SI TA KARIKONI HIBRIDIN TUAJ ME KARIKIM

SI TA KARIKONI HIBRIDIN TUAJ ME KARIKIM

Kur bëhet fjalë për karikimin e automjetit tuaj hibrid me karikim (PHEV), gjërat nuk mund të ishin më të thjeshta. Këtu do të gjeni gjithçka që duhet të dini për ta përdorur automjetin tuaj me modalitet elektrik çdo ditë.

VIDEO UDHËZUESE PËR KARIKIMIN

VIDEO UDHËZUESE PËR KARIKIMIN

Njihuni me procesin e karikimit të automjetit tuaj Range Rover në tre minuta.
SHIHNI VIDEON

LIDHËSIT E KARIKIMIT TË AUTOMJETIT PHEV

Për t’u lidhur me pikën e karikimit, automjeti juaj Range Rover përdor një Sistem Karikimi të Kombinuar (CCS). Kjo përputhet me shpejtësitë më të ngadalta të karikimit AC, dhe në modele të përzgjedhura, me shpejtësi karikimi DC më të shpejta. Disa prodhues të tjerë makinash përdorin sisteme të ndryshme karikimi, si CHAdeMO. Këto sisteme nuk janë të pajtueshme me automjetet elektrike Range Rover.

KARIKIMI AC

KARIKIMI AC

Pjesa e sipërme e portës së CCS-së në automjetin tuaj përdoret për karikim AC (deri në 7kW). Lidhësit që përshtaten në këtë portë njihen si lidhës të Tipit 2 dhe përputhen me karikuesin tuaj shtëpiak, pikat publike të karikimit AC dhe prizat shtëpiake.
KARIKIMI I SHPEJTË DC

KARIKIMI I SHPEJTË DC

Në modele të caktuara, pjesa e poshtme e portës së CCS-së në automjetin tuaj përmban dy kunja që ndërthuren me tre nga kunjat e sipërme, për të mundësuar karikim të shpejtë DC (deri në 50kW), zakonisht në autostrada dhe rrugë kryesore. Dy kunjat e poshtme mund të aksesohen duke hequr kapakun e portës së poshtme.

KABLLOT E KARIKIMIT TË AUTOMJETIT PHEV

Automjeti juaj Hibrid Elektrik përputhet me tri lloje kabllosh karikimi për burime të ndryshme energjie.

KABLLOJA E KARIKIMIT AC NË PUBLIK DHE ME KARIKUESIT WALL BOX (MODALITETI 3)

KABLLOJA E KARIKIMIT AC NË PUBLIK DHE ME KARIKUESIT WALL BOX (MODALITETI 3)

Kablloja e karikimit e Modalitetit 3 e lidh automjetin tuaj me karikuesit shtëpiakë (Wall box) dhe me pikat publike të karikimit AC. Ajo përfshin një lidhës të Tipit 2 në të dyja anët.
KABLLOJA E LIDHUR E KARIKIMIT TË SHPEJTË DC

KABLLOJA E LIDHUR E KARIKIMIT TË SHPEJTË DC

Kablloja e karikimit të shpejtë DC qëndron gjithmonë e lidhur në pikat publike të karikimit në autostrada dhe rrugë kryesore, ndaj nuk ju duhet të përdorni kabllon tuaj. Për të karikuar automjetin, lidhësi i kabllos duhet të vendoset në të dyja pjesët e portës së CCS-së së automjetit tuaj.
KABLLOJA E KARIKIMIT NË PRIZË SHTËPIAKE (MODALITETI 2)

KABLLOJA E KARIKIMIT NË PRIZË SHTËPIAKE (MODALITETI 2)

Kablloja e karikimit e Modalitetit 2 e lidh automjetin tuaj me prizat shtëpiake duke përdorur një lidhës të Tipit 2 në njërën anë, dhe një spinë të zakonshme në anën tjetër.

APLIKACIONET TELEFONIKE TË REKOMANDUARA

Fitoni akses të menjëhershëm te monitorimi, kontrolli dhe udhëzuesit e referimit për karikimin e automjetit elektrik në shtëpi ose në udhëtim, nëpërmjet aplikacioneve Range Rover Remote dhe Range Rover iGuide.

AKSESI I UDHËZUESIT PRAKTIK TË AUTOMJETIT

AKSESI I UDHËZUESIT PRAKTIK TË AUTOMJETIT

Aplikacioni Range Rover iGuide jua bën shumë të lehtë të gjeni dhe të kuptoni veçoritë dhe kontrollet kryesore të automjetit tuaj. Ai shërben edhe si manual telefonik i pronarit, duke siguruar përgjigje ndaj çdo pyetjeje për karikimin në çast1.
KONTROLLONI DHE MONITORONI KARIKIMIN KUDO QË NDODHENI

KONTROLLONI DHE MONITORONI KARIKIMIN KUDO QË NDODHENI

Funksioni Remote Charging/Karikimi në distancë në aplikacionin Range Rover Remote ju ofron kontroll të plotë të statusit të karikimit, drejtpërdrejt nga telefoni juaj. Vetëm me një buton, ju mund të përcaktoni dhe kohën e nisjes dhe periudhën e preferuar të karikimit.1

MBËSHTETJE SHTESË

VENDOSJA NË PUNË E AUTOMJETIT TUAJ PHEV

KARKIMI PUBLIK EV

Për të përdorur sa më me efikasitet funksionet dhe veçoritë kryesore të automjetit tuaj, hapi i parë është lidhja e sistemit të informacionit dhe argëtimit dhe përcaktimi i kontrolleve në distancë për1 telefonin tuaj inteligjent.
MODALITETET E DREJTIMIT TË AUTOMJETIT PHEV

MODALITETET E DREJTIMIT TË AUTOMJETIT PHEV

Familjarizohuni me modalitetet që ju mundësojnë drejtimin e automjetit, me opsione për përdorim energjie elektrike ose karburanti.

1Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm. Në varësi të disponueshmërisë së tregut të platformave nga ofrues palë e tretë dhe sinjalit të telefonit celular.

Funksionet dhe opsionet InControl dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.

Android është një markë tregtare e Google LLC