TERMAT PËR HYRJEN NË LLOGARI ME NJË KYÇJE TË VETME & KUSHTET

TERMAT & KUSHTET



JU LUTEMI, LEXOJINI ME KUJDES TERMAT E MËPOSHTËM DHE SIGUROHUNI QË T’I KENI KUPTUAR PËRPARA SE TË AKTIVIZONI LLOGARINË TUAJ ME NJË KYÇJE TË VETME. NË VEÇANTI, DUHET T’U KUSHTONI VËMENDJE KUSHTEVE TË PËRDORIMIT NË PIKËN 3 DHE KUFIZIMEVE TË PËRGJEGJËSISË SONË NË PIKËN 6.


1. Hyrje


1.1. Ne, Jaguar Land Rover Limited, ofrojmë një shërbim që ju jep mundësinë të krijoni një llogari digjitale të zakonshme (“Llogaria SSO”), e cila ju lejon të përdorni të njëjtat të dhëna kyçjeje për të gjitha faqet e internetit, kanalet dhe aplikacionet JLR të përfshira (“Platforma(t)”).


1.2. Ju mund ta përditësoni dhe menaxhoni Llogarinë tuaj SSO, e cila përfshin të dhënat personale dhe preferencat tuaja nëpërmjet Platformave.


1.3. Ju lutemi, vini re se përdorimi i Llogarisë suaj SSO u nënshtrohet edhe kushteve të mëposhtme:


1.3.1. kushteve të përdorimit të faqeve tona të internetit, që mund t’i gjeni në adresat https://www.jaguar.co.uk/terms-and-conditions/index.html, https://www.rangerover.com/en-gb/terms-and-conditions/index.html and https://www.landrover.co.uk/terms-and-conditions/index.html, të cilat rregullojnë përdorimin e faqeve tona të internetit nga ju;


1.3.2. politikës sonë të privatësisë, që mund ta gjeni dhe ta lexoni në Platformën përkatëse ku gjendeni, dhe ku përvijohet mënyra e përdorimit të informacioneve që ju ndani me ne gjatë përdorimit të Platformave; dhe


1.3.3. politikës sonë të kukive, që mund ta gjeni dhe ta lexoni në Platformën përkatëse ku gjendeni, dhe ku përvijohet mënyra e përdorimit të kukive, kontrolleve të rrjetit dhe teknologjive të ngjashme që ne zbatojmë gjatë kohës që ju përdorni Platformat.


2. Këto Terma dhe Kushte


2.1. Me regjistrimin e një Llogarie SSO, ju bini dakord që të zbatoni Termat dhe Kushtet në fjalë. Nëse nuk dëshironi që t’i zbatoni këto Terma dhe Kushte, ju lutemi të mos regjistroni Llogari SSO.


2.2. Ne rezervojmë të drejtën t’i ndryshojmë këto Terma dhe Kushte sipas rastit.


2.3. Këto Terma dhe Kushte duhet të lexohen krahas Termave dhe Kushteve përkatëse të çdo faqeje interneti dhe aplikacioni të JLR. Në rastin e ndonjë mospërputhjeje ndërmjet Termave dhe Kushteve të këtushme dhe atyre të një faqeje interneti apo aplikacioni specifik të JLR, u jepet përparësi termave dhe kushteve të faqes së internetit ose aplikacionit specifik të JLR.


2.4. Termat dhe Kushtet tona qëndrojnë në fuqi deri në momentin e mbylljes së Llogarisë suaj SSO ose nëse ndërpritni të gjitha abonimet në Platformat tona të ndryshme.


3. Kushtet e përdorimit


3.1. Llogaria juaj SSO ofrohet pa pagesë dhe shërben vetëm për përdorim vetjak dhe privat. Ju nuk duhet ta përdorni Llogarinë tuaj SSO apo të shumëfishoni ndonjë nga përmbajtjet e Platformave për qëllime tregtare, biznesi apo rishitjeje, dhe ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi ndaj jush për humbjet e biznesit që mund të pësoni.


