Përditësimi i softuerit në automjetin tuaj Land Rover ju ofron akses te veçoritë dhe shërbimet më të reja të sistemit tuaj të informacionit dhe argëtimit.
Kur të ketë përditësim1 të disponueshëm, ekrani juaj me prekje do t’ju shfaqë dy opsione: Update now (Përditëso tani) ose Schedule (Planifiko).
Nëse jeni njoftuar se përditësimi kërkon që automjeti të jetë fikur, kyçur dhe me alarmin të aktivizuar përpara fillimit të përditësimit, mund të zgjidhni ta planifikoni përditësimin për deri në dy javë më vonë.
Pasi përditësimi juaj të jetë kryer, do të njoftoheni në ekranin tuaj me prekje që instalimi ka qenë i suksesshëm.
Ju mund të gjeni informacione të mëtejshme në përmbajtjen e secilit shënim softueri nëpërmjet lidhjeve vijuese.
PPSH-të tona mund ta kenë përgjigjen tashmë.
1Përditësimi mbetet në varësi të miratimit të pronarit/drejtuesit. Kërkohet lidhje me rrjetin.
DEKLARATË PËR INCIDENTIN KIBERNETIK
JLR është prekur nga një incident kibernetik. Menjëherë pas ngjarjes, u ndërmorën masa për të zbutur ndikimin e incidentit duke ndërprerë në mënyrë proaktive funksionimin e sistemeve tona. Jemi duke punuar rigorozisht për të riaktivizuar aplikacionet tona globale në mënyrë të kontrolluar. Në këtë pikë, nuk kemi asnjë provë që të dhënat e klientëve të jenë vjedhur, por veprimtaritë tona të shitjes me pakicë dhe prodhimit janë prekur ndjeshëm.