INFOTAINMENT MASTER CONTROLLER (IMC)
SOFTWARE VERSION – INCONTROL TOUCH PRO 19B
NEW FEATURES INCLUDED IN THIS RELEASE:
PAKETA SMARTPHONE
• Paketa Smartphone* që përfshin Apple CarPlay®, Android AutoTM dhe Baidu Carlife (vetëm në Kinë) tashmë është aktivizuar për automjetet e pajtueshme
*Paketa Smartphone është e disponueshme vetëm për automjetet me ekran me prekje 10” Touch Pro ose 10” Touch Pro Dual View, hapësirë për kartë SIM dhe porta USB të përparme të aktivizuara gjatë udhëtimit. Shërbimet e ofruara nga Apple CarPlay® varen nga disponueshmëria e këtij opsioni në vendin tuaj, ju lutemi shikoni https://www.apple.com/ios/carplay/ për informacione të mëtejshme. Shërbimet e ofruara nga Android Auto™ varen nga disponueshmëria e këtij opsioni në vendin tuaj, ju lutemi shikoni https://www.android.com/auto/ për informacione të mëtejshme.
WI-FI
• Sistemet e automjetit që më parë nuk mund të lidheshin me Wi-Fi për përditësimin e softuerit pa tel, tani mund të lidhen. Kjo do të mundësojë përditësime softueri të InControl Touch Pro pa tel në të ardhmen për këto automjete
PËRDITËSIMI I SOFTUERIT PA TEL
• Përvoja e klientit për përditësimin e softuerit pa tel është thjeshtuar
• Ikonë e re njoftimi për përditësimet e reja të softuerit në pritje
• Krahas përditësimit të Wi-Fi, përditësimet pa tel të softuerit do të jenë të disponueshme për të gjitha automjetet me InControl Touch Pro
MEDIA PLAYER
• Me ndezjen e automjetit, burimet e medias do të mbahen mend nga cikli i fundit i udhëtimit
• Gjatë transmetimit të një podcast-i, do të shfaqen alternativat +15 sekonda dhe -15 sekonda
TELEFON BLUETOOTH®
• Përvojë e përmirësuar gjatë ngarkimit të listës së thirrjeve të fundit nga telefoni në automjet
KONTROLLI KLIMATIK
• Funksionaliteti i klimës do të funksionojë plotësisht kur automjeti të jetë ndezur
(VETËM PËR AUTOMJETET ELEKTRIKE)
NAVIGACIONI
• Do të shfaqen stacionet e karikimit të arritshme me 1-4% karikim në bateri në mbërritje
• Pikat e karikimit shfaqen më saktë në itinerar bazuar te gjendja e karikimit të automjetit
PROBLEMATIKAT E KORRIGJUARA NË KËTË VERSION:
TË PËRGJITHSHME/SISTEMI
• Përmirësime të përgjithshme performance
• Përmirësime të përgjithshme stabiliteti
• Korrigjim i problematikës së mungesës së zërit gjatë cikleve të drejtimit, e hasur në versionin e mëparshëm të softuerit
• Motivi i Panelit Anësor nuk do të ndryshojë më me ndryshimin e formatit të datës
CILËSIA E ZËRIT
• Përmirësime të përgjithshme performance
PAKETA SMART PHONE
ANDROID AUTO™
• Përmirësim i zërit të navigacionit në Google Maps gjatë luajtjes së medias duke përdorur Android Auto™
• Kur me Android Auto™ është lidhur një telefon, ai nuk do të shfaqet më njëkohësisht edhe si burim Bluetooth®
• Ikona e Android Auto™ do të largohet gjithmonë pas shkëputjes së telefonit
• Përmirësime performance për përgjigjet zanore ndaj Android Auto™
• Përmirësim i përgjithshëm i stabilitetit
• Titulli i telefonit Android do të shfaqet me ikonën e Android Auto™
APPLE CARPLAY®
• Pamje e përmirësuar e Apple CarPlay®
• Përmirësim i përgjithshëm i stabilitetit
• Gjatë luajtjes së medias nga Apple CarPlay®, ajo do të shfaqet në pamjen e medias
• Përmirësime performance për thirrjet në dalje të kryera duke përdorur Apple CarPlay®
TELEFON BLUETOOTH®
• Korrigjim problematike gjatë përdorimit të butonit në timon për të kaluar te kënga pasardhëse nëpërmjet burimit zanor të Bluetooth®
• Kur sistemi është në gjuhën frënge, mesazhet nuk do të lexohen më në gjuhën angleze
