UDHËZUESI I AKTIVIZIMIT TË PIVI

UDHËZUESI I AKTIVIZIMIT TË PIVI

1. AKTIVIZONI LLOGARINË TUAJ INCONTROL

Për të aktivizuar shërbimet e lidhura dhe abonimet Land Rover, fillimisht do t’ju duhet të aktivizoni llogarinë tuaj InControl. Nëse keni blerë një Land Rover të ri, ju rekomandojmë që të kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar për t’ju ndihmuar me procesin e aktivizimit.

KENI BLERË NJË LAND ROVER TË PËRDORUR TË AUTORIZUAR?

Ndiqni procesin e thjeshtë të vetëregjistrimit si më poshtë.


Vini re se, nëse butoni Optimised Land Rover Assistance (Asistenca e Optimizuar nga Land Rover) (ikona e çelësit mekanik) në konsolën e sipërme është ndezur, duhet të kontaktoni Shitësin tuaj të autorizuar për asistencë.

KENI BLERË NJË LAND ROVER TË PËRDORUR TË AUTORIZUAR?

REGJISTRIMI NË INCONTROL

Një përgjegjës shitjesh duke prezantuar një Land Rover Evoque në sallon

REGJISTRIMI NGA SHITËSI I AUTORIZUAR

Pasi Shitësi juaj i autorizuar të fillojë procesin për regjistrimin tuaj në InControl, ju do të merrni një lidhje në email për të përfunduar aktivizimin tuaj.  


Nëse nuk keni marrë email aktivizimi nga Shitësi juaj i autorizuar, ju lutemi të kontrolloni dosjen Spam.

Udhëzuesi i përdoruesit për InControl

VETËREGJISTRIMI

Nëse keni blerë një Land Rover të përdorur, ose nëse Shitësi juaj i autorizuar nuk ju ka regjistruar një llogari, ju lutemi të ndiqni lidhjen e mëposhtme.  


Përpara se të filloni, sigurohuni që automjeti juaj Land Rover të jetë i parkuar në një zonë me mbulim rrjeti të mirë dhe që të keni gati numrin e regjistrimit dhe VIN.

2. VENDOSNI NË PUNË SISTEMIN TUAJ TË INFORMACIONIT DHE ARGËTIMIT

NDIQNI UDHËZUESIN E AKTIVIZIMIT

Udhëzuesi i Aktivizimit ju mundëson ta konfiguroni dhe aktivizoni lehtësisht sistemin tuaj të informacionit dhe argëtimit, duke përfshirë lidhjen e telefonave dhe përcaktimin e preferencave për radion.
Ekrani i Land Rover Defender

3. SINKRONIZONI APLIKACIONET DHE PAJISJET TUAJA

Veçoritë e sistemit të informacionit dhe argëtimit të Range Rover Sport

LIDHUNI ME APLIKACIONET LIVE TË INTEGRUARA NË AUTOMJETIN TUAJ

Merrni njoftime për motin dhe media online drejtpërdrejt në ekranin tuaj me prekje4. Nuk nevojitet pajisje celulare.


Në listën e aplikacioneve të sistemit tuaj të informacionit dhe argëtimit, shtypni ikonën Connect Accounts (Lidhni llogaritë) dhe kërkoni për aplikacionin që dëshironi të lidhni. Ju mund të skanoni kodin QR me telefonin tuaj inteligjent ose të zgjidhni Email Me (Më dërgo email) për t’ju dërguar një lidhje me faqen e hyrjes në email-in tuaj.


Pasi të jeni lidhur, mund ta përdorni menjëherë shërbimin në automjetin tuaj. Shërbimet e lidhura do të shfaqen si ikonë në listën e aplikacioneve, si burim media në aplikacionin e medias ose si kalendar aktiv në aplikacionin Agenda.

