkronja Mat Grafit, që përforcojnë pamjen dhe qëndrimin e fuqishëm.
STEALTH AND POWER

MATERIALE BASHKËKOHORE

Rikonceptimi i luksit modern të qëndrueshëm, që ofron materiale teknike bashkëkohore, ku përfshihen UltrafabricsTMtë lehta dhe opsionale, pa komprometim të cilësisë apo performancës.
KRIJONI AUTOMJETIN TUAJ

KAMPIONI I RI I PERFORMANCËS

SV EDITION ONE ofron fuqi të jashtëzakonshme nëpërmjet motorit Twin-Turbo hibrid me bateri me përshtatje të posaçme dhe 635 kuaj fuqi, të mbështetur te sistemi novator i suspensionit 6D Dynamics. Disqet super të lehta 23 inç me Fibër Karboni dhe Disqet e frenimit prej Qeramike Karboni shpalosin potencialin e plotë dinamik të modelit tonë Range Rover Sport më të avancuar teknologjikisht.
EKSPLORONI KËTË MODEL

TEKNOLOGJI TË AVANCUARA

Kombinim i niveleve të reja të performancës dhe ekspertizës për të gjitha terrenet. Gama e veçorive të aftësive ofron reagim më të madh në rrugë, si dhe drejtim dhe shkathtësi të përmirësuar.
SISTEM SUSPENSIONI AJRI DINAMIK

SISTEM SUSPENSIONI AJRI DINAMIK

Sistemi i përshtatshëm i Suspensionit dinamik të ajrit vjen standard në të gjitha automjetet Range Rover Sport dhe e parapërgatit automjetin për rrugën që do të ndiqet duke përdorur të dhëna navigimi dhe susta ajri me vëllim të përshtatshëm, për një drejtim më reagues dhe të sigurt.
VEKTORIMI RROTULLUES

VEKTORIMI RROTULLUES

Vektorimi rrotullues nëpërmjet frenimit siguron kthim reagues dhe të kontrolluar në kënde dhe manovrim të kontrolluar në kthesa të forta. Sistemi i diferencialit elektronik dhe frenimit balancojnë vazhdimisht shpërndarjen e forcës rrotulluese të motorit ndërmjet të katërta rrotave.
ADAPTIVE DYNAMICS

ADAPTIVE DYNAMICS

Minimizon lëvizjet e padëshiruara të trupit, si rrotullimin e trupit në kthesa, ose zhvendosjen gjatë frenimeve të forta, duke monitoruar mbi 100 parametra deri në 500 herë në sekondë për të përcaktuar reagimet konkrete të nevojshme.
NISJE DINAMIKE

NISJE DINAMIKE

Nisja Dinamike1 optimizon ndërrimin e marsheve dhe ofron fuqi rrotulluese maksimale të motorit për akselerim më të lartë të automjetit në vijë të drejtë. Unik vetëm për Range Rover Sport.

HIBRID ELEKTRIK

Performancë dhe eficiencë mbresëlënëse, dhe një ndër modelet e pakta që ofrojnë karikim të shpejtë DC 50kW. Hibridi elektrik me karikim (PHEV) me distancë më të madhe Range Rover Sport mund të karikohet deri në 80 për qind për më pak se një orë. Me një motor me benzinë Ingenium me gjashtë cilindra me kapacitet 3,0 litra dhe një shumëllojshmëri modalitetesh drejtimi.

SPECIFIKAT E HIBRIDIT ELEKTRIK

DISTANCA PËR KARIKIM ELEKTRIK (DERI NË)

115 KM

WLTP. Distanca e pritshme reale deri në 96km.

EMETIMET2 E CO (NGA)

15 g/km*

Zero emetime nga marmita në modalitetin EV (elektrik).

KARIKIM PUBLIK (NGA)

<60 MINUTA**

Karikim deri në 80 për qind për më pak se një orë duke përdorur karikimin e shpejtë DC.

KARIKIM NGA SHTËPIA (NGA)

5 ORË**

Deri në 100 për qind duke përdorur një karikues shtëpiak AC 7kW.

LUKSI SPORTIV

ANULIMI AKTIV I ZHURMËS

Fokusohuni te përjetimi i kënaqësisë gjatë udhëtimit. Anulimi aktiv i zhurmës i gjeneratës së re filtron të gjitha zhurmat e padëshiruara duke përdorur një rrjet teknologjish zanore të avancuara, si pjesë e sistemit zanor karakteristik MeridianTM opsional.*.
KRIJONI AUTOMJETIN TUAJ

TEKNOLOGJI INTUITIVE

AMAZON ALEXA

Kërkojini Alexa-s3 të luajë muzikë, të kryejë thirrje telefonike ose të kontrollojë pajisjet shtëpiake inteligjente ndërsa ju fokusoheni te drejtimi. Madje, ju mund të ndërveproni me automjetin tuaj Range Rover Sport nga rehatia e shtëpisë suaj duke përdorur veçorinë Land Rover Remote.
SISTEM ARGËTIMI I NDENJËSEVE TË PASME

SISTEM ARGËTIMI I NDENJËSEVE TË PASME

Pasagjerët mund të shohin filma ose të lidhin një pajisje lojërash për t’u argëtuar gjatë udhëtimit. Dy ekranet 11,4 inç me cilësi të lartë mundësojnë pasqyrimin e ekranit dhe lidhjen e pajisjeve nëpërmjet HDMI-së.
PRAKTICITET I LIDHUR

PRAKTICITET I LIDHUR

Paketa Online ofron lidhje të lehtë me akses në aplikacionet e përfshira, si Amazon Alexa dhe Spotify. Përditësimet e programeve nëpërmjet internetit (SOTA) e mbajnë automjetin tuaj të përditësuar.
KARIKIM ME VALË

KARIKIM ME VALË

Karikimi me valë i pajisjeve ju mundëson karikimin e telefonave inteligjentë të përshtatshëm dhe minimizon rrëmujën në kabinë.
ASISTENCA E DREJTUESIT

ASISTENCA E DREJTUESIT

Zgjidhni nga gama e veçorive të projektuara për t’jua bërë drejtimin dhe parkimin më të thjeshtë, me një sërë teknologjish novatore të disponueshme për të përmirësuar përvojën tuaj të drejtimit.

