Connected Speech

Burrë duke drejtuar Range Rover Sport

Duke ju mundësuar prakticitet dhe rehati më të lartë, Land Rover Connected Speech ju siguron kontroll zanor të navigacionit, argëtimit, klimës, telefonatave e më tej. Madje, edhe gjatë udhëtimit offline, komanda zanore të caktuara do të vijojnë të jenë aktive dhe të disponueshme në çdo udhëtim1.

AKTIVIZIMI I CONNECTED SPEECH

Connected Speech në Land Rover tuaj mund të aksesohet në dy mënyra.  


1. Për të aktivizuar kontrollet e automjetit tuaj duke përdorur komandën “Hey Land Rover” (“Përshëndetje Land Rover”), mjafton të shkoni te Settings (Cilësimet) > All settings (Të gjitha cilësimet) > General (Të përgjithshme) > Voice Settings (Cilësimet zanore) > Wake Word ON (Aktivizimi i Fjalës aktivizuese). Nëpërmjet Voice Settings (Cilësimet zanore), ju mund të përcaktoni dhe Wake Word (Fjalën aktivizuese) të dëshiruar.  


2. Gjithashtu, mund t’i jepni komandat zanore edhe duke shtypur butonin Voice (Zëri) në timonin tuaj.  


Për të përfituar sa më shumë nga të gjitha veçoritë e Connected Speech gjatë udhëtimit, ju lutemi të siguroheni që të keni hyrë në llogarinë tuaj InControl.

Pamje e timonit dhe sistemit të informacionit dhe argëtimit

Mund të zbatohet politika e përdorimit të drejtë. Abonim standard 1-vjeçar, i cili mund të zgjatet pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj Land Rover.  


Funksionet, opsionet e InControl-it, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e tyre, mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të autorizuar të Land Rover për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.  


Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë nga specifikimi i automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal të autorizuar për më shumë detaje ose konfiguroni automjetin tuaj në internet.  


Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.  


1Kërkohet abonim 12-mujor për Paketën Online. Për të vijuar me përdorimin e veçorive përkatëse pas periudhës së abonimit fillestar, do t’ju duhet ta rinovoni abonimin dhe të paguani tarifat e zbatueshme për rinovimin. Disponohen vetëm në tregjet e lidhura, ndaj ju lutemi të kontaktoni me Shitësin tuaj të autorizuar. Paketa Online për paketat e specifikave S dhe më lart.