LIDHJA ME APPLE CARPLAY<sup>TM</sup> OSE ANDROID AUTO<sup>TM</sup>

LIDHJA ME APPLE CARPLAYTM OSE ANDROID AUTOTM

Nëpërmjet Paketës Smartphone gjithëpërfshirëse të automjetit tuaj, ju mund t’i përdorni aplikacionet tuaja me lehtësi nëpërmjet Apple CarPlayTM 1 dhe Android AutoTM 2.  


Mjafton ta lidhni pajisjen tuaj me ekranin me prekje duke përdorur Bluetooth ose një kabllo USB të certifikuar.  


Për Apple CarPlayTM 1, sigurohuni që të keni versionin më të ri të iOS të instaluar dhe Siri ® të aktivizuar në iPhone tuaj. Për Android AutoTM 2, sigurohuni që të keni aplikacionin më të ri Android Auto dhe asistentin zanor të Google të aktivizuar në pajisjen tuaj Google.

Sistemi i informacionit dhe argëtimit i Range Rover Evoque

LIDHUNI ME AMAZON ALEXA

Kontrolloni navigacionin dhe muzikën vetëm nëpërmjet zërit tuaj. Amazon Alexa është integruar në sistemin tuaj të informacionit dhe argëtimit, ndaj është e shpejtë, reaguese dhe e lehtë në përdorim.3

MONITOROJENI AUTOMJETIN TUAJ NË DISTANCË

Monitoroni sigurinë, gjendjen dhe statusin e automjetit tuaj Land Rover nga telefoni juaj inteligjent me aplikacionin Remote.5. Nëse jeni regjistruar për Secure Tracker, do t’ju nevojitet aplikacioni Remote për të marrë njoftime për vjedhje.  


Ju lutemi, vini re se veçoritë e aplikacionit Remote mund të përdoren vetëm pas aktivizimit të llogarisë suaj InControl nëpërmjet faqes së internetit My Land Rover InControl.

MONITOROJENI AUTOMJETIN TUAJ NË DISTANCË

PPSH

SI T’I PËRDITËSOJ HARTAT E SISTEMIT TË NAVIGACIONIT?

Për sa kohë që keni një abonim aktiv për Connected Navigation, hartat do të përditësohen automatikisht. Abonimi për Connected Navigation vjen zakonisht i përfshirë për periudhën fillestare të garancisë, ndërsa rinovimi i abonimit mundëson përditësime automatike të hartave në vazhdimësi.

SA PAJISJE BLUETOOTH MUND TË LIDHEN OSE NJIHEN?

Mund të njihen deri në 8 pajisje Bluetooth, ku dy prej tyre mund të lidhen njëkohësisht, si telefonat ose pajisjet e medias. Pajisja e parë e njohur në Pivi/Pivi Pro do të caktohet si pajisja juaj parësore. Ju mund ta ndryshoni këtë te cilësimet duke shkuar te Settings (Cilësimet) > All (Të gjitha) > Connectivity (Lidhja) > Bluetooth > dhe klikoni mbi pajisjen që dëshironi të ndryshoni.

SI T’I RINOVOJ SHËRBIMET INCONTROL?

Kur shërbimet tuaja InControl të përfundojnë, ju do të merrni një lidhje në email për të kryer rinovimin e shërbimeve InControl. Nëse nuk e keni marrë këtë email apo nëse lidhja ka skaduar, ju lutemi të kontaktoni Shërbimin e Klientit.

SI T’I HEQ TË DHËNAT E MIA PERSONALE?

Përpara shitjes së automjetit tuaj, duhet të fshini të dhënat e automjetit nga llogaria juaj InControl. Hyni në faqen e internetit My Land Rover InControl, zgjidhni Vehicle Settings (Cilësimet e automjetit) në anën e djathtë dhe zgjidhni menunë Remove Vehicle (Hiqni automjetin). Klikoni Remove Vehicle (Hiqni automjetin) për të hequr të gjitha të dhënat e automjetit nga llogaria juaj InControl. Do t’ju kërkohet të vendosni fjalëkalimin e llogarisë suaj InControl . Nga Pivi/Pivi Pro, shkoni te Settings (Cilësimet) > All (Të gjitha) > Profile Settings (Cilësimet e profileve) për të zgjedhur profilin që doni të fshini. Nëse keni blerë një automjet të përdorur, ju lutemi të kontaktoni Shitësin e autorizuar.

