ASISTENCA PËR DREJTUESIN NGA INCONTROL

ASISTENCA PËR DREJTUESIN NGA INCONTROL

PËRZGJIDHNI NGA GAMA E VEÇORIVE TË PROJEKTUARA PËR TA BËRË DREJTIMIN DHE PARKIMIN MË TË LEHTË DHE TË SIGURT

DREJTIMI

NDIHUNI TË QETË FALË PARALAJMËRIMEVE DHE NJOFTIMEVE PËR RREZIQE
DREJTIMI

VEÇORITË E DREJTIMIT

InControl përfshin veçori standarde dhe fakultative të Asistencës së drejtimit, që ju ndihmojnë të përfitoni maksimalisht nga automjeti juaj Land Rover, duke garantuar drejtimin më të sigurt të mundshëm kudo që zgjidhni të udhëtoni. Flisni me shitësin tuaj të autorizuar për t’u njohur me alternativat që ju përshtaten më mirë.

FRENIMI EMERGJENT (FRENIMI EMERGJENT AUTONOM)

FRENIMI EMERGJENT (FRENIMI EMERGJENT AUTONOM)

Zbulon nëse mund të ndodhë një përplasje e mundshme ballore me një automjet tjetër dhe shfaq një alarm se ka Automjet përpara, në mënyrë që drejtuesi të njoftohet për të frenuar. Nëse drejtuesi nuk reagon, automjeti do të aktivizojë frenat për të reduktuar shkallën e përplasjes së mundshme.*.
ASISTENCA PËR MBAJTJEN E KORSISË

ASISTENCA PËR MBAJTJEN E KORSISË

Nëse pa dashje dilni nga korsia në autostradë, automjeti juaj Land Rover do t’ju njoftojë për këtë problem, por edhe do t’ju orientojë sërish për t’u rikthyer në korsinë tuaj në mënyrë të sigurt.
MONITORIMI I GJENDJES SË DREJTUESIT

MONITORIMI I GJENDJES SË DREJTUESIT

Monitorimi i gjendjes së drejtuesit zbulon nëse po filloni të ndieni përgjumje dhe ju njofton paraprakisht se kur duhet të pushoni.
NJOHJA E SHENJAVE TË QARKULLIMIT

NJOHJA E SHENJAVE TË QARKULLIMIT

Njohja e shenjave të qarkullimit shfaq ndryshimet e kufirit të shpejtësisë dhe shenjat e tjera rrugore në panelin e instrumenteve.
KONTROLLI I DREJTIMIT I PËRSHTATSHËM ME ASISTENCË DISTANCE

KONTROLLI I DREJTIMIT I PËRSHTATSHËM ME ASISTENCË DISTANCE

Caktoni shpejtësinë e drejtimit dhe distancën që duhet të mbani nga automjetet para jush, në mënyrë që automjeti të përshtatet automatikisht me ngadalësimin e qarkullimit.
FRENIMI EMERGJENT INTELIGJENT

FRENIMI EMERGJENT INTELIGJENT

Kur kamerat konstatojnë një rrezik brenda një distance të caktuar, do të njoftoheni me tingull për përplasje dhe frenat do të aktivizohen automatikisht.
ASISTENCA PËR KËNDET E VDEKURA

ASISTENCA PËR KËNDET E VDEKURA

Një ikonë pulsuese në pasqyrën anësore përkatëse do t’ju njoftojë për pengesat ekzistuese ose për ato që po u afroheni në këndin e vdekur.
ZBULIMI I AUTOMJETEVE PËRRETH

ZBULIMI I AUTOMJETEVE PËRRETH

Sistemi ju paralajmëron për automjetet, këmbësorët ose rreziqet e tjera që po afrohen në të dyja anët e automjetit tuaj. Ai do t’ju njoftojë me tingull dhe paralajmërime pamore në mënyrë që të dini se çfarë keni pas edhe kur pamja është e penguar.

PARKIMI

GJENI NJË HAPËSIRË DHE PARKONI ME LEHTËSI
PARKIMI

VEÇORITË E PARKIMIT

Ju ndihmojnë ta manovroni automjetin tuaj Land Rover në hapësirën urbane të parkimit më të ngushtë. Flisni me shitësin tuaj të autorizuar për t’u njohur me alternativat që ju përshtaten më mirë.

NDIHMUESI I PARKIMIT 360°

NDIHMUESI I PARKIMIT 360°

Sensorët e ndihmuesve të parkimit në pjesën e pasme, përparme dhe anësore mundësojnë informacion zanor dhe pamor në kohë reale për të treguar se sa pranë pengesave ndodheni.
ASISTENCA E PARKIMIT

ASISTENCA E PARKIMIT

Automjeti juaj kërkon dhe manovron në hapësira parkimi pingule dhe paralele, ndërsa ju kontrolloni shpejtësinë dhe drejtimin.
KAMERA 360o SORROUND

KAMERA 360o SORROUND

Mundëson pamje eksterieri 360o nëpërmjet Ekranit me prekje, duke ndihmuar me një sërë manovrash, që nga parkimi pranë bordurave, e deri te futja dhe dalja nga hapësirat e ngushta dhe kryqëzimet.
ZBULIMI I DALJES SË LIRË

ZBULIMI I DALJES SË LIRË

Në dyert e pasme do të ndizet një dritë paralajmëruese për t’i ndihmuar personat në automjet që të dalin prej tij në mënyrë të sigurt në rastin e automjeteve në afrim ose rreziqeve të tjera.

*Frenimi emergjent në shpejtësi të lartë është në gatishmëri dhe aktiv nga 10kph - 160kph.

Me lançimin e InControl, disa nga veçoritë e përshkruara mund të jenë fakultative dhe të varen nga tregu ose nga grupi i fuqisë së mjetit. Ju lutemi konsultohuni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover lidhur me disponueshmërinë dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data), që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.