MODALITETET E DREJTIMIT TË HIBRIDIT ELEKTRIK ME KARIKIM (PHEV)

MODALITETET E DREJTIMIT TË HIBRIDIT ELEKTRIK ME KARIKIM (PHEV)

ENERGJI QË PËRSHTATET ME VENDNDODHJEN TUAJ

Eksploroni modalitetet e drejtimit, që e kalojnë automjetin tuaj hibrid me karikim (PHEV) Land Rover nga energji elektrike në karburant me prekjen e një butoni.

MODALITETI HIBRID

MODALITETI HIBRID

Modaliteti juaj i drejtimit standard përzgjedh automatikisht ndërmjet motorit me karburant dhe baterisë elektrike, për të mundësuar energjinë dhe forcën rrotulluese të motorit që nevojiten për udhëtimin tuaj.
MODALITETI I AUTOMJETIT ELEKTRIK (EV)

MODALITETI I AUTOMJETIT ELEKTRIK (EV)

I përzgjedhur manualisht me butonin në konsolë, modaliteti EV maksimizon kohën e shpenzuar duke përdorur energji elektrike. Sistemi do të aktivizojë automatikisht motorin me karburant nëse nevojitet më shumë energji sesa ajo e ofruar vetëm nga elektriciteti.

OPTIMIZIMI I KONSUMIT EKONOMIK TË KARBURANTIT

Në modalitetin e drejtimit standard (Hibrid), ju mund ta optimizoni konsumin ekonomik të karburantit ose karikimin e baterisë duke përdorur njërën nga dy funksionet alternative të menaxhimit të karikimit:

FUNKSIONI SAVE

FUNKSIONI SAVE

I zgjedhur manualisht nëpërmjet ekranit me prekje të automjetit, funksioni Save/Kurse pengon rënien e karikimit të baterisë nën nivelin që keni zgjedhur. Në modele të caktuara, ky funksion mundëson edhe rikarikimin e baterisë gjatë lëvizjes. Në këtë mënyrë, ju do të mund të siguroni një udhëtim të qetë, me zero emetime, për një moment të mëvonshëm në rrugëtimin tuaj.
FUNKSIONI I OPTIMIZIMIT PARASHIKUES TË ENERGJISË (PEO)

FUNKSIONI I OPTIMIZIMIT PARASHIKUES TË ENERGJISË (PEO)

Vendosja e një destinacioni në sistemin tuaj të navigacionit do të aktivizojë automatikisht funksionin PEO në automjetin tuaj. Nëpërmjet përdorimit të të dhënave gjeografike për të parashikuar rrugën, PEO kryen kalim inteligjent ndërmjet motorit elektrik dhe atij me karburant, për të maksimizuar konsumin ekonomik të karburantit gjatë udhëtimit. Në këtë mënyrë, reduktohen edhe emetimet nga marmita në zonat urbane.

MBËSHTETJE SHTESË 

SI KARIKONI

SI KARIKONI

Kuptoni hapat e thjeshtë të karikimit të automjetit tuaj në shtëpi ose në vendndodhjen tuaj të radhës.
KONFIGON MJETET

KONFIGON MJETET

Për të përdorur sa më me efikasitet funksionet dhe veçoritë kryesore të automjetit tuaj, hapi i parë është lidhja e sistemit të informacionit dhe argëtimit dhe përcaktimi i kontrolleve në distancë për1 telefonin tuaj inteligjent.
MAKSIMIZOJE JETËNËN E BATERISË

MAKSIMIZOJE JETËNËN E BATERISË

Ndiqni këto këshilla të thjeshta për ta mbajtur baterinë tuaj efikase dhe të qëndrueshme.

1Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm. Në varësi të disponueshmërisë së tregut të platformave nga ofrues palë e tretë dhe sinjalit të telefonit celular.