FENERË TË PËRPARMË LED DIGJITALË

Fenerët e përparmë LED digjitalë me dritat karakteristike për drejtimin gjatë ditës ofrojnë shikueshmëri të përmirësuar në lëvizjet e natës me një distancë deri në 500 m. Çdo fener përfshin 1,3 milionë Pajisje mikropasqyrash digjitale dhe ndriçimi i përshtatur përdor të dhëna navigimi për të ndjekur në mënyrë të paracaktuar rrugën.
KRIJONI AUTOMJETIN TUAJ

AFTËSI E JASHTËZAKONSHME

TERRAIN RESPONSE

Me shtatë modalitete terrenesh të disponueshme, Range Rover Sport mund të përshtatë reagimin e motorit, sistemit të marsheve, diferencialeve dhe sistemeve të shasisë duke përdorur Terrain Response 2. Teknologjia e konfigurueshme Terrain Response mundëson personalizimin e preferencave të sistemit të drejtimit jashtë rruge.
KONTROLL JASHTË RRUGE

KONTROLL JASHTË RRUGE

Përcaktoni dhe mbani një shpejtësi të qëndrueshme në kushte sfiduese, si balta, bari i njomë, akulli, dëbora dhe rrugët e pashtruara. Kontrolli i drejtimit të përshtatshëm jashtë rruge, i pari në botë, dallon terrenin, duke kontrolluar automatikisht shpejtësinë e automjetit për kontroll optimal, ndërsa ruan nivelin tuaj të dëshiruar të rehatisë.
ZHYTJA NË UJË

ZHYTJA NË UJË

Range Rover Sport mund të zhytet deri në 900mm thellësi**. Kamera e vëzhgimit 3D, që vjen me Sensorin e zhytjes në ujë, ju njofton kur nivelet e ujit janë duke arritur thellësinë maksimale të zhytjes së automjetit. Sistemi i kontrollit mundëson informacion në kohë reale për dijeni më të madhe në mjedise me shikueshmëri të ulët.

PERSONALIZIM I POSAÇËM

Personalizojeni Range Rover Sport sipas preferencave tuaja nëpërmjet alternativave të modeleve, motorëve dhe paketave me specifika.

SV EDITION ONE

I PERSONALIZUAR OSE I GATSHËM PËR T’U POROSITUR

Përzgjidhni modelin, motorin dhe paketën e specifikave përpara personalizimit të automjetit tuaj nëpërmjet alternativave të bojës, rrotave/disqeve dhe opsioneve të interierit.

UNIK PËR JU

Një gamë alternativash paketash dhe aksesorësh. Alternativa ngjyrash, disqesh dhe tavanesh. Kur themi se ky është automjeti juaj Range Rover Sport, e themi me bindje.

VAZHDONI TË EKSPLORONI

MODELET RANGE ROVER SPORT

MODELET RANGE ROVER SPORT

Shikoni gamën e plotë të modeleve.
RANGE ROVER SPORT SV EDITION ONE I RI

RANGE ROVER SPORT SV EDITION ONE I RI

Emocionues, dinamik dhe i fuqishëm.
SPECIFIKAT

SPECIFIKAT

Shikoni faktet dhe shifrat.

*Shihni shifrat mbi WLTP-në.

Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së, të kryera me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO,2shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.

** Koha e karikimit do të varet nga disa faktorë, ku përfshihen: koha e përdorimit (mosha), gjendja, temperatura dhe karikimi ekzistues i baterisë; objekti i përdorur dhe kohëzgjatja e karikimit.

Vjen standard në Range Rover Sport SV EDITION ONE
*
Gjithmonë kontrolloni itinerarin dhe daljen përpara zhytjes në ujë.

1I padisponueshëm për hibridin elektrik me karikim.
2Kërkimi Texcell, 2020, i kryer për Panasonic dhe rezultati i mundësuar nga Panasonic.
3Veçoritë Amazon Alexa dhe Land Rover Remote disponohen vetëm në Tregje të caktuara.
4Imazhi nuk është i drejtpërdrejtë. Kontrolloni mjedisin për siguri.

Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë sipas specifikave të automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë) dhe tregut, ose kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal për më shumë detaje ose konfigurojeni automjetin tuaj në internet.

Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.

Funksionet, opsionet e Pivi-t dhe InControl-it, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e tyre, mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të Land Rover për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data) që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Amazon, Alexa dhe të gjitha logot përkatëse janë marka tregtare të Amazon.com, Inc. ose të ndërlidhura me të. Disa nga funksionalitetet e Alexa varen nga teknologjia smart home. Përdorimi i sistemit Amazon Alexa kërkon të keni një llogari në Amazon.

Apple CarPlay® është një markë tregtare e Apple Inc. Mund të zbatohen kushtet e Apple Inc për përdoruesin fundor.

Android AutoTM është një markë tregtare e Google LLC.

App Store është një markë tregtare e Apple Inc.

Google Play Store është një markë tregtare e Google LLC.

MeridianTM është një markë tregtare e regjistruar e Meridian Audio Ltd. TrifieldTM dhe pajisja three fields/tri fushat është një markë tregtare e Trifield Productions Ltd.