A DUHET TË SIGUROJ NJË KARTË SIM ME INTERNET CELULAR?

No, your vehicle comes with an embedded SIM card which allows the use of:  


1. Connected Navigation Pro  


2. Paketa Online me plan interneti  


3. Wi-Fi Enabled me paketë interneti  


Këto shërbime kërkojnë një abonim të vlefshëm dhe aktiv. Interneti celular është i përfshirë në abonim, ndaj nuk nevojiten kontrata apo karta SIM të tjera për kohëzgjatjen e abonimit.

SI TË ZGJEDH PAMJE HARTE TË NDRYSHME NË EKRANIN E INSTRUMENTEVE VIRTUALE?

Për të ndryshuar organizimin e Ekranit interaktiv të drejtuesit, mjafton të shkoni te cilësimet nëpërmjet menusë së timonit. Gjithashtu, mund të ekzistojnë edhe preferenca shtesë për Ekranin e drejtuesit në varësi të automjetit. Ato mund të aksesohen nëpërmjet Pivi Pro Settings (Cilësimet) > Navigation (Navigacioni) > Driver Display (Ekrani i drejtuesit).

PËRFITONI MAKSIMALISHT NGA SISTEMI I INFORMACIONIT DHE ARGËTIMIT NË LAND ROVER TUAJ

MENAXHONI ABONIMET TUAJA

Shihni në çast hollësitë e abonimit tuaj InControl aktual.
Burrë duke punuar në MacBook

Funksionet, opsionet e InControl-it, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e tyre, mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të autorizuar të Land Rover për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.  


Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë nga specifikimi i automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal të autorizuar për më shumë detaje ose konfiguroni automjetin tuaj në internet.  


Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.  


Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm.  


1Makina juaj është përgatitur për Apple CarPlay. Shërbimet e ofruara nga Apple CarPlay varen nga disponueshmëria e këtij opsioni në vendin tuaj, ju lutemi shikoni https://www.apple.com/ios/feature-availability/#apple-carplay për informacione të mëtejshme.

2Makina juaj është përgatitur për Android Auto. Shërbimet e ofruara nga Android Auto varen nga disponueshmëria e këtij opsioni në vendin tuaj, ju lutemi shikoni https://www.android.com/auto/ për informacione të mëtejshme.

3Amazon Alexa është e disponueshme vetëm në tregje të caktuara. Amazon, Alexa, Amazon Music, Audible dhe të gjitha logot përkatëse janë marka tregtare të Amazon.com, Inc. ose të ndërlidhura me të. Disa funksione të sistemit Alexa varen nga teknologjia inteligjente e shtëpisë. Kërkohet abonim 12-mujor për Paketën Online. Për të vijuar me përdorimin e veçorive përkatëse pas periudhës së abonimit fillestar, do t’ju duhet ta rinovoni abonimin dhe të paguani tarifat e zbatueshme për rinovimin. Disponohen vetëm në tregjet e lidhura, ndaj ju lutemi të kontaktoni me Shitësin tuaj të autorizuar.

4Disa nga aplikacionet live nuk janë të disponueshme për të gjitha automjetet, ndaj flisni me Shitësin tuaj të autorizuar. 

5I disponueshëm për t’u shkarkuar nga Apple App Store dhe Google Play për shumicën e telefonave inteligjentë Android dhe Apple iOS. Aplikacioni Land Rover Remote kërkon lidhje me internetin, një telefon inteligjent të përputhshëm, llogari InControl dhe abonim për Remote. Për të vijuar me përdorimin e veçorive përkatëse pas periudhës së abonimit fillestar, do t’ju duhet ta rinovoni abonimin dhe të paguani tarifat e zbatueshme për rinovimin.