RANGE ROVER I RI  NGA SV BESPOKE

RANGE ROVER I RI
NGA SV BESPOKE

FRYMËZUAR NGA JU

FRYMËZUAR NGA JU

Në bashkëpunim me SV Bespoke, Range Rover juaj është një kryevepër e vërtetë.


Krijuar falë konsultimit personal me ekspertin tuaj të posaçëm nga SV Bespoke, ju do të zbuloni mundësi personalizimi të paimagjinueshme ndërsa bashkëkrijoni shprehjen më të lartë të luksit individualist.


Kuruar dhe punuar deri në detajin më të vogël, ky është një automjet i veçantë që bëhet edhe më i veçantë nga ju.

EMBLEMA JUAJ E SHPREHJES

EMBLEMA JUAJ E SHPREHJES

Në pjesën e jashtme, automjeti juaj Range Rover mund të porositet me një sërë kombinimesh vërtet unike ngjyrash dhe finiturash.


Shihni tonalitetet mahnitëse nga Paleta e Kuruar e SV Bespoke ose konceptoni pigmentin tuaj personal nëpërmjet shërbimit tonë ekskluziv Match to Sample. Ne do të sigurojmë realizimin e ngjyrës së dëshiruar.


Për një përshtatje maksimale, këtu përfshihet edhe alternativa e kontrastit në pjesën e sipërme, në kapakët e pasqyrave dhe në detajet e disqeve.


Duke u zhytur më thellë në botën e mundësive, frymëzimi vijon më tej me gamën e detajeve të eksterierit dhe mbishkrimeve, që vijnë në materiale dhe ngjyra të jashtëzakonshme.

SHIHNI VIDEON E EKSTERIERIT
RANGE ROVER NGA SV BESPOKE
NJË KABINË PA KUFIZIME

NJË KABINË PA KUFIZIME

Brenda automjetit tuaj Range Rover SV Bespoke, do të jeni të rrethuar nga rehatia dhe cilësia e përshtatur saktësisht sipas shijeve tuaja.


Zgjidhni nga gama e lëkurës Thuajse Aniline ose materialet e qëndrueshme jo prej lëkure Ultrafabrics në ngjyra dhe dekore me shpime ekskluzive. Ose lëreni në dorën e ekspertit tuaj nga SV Bespoke që t’ju orientojë përmes portofolit të rekomandimeve të kuruara me mjeshtëri.


Për të krijuar një pamje ekskluzive në interier, mund të përzgjidhni lustrat dhe finiturat elegante, që vijnë me dekor zbukurues, metalik dhe mozaiku. Ky nivel personalizimi vlen edhe për qepjet me kontrast të ndenjëseve dhe tapicerinë.


Për ta zgjeruar më tej rrugëtimin tuaj të shpalosjes së vetes, ju ftojmë të personalizoni ndenjëset nëpërmjet qëndisjeve dhe pedanet e pragut me grafika dhe shkrime të posaçme.

Shihni videon e interierit
NJË KABINË PA KUFIZIME
Pavarësisht historisë suaj, tregojeni atë nëpërmjet syrit detajist të mjeshtërve dhe krijuesve tanë.

Gjeni shitësin tuaj lokal të autorizuar