RANGE ROVER NGA SV
BESPOKE

Frymëzohuni nga portofoli i versioneve tona të mëparshme.
Ajka e rafinimit individual. Çdo model i porositur nga Range Rover SV Bespoke pasqyron esencën e një vendi, qëllimin ose personalitetin në çdo detaj.

ASILOMAR

Një mishërim i nuancave të oqeanit dhe bukurisë së Gjirit Monterey.

THEKSI TE KONTRASTI

THEKSI TE KONTRASTI

Tonalitete të errëta të theksuara nga disqet 23 inç Diamond Turned me kontrast në ngjyrë Gri të errët me shkëlqim dhe panele të brendshme në të njëjtën ngjyrë si karroceria.
I VEÇANTË SI ASNJË TJETËR

I VEÇANTË SI ASNJË TJETËR

Logot me mbishkrimin Bespoke dhe pedanat e skalitura i japin këtij krijimi një pamje tërësisht të veçantë.
KONTURE TË PASTRA. DETAJE BLU.

KONTURE TË PASTRA. DETAJE BLU.

Qepjet e veçanta në sedile dhe jastëkët e lëvizshëm, së bashku me tapetat në ngjyrë Liberty blu me skaje Perlino, plotësojnë pamjen elegante të interierit.

CANDEO

Frymëzuar nga tonalitetet tërheqëse të bregdetit të shquar të Miamit.

QIEJT BLU, RËRA E BARDHË

QIEJT BLU, RËRA E BARDHË

Boja me tonalitet të dyfishtë me gradient, e aplikuar me dorë, sjell ndër mend horizontin e bregdetit në Miami; kjo është hera e parë që një lustër e tillë boje është aplikuar në një automjet Range Rover.
PUNUAR NGA ARGJENDARË

PUNUAR NGA ARGJENDARË

Logoja me mbishkrimin Range Rover, e punuar me dorë, është krijuar nga ar 18K i ricikluar dhe i mundësuar nga burime të përgjegjshme.
DETAJE RRËZËLLUESE

DETAJE RRËZËLLUESE

Eksterieri tërheqës plotësohet nga disqet direksionale 23 inç prej aliazhi Diamond Turned me panele të brendshme në ngjyrë Perlë të bardhë.
THURUR ME DRITË

THURUR ME DRITË

Secili jastëk në sedilet e pasme vjen me 90.000 qepje, krahas pjesëve të pasme të qëndisura të sedileve dhe, për herë të parë, veshjes së tavanit të qëndisur në formën e lindjes së diellit.

ORPHEUS

Një pasqyrim i ujërave të qarta si kristal dhe bukurisë së Ishullit Orpheus.

UNIFIKUAR NË DETAJE

UNIFIKUAR NË DETAJE

Sedile prej lëkure në ngjyrë Perlino, të qepura për rehati të pakrahasueshme, me rripa sigurie dhe timon në ngjyrë të njëjtë.
ELEGANCË FLUIDE

ELEGANCË FLUIDE

Finitura unike të lëkurës, modele të përshtatura të qepjes dhe detaje të frymëzuara nga oqeani.
NGA DETI TE QIELLI

NGA DETI TE QIELLI

Bojë eksterieri në ngjyrë Blu me shkëlqim me pjesë të sipërme në kontrast të argjendtë, detaje në ngjyrë Argjend krom dhe disqe aliazhi të farkëtuar 23 inç.

LECH

Një shpërfaqje elegante e qetësisë alpine.

ARGJEND ME SHKËLQIM

ARGJEND ME SHKËLQIM

Eksterieri në ngjyrë Argjend satin është frymëzuar nga drita që pasqyrohet në malet me dëborë dhe faqet e argjendta të shkëmbinjve karakteristikë të rajonit Arlberg.
DËBORË DHE HIJE

DËBORË DHE HIJE

Së bashku me disqe të zeza me shkëlqim dhe elemente në kontrast të errët. Minimalist dhe tërheqës, njësoj si peizazhi alpin.
TOKA DHE QIELLI

TOKA DHE QIELLI

Interier i posaçëm me tonalitet të dyfishtë. Lëkura e butë prej gjysmë aniline sjell ndër mend majat me dëborë dhe luginat pyjore nën hije.
MJESHTËRI ALPINE

MJESHTËRI ALPINE

Çdo detaj është trajtuar me kujdes, si pedanat e personalizuara dhe logoja specifike SV, që i japin modelit një pamje të pangatërrueshme.

I JUAJI NË ÇDO DETAJ

Realizoni vizionin tuaj me SV Bespoke.

VAZHDONI TË EKSPLORONI

Pamje 3/4 e Range Rover SV Black

RANGE ROVER SV

Përfaqësimi i ajkës së luksit të Range Rover. Tashmë në versionin e ri Range Rover SV Black.
Range Rover Sport në ngjyrë Firenze të kuqe

RANGE ROVER SPORT SV

Standardet e reja të performancës dhe luksit. Ajka e mjeshtërisë.
Logoja SV në pjesën e pasme të automjetit

PËRMBLEDHJE E SV BESPOKE

Nën udhëheqjen e projektuesve tanë ekspertë, ju mund të krijoni një kryevepër që pasqyron stilin tuaj.
Pamje 3/4 e Range Rover SV Black

RANGE ROVER SV

Përfaqësimi i ajkës së luksit të Range Rover. Tashmë në versionin e ri Range Rover SV Black.
Range Rover Sport në ngjyrë Firenze të kuqe

RANGE ROVER SPORT SV

Standardet e reja të performancës dhe luksit. Ajka e mjeshtërisë.
Logoja SV në pjesën e pasme të automjetit

PËRMBLEDHJE E SV BESPOKE

Nën udhëheqjen e projektuesve tanë ekspertë, ju mund të krijoni një kryevepër që pasqyron stilin tuaj.