• (Vetëm për Sistemin e Radios Zanore Digjitale Satelitore) Mesazhet e marra gjatë ndryshimit të kanaleve të SDARS-së nuk do të humbasin më
(VETËM NË KINË)
BAIDU CARLIFE
• Përmirësim i lidhjes së Baidu Carlife
• Përmirësim i përgjithshëm i stabilitetit
NDRIÇIMI I AMBIENTIT
• Korrigjim problematike me ekranin e kontrollit të ndriçimit të ambientit
BLUETOOTH®
• (Vetëm në gjuhën kineze) Emri i Bluetooth® nuk do të ndryshojë më pas kalimit te Sistemi i argëtimit në ndenjëset e pasme (RSE)
• Korrigjim problematike që pengonte luajtjen e audios në Bluetooth® gjatë udhëtimit
LUAJTËSI I CD
• Përmirësim i përvojës së përdoruesit gjatë ndryshimit të burimit të medias nga Apple CarPlay® në CD
KONTROLLI KLIMATIK
• Cilësimet dhe përshtatjet e temperaturës tashmë të disponueshme në ekranin kryesor të klimës
• Ikona Purify e çaktivizuar kur automjeti është në modalitetin defrost (shkrirja)
• Kontrollet e klimës për radhën e tretë do të jenë të disponueshme vetëm kur motori të jetë ndezur
• Njësia e temperaturës nuk do të ndryshojë më nga Celsius në Fahrenheit në Panelin anësor kur gjuha të ndryshohet në portugalisht
• Kontrolli i temperaturës në ekranet e pasme do të funksionojë edhe kur të gjitha zonat të jenë caktuar në nivelin e lartë
• (Vetëm për automjetet në Amerikën e Veriut) Korrigjim problematike të Smart Climate që shfaqte gabim statusin e përdorimit të ndenjëses së përparme të pasagjerit
LIDHJA
• Vijat e sinjalit për forcën e lidhjes së automjetit do të shfaqen saktë
• Kur një telefon të jetë lidhur, Wi-Fi do të aktivizohet automatikisht pas fikjes dhe ndezjes
• Përmirësim i mesazhit të gabimit për lidhjen me internet celular
RADIO
RADIOJA DAB
• Përmirësim i lexueshmërisë së DAB
• (Vetëm për automjetet me Ekran në xhamin e përparmë (HUD)) Informacioni i medias për radion DAB do të shfaqet saktë në HUD
RADIO AM / FM
• (Vetëm për InControl Touch Pro Duo) Moduli i ekranit interaktiv ‘A’ (IDMA) do të shfaqë AM jo FM kur të përdoret radioja AM
RADIO SATELITORE
• Sistemi i Radios Zanore Digjitale Satelitore (SDARS) do të hapet që me herë të parë gjithmonë
• Ekrani i SDARS-së do të hapet saktë
• Kënga e saktë do të luhet gjithmonë kur të përzgjidhet nga lista e këngëve të radios satelitore
• Përmirësime të përgjithshme stabiliteti
EKRANET ME PAMJE TË DYFISHTË
• Përmirësim i imazhit të DVD kur është zgjedhur një motiv ekrani
• Përmirësim i pamjes për ikonën e cilësimeve të Bluetooth®
EKRANI I TË DHËNAVE ECO
• Përmirësim i saktësisë së të dhënave ECO kur kontrolli klimatik është në modalitetin ECO
ZBULIMI I AUTOMJETEVE PËRPARA
• Lajmërimi i Zbulimit të automjeteve përpara nuk do të qëndrojë i shfaqur nëse pamja e kamerës ndryshohet gjatë një lajmërimi
PERSONALIZIMI
• Çelësat mund të ndryshohen sipas profileve të ndryshme ekzistuese të përdoruesve
LIVE
• Live tani do të hapet nga ekrani i ‘Extra Features’ (Veçoritë shtesë)
• Korrigjim i problematikës ku Live ndonjëherë nuk hapej
• Live nuk do të kthehet më te faqja e parë kur hapet një faqe e dytë
• Përmirësime pamjeje për aplikacionet e Live
MEDIA PLAYER
• Përmirësim i përgjithshëm i stabilitetit
• Përmirësim i prekjes së shiritit të kohëzgjatjes së këngës
• Këngët nuk do të ndërpriten më 3 sekonda përpara përfundimit
• Në sfondin e panelit të medias Paneli i Grupit të Instrumenteve (IPC) do të shfaqet grafika e saktë
• Korrigjim i problematikës së rifillimit të podcast-it pas përfundimit të një thirrjeje
NAVIGACIONI
NAVIGACIONI STANDARD