3.2. Me përdorimin e Llogarisë SSO, ju garantoni se:


3.2.1. nuk do ta përdorni Llogarinë SSO në shkelje të këtyre Termave dhe Kushteve apo në ndonjë mënyrë që shkel ligjet ose rregulloret vendore, kombëtare ose ndërkombëtare;


3.2.2. nuk do të lejoni askënd tjetër që të përdorë Llogarinë tuaj SSO;


3.2.3. nuk do të shkelni të drejtat tona të pronësisë intelektuale apo të palëve të treta në lidhje me përdorimin e Llogarisë SSO nga ana juaj.


3.3. Në rastin e shkeljes së ndonjë prej këtyre Termave dhe Kushteve apo nëse ne dyshojmë për keqpërdorim të të dhënave tuaja të kyçjes ose të Llogarisë suaj SSO, ne kemi të drejtë ta mbyllim Llogarinë tuaj SSO dhe t’ju refuzojmë aksesin në Platforma. Gjithashtu, ne rezervojmë të drejtën t’ju ngarkojmë përgjegjësi për të gjitha pasojat e keqpërdorimit në fjalë.


3.4. Nëse ne nuk i zbatojmë të drejtat tona ndaj jush, apo nëse vonojmë në zbatimin e tyre, kjo nuk do të thotë se kemi hequr dorë nga të drejtat tona apo se ju nuk keni përgjegjësi të përmbushni detyrimet tuaja, qoftë në rastin përkatës apo në të ardhmen.


3.5. Ne kemi të drejtë që ta mbyllim menjëherë Llogarinë tuaj SSO nëse ndërpresim ofrimin e shërbimit të hyrjes me një kyçje të vetme për çfarëdolloj arsyeje.


4. Regjistrimi dhe disponueshmëria


4.1. Informacioni personal që vendosni në momentin e regjistrimit duhet të jetë i vërtetë dhe i saktë dhe ju duhet ta përditësoni informacionin në rast se ka ndryshime. Ju lutemi, mbajini të gjitha të dhënat e kyçjes konfidenciale dhe mos i ndani të dhënat tuaja të kyçjes me persona të tjerë, me qëllim shmangien e përdorimit të paautorizuar të Llogarisë suaj SSO.


4.2. Ne rezervojmë të drejtën e refuzimit të regjistrimeve të Llogarive SSO sipas rastit.


4.3. Megjithëse ne bëjmë përpjekje të arsyeshme për mbajtjen e shërbimeve dhe komunikimit, dhe përditësojmë përmbajtjet, nuk jemi në gjendje të garantojmë aksesin tek asnjë nga Platformat tona, dhe as nuk bëjmë premtime për saktësinë ose plotësinë e përmbajtjes apo informacionit të përmbajtur në to.


4.4. Shërbimi i hyrjes me një kyçje të vetme ofrohet siç është dhe ne nuk garantojmë se nuk do të përmbajë gabime apo se do të jetë i disponueshëm në vazhdimësi. Shërbimi i hyrjes me një kyçje të vetme mund të pësojë ndërprerje dhe/ose mosfunksionim gjatë periudhës së mirëmbajtjes ose modifikimit, ose të pësojë ndërprerje të përmbajtjeve dhe komunikimeve të palëve të treta.


4.5. Ne mund ta ndryshojmë shërbimin e hyrjes me një kyçje të vetme në rastin e ndryshimeve të ofruesve të shërbimeve apo ndryshimeve rregullatore ose ligjore, që parashikojnë kryerjen e ndryshimeve apo modifikimeve të funksionalitetit dhe përmirësimeve. Në rast se këto ndryshime i konsideroni të papranueshme, ju mund ta mbyllni Llogarinë SSO në çdo kohë.


4.6. Me përdorimin e Llogarisë suaj SSO, ju pranoni dhe merrni përsipër rrezikun dhe kufizimet e internetit, por ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme që të reagojmë ndaj problematikave të raportuara.


