A DO TË ISHTE NJË AUTOMJET ELEKTRIK I PËRSHTATSHËM PËR MUA

A DO TË ISHTE NJË AUTOMJET ELEKTRIK I PËRSHTATSHËM PËR MUA

A e dinit se mënyra se si drejtoni automjetin, ku e drejtoni atë dhe distanca që përshkoni mund të kenë një ndikim të konsiderueshëm te performanca dhe eficienca e automjetit tuaj? Për shembull, udhëtimi i zakonshëm në trafikun e qytetit duke lëvizur dhe ndaluar do të kryhet më me efikasitet duke përdorur një formë tjetër energjie nga udhëtimet e zakonshme në autostradë apo me rimorkim të shpeshtë. 


Ne mund t’ju ndihmojmë të gjeni alternativën e duhur për nevojat tuaja të drejtimit.

LLOJET E MODALITETEVE TË FUQIVE LAND ROVER

ÇFARË ËSHTË NJË AUTOMJET ELEKTRIK

ÇFARË ËSHTË NJË AUTOMJET ELEKTRIK

Automjetet elektrike janë pajisur me një motor elektrik, si dhe me një bateri. Në vend të udhëtimit drejt një pike karburanti, ju mund thjesht ta karikoni automjetin tuaj nëpërmjet një karikuesi shtëpiak. Gjatë udhëtimit, do të mund të përdorni karikimin e shpejtë DC në pikat publike të karikimit.
ÇFARË ËSHTË NJË AUTOMJET HIBRID ELEKTRIK (PHEV)

ÇFARË ËSHTË NJË AUTOMJET HIBRID ELEKTRIK (PHEV)

Automjetet hibride elektrike me karikim (PHEV) ndërthurin një motor me benzinë dhe një motor elektrik, pra pika e karikimit në shtëpi është fakultative. Kaloni nga udhëtimi plotësisht elektrik me zero emetime nga marmita te një ndërthurje fuqie elektrike dhe benzine gjatë udhëtimeve më të gjata.
ÇFARË ËSHTË NJË AUTOMJET HIBRID ME BATERI (MHEV)

ÇFARË ËSHTË NJË AUTOMJET HIBRID ME BATERI (MHEV)

Pa nevojën e karikimit, automjetet hibride me bateri (MHEV) përmirësojnë eficiencën e motorëve të tyre duke ripërdorur energjinë e grumbulluar gjatë ngadalësimit dhe frenimit rigjenerues. Ato janë të gjithanshme dhe ofrojnë alternativa për stile të ndryshme drejtimi.

ME NDIHMONI TE ZGJEDH

Përgjigjuni pesë pyetjeve të shpejta rreth zakoneve tuaja të drejtimit për të parë se cili lloj automjeti elektrik është i përshtatshëm për ju.

  • PRONËSIA E AUTOMJETIT DO TË JETË NË EMRIN TUAJ APO TË KOMPANISË SUAJ?