• Përmirësim stabiliteti gjatë rifillimit të një itinerari
• Përmirësim saktësie i udhëzimit zanor
• Përmirësim saktësie i kamerave të sigurisë
• Përmirësime pamjeje për dritaret njoftuese
• Përmirësim i përvojës ‘Send to Driver’ (Dërgojani drejtuesit) nga ekranet e pasme
• Përmirësim i shfaqjes së hartës në panelin anësor gjatë qarkullimit
• Përmirësim i shfaqjes së hartës në Panelin e Grupit të Instrumenteve
• Përmirësim i besueshmërisë së ekranit të përmbledhjes së adresave kur qyteti i zgjedhur nuk është unik
• Përmirësim i llogaritjes së itinerarit
• Përmirësim i përgjithshëm i besueshmërisë
• (Vetëm për automjetet në Japoni) Ekranet e pasme nuk do të shfaqin më ikonën e Navigacionit
• Përmirësim i stabilitetit të Informacionit për trafikun
• Kur licensës së hartave u shtyhet afati, statusi do të përditësohet menjëherë
VEÇORITË E NAVIGACIONIT NË AUTOMJET ELEKTRIK
• Navigacioni nuk do të rikthehet në gjendjen fillestare pas kalimit të Panelit të Grupit të Instrumenteve në pamjen e plotë të hartës
• Përmirësim i kërkimit të stacioneve të karikimit
ASISTENCA E PARKIMIT
• Përmirësim i një problematike me audion e asistencës së parkimit
• Përmirësim i një problematike me dritaren njoftuese të asistencës së parkimit 360 gradë gjatë lëvizjes prapa
SISTEMI I ARGËTIMIT NË NDENJËSET E PASME
• Ekranet e pasme nuk do të aktivizohen më pas hapjes së panelit në konsolën e përparme
• Koha e shfaqur në ekranin e pasmë do të përputhet me Ekranin e përparmë me prekje
• Butoni ‘SIRIUS XM’ tani është funksional në ‘All Settings’ (Të gjitha cilësimet) në Sistemin e argëtimit në ndenjëset e pasme
• Përmirësim i performancës së klimës në ekranin e pasme gjatë përdorimit të kontrollit në distancë
• (Vetëm për automjetet me Masazh në ndenjëset e pasme) Pozicioni i masazhit tani quhet ‘Upper back’ (Pjesa e sipërme e shpinës) dhe ‘Lower back’ (Pjesa e poshtme e shpinës) në ekranet e pasme
KONTROLLET NË NDENJËSE
• Ikona e ndenjëses së pasagjerit tani shfaqet saktë pas përzgjedhjes së cilësimeve të dëshiruara për ndenjëset
• Butonat e klimës nuk do të zhduken më nëse ekrani i ndenjëseve hapet disa herë në të njëjtin cikël ndezjeje
• Përmirësim i performancës së butonave të masazhit në ndenjëse
I FOLURI
• Përmirësim i grafikave të udhëzuesit të të folurit
• Përmirësim i besueshmërisë së
të folurit për ‘Call contact’ (Telefono kontaktin)
TELEVIZORI
• Sinjali i televizorit do të rikuperohet automatikisht pas largimit nga një zonë me sinjal të dobët
• Përmirësim i performancës së njoftimit ‘No reception’ (Nuk ka sinjal)
• (Vetëm për automjetet në Brazil) Ekrani me prekje nuk do të shfaqet më i zbrazët pasi televizioni në Brazil të ketë funksionuar për rreth 2.5 minuta, ekranet e pasme nuk do të shfaqin më mesazhin ‘No reception’
TERRAIN RESPONSE
• Përmirësime pamjeje gjatë modalitetit terrain response
• Modaliteti Terrain Response do të shfaqet në gjuhën e saktë
TEXT TO SPEECH
• Text to speech (Nga teksti në zë) do të funksionojë siç duhet gjatë luajtjes së medias
Klima e programuar
• Klima e programuar do të përdorë të njëjtën ikonë në të gjitha menutë
PËRKTHIMET
• Përmirësim i përkthimeve për të gjitha gjuhët
MODALITETI VALET
• Përmirësim i rilidhjes së telefonit pas daljes nga modaliteti valet
SENSORI I ZHYTJES NË UJË
• Përmirësim i grafikës për ekranin e sensorit të zhytjes në ujë gjatë udhëtimit në kodër
SHFLETUESI I INTERNETIT
• Kur një faqe interneti zmadhohet, do të shfaqet një shirit horizontal
• Përmirësime të përgjithshme shpejtësie dhe besueshmërie