5. Pronësia Intelektuale


5.1. Të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale, duke përfshirë, në masën e zbatueshme, të drejtat e autorit, markat tregtare, të drejtat e dizajnit, patentat apo të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale, qofshin ose jo të regjistruara, janë pronë e jona ose të licensuara për ne, përveçse kur përcaktohet ndryshe.


5.2. Me përjashtim të përdorimit të Llogarisë suaj SSO në përputhje me këto Terma dhe Kushte, ju nuk përfitoni asnjë të drejtë sa i përket përdorimit apo, pa kufizim, kopjimit, modifikimit, transmetimit, shpërndarjes, shfaqjes, shumëfishimit, publikimit, licensimit apo përdorimit të çfarëdoshëm të të drejtave të pronësisë intelektuale të përmbajtura në Platformat tona, pa miratimin tonë paraprak me shkrim.


6. Kufizimet e përgjegjësisë


6.1. Ne jemi përgjegjës për çdo humbje ose dëm të pësuar, që vjen si rezultat i parashikuar i shkeljes së Termave dhe Kushteve nga ana jonë ose i neglizhencës sonë, por nuk jemi përgjegjës për asnjë humbje apo dëm të paparashikueshëm.


6.2. Ne nuk mbajmë përgjegjësi të asnjë forme për humbjet e tërthorta ose shkakore, duke përfshirë humbjet financiare, dëmtimin e reputacionit apo humbjen e të dhënave. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë formë humbjeje të biznesit.


6.3. Ne nuk kemi detyrim apo përgjegjësi për pamundësinë e përmbushjes apo vonesën në përmbushjen e detyrimeve tona sipas këtyre Termave dhe Kushteve për ngjarje që janë jashtë kontrollit tonë, ku përfshihen, pa kufizim, grevat, bllokimet shtetërore apo veprimet e tjera industriale nga palë të treta, trazirat civile, protestat, pushtimet, sulmet terroriste apo kërcënimet për sulme terroriste, luftërat (qofshin ose jo të shpallura), apo kërcënimet ose përgatitjet për luftë, zjarret, shpërthimet, stuhitë, përmbytjet, tërmetet, mbijetesën, epidemitë apo fatkeqësitë e tjera natyrore, avarinë ose ndërprerjen e rrjeteve publike ose private të telekomunikacionit apo veprimet ose mosveprimet e autoriteteve ligjzbatuese ose shërbimeve të emergjencës.


6.4. Ne nuk shmangim apo kufizojmë përgjegjësinë tonë për vdekjen ose lëndimin personal të shkaktuar nga neglizhenca jonë, mashtrimi apo keqpërfaqësimi i rremë prej nesh apo për çështje të tjera që do të ishte e paligjshme apo shkelje nëse do të shmangnim ose do të përpiqeshim të shmangnim përgjegjësinë tonë.


6.5. Asgjë në këto Terma dhe Kushte nuk ndikon te të drejtat tuaja statutore si konsumator.


7. Kushte të tjera të rëndësishme


7.1. Çdo dispozitë në këto Terma dhe Kushte vepron në mënyrë të veçuar. Nëse ndonjë prej dispozitave përcaktohet si e paligjshme, e pavlefshme apo e pazbatueshme, atëherë dispozitat e tjera mbeten në fuqi dhe efekt të plotë.


7.2. Këto Terma dhe Kushte rregullohen nga legjislacioni i Anglisë dhe Uellsit. Kjo do të thotë se çdo mosmarrëveshje apo pretendim që vjen nga këto Terma dhe Kushte apo që lidhet me to, do të rregullohet nga legjislacioni i Anglisë dhe Uellsit dhe gjykatat e Anglisë dhe Uellsit kanë juridiksionin ekskluziv, me përjashtim të rastit kur ju jeni banues në Irlandën e Veriut ose Skoci, pasi atëherë mund t’i drejtoheni juridiksionit të Irlandës së Veriut ose Skocisë (sipas rastit).



© Jaguar Land Rover Limited, Regjistruar në Angli, me Numër kompanie 1672070; Selia: Abbey Road, Whitley, Coventry, Angli, CV3 4LF.