DISQET DHE GOMAT

TË PËRZGJEDHURA, ZHVILLUARA DHE TESTUARA POSAÇËRISHT PËR AUTOMJETIN TUAJ
Ajka e disqeve për Discovery Sport

PERFORMANCË E PANDALSHME

Udhëtoni të sigurt në të gjitha terrenet falë gomave premium dhe me performancë të lartë, që përfshijnë gomat Continental, Dunlop, Goodyear, Michelin dhe Pirelli, të gjitha me çmime konkurruese dhe të përshtatura nga teknikët tanë të mirëtrajnuar.

Një Range Rover Sport në ngjyrën Santorini e zezë duke marrë kthesën në një rrugë shkretëtire

GOMA TË MIRATUARA

Gama jonë e gomave të miratuara është përzgjedhur, zhvilluar dhe testuar posaçërisht për nevojat tuaja, duke ju mundësuar manovrim reagues për çdo terren, në të gjitha kushtet, gjatë gjithë vitit.
Discovery duke udhëtuar nëpër një mal me ngricë

GOMAT E DIMRIT

Gomat e dimrit të miratuara nuk shërbejnë vetëm për kushte me dëborë dhe ngricë, por ato ofrojnë edhe një forcë fërkimi më të mirë nën temperaturën 7°C, çka ju ndihmon të frenoni 10% më shpejt sesa me gomat e verës. Përbërja e tyre prej gome natyrale përmirëson fërkimin edhe në kushtet më të vështira dimërore.
Defender duke udhëtuar në rërë

GOMA PËR TERREN TË PASHTRUAR

Gomat për të gjitha terrenet, të disponueshme në modelet Defender dhe Discovery, janë krijuar prej materialeve premium për të përballuar sipërfaqet e vështira. Drejtojeni automjetin me siguri kur ju duhet të udhëtoni nëpër terren të pashtruar.

DISQET PËR RANGE ROVER

RANGE ROVER

Madhësia e disqeve tona arrin deri në 23 inç në diametër.*

DISQET PËR DEFENDER

DEFENDER 130

Madhësia e disqeve tona arrin deri në 22 inç në diametër.*

DISQET PËR DISCOVERY

DISCOVERY

Madhësia e disqeve tona arrin deri në 22 inç në diametër.*

*Disponueshmëria e alternativave të disqeve varet nga grupi i